Dumreja
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dumreja | |
---|---|
zonë kodrinore | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 29.634 |
Dumreja (gjithashtu Pllaja e Dumresë, e njohur edhe me termin Dumrea ose Duam - re) është krahinë e njohur për numrin e madh të liqeneve të saj. Pllaja e Dumresë ndodhet në rrethin e Elbasanit, rrethin e Fierit dhe në rrethin e Peqinit. Krahina përfshin qytetin e Belshit dhe mbi 40 fshatra të tjera në rajon.
Dumreja është zona kodrinore shtrihet përpara fushës së Myseqesë. Ne baze te formimit gjeojogjik, Dumreja ka formën e një pllaje karstike. Përgjate gjithë shtrirjes territoriale, lartësia nuk ndryshon më shumë se 50 metra differencë, edhe duke parë lartësin e përgjithhme të ulët me nivelin e detit përcaktoht si zonë kodrinore.
Dumreja përfshin territorin e katër komunave dhe të një minibashkie, të gjitha pjesë të rrethit Elbasan, dhe që janë: Belsh, Shalës, Grekan, Kajan,Rrasë e Fierzë. Zona e Dumresë, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 215 km² kufizon në jug me rrethin e Kuçovës, ne lindje me fushën e Elbasanit, në veri me rrethin e Peqinit dhe në perëndim me rrethin e Lushnjës.
Shumë e njohur për bukurinë e veçantë të peisazhit, bëhet përgjatë shekullit të XX, kur kryeqëndra e saj Belsh përshkruhet si kryeqytet i Shqipërisë nga një ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes shqiptare, Sami Frashëri.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vëndndodhja dhe peisazhi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa më e madhe e zonës se Dumresë ka një lartësi prej 150 deri në 200 m mbi nivelin e detit, ndërsa pjesa fushore, mbi 80 metra. Prezenca e madhe e liqeneve vjen si rezultat i përbërjes së veçantë gjeologjike të territorit, ku mbizotëron elementi karstik. Krijimi i liqeneve ndër shekuj ka ardhur si rezultat i formimit të gropave nga lëvizjet tektonike ose vullkanike të tokës. Në mënyrë kronologjike, gropa e fundit është krijuar në vitin 2009, në fshatin Shalës, me një diametëe fillimisht prej 30 metrash dhe me një thellësi prej 100 metrash. Tre gropa te tjera, që janë krijuar vitet e fundit, kanë ndodhur në vitin 1982, në vitin 1998 dhe në vitin 1999, kjo e fundit ështe krijuar në fshatin Fierzë.
Nga pikpamja gjeografike, relievi është përgjithësisht kodrinor, i shtrirë midis fushës se Elbasanit dhe fushës së Myzeqesë. Dumreja është e rrethuar përgjithësisht nga lumenj, në veri nga lumi Shkumbin, dhe në jug nga lumi Devoll, të cilët përbëjnë edhe kufirin natyror me zonat e tjera.
Numri i madh i liqeneve përbën elementin më të rëndësishëm për të cilin njihet zona. Liqenet përbëjn 3% të territorit të përgjithshëm të Dumresë. Ata janë të shtrirë përgjithësisht në mënyrë homogjene në të gjithë territorin, edhe pse numri më i madh dhe me shtrirjen më të madhe, e ka pjesa veri - perëndimore. Ndër më të rëndësishmit dallohen liqeni i Çestijes me sipërfaqe 0.97 km² (97 ha) Seferaj 0.87 km² (87 ha) dhe liqeni i Merhojes me një sipërfaqe prej 0.65 km² (65 ha). Liqenet më të thellë janë ai i Merhojes me 61 metra thellësi, i ndjekur nga liqeni i Përraskës 52 metra thellësi, dhe ai i Çerragës me 29 metra thellësi.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në stinën e verës temperatura mund të arrijë deri në 44 gradë celsius, ndërsa dimri është përgjithësisht i butë me temperatura të ngrohta. Arsyeja kryesore e një klime të tillë është si rezultat i formimit karstik i të gjithë zonës. Territori i Dumresë ka klimë mesdhetare, me mungesë shiu gjatë stinës së verës dhe thatësirë, ndërsa me shira të dëndur gjatë stinës së dimrit. Thatësirat përbëjnë një ndër problemet kryesore për të gjithë zonën edhe pse burimet dhe sasia e ujërave të pranishme përgjatë territorit është e mirë ne raport me sipërfaqen e tokës. Masat ajrore më të pranishme janë kryesisht lindje-perëndim dhe anasjelltas. Dumreja shfaqet si një barrierë mbrojtëse ndaj rrymave të ngrohta që, gjatë stinës së verës, vijnë nga deti Adriatik , ashtu si edhe ndaj rrymave të ftohta dimërore me prejardhje nga lindja, pra nga brendësia e vendit.
Hidrografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në veri Dumreja kufizohet me lumin Shkumbin, që është një ndër vijat ujore më me rëndësi të vendit. Në jug të Dumresë kalon lumi Devoll, arterie tjetër shumë e rëndësishme për gjithë rajonin e Shipërisë së Mesme e më gjerë. Në zonën e Dumresë ndodhen gjithashtu edhe dy degë të vogla që derdhen në lumin Shkumbin, me ujë vetëm gjatë stinës së dimrit, përroi i Banëlyçit i gjatë afro 8.5 km, dhe përroi i Papërrit me gjatësi afro 7 km. Liqenet e Dumresë përbëjnë pothuajse 3% të territorit të saj, edhe pse një pjesë e të cilëve thahet gjatë stinës së verës nga temperaturat e larta edhe nga përdorimi ujit per vaditje të tokave.
Flora dhe fauna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bimësia e Dumresë është mjaft e varfër, me përjashtim të disa zonave të komunës Grekan në të cilën egzistojnë akoma sipërfaqe pyjore. Drurët kryesorë qe janë tipikë të kësaj zone janë pishat, kryesisht në fshatin Rrasë dhe Cerragë; plepi gjendet i shpërndarë pothuajse në të gjithë territorin si edhe shelgu në afërsi të liqeneve. Përpara luftës ë dytë botërore pothuajse e gjithë zona e Dumresë ishte e mbuluar nga pyjet, ku mbizotëronte druri i dushkut. Nga vitet 1950 deri ne 1970 u ndërmor një proces i gjërë i shpyllëzimit të zonës. Territori i Dumresë u ndryshua pothuajse i tëri për toka bujqësore, ndërsa sasia e drurëve të prerë u shfrytëzua për ndërtimin e hekurudhave në të gjithë vendin. Në vitet e fundit një pjesë e mirë e territorit po rigjen gjelbërimin e munguar keto 50 vjet pasi një pjesë e territorit po mbillet sërish me vreshta rrushi dhe ullinj.
Toponimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Etimologjia e fjales Dumre nuk ka një përcaktim të saktë të vërtetuar i pranuar zyrtarisht. E përkthyer fjalë për fjalë, fjala “Dumre” do të thot “duam re”, shprehje qe përdoret si një formë lutje gjatë stinës së verës kur territori vuan thatësira të zgjatura. Ky është edhe përcaktimi më i pranueshëm nga banorët e zonës, me të cilin njihet edhe zona.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Antikiteti dhe mesjeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zona e Dumresë, duke pasur një pozicion gjeografik shumë të favorshëm e gjithashtu shumë afër rrugës Egnatia, gjithmonë ka qenë një qendër e rendësishme kalimi dhe një vend shumë i rëndësishëm banimi. Këtë e tregojnë zbulimet e sendeve të vjetra nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Vendbanimet e para datojnë në epokën e Bronxit, e në vazhdimësi deri në periudhën midis shekujve IV-VI, në të cilën është ndërtuar kështjella e Gradishtës, nga e cila dallohen pjesë të mureve të mbetur mbi kodrën me të njëjtin emër. Fortifikimet janë më të dukshme në pjesën jugore të saj, që arrijnë deri në një metër lartësi. Në brendësi të mureve ka egzistuar një punishte qeramike ku dallohen 4 dhoma përpunimi.
Historia moderne dhe bashkëkohore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas rënies së Shqipërisë nën pushtimin osman, kështjella u shkatërrua dhe popullsia detyrohet të largohet e të strehohet ne zonat malore përreth, përgjithësisht në zonat e Sulovës, Vërç, Kërrabë edhe Myzeqe. Në periudhën mes shekujve XVII-XVIII dallohen ardhjet e para të banorëve në Dumre, përgjithësisht bujq edhe blegtorë. Në fshatin Dragot është ndërtuar kisha e parë e zonës, e cila në vitin 1967 shpallet edhe pasuri kombëtare, por që në vazhdimësi shkatërrohet ne vitin 1981. Shëmbja akoma edhe sot nuk ka arsye të qarta. Përgjithësisht emrat e fshatrave mbajnë emrat e banorëvë të parë që kanë mbërritur aty. Fshati Dragot është shembulli më tipik, i cili ka marrë emrin e banorit të saj të parë Tele Dragoti, i ardhur nga rajonet malore të jugut. Në këtë mënyrë krijohen edhe fshatrat e tjerë, në të njëjtën mënyrë si kanë marrë edhe emrin liqenet. Nga fillimi i shekullit të XX shfaqet dukuria e trasmormimeve të rëndësishmë në ndarjen e tokave, që dha si rezultat ndarjen e sipërfaqes mes pronarëve te ndryshëm. Ndarja erdhi si pasojë e reformave që u ndërmorën nga ana e shtetit dhe nga shitja që bënë latifondistët. Me vendosjen e diktaturës pronat u konfiskuan dhe filloi krijimi i kooperativave që çoi në krijimin e fshatrave dhe shpyllëzimin e të gjithë territorit të Dumresë. Dëshmitë e pakta të pyjeve të mbetura gjenden në fshatin Dëshiran të komunës Grekan. Formimi i koperativave shënoi edhe ardhjen e madhe të popullsisë drejt zonës së Dumresë, përgjithësisht nga Rrethi i Gramshit dhe nga Rrethi i Skraparit. Pas rënies së diktaturës në vitet 90, sipërfaqja e tokës u ndahet nga shteti banorëve në përpjestim me numrin e tyre. Ndarja e tokës ndryshoi edhe strukturën e fshatrave dhe la konflikte të hapura midis pronarëve të periudhave të ndryshme. Në 20 vitet e fundit e gjithë zona e Dumresë ka pësuar një ardhje të madhe në numrin e popullsisë.
Kultura dhe folklori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura dhe festat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura e Dumres është e pasur dhe e vjetër sa vetë Dumreja. Në të gjtha fshatrat egzistonin përpara viteve '90 “Shtëpitë e Kulturës”, të krijuara gjatë diktaturës: vend takimi për aktivitetet më të rëndëshme shoqërore të zonës. E vetmja e mbetur është “Shtëpia e Kulturës” në Bashkinë Belsh, e cila ruan akoma strukturën origjinale.
Ashtu siç është traditë në të gjithë Qarkun e Elbasanit, edhe në Dumre nuk ka asnjë komunë apo fshat që nuk feston Diten e Verës, e cila festohet ne mbrëmjen 13 dhe përgjatë ditës 14 të muajit mars. Kjo festë është një ndër ngjarjet më të rëndësishme e të gjithë vendit, dhe për rëndësinë e saj është shpallur edhe festë kombëtare.
Folklori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Folklori i zonës, si në veshje ashtu edhe në interpretime, i përket zonës Toske të Shqipërisë. Dumreja ka këngët dhe vallet tipike të saj. Këngët këndohen ne grupe prej 4-5 personash ne mënyre polifonike, ku njëri është këngëtari dhe pjestarët e tjerë mbajne iso. Ndër grupet më të mirënjohur shquhet grupi folklorik i Belshit, që përfaqësohet rregullisht në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Grupi ka marrë pjesë edhe në festivale ndërkombëtare, ndër të cilët pjesmarrja në festivalin e Toskanës në Itali, ku ka arritur edhe në vendin e dytë. Zona ka gjithashtu edhe 5 kostume të saj, pjesë e kostumeve popullore shqiptare.
Territori dhe rrugët e komunikimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të gjitha Komunat që përbëjnë zonën e Dumresë bëjne pjesë në Qarkun e Elbasanit. Në vitin 2001 popullsia e përgjithshme e zonës ishte 32.634 banorë e shifrat zyrtare të rregjistrimit të fundit janë afërsisht 20% më të larta. Qëndra më e populluar e zonës është Belshi me 12.228 banorë, e ndjekur nga komuna Shalës me 6.291 e nga komuna Kajan me 6.225 banorë. Komunat më pak të populluara janë Komuna Grekan me 4.730 banorë dhe komuna Fierzë me 3.160 banorë.
Territori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Territori i zonës së Dumresë është i përbërë kryesisht nga kodra te ulëta e 3% të sipërfaqes e përbëjnë liqenet. E gjithë sipërfaqja ka një lartësi mesatare 150 deri në 200 metra mbi nivelin e detit. Pika më e lartë e zonës është kodra e Gradishtës. Urbanistika e zonës së Dumresë është ë përbërë kryesisht nga vendbanime që zakonisht përkojnë me kryeqendrat e zonës por edhe me fshatra të vegjël që janë ndërtuar kohët e fundit. Në disa zona dallohen edhe shtëpi, ose grupe shtëpish, të ndërtuara vitet e fundit. Shtëpitë e ndërtuara kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, nga të cilat mbizotërojnë shtëpitë me një ose dy kate. Ashtu si i gjithë territori i Shqipërisë, edhe zona e Dumresë ka pësuar ndryshime nga ndarja e tokës në ngastra tepër të vogla, që ka ndikuar ne ndërtimin e zgjerimin e paplanifikuar të qendrave të banuara.
Rrugët e komunikimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke qënë një pikë takimi midis ultësirës perëndimore dhe fushës së Elbasanit, ashtu si midis veriut dhe jugut të vendit kanë mundësur që në kohë tepër të lashta ndërtimin dhe kalimin e rrugëvë të rëndësishmë nëpër zonën e Dumres. Në veri të saj ne vitin 146 p.e.s filloi ndërtimi i rrugës Egnatia, me urdhër të konsullit roman te Maqedonisë Gaio Injacio, emrin e të cilit mori rruga më pas. Sot, përgjat rrugës së vjetër kalon rruga shtetërore qe lidh Portin e Durrësit me pikën kufitare të Kapshticës, për të kaluar më tutje në Greqi. Rrugët e para moderrne në brendësi të zonës së Dumres, janë ndërtuar pas shpyllëzimit te zonës, proces që filloi ne vitin 1951. Këto rrugë lidhin fshatrat me njëri-tjetrin, por edhe qytetet që rrethojnë zonën, e pikërisht duke kaluar nëpër territorin e Dumres. Ne vitet e fundit është ndërtuar rruga që lidh Elbasanin me qytetin e Lushnjes, duke zvogëluar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga një qytet ne tjetrin. Zona ka një numër të konsideruar rrugësh të brëndshmë, por shumica e të cilave nuk janë të asfaltuara edhe gjatë stinave me shira qarkullimi vështirësohet.
Ekonomia dhe vënde për tu vizituar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në prag të luftës ë dytë botërore, mungesa e zonave urbane dhe mbulimi i të gjithë zonës me pyje e kullota, e kishte bër Dumren një ndër pjesët me të rëndësishmë të vendit për rritjen e bagëtive. Pas viteve 50, filloi kultivimi i grurit, misrit edhe duhanit, po ashtu edhe mbjellja e një pjese te konsiderueshme ne vreshta rrushi. Përveç aktiviteteve bujqësore, ne Dumre ndodhen edeh sasi të mëdha gazi dhe nafte. Deri në fund të viteve 90 funksiononin edhe miniera të rëndësishme, ajoe Trojësit edhe miniera e Gradishtës. Në vitin 2008 në zonën e Dumres u kryen kërkime per gas nga firma italiane AIPA, e cila arriti në konkluzione pozitive përsa i perket rezervave te nëndheshme. Tjetër aktivitet i rëndësishëm ekonomik për banorët e Dumres është peshkimi. Llojët më të rëndësishëm të peshkut janë trota, krapi natural dhe artificial dhe ngjala. Tregjet kryesorë për shitjen e peshkut janë qyteti i Elbasanit, qyteti i Peqinit, qyteza e Cërrikut, por edhe vet komunat e zonës. Aktivitetet ekonomike përbëhen kryesisht nga firma të vogla, kryesisht familjare. Duke filluar nga viti 2005, është rritur ndjeshëm mbjellja e ullinjve, falë mbeshtetjes së programeve qeveritare edhe nga fondet e Bankës Botërore. Ky proçes ka bër të mundur hapjen e vendeve të reja të punës edhe krijimit e disa punishteve te përpunimit të vajit të ullirit.
Vënde me interes kulturor e natyror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakteristika kryesore me interes turistik e zonës së Dumresë janë liqenet e shumtë qe popullojnë territorin, por edhe zonat e banuara që shtrihen përreth liqeneve. Për bukurinë e tyre mund të dallohen, liqeni i Belshit, me sipërfaqe 26.8 hektarë, me thellësi makisamale prej 18 metrash. Gjithashtu liqeni Seferaj, 87.5 hektarë dhe thellësi maksimale 20.8 metra, që është edhe liqeni më i madh i zonës së Dumresë. Një tjetër liqen me rëndësi të veçantë për zonën është liqeni i Merhojës, i dalluar për kaltërsinë e ujit, me sipërfaqe 65.5 hektare dhe me 61 metra thellësi. Vënde të tjera me interes të veçante mund te dallohet, ne Bashkin e Belshit kodra e Gradishtës, e quajtur ndryshe edhe “Mali Gradishtë”, ku mund të vërehen akoma muret antike të qytetit të vjetër.
Liqenet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bilbiografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- M. Parise1, P. Qiriazi, and S. Sala: Natural and anthropogenic hazards in karst areas of Albania, in Natural Hazards and Earth System Sciences. 2004, Fq. 569–581.
- Petraq Naço, Fatbardha Vinçani,Vesel Hoxha, UPT (Sh.B.): Evolution of Laky Landscape Formation in the Region of Dumreja, Albania, 1Institute of Geosciences, Energy, Water and Environment. UPT, Tiranë 2004, Fq. 569–581.
- "Dumreja, perla karstike e harruar e Mesdheut, 02/12/2008". Fatmir Popja. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2013. Marrë më 2013-05-21.
- "Dumreja, Belshi & Dragoti, Gazeta Shqip 26/09/2010". Fatos Baxhaku. Marrë më 2013-05-21.
- "Traveling Luck for Dumre, Albania (general), Albania". Travelingluck.com (në anglisht). Marrë më 2013-05-21.
- "Shfaqet grope karstike, rrezikohen banoret e Shalës. Artikull i publikuar në versionin online në gazetën : shqiperia.com". F. Salliu. Marrë më 2013-05-21.
- Articles that need to be wikified
- All articles that need to be wikified
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Krahinat e Shqipërisë
- Rrethi i Elbasanit