Jump to content

Jonusi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Junusi)
Historia e Junusit ne miniaturën osmane

Junusi ose Jonuzi (arabisht: يونس) është profet i Zotit, po ashtu i rëndësishëm në Islam. Historia e tij është nga historitë e rralla. Po ashtu thirret si Dhul-Nun (arabisht ذو النون domethënë njeriu i balenës)

Historia e Junusit është shumë e ngjajshme me Biblën hebrenje. Zoti e dërgoi një profet në një qytet të madh që njihej me emrin Nejneva. Ky qytet, ndodhet në veri të Irakut përballë qytetit Mosul. Dy qytetet i ndan lumi Tigër. Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit. (Saffat 37:139)

Pasi u bë profet, Junusi vazhdoi t'i ftojë në besimin e drejt pa u lodhur. Veçse e refuzuan Junusin, ata edhe e kërcënuan siç kishte ndodhur me profetët e tjerë para Junusit. I gjendur në një situatë të tillë, Junusi a.s i paralajmëroi për dënimin e Zotit, duke u thënë:"Keni kohë tre ditë." Menjëherë pas kësaj, Junusi u largua nga populli i tij. Zoti i kishte dhënë leje që t'ju tregojë mbi afatin tre ditor, por nuk i kishte dhënë leje të largohej nga qyteti. Përkujto kur Junusi doli i hidhëruar (prej popullit). (Enbija 21:87) Disa interpretues të Kuranit, thonë se Junusi u largua i zemëruar prej Zotit, gjë e cila është një gafë e pafalshme. Junusi iku i zemëruar me popullin e tij, të cilët e refuzuan fenë, siç duket qartë dhe nga konteksti. Ai e braktisi popullin e tij, pa marrë leje nga Zoti i lartësuar. Kështu, Junusi e braktisi qytetin, duke menduar se Zoti nuk ka përse ta ndëshkojë, pasi u përcolli afatin treditor të ndëshkimit. Menjëherë ai u nis drejt detit për t'u larguar.

Ndërkohë, shenjat e para të ndëshkimit filluan të shfaqeshin në Nejneva. Një re e madhe dhe e zezë plot me shkreptima filloi t'u afrohej banorëve të qytetit. Kur e panë renë në ditën e parë, banorët e kuptuan se po u afrohej ndëshkimi, ashtu siç i kishte paralajmëruar Junusi. Pasi e panë këto re, populli vendosën që të mbledhin dhe thanë: "Kjo që po na ndodh është pikërisht paralajmërimi i Junusit a.s. Sot nuk kemi shpëtim tjetër veçse të pendohemi dhe të pranojmë fenë e Junusit". Kështu të gjithë banorët e qytetit, njëqind e njëzet mirë, pranuan besimin monoteist, ndërkohë që Junusi a.s nuk ndodhej aty. Ndërkohë që reja e zezë qëndronte sipër kokave të tyre. Për tre ditë ata u lutën me përgjërim, derisa Zoti ua pranoi lutjet dhe e largoi ndëshkimin e Tij. Zoti thotë në Kur'an:

Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe. (Junus 21:98)

Sakaq, Junusi nuk dinte çfarë ka ndodhur me popullin e tij. Ai vajti tek porti dhe u ngjit në një anije të mbushur plot me udhëtarë. Gjatë lundrimit, fillon një stuhi e madhe, e cila rrezikonte anijen bashkë me njerëzit. Të frikësuar nga mundësia e mbytjes, njerëzit filluan të hedhin në det të gjithë ngarkesën e anijes. Edhe pse barra u lehtësua, rrezikua vazhdonte të ishte prezent. Dikush propozoi që në det të hidhen edhe disa nga udhëtarët që të lehtësohej barra e anijes. Për këtë, propozuan shortin. Kujtdo që i binte shorti të hidhej në det, do të hidhej, derisa të lehtësohej anija. Kur hodhën shortin, të parit i qëlloi Junusit a.s të hidhej në det. Të tjerët, thanë:"Jo, ky është një djalë i ri dhe ka shenja ndershmërie. Le ta falim këtë herë dhe të hedhim sërish short." Edhe për herë të dytë, shorti i ra Junusit. Po ashtu dhe herën e tretë. Atëherë të gjithë ranë dakord që ta hedhin në det. Me ta hedhur në det Junusin a.s, stuhia pushoi dhe deti u qetësua. Me ta hedhur në det, Junusin a.s e gëlltiti balena.

Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar" (Saffat 37:142)

Zoti e urdhëroi balenën që të mos ia thyejë eshtrat dhe mos ia dëmtojë mishin. Junusi e kuptoi se kjo i ndodhi për shkak se u largua nga populli i tij pa lejen e Zotit. Ai filloi ta kritikojë veten për gjithçka kishte ndodhur. Shenja e parë e pendimit është kur njeriu kritikon dhe qorton veten për një akt të gabuar. Fakti që balena nuk e bluante dot, do të thotë se Junusi ishte në një burg, por të një lloji të veçantë. Sipas disa transmetimeve, thuhet se Junusi a.s qëndroi në barkun e balenës për tre ditë. Ndërkohë që në disa transmetime të tjera thuhet se qëndroi dyzet ditë. I vetëm në barkun e balenës, Junusi filloi të lutej me përgjërim. Në disa transmetime, thuhet se Junusi i tha lutjet dhe vazhdoi vetëm me tesbih (subhanallah). Thuhet se në barkun e balenës, ai filloi të ndijojë dhe dëgjojë tesbihun e krijesave të tjera, gjë që ia kujtoi që edhe ai duhet të bëjë tesbih. Lutja e Junusit ishte:S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” Nuk ka besimtar që e lut Zotin me këtë lutje, veçse Ai do ia pranojë lutjen." Pasi Zoti ia pranoi lutjen, balena e afroi pranë bregut dhe e nxorri jashtë. Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë. (Saffat 37:145)

Historia e Junusit është një mësim për të gjithë ata që ftojnë njerëzit në rrugën e Zotit, që të mos i humbasin shpresat. Nuk ka përse të mendosh se me filanin nuk ia vlen të merresh dhe ta ftosh në islam. Junusi kishte vite që e ftonte popullin e tij në besim, por asnjë nuk i ishte përgjigjur ftesës së tij. Në çastin që i këputi shpresat dhe u largua, ata besuan. Ne nuk e dimë kur mund të udhëzohet një person në islam.

Vërtet, ti (Muhamet) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. (Kasas 28:56) Në fund, lidhur me Junusit, Zoti thotë:Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët. (Kalem 68:50) Mësimi që Zoti i jepte profetit Muhamet nga kjo histori përmblidhet në ajetin që i drejtohet vetë Profetit:" Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut." (Kalem 68:48)