Shko te përmbajtja

Ergys Sorra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ergys Sorra
Informacioni personal
Emri i plotë Ergys Sorra
Data e lindjes 23 korrik 1989 (36 vjeç)
Vendi i lindjes Tiranë, Shqipëri
Gjatësia 1.79 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
200x–2007 Tirana
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2007–2011 Tirana 19 (2)
2011–2012 Dinamo 2 (0)
2012–2013 Luftëtari 0 (0)
2013 Dinamo 8 (2)
2013–2016 Tirana 1 (0)
2014–2015Dinamo (huazim) 9 (0)
Karriera ndërkombëtare
2005 Shqipëria U17 3 (0)
2007–2008 Shqipëria U19 3 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 16 maj 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 1 prill 2010

Ergys Sorra (lindur më 23 korrik 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sorra bëri debutimin e tij për Tiranën në ndeshjen e javës së 31të të Kategorisë Superiore 2007–08 më 10 maj 2008 kundër Besëlidhjes, ku ekipi u mposht 1–0 si vizitor. Ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Berat Hysenit në minutën e 68të, duke regjistuar paraqitjen e parë dhe të fundit sezonale.[2]

Goli i tij i parë si profesionist erdhi më 16 maj të vitit të ardhshëm në javën e 32të të Kategorisë Superiore 2008–09 kundër rivalëve të qytetit Dinamo, duke i dhënë ekipit avantazhin 3–1 para se Elis Bakaj të ngushtonte shifrat për Dinamon në 3–2.[3]

Sorra mbajti fanallën me numrin 11 për sezonin 2009–10, duke hequr numrin 18.

Më 18 korrik 2012, Sorra u bashkua me klubin në elitë Luftëtari në një marrëveshje një-vjeçare.[4] Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në ekip, Sorra zhvilloi vetëm dy paraqitje, duke luajtur si titullar në të dyja ndeshjet e raudit të parëkupës kundër Gramshit.[5][6]

Në janar 2013, Sorra u transferua te klubi tjetër kryeqytetas Dinamo.[7]

Rikthimi te Tirana

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 2013, Sorra u rikthye te Tirana.[8]

Sorra u huazua te Dinamo për sezonin 2014–15.[9] Gjatë sezonit, Sorra luajti nëntë ndeshje në kampionat dhe dy në kupë.

Sorra u regjistua si lojtar i Tiranës për sezonin 2015–16.[10] Ai nuk zhvilloi asnjë ndeshje në kampionat dhe madje nuk faturoi edhe në stol gjatë atij sezoni.[1] Megjithatë, ai luajti vetëm një herë në kupë më 4 nëntor 2015 kundër Kastriotit në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë.[11]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sorra filloi karrierën e tij ndërkombëtare në vitin 2005 kur ai u thirr në ekipin nën-17. Më vonë, në prill 2007, ai ishte pjesë e ekipit nën-19 me trajner Ramadan Shehun që luajti në Kupën e Sllovakisë 2007.[12] Ai luajti në të treja ndeshjet kundër Sllovakisë, Kroacisë dhe Polonisë; Shqipëria i humbi i treja ndeshjet dhe dështoi të shënonte qoftë edhe një gol.[13][14]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 4 nëntor 2015[1][15]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Tirana 2007–08 Kategoria Superiore 100010
2008–09 412162
2009–10 71100081
2010–11 70311[a]0111
2011–12 00300030
Gjithsej 1929210294
Dinamo 2011–12 Kategoria Superiore 200020
Luftëtari 2012–13 Kategoria Superiore 002020
Dinamo 2012–13 Kategoria e Parë 820082
Tirana 2013–14 Kategoria Superiore 100010
2015–16 001010
Gjithsej 101020
Dinamo (huazim) 2014–15 Kategoria e Parë 9020110
Gjithsej karriera 39414210546
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  1. 1 2 3 "Ergys Sorra" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  2. "Besëlidhja 1-0 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 10 maj 2008. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  3. "Dinamo 2-3 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 16 maj 2008. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  4. Erjon Hamitaj (18 korrik 2012). "Devolli mban peng Luftëtarin, Dede zbardh listën e fazës përgatitore". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2018.
  5. "Gramshi vs. Luftëtari Gjirokastër 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 shtator 2012. Marrë më 4 gusht 2018.
  6. "Luftëtari Gjirokastër vs. Gramshi 5 – 0" (në anglisht). Soccerway. 3 tetor 2012. Marrë më 4 gusht 2018.
  7. Erjon Hamitaj (5 shkurt 2013). "Dinamo mbyll merkaton, ja firmat në kontratë". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2018.
  8. Leonard Karaj (8 korrik 2013). "Tirana drejt Pukës vetëm me 18 lojtarë, trajneri Nevil Dede skarcon 6 në provë". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2018.
  9. Erjon Hamitaj (17 shtator 2014). "Dinamo përforcohet, vijnë Sorra e Imami". Panorama Sport. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  10. "Federimet, ja si ndryshon Tirana nga sezoni i kaluar". Sport Ekspres. 2 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2017. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  11. "Tirana vs. Kastrioti Krujë 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 nëntor 2015. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  12. "U-19 zbardh listën e turneut të Sllovakisë". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 26 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 4 gusht 2018.
  13. "U-19, Shqipëria humb 2-0 me Kroacinë". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 1 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 4 gusht 2018.
  14. "Shqipëria U-19 humbet 3-0 me Poloninë". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 5 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 4 gusht 2018.
  15. "Football : Ergys Sorra" (në anglisht). Football Database. Marrë më 29 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]