Jump to content

Resnja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Resnjë)
Resnjë
Ресен
Qytezë
Popullsia
 • Gjithsej8.748
Emri i banorëveResnjar
{{{postal_code_type}}}
+389

Resnjë, (maqedonisht: Ресен/Resen) ёshtё qytezё nё komunën e Resnjës, Maqedoninë e Veriut.

Resnjë në fillim të shek të 20
Saraji i Resnjës i oficerit shqiptar Ahmet Njazi Beut

Qyteti i Resnjës shtrihet në pjesën veriore të Luginës së Prespës, në të dy anët e Golema Rekës, në një lartësi prej rreth 880 metra mbi nivelin e detit. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 402 ha. Rruga kryesore M-5 e cila kalon përmes Resnjës, e lidh pjesën perëndimore me Ohrin (36 km) dhe në lindje me Manastirin (32 km). Në Resnje mbretëron një klimë e butë kontinentale me një temperaturë vjetore mesatare prej 9.6 C dhe reshje mesatare vjetore prej 717 mm.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, qyteti kishte 8748 banorë nga të cilët 325 ishin Shqiptarë (3.7%), 6431 Maqedonas (73.5%), 1369 Turq (15.7%), 169 Romë, 18 Vllehë, 58 Serbë dhe 378 të tjerë.[1]

Të dhënat për gjuhën amëtare ishte: Shqiptarë, 629 (7.2%); Maqedonas, 6,574 (75.2%); Turq, 1,355 (15.5%); të tjerë, 190 (2.2%).

Kompozimi fetare e qytezës ishte: Myslimanët, 2,272 (26.0%); Krishterët ortodoksë, 6,382 (73.0%); të tjerë, 94 (1.0%).

Qyteti antik ilir i Damastion[2] ka shumë të ngjarë të këtë qënë afër Resnjës. Historia e Resnjës daton që nga kohët romake, kur është ndërtuar rruga e famshme Via Egnatia, duke kaluar nëpër qytezës.

Më vonë, Resnja u bë pjesë e Perandorisë Osmane, dhe ishte vendi i lindjes të Ahmet Njazi Beut, një oficer shqiptar nga një familje fisnike të qytetit, i cili ishte një nga nismëtarët dhe udhëheqësit e Revolucionit Xhonturk në rajon në vitin 1908.[3] Monumenti më i famshëm të Ahmet Njazi Beut në Resnjë është Saraj, ndërtuar si një pallat në stilin francez.[4]

Personalitete të shquara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ahmet Njazi Bej Resnja (1873–1913), Një oficer në ushtrinë osmane dhe udhëheqësve të Xhonturqevë
  • Ali Aliu (* 1934), Dijetari letrare dhe autor
  1. ^ Book 5 - Total population according to the Ethnic Affiliation, Mother Tongue and Religion, The State Statistical Office, Skopje, 2002, f. 165.
  2. ^ Barrington atlas of the Greek and Roman world: map-by-map directory, Tome 1,by Richard J. A. Talbert,page 758,near Resen?
  3. ^ Kedourie, Sylvia (2000). Seventy-five years of the Turkish Republic. Psychology Press. fq. 32. ISBN 978-0-7146-5042-5. Marrë më 18 shkurt 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Macedonia National Tourism Portal". Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2006. Marrë më 20 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]