Lista e ajeteve
Appearance
(Përcjellë nga Disa ajete të zgjedhura)
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Disa ajete të zgjedhura:
- "Dhe është detyrë e Jona që t'u ndihmojmë besimtarëve". [Rrum, 47]
- "Nëse e ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua përforcojë këmbët vendosmërisht [në tokë]". [Muhamed, 7]
- "Allahut, të dërguarit të Tij, dhe besimtarëve u përket nderi". [Munafikun, 8]
- "Por jo, pasha Zotin tënd, ata nuk do të besojnë derisa të bëjnë ty gjyqtar në të gjitha mospajtimet e tyre dhe pastaj të mos ndjejnë kurrfarë kundërshtimi në shpirtrat e tyre për atë çka ti gjykon, dhe të nënshtrohen krejtësisht". [Nisa, 65]
- "Thuaj: A doni t'ju tregojmë për ata që janë humbësit më të mëdhenj përsa u përket veprave të tyre? Ata, përpjekjet e të cilëve janë humbur në këtë jetë, ndërsa mendonin se po kërkonin të mirën me veprimet e tyre? Ata janë të cilët mohojnë shenjat e Zotit të tyre dhe faktin se do të takohen me Të [në jetën e përtejme]. Të kota do të jenë punët e tyre dhe as që do t'u japim Ne ndonjë peshë". [Kehf, 105]
- "Kur robërit e Mi pyesin për Mua, Unë jam afër [tyre], dëgjoj lutjen e çdo lutësi kur ai më lutet. Le ta dëgjojnë ata vullnetshëm thirrjen Time dhe të besojnë në Mua, që të jenë të udhëzuar". [Bekareh, 186]
- "O ju që besoni! Kini frikë Allahun dhe kërkoni mënyra për t'iu afruar Atij dhe përpiquni në rrugën e Tij në mënyrë që të jeni të suksesshëm". [Ma'ide, 35]
- "Ata të cilët i lusin dëshirojnë [për veten e tyre] mënyra për t'iu afruar Allahut. Madje edhe ata që janë më të afërmit, ata shpresojnë në Mëshirën e Tij dhe kanë frikë hidhërimin e Tij, se hidhërimin e Zoti tënd duhet mbajtur parasysh". [Isra, 57]
- "Thuaj: Unë s'kam kurrfarë kontrolli mbi dobinë apo dëmin tim". [A'raf, 188]
- "Ju ka ardhë nga Allahu dritë dhe një libër i qartë, me anë të të cilit Allahu udhëzon të gjithë ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij në rrugët e paqes dhe sigurisë, dhe i nxjerr ata nga errësira, me vullnetin e Tij, në dritë, dhe i udhëzon ata në një rrugë që është e drejtë". [Ma'ideh, 17-18]
- "S'kemi kurrfarë arsye pse mos t'i zëmë besë Allahut. Vërtet Ai na ka udhëzuar në Rrugët që po ndjekim. Ne me siguri do të mbartim me durim gjithë dëmin që ju mund të na e bëni. Se ata që mbështeten, mbështeten në Allahun". [Ibrahim, 12]
- "Vërtet Allahu nuk fal që ju t'i shoqëroni ortakë Atij, por Ai fal çfarëdo që është nën këtë kujt të dojë". [Nisa, 116]
- "Kushdo që i shoqëron ortakë Allahut, atëherë Allahu e ka ndaluar parajsën për të dhe vendbanimi i tij do të jetë në Zjarr. Për shtypësit s'do të ketë ndihmues". [Ma'ideh, 72]
- "Kjo ngaqë ata e mohuan atë çfarë shpalli Allahu, kështu që ai i bëri punët e tyre të pavlefshme". [Muhamed, 9]
- "Thuaj: A me Allahun, me të dërguarin e Tij dhe Shenjat e Tij talleshit? Mos u arsyetoni, vërtet ju keni mohuar pasi që besuat". [Teubeh, 65-66]
- "Dhe ata nuk e mësojnë ndonjë derisa t'i kenë thënë: 'Ne po sprovojmë, kështu që mos moho'". [Bekare, 102]
- "Kushdo që bën afri me ta, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon popullin shtypës".6 [Ma'ide, 51]
- "Kushdo që kërkon fe tjetër pos Islamit, ajo kurrë nuk do të pranohet prej tij dhe në jetën e përtejme, ai do të jetë ndër humbësit". [Ali Imran, 75]
- "Dhe kush është më i padrejtë7 se ai që përkujtohet8 me thënien e Zoti të tij, e pastaj e kthen shpinën9 prej tyre. Vërtet, ne do t'u hakmerremi10 kriminelëve". [Sexhde, 22]
- "Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun veçse duke i atribuar Atij ortakë". [Jusuf, 106
- "Mos lutni ndonjë tjetër zot bashkë me Allahun, se mos po jini midis atyre që do të ndëshkohen". [Sh'uara, 213]
- "Dhe Zoti yt ka thënë: Më lutni Mua, Unë do t'ju përgjigjem". [Gafir, 60]
- "Por ti s'mund t'i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre". [Fatir, 22]
- "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë të kërkojmë". [Fatiha, 5]
- "Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe drejtësi". [Ma'ide, 2]
- "Ndiqe atë që të është shpallur nga Zoti yt". [A'raf, 3]
- "Nëse nuk pajtoheni mes veti për ndonjë gjë, atëherë referojani atë Allahut dhe të dërguarit të Tij". [Nisa, 59]