Eja
| Eja Arkivi i filmit | |
|---|---|
[[Figura:|280px]] | |
| Titulli shqip | Eja |
| Origjinali | Eja |
| Vendi i prodhimit | Librazhd |
| Viti i prodhimit | 1987 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 64:45 |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Piro Milkani |
| Skenari | Petrit Ruka |
| Muzika e filmit | Ardit Gjebrea |
| Kameramani | Saim Kokona |
| Drejtori artistik | Klement Rrota |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
| Aktorë kryesorë | |
| Drita Nikolla Guljelm Radoja Mira Zyrakja Artur Gorishti | |
| Aktorët tjerë | |
| Einar Nelku Marjentina Gjoni Zamira Kita Anila Karaj | |
Filmi "Eja" prodhim i vitit 1987.
- Regjia : Piro Milkani,
- Skenari : Petrit Ruka,
- Producent : Shqipëria e re,
- Muzika : Ardit Gjebrea.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjarjet e filmit zhvillohen në një qytet të vogël ku një grup studentesh të infermierisë po bëjnë praktikën mësimore. Shpresa sheh midis praktikanteve edhe vajzën e saj, Vjosanën, e lindur nga një dashuri e dështuar e cila u rritur në shtëpinë e fëmijës. Ajo i flet të shoqit për të, i cili është në dijeni të çështjes. Shpresa dëshinon ta ndihmojë Vjosanën e cila nuk e kuptop plotësisht interesimin e saj, deri në momentin kur ajo i indetifikohet si nëna e saj. Kjo shkakton tek i shoqi i saj një gjëndje jo të mirë shpirtërore. Interesimi i Shpresës ka të bëjë me të ardhmen e Vjosanës, e cila ka rënë në dashuri me Arturin, një djalë nga ky qytet, i cili njihet si aventurier dhe këtë dashuri e fillon me një bast, por që më pas bie në dashuri me të. Vjosana mbetet e zhgënjyer nga sjellja e tij, dhe kërkon të mos vazhdojë lidhjen e saj. Bashkëshorti i Shpresës, pas një luftë me veten, pranon që Vjosana të jetë pjesë e familjes së tyre.
Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Marientina Gjoni
- Artur Gorishti
- Violeta Manushi
- Einar Nelku
- Drita Nikolla
- Guljelm Radoja
- Ermira Zyrakja
- Zamira Kita
- Manjola Nallbani
- Merita Çoçoli
| Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |