Malet Dinarite

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dinariket janë male në Gadishullin Ballkanik që shtrihen prej linjës Lubjanë-Goricë në veri deri te vija dislokative Pejë-Shkodër. Duke shkuar në jug të Sharrit, ky kompleks malor merr drejtimin meridional dhe njihet me emrin Helenide ose Pindet. Dinariket bien pjerrtas në Detin Adriatik. Nga ana e detit kan pamjen e vargmalave mjaft të larta, të cilat në drejtim të mbrendshëm, përkatësisht kah Fusha e Panonisë ulen gradualisht. Dinariket perendimore, jo vetëm që diferencohen për kah pjerrtësia, lartësia, por edhe për kah ndërtimi gjeologjik homogjen. Formacionet e trasha gëlqerorëve të mesozoikut, me shum forma karstike, e bëjnë mjaft karakteristke dhe individuale.

Dinariket Lindore përkundrazi në ndërtimin e tyre, edhe pse gëlqerorët e mesozoikut kan përhapje të madhe, prania e shisteve dhe shkëmbinjëve ranorë të palezoikut në fundament e bëjnë më të ndryshuar dhe më të veçantë.