Njësia administrative Milot
41°25′N 19°26′E / 41.41°N 19.43°E
Ky 4 Mars 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(4 Mars 2009) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Njësia administrative Milot |
---|
Komuna Milot është një komunë në Rrethin e Kurbinit në Shqipëri.[1]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna shtrihet në një sipërfaqe prej 138 km² ku jetojnë 12856 banorë. Kufizohet në veri me Bashkinë e Rubikut, në verilindje me Komunën e Ulëzës, në veriperëndim me Komunën e Zejmenit, në jugperëndim me Komunën e Fushë Kuqes, në jug me Bashkinë Laç në juglindje me komunen e Cudhinit, në jugperendim me Bashkinë e Mamurrasit.
Komuna është një njësi e pushtetit lokal të rrethit të Kurbinit, dhe përfshihet në Qarkun e Lezhës, dhe qyteti i Milotit njihet si qendër e Komunës. Miloti ndodhet 45 km larg kryeqytetit dhe është një nyje lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare. Miloti ndodhet 65 km larg portit të Durrësit, 20 km larg portit të Shëngjinit, 40 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, 20 km larg plazhit të Shëngjinit e 14 km larg plazhit të Patokut.
Komuna Milot ka një shtrirje veri-jug 8 km, lindje – perëndim 17,2 km. Qendra e Komunës është qyteti i Milotit. Komuna ka në territorin e saj 12 fshatra që janë, Fushë Milot, Shullaz, Malbardhë, Delbnishti, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë, Gërnac, Shkopet, Ferrë Shkopet dhe Prozhmë.
Relievi dhe klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në territorin e Komunës është i ndryshëm ; në pjesën perëndimore është fushor me kuotë të ulët mbi nivelin e detit dhe në pjesën lindore është kodrinor – malor në të gjithë zonën e fshatrave të malësisë në një kuotë deri në 700 metra mbi nivelin e detit në lindje të saj. Zona fushore përfshin Qytetin e Milotit, fshatrat Fushë Milot, Shullaz, Prozhme e lagjen Malbardhë Fushë. Zona kodrinore përfshin fshatrat Delbnisht, Shkopet e Ferrë Shkopet, lagjet Malbardhë Kodër dhe Shullaz Kodër. Zona malore përfshin fshatrat Selitë, Gërnac, Vinjollë, Gallatë, Skuraj. Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit. Në fshatin Skuraj, në vendin e quajtur Lime, lumi i Matit bashkohet me lumin e Fanit dhe në një gjatësi prej 16 km duke filluar nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përshkon territorin e Komunes. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Mat është 103 m3 në sekondë. Sasia e lëndëve inerte pezull është 2.000.000 m3 në vit. Ujrat e lumit Mat kanë mineralizim të ulët dhe një temperaturë mesatare që lëkundet nga 5,3 gradë celcius në janar deri në 19,9 gradë celcius në gusht.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në territorin e Komunës mbizotëron klima mesdhetare, ka një siperfaqe prej 138 km2 që ka bregdet, ka fusha pjellore,ka kodrina të ulëta, ka vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit, ka pyje të dendur. Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët, është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore, kryesisht në fshatrat Selitë, Vinjollë e Gërnac bie dëborë në dimër. Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të hidrocentraleve, veçanërisht hidrocentrali i Ulzës ku shpejtësia e tyre arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit. Nga pikëpamja e temperaturave vërehen amplituda të mëdha midis dimrit dhe verës. Temperatura mesatare vjetore është 15,6 gradë celcius, kurse amplituda mesatare është 18 gradë celcius. Reshjet në territorin e Komunës kanë një shpërndarje të pabarabartë. Sasia mesatare e reshjeve është 1350mm në vit. Në zonën malore, kryesisht aty ku bie dëborë në dimër, reshjet janë të pranishme edhe gjatë verës, kurse në zonën kodrinore dhe fushore vera është e thatë. Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell.
Flora dhe fauna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha). Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonën tonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë. Në bimësinë e livadheve dhe kullotave mbizotërojmë graminoret dhe bishtajoret në gjendje të egër si: tërfili, grami, talla, shpatorja. Bimët endimike janë bimë që rriten vetvetiu brenda një territori të caktuar të kufizuar dhe rriten në vartësi të relievit e klimës.Kështu është për tu përmendur pylli i gështenjave në fshatin Selitë me sipërfaqe prej 75 ha.
Fauna në Komunën e Milotit është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur. Në ujrat e ëmbla te lumit Mat dhe të zallit të Urdhazës rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.
Infrastruktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Territorin e Komunës e përshkojnë 45 km rrugë nacionale, 55 km rrugë rurale dhe afro 80 km rrugë dytësore që lidhin lagjet e fshatrave, fshatrat me njëri-tjetrin dhe me rrugën nacionale e qendrën e Komunës.Rruga nacionale nga Shullazi deri në Shkopet, (18 km) është rruga kryesore që përshkon territorin e Komunës. Rruga nacionale Delbnisht – Selitë – Gërnac, është gjithsejt 18 km.Rrugët nacionale në zonën fushore, në fshatrat Shullaz dhe Malbardhë si: rruga Shullaz – Fushë Milot, Superstradë – Prozhmë, Malbardhë – Qendër Malbardhë, Superstradë – Ura e Shullazit, janë rrugë me bazament dhe plotësojnë kushtet për shtresat e paraasfaltit e asfaltit.
Komuna Milot ka një rrjet të furnizimit me tension të ulët dhe tension të lartë elektrik të amortizuar dhe të paremontuar prej vitesh nga mungesa e bazës materiale dhe të investimeve në këtë fushë. Komuna Milot ka një sistem ujësjellësi për qytetin me cikël të mbyllur (burimi – magistrali – rezervuari dhe rrjeti i shpërndarjes). Aktualisht ujesjellesi kalon ne vartesi te Komunës. Sistemi i ujësjellësit për furnizimin e depos është me ngritje mekanike dhe gjatësia e tij nga burimi deri në depo është 1200 m. Lagja Mal Milot furnizohet me ujë nga rezervuari 100 m³ me sistem rrjedhje te lire qe furnizon rreth 50 familje.Rreth 5000 banorë të qytetit, furnizohen me ujë në lidhje direkte në banesë.
Arsimi dhe shëndetësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në territorin e Komunës funksionojnë një shkollë e mesme dhe nëntë shkolla 9 – vjeçare, ku mësojnë 1677 nxënës dhe japin mësim 108 mësues. Numri i nxënësve në shkollat e fshatrave malore po vjen nga viti në vit në rënie për arsye objektive si : lëvizjet e popullatës drejt fshatrave të fushës dhe transportimi i nxënësve nga vetë familjarët në shkollat e qytetit etj. Këshu që lind nevoja e ndërtimit të shkollave në bazë grupimi të disa fshatrave për të eliminuar mësimin me klasa kolektive në të dy ciklet shkollore.
Në Milot ka një qendër shëndetësore, ambulancë për çdo fshat dhe dy farmaci në qytetin Milot. Në qendrën shëndetësore plotësohen vetëm nevojat më urgjente të popullatës për diagnostikimin, imunizimin, shërbimin primar e monitorim të rritjes së fëmijëve, ku shërbejnë 3 mjekë dhe 12 infermiere. Për fshatrat është hartuar grafik javor për vizitat që do të kryejnë mjekët. Pas nje periudhe nderprerje është organizuar sherbimi stomatologjik. Mbetet problem per arsye fondesh funksionimi i shtëpisë së lindjes , pasi ambienti egziston.
Bujqësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Milot ka një sipërfaqe të përgjithshme tokë bujqesore prej 2272 ha, ndërsa tokë e punueshme është 1966 ha, rreth 306 ha tokë në territorin e Komunës, kryesisht në zonën kodrinore e malore, janë joproduktive. Me rikonstruksionet e kryera në rrjetin e vaditjes,të kanaleve kryesore dhe degëzimeve, aftësia ujitëse, kryesisht në zonën fushore, është 180 ha, por për arsye të ndryshme rrjeti i vaditjes nuk funksionon plotësisht.
Pemtaria kultivohet në mënyrë individuale pothuajse në të gjitha fshatrat nga fermerët, si në zonën fushore, ashtu edhe në atë kodrinore e malore. Kështu sipërfaqe e zënë me dru frutorë është 118 ha, nga këto 103 ha pemtore e 15 ha vreshtë.
Sipërfaqja e pyjeve të Komunës është 10686 ha. Në këtë sipërfaqe ka pyje të të gjitha kategorive, si pyje halorë, dushqe, gështenja, pyje mbrojtës në brigjet e lumit Mat e përrenjeve në fshatra. Kështu pyje prodhues të matërialit drusorë në zonën e fshatit Malbardhë janë 2920 ha, në zonën Skenderbe 3560 ha, në zonën Milot-Lester 1300 ha dhe në zonën Shkopet 780 ha. Sipas VKM nr.770 datë 21.05.2008 u miratua lkista përfundimtare e pronave të paluajtshme publike, pyje e kullota, që janë në juridiksionin territorial te Komunës Milot. Sipërfaqja 3167 ha, fond pyjor dhe kullosor transferohet në përdorim të Komunës, kryesisht në zonat e banuara që përbëhen nga kullota, livadhe, shkurre, zabele dhe pyje.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njësia administrative Milot |
---|
Milot · Delbnisht · Ferr-Skuraj · Ferr-Shkopet · Fushë-Milot · Gallatë · Gërnac · Malbardhë · Mal-Milot · Selitë · Skuraj · Shkopet · Shullaz · Vinjoll |
redaktoni kutinë |
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Për përmirësim
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Njësi administrative në Shqipëri