Jump to content

Pazari i Ri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jeni Pazar)
Pazari i Ri
Novi Pazar
Qytet
Pamje nga Pazari i Ri
Pamje nga Pazari i Ri
Nofkat: 
Sanxhaku
Popullsia
 • Gjithsej100 410
Emri i banorëveSanxhaklinjë - Sanxhakas
{{{postal_code_type}}}
36300
TargatNP
Faqja zyrtarewww.novipazar.rs
Pazari i Ri natën
Skeda:Normal np14.jpg
Pazari (çarshia e vjetër)
Lëvizja e popullsisë gjat shek. XX

Pazari i Ri (ose Tregu i Ri, serbisht Нови Пазар Novi Pazar) është qytet në Serbinë Jugore, qendra e Sanxhakut, themeluar më vitin 1456 nga Isa-beu, menjëherë pasi osmanët morën qytetin e vjetër të quajtur Ras. Kur turqit morën qytetin Ras ata ia dhanë emrin Pazar,[1]sepse ky vendbanim ishte i njohur si vend tregtarësh. Qysh në vitin 1461 janë shënuar ardhja e tregtarëve të Venedikut. Për shkak se ky vend ishte i njohur edhe më herët si vend tregtarësh turqit pastaj e quajtën Jeni Pazar.

Novi Pazari u krijua dhe u zhvillua përgjatë rrugëve, të cilat para 5 shekujve kalonin nëpër këto treva. Ngritjen e shpejtë, posaçërisht gjatë shekullit XVI dhe XVII e arrin para se gjithash falë rrugëve, të cilat kalonin nëpër këtë regjion dhe rrugën e njohur të Bosnjës, e cila nga Sarajeva shkonte nëpër Foqë deri në Plevle. Mandej, rruga shkonte për Prijepole, Senicë, N. Pazar, Mitrovicë dhe tutje nëpër Kaçanik për Shkup e Selanik. Ndërsa, krahu tjetër nga Prishtina në drejtim të Nishit, Sofje e tutje drejt Pllovdivit dhe Stambollit.[2]

Pazari i Ri është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.

Me gjithë pasuritë e mëdha natyrore dhe vitalitetit të popullsisë, në trojet e banuara me shqiptarë mbretëronte një prapambeturi e theksuar ekonomike dhe kulturore. Ndryshe nga popujt tjerë të mbretërisë Jugosllave, shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë kulturore, demokratike dhe njerëzore. Shqiptarëve, jo vetëm që u mohohej shkollimi në gjuhën amtare, por atyre u bëheshin pengesa të llojllojshme për t’u shkolluar edhe në gjuhën serbe. Në vitin 1939-1940, në Kosovë, nga 37 885 nxënës të shkollave fillore, vetëm 11. 876 ishin shqiptarë, kurse në gjimnaze, numri i nxënësve ishte jo më tepër se 2% e të gjithë nxënësve. Mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën serbe e malazeze. Në këto rrethana, mbi 90% e popullsisë shqiptare ishte analfabete.

Në tërë Sanxhakun në vitin 1931, kanë ekzistuar vetëm 127 shkolla fillore katër klasëshe. Shkollat kryesisht ishin në vendbanime të mëdha, ndërsa fshatrat malore, sidomos ato të Peshterit, ishin pothuajse pa asnjë shkollë, prandaj popullata kishte mbetur fare e paarsimuar.

Në tërë Sanxhakun në këtë kohë ekzistoni vetëm katër gjimnaze katërvjeçare (gjimnazi i ulët), të cilat herë punonin e herë ishin të mbyllur. Pazari i Ri kishte vetëm një gjimnaz të ulët tetëvjeçar, edhe kjo shkollë mandej zbret në at katërvjeçar, kështu që vetëm Plevle kishte një gjimnaz tetëvjeçar në tërë Sanxhakun. Shkollat ishin me numër të vogël të nxënësve. Prindërit nuk ishin të interesuar t’i shkollojnë fëmijët e tyre. Ata rezistonin t’i dërgonin fëmijët në shkolla. Posaçërisht popullsia myslimane nuk i dërgonin vajzat në shkollë. Kjo gjë u shkonte për shtati pushtetarëve të atëhershëm. Njerëzit me ndikim, posaçërisht në Peshter edhe pas viti 1935, kanë lutur deputetin e vet që në trevat e tyre mos të hapen shkolla. Si është e mundur një gjë e tillë, do të mundohem ta shtjelloj më tutje. [3]

Popullata e Kosovës, e Sanxhakut dhe viseve të ndryshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ndonëse u gjind nën sundimin e pushtuesit të ri nazifashist, e përjetuan këtë si lehtësim, madje edhe si shpëtim. Bashkimi i pjesës më të madhe të tokave shqiptare me Shqipërinë, u prit me një entuziazëm të madh nga popullsia shqiptare. Këtë bashkim, edhe pse erdhi si rrjedhojë e interesave strategjike të shteteve të Boshtit, shqiptarët, të cilët kishin përjetuar dhunë e terror të paparë, e konsideronin si çlirim kombëtar.[4] Pra, pajtimi i shumicës së shqiptarëve me situatën e re të krijuar ishte si rrjedhojë e politikës gjenocidale që kishte zbatuar Mbretëria Jugosllave, përkatësisht pushteti serb. Ky diskriminim kishte arritur deri në ato përmasa, saqë te shqiptarët ishte krijuar bindja se cilido pushtues që do të vije, nuk mund të t’ishte më i egër se ai serb.[5]

Ndonëse Lufta e Dytë botërore mund të ishte një fat historik për mundësinë e bashkimit të Shqipërisë Etnike e të kombin shqiptar, sepse shpërbëu Jugosllavinë versajase, aleatët nazifashist: Italia, Gjermani dhe Bullgaria e ndanë Shqipërinë Etnike në pjesë të interesit. Komitët bullgarë e grekë dhe çetnikët serbo-malazez në viset kufitare të Shqipërisë Etnike skenuan vrasje e ploja mbi individët dhe masat shqiptare. Megjithatë, Masakra e Bihorit, në Sanxhak, për nder të "Bozhiçeve serbe", në natën e 5/6 janarit 1943, mbetët masakra më e madhe në Ballkan gjatë Luftës së Dytë botërore. Çetnikët serbo-malazez të mbështetur në logjistikën e ushtrisë fashiste italiane, plaçkitën dhe i kallën me zjarr 82 fshatra shqiptare e boshnjake therën, pushkatuan dhe kallën në shtëpia rreth 4.600 shqiptarë e boshnjakë dhe morën me vete 251 vajzë dhe nuse të reja dhe të gjitha i masakruan. Me të vranë e të therët edhe në vise të Peshterrit, të Tutinit, të Pazarit etj., numri i të masakruarëve kalonte 6.000-shin. Reagimi i botës ndaj kësaj masakre ishte i ngjajshëm me reagimet për pastrimet e tjera nga popullsia myslimane në teritorin e ashtuqujturës "Koritës së Ballkanit". Por kjo nuk është e tëra ka edhe shumë analiza dhe argumenta që vertetojne spastrimet etnike të boshnjakëve të Novi Pazarit dhe rretheve me popullsi etnikisht të pastër boshnjake dikur edhe shqiptare.

Lidhje e Sanxhakut me Serbinë është kujtesa për dhunën dhe gjenocidin serb mbi Sanxhakun iliro-bosnjak, sikurse qe mbeti edhe për shumicën shqiptare qe dikur jetuan në tokat stergjyshore të Sanxhakut të Nishit.

Lista e vendbanimeve të komunës së Pazarit të Ri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
01 Bajevica 11 Javori 21 Ohola 31 Rajetiqi 41 Zabrgja
02 Banja 12 Kozhla 22 Osojeva 32 Shavci -
03 Brxhaani 13 Krushevoa 23 Paralova 33 Sebeçeva -
04 Qashiq Dolac 14 Leça 24 Pavla 34 Shitniçi -
05 Dolani 15 Llukar 25 Pobërgja 35 Sllatina -
06 Grubetiqi 16 Gosheva e Llukares 26 Popa 36 Tërnava -
07 Hotka 17 Llukocreva 27 Postenja 37 Vareva -
08 Ivança 18 Mishçica 28 Pozhega 38 Vojniqi -
09 Izbica 19 Muhova 29 Përqena 39 Vuçiniqi -
10 Jança 20 Mur 30 Rajçinoviqi 40 Vuçja Lokva -

Xhamitë e Pazarit të Ri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Xhamia e Ahmed Vojvodës
  2. Xhamia Altun-alem
  3. Xhamia e Arabit
  4. Xhamia e Beratit
  5. Xhamia në Sebeqevë
  6. Xhamia në Shutenoc
  7. Xhamia e Dibak Ishakut
  8. Xhamia e Ferhadisë (Trebinjës)
  9. Xhamia e Gazi Sinan begut
  10. Xhamia e Haxhi Huremit
  11. Xhamia e Haxhi Kadrisë
  12. Xhamia e Iskrës
  13. Xhamia e Bi të Sanxhakut
  14. Xhamia e Lejlekut
  15. Xhamia e Melajës
  16. Xhamia e Mulla Ibishit
  17. Xhamia e Pallnkës
  18. Xhamia e Paricës
  19. Xhamia e Pashës
  20. Xhamia e Potokut

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Dr. Ejup Mushoviq. „Etnički procesi i etnička struktura stanovništva Novog Pazara’’
  2. ^ Ismet Azizi:Vendndodhja dhe e kaluara e Pazarit të Ri (Novi Pazarit apo Yeni Pazarit)
  3. ^ I. Azizi:Qëndresa shqiptare ndaj terrorit serb, Shenja, e përmuajshme mbarëkombëtare politike, ekonomike dhe kulturore, nr 92, dhjetor 2018, Shoqata Kulturore VIZIONI M, Shkup
  4. ^ Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 148
  5. ^ I. Azizi: Si funksionoi Shqipëria natyrore gjat Luftës së Dytë Botrore. Nacional, gazetë javore, letrare dhe kulturore, e përditshme online Nr. 406, 17-24 mars 2019, Botim i “ nacional grup! Tiranë. fq 16.