Gërçari (Resnjë)
Gërçar
Грнчари | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 417 |
Emri i banorëve | Gërçali |
Gërçar, (maqedonisht: Грнчари/Grnčari) ёshtё fshat nё komunën e Resnjës, Maqedoni.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjuhën shqipe, fshati Gërçar është i njohur gjithashtu dhe nganjëherë i quajtur me disa emra të tjera së ngjashme si Gërnçar/i dhe Gënçar/i. Format më pak të përdorura janë Gërçan/i edhe Gërçanj/ë. Këto dy forma të fundit janë emrat e përdorura më së shpeshti nga shqiptarët në rajonet më të gjera si Devoll dhe Korçës, Pogradecit dhe Kolonjës,[1][2] që kanë pasur ndërveprime familjare dhe ekonomike me fshatin. Gërçan/i ishte emri i përdorur në dokumentet zyrtare gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur fshati Gërçar ishte pjesë e Shqipërisë në mes të viteve (1941-1944).[3]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 417 banorë nga të cilët 326 ishin Shqiptarë, 79 Maqedonas, 11 Turq dhe 1 tjetër.[4]
Banori i fshatit thirret Gërçali/u, kurse banoret thirren Gërçalinj/të.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hysen Koçillari (gusht 2014). “Fshatrat që përfshin Devolli si njësi etnografike Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine”. Devolli. f. 5.
- ^ Veli Haklaj (20 nëntor 2014). "Represioni bullgar, letërkëmbimi për lirimin e 16 shqiptarëve". Balkanweb. vizituar në 18 shkurt 2015.
- ^ Haklaj. Represioni bullgar. 2014.
- ^ Book 5 - Total population according to the Ethnic Affiliation, Mother Tongue and Religion, The State Statistical Office, Skopje, 2002, f. 163.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Resnjë dhe vendbanimet: Arvat | Asamat | Bollocërkë e Poshtme | Bollocërkë e Sipërme | Bounë | Bratuçinë | Caredvor | Dupen i Sipërm | Dupen i Poshtëm | Evllë | Ezëren | Gërçar | Hoteshovë | Ilinë | Izbisht | Jankovec | Kërven | Kojnckë | Kojzak | Kranjë | Krushjë e Sipërme | Kurbinovë | Llacë | Leskovec | Lorekë | Lubonjë | Nakolec | Ndërmen | Perovë e Poshtme | Petrinjë | Podmoçan | Pokërvenik | Prelubë | Pretorr | Rrajcë | Slimnicë | Sopockë | Stenjë | Stiponjë | Shtërbovë | Shurlencë | Vollkoder | Zllatar
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |