Përdoruesi:Vlosa/Metadatat
Metadata (meta-te dhena [1]) (ose metainformacion) perkufizohet si " të dhëna që japin informacion për të dhëna të tjera". Ka shumë lloje të metadates, duke përfshirë:
- Metadata përshkruese – informacioni përshkrues për një burim. Përdoret për zbulim dhe identifikim. Ai përfshin elemente si titulli, abstrakti, autori dhe fjalë kyçe.
- Metadata strukturore – Metadata per mbajtësit e të dhënave dhe tregon se si objektet e përbëra jan ndertuar, për shembull, se si faqet janë renditur për të formuar kapituj. Metadata strukturore përshkruan llojet, versionet, marrëdhëniet dhe karakteristika te tjera të materialeve dixhitale. [2]
- Metadata administrative [3] – informacioni për të ndihmuar në menaxhimin e një burimi, si lloji i burimit dhe lejet, gjithashtu kur dhe si u krijua. [4]
- Metadata e referencës – informacioni për përmbajtjen dhe cilësinë e të dhënave statistikore .
- Metadata statistikore [5] – të quajtura gjithashtu të dhëna procesi, ato mund të përshkruajnë procese që mbledhin, përpunojnë ose prodhojnë të dhëna statistikore. [6]
- Metadata ligjore – ofrojnë informacion në lidhje me krijuesin, mbajtësin e të drejtës së autorit dhe licencimin publik, nëse ofrohet.
Metadatat nuk janë të lidhura rreptësisht me njërën nga këto kategori, pasi ato mund të përshkruajnë një pjesë të të dhënave në shumë mënyra të tjera.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadatat kanë qëllime të ndryshme. Mund t'i ndihmojë përdoruesit të gjejnë informacione përkatëse dhe të zbulojnë burime. Gjithashtu mundë të ndihmojë në organizimin e burimeve elektronike, sigurimin e identifikimit digjital dhe arkivimin dhe ruajtjen e burimeve. Metadatat e aktiviteteve të telekomunikacionit, duke përfshirë trafikun e internetit, janë mbledhur shumë gjerësisht nga organizata të ndryshme qeveritare kombëtare.
Metadatat u përdorën tradicionalisht në katalogët e kartave të bibliotekave deri në vitet 1980 kur bibliotekat konvertuan të dhënat e tyre të katalogut në bazat e të dhënave dixhitale. [7] Në vitet 2000, ndërsa të dhënat dhe informacioni ruheshin gjithnjë e më shumë në mënyrë dixhitale, këto të dhëna dixhitale u përshkruan duke përdorur standardet e metadatave . [8]
Ekzistojnë standarde unike të metadatatës për disiplina të ndryshme (p.sh. koleksionet muzeale, skedarët audio dixhitalë, faqet e internetit, etj.). Përshkrimi i përmbajtjes dhe kontekstit të të dhënave rrit dobinë e tij. Për shembull, një faqe interneti mund të përfshijë metadata që specifikojnë se në cilën gjuhë softuerësh është shkruar faqja (p.sh., HTML), çfarë mjetesh janë përdorur për ta krijuar atë, për cilat subjekte bëhet fjalë faqja dhe ku mund të gjesh më shumë informacion rreth temës. Këto metadata mund të përmirësojnë automatikisht përvojën e lexuesit dhe ta bëjnë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë faqen e internetit në internet. [9] Një CD mund të përfshijë metadata që ofrojn informacion për muzikantët, këngëtarët dhe kompozitorët, puna e të cilëve shfaqet në disk.
Në shumë vende, organizatat qeveritare ruajnë në mënyrë të rregullt metadata në lidhje me emailet, thirrjet telefonike, faqet e internetit, trafikun e videos, lidhjet IP dhe vendndodhjet e telefonave celularë. [10]
Definicioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadatat nënkuptojnë "të dhëna për të dhënat."kufizohen si të dhëna që ofrojnë informacion për një ose më shumë aspekte të të dhënave, përdoret për të përmbledhur informacionin bazë rreth të dhënave që mund ta bëjnë më të lehtë punën me të dhëna specifike.
Disa shembuj:
- Menyra e krijimit të të dhënave
- Qëllimi i të dhënave
- Koha dhe data e krijimit
- Krijuesi ose autori i të dhënave
- Vendndodhja në një rrjet kompjuterik ku u krijuan të dhënat
- Standardet e përdorura
- Cilësia e të dhënave
- Burimi i të dhënave
- Procesi i përdorur për krijimin e të dhënave
Për shembull, një imazh dixhital mund të përfshijë metadatat që përshkruajnë madhësinë e figurës, thellësinë e ngjyrës, rezolucionin, kohën kur u krijua, shpejtësinë e shkrehësit (shutter speed) dhe të dhëna të tjera.[11] Metadatat e një dokumenti tekstual mund të përmbajnë informacione se sa i gjatë është dokumenti, kush është autori, kur është shkruar dokumenti dhe një përmbledhje të shkurtër të tij. Metadatat brenda faqeve të internetit mund të përmbajnë gjithashtu përshkrime të përmbajtjes së faqes, si dhe fjalë kyçe të lidhura me përmbajtjen. [12]Këto lidhje shpesh quhen "metatags", të cilat u përdorën si faktor kryesor në përcaktimin e rendit gjatë kërkimeve në internet deri në fund të viteve 1990. Mbështetja në metatags në kërkimet në internet u zvogëlua në fund të viteve 1990 për shkak të "mbushjes me fjalë kyçe", ku metatags shpesh keqpërdoroheshin për të mashtruar motorët e kërkimit që të mendonin se disa faqe interneti kishin më shumë rëndësi sesa kishin në të vërtetë.[13]
Metadatat mund të ruhen dhe menaxhohen në një bazë të dhënash, e quajtur shpesh regjistër metadatash ose depo metadatash. Megjithatë, pa kontekst dhe një pikë referimi, mund të jetë e pamundur të identifikohen metadatat vetëm duke i parë ato.[14]
Për shembull, një bazë të dhënash që përmban disa numra me 13 shifra mund të jetë rezultat i llogaritjeve ose një listë numrash për t'u përdorur në një ekuacion. Pa ndonjë kontekst tjetër, vetë numrat mund të perceptohen si të dhëna. Por nëse jepet konteksti që kjo bazë të dhënash është një regjistër i një koleksioni librash, ata numra me 13 shifra mund të identifikohen si ISBN – informacion që i referohet librit, por që nuk është në vetvete informacion brenda librit.
Termi "metadata" u krijua në vitin 1968 nga Philip Bagley në librin e tij Extension of Programming Language Concepts, ku ai e përdori atë sipas kuptimit "tradicional" të ISO 11179 si "metadata strukturore", që do të thotë "të dhëna për kontejnerët e të dhënave", dhe jo në kuptimin alternativ të "metapërmbajtjes", që përshkruan raste të veçanta të përmbajtjes së të dhënave, siç gjendet në katalogët e bibliotekave.
Që nga ajo kohë, fusha të ndryshme si menaxhimi i informacionit, shkenca e informacionit, teknologjia e informacionit, bibliotekaria dhe sistemi i informacionit gjeografik (GIS) e kanë adoptuar gjerësisht termin "metadata". Në këto disiplina, metadata përkufizohet si "të dhëna për të dhënat". Megjithëse ky është përkufizimi më i njohur, disiplina të ndryshme kanë zhvilluar interpretime dhe përdorime më specifike të këtij termi, bazuar në nevojat dhe kontekstet e tyre profesionale.
Slate raportoi në vitin 2013 se interpretimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për "metadata" mund të jetë i gjerë gjithashtu mund të përfshijë përmbajtjen e mesazheve siç janë linjat e subjektit të emaileve. [15]
Llojet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa aplikimi i metadatave është shumë i gjerë, duke mbuluar një gamë të madhe fushash, ekzistojnë modele të specializuara dhe të pranuara mirë për të specifikuar llojet e metadatave. Bretherton dhe Singley (1994) bëjnë një dallim midis dy klasave të veçanta: metadatave strukturore/kontrolluese dhe metadatave udhëzuese.[16]
Metadatat strukturore përshkruajnë strukturën e objekteve të bazës së të dhënave, të tilla si tabela, kolona, çelësa etj. Metadatat udhëzuese ndihmojnë njerëzit të gjejnë elemente specifike dhe zakonisht shprehen si një grup fjalësh kyçe në një gjuhë natyrore.
Sipas Ralph Kimball, metadatat mund të ndahen në tre kategori: metadata teknike (ose metadata të brendshme), metadata biznesi (ose metadata të jashtme) dhe metadata të procesit.
NISO dallon tre lloje të metadatës : përshkruese, strukturore dhe administrative. [17] Metadatat përshkruese tipikisht përdoren për zbulim dhe identifikim, si informacion për të kërkuar dhe lokalizuar një objekt, sikur se titulli, autorët, subjektet, fjalët kyçe dhe botuesi. Metadatat strukturore përshkruajnë se si janë të organizuara përbërësit e një objekti. Një shembull i metadatave strukturore do të ishte mënyra se si faqet janë renditur për të formuar kapitujt e një libri. Së fundi, metadatat administrative japin informacion për të ndihmuar në menaxhimin e burimit. Metadatat administrative i referohen informacionit teknik, siç është lloji i skedarit, ose kur dhe si është krijuar skedari. Dy nën-lloje të metadatave administrative janë metadatat e menaxhimit të të drejtave dhe metadatat e ruajtjes. Metadatat e menaxhimit të të drejtave shpjegojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, ndërsa metadatat e ruajtjes përmbajnë informacion për të mirbajtur dhe ruajtur një burim. [18]
Repositoritë e të dhënave statistikore kanë kërkesat e tyre për metadatat në mënyrë që të përshkruajnë jo vetëm burimin dhe cilësinë e të dhënave [5] por edhe se cilat procese statistikore janë përdorur për krijimin e të dhënave, gjë që është e një rëndësie të veçantë për komunitetin statistikor në mënyrë që të dyja të vërtetojnë dhe përmirësojnë procesin e prodhimit të të dhënave statistikore. [6]Metadatat e aksesueshmërisë janë një një tjetër lloj i metadatës që ka filluar të zhvillohet.
Strukturat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadata zakonisht strukturohen sipas një koncepti të standardizuar duke përdorur një skemë të mirëpërcaktuar të metadatës, duke përfshirë standardet e metadates dhe modelet e metadatave . Mjete të tilla si fjalorët e kontrolluar, thesarët, fjalorët e të dhënave dhe regjistrat e metadatave mund të përdoren për të aplikuar standardizim të mëtejshëm për metadatat. Përbashkësia strukturore e metadatave është gjithashtu e rëndsishme në zhvillimin e modelit të të dhënave dhe në hartimin e bazës së të dhënave .
Sintaksa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sintaksa e metadatave i referohet rregullave të krijuara për të strukturuar fushat ose elementet e metadatave . [19] Një skemë e vetme metadatash mund të shprehet në një numër gjuhësh të ndryshme shënimi ose programimi, ku gjithësecila kërkon një sintaksë të ndryshme. [20]
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadatat e skedarit(File metadata)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llojet më të zakonshme të skedarëve kompjuterikë mund të enkorporojnë metadata, duke përfshirë dokumente, (p.sh. skedarë të Microsoft Office, skedarë OpenDocument, PDF ) imazhe, (p.sh. JPEG, PNG ) skedarë video, (p.sh. AVI, MP4 ) dhe skedarë audio. (p.sh. WAV, MP3 )
Metadatatat mund t'u shtohen skedarëve nga përdoruesit, por disa metatadata shpesh shtohen automatikisht në skedarë duke autorizuar aplikacionet ose nga pajisjet e përdorura për prodhimin e skedarëve, pa ndërhyrjen e përdoruesit.
Fotografitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadatat mund të shkruhen në një skedar fotografik dixhital që do të identifikojë se kush e zotëron atë, të drejtat e autorit dhe informacionet e kontaktit, çfarë marke ose modeli të kamerës e ka krijuar skedarin, së bashku me informacionin e ekspozimit
("shutter speed" është koha gjatë së cilës drita lejohet të depërtojë në sensorin e kamerës ose film, duke ekspozuar një fotografi) , dhe informacionin përshkrues, të tilla si fjalë kyçe për foton, duke e bërë skedarin ose imazhin të kërkueshëm në një kompjuter dhe/ose në internet.
Standardet e metadatave fotografike drejtohen nga organizata që zhvillojnë standardet e mëposhtme. Ato përfshijnë:
- IPTC Information Interchange Model IIM (Këshilli Ndërkombëtar i Telekomunikacionit të Shtypit)
- Skema kryesore IPTC për XMP
- XMP – Platforma e Zgjerueshme e Metadatave (një standard ISO)
- Exif – Formati i skedarit të imazhit të shkëmbyeshëm, i mirëmbajtur nga CIPA (Shoqata e Produkteve të Kamera & Imazhe) dhe botuar nga JEITA (Shoqata e Industrive të Teknologjisë së Informacionit dhe Elektronikës Japoneze)
- Dublin Core (Dublin Core Metadata Initiative – DCMI)
- PLUS (Sistemi Universal i Licencimit të Fotografive)
- VRA Core (Shoqata e Burimeve Vizuale) [21]
- JPEG ose JPG është një grup i përbashkët i ekspertëve fotografikë
Video
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadatat janë veçanërisht të dobishme në video, ku informacioni rreth përmbajtjes së tij nuk është drejtpërdrejt i kuptueshëm nga një kompjuter, por kur një kërkim efikas i përmbajtjes është i dëshirueshëm.
Telekomunikacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Informacioni për kohën, origjinën dhe destinacionet e thirrjeve telefonike, mesazheve elektronike dhe mënyrave të tjera të telekomunikacionit, në krahasim me përmbajtjen e mesazheve, është një formë tjetër e metadates.
Metadata gjeohapësinore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadatat gjeohapësinore lidhen me skedarët, hartat, imazhet dhe të dhënat e tjera të Sistemeve të Informacionit Gjeografik (''Geographic Information Systems'' ose GIS), të bazuara në vendndodhje. Metadatat përdoren në GIS për të dokumentuar karakteristikat dhe atributet e të dhënave gjeografike, si skedarët e bazës së të dhënave dhe të dhënat që zhvillohen brenda një GIS. Ai përfshin detaje si kush i zhvilloi të dhënat, kur u mblodhën, si u përpunuan dhe në çfarë formatesh janë të disponueshme, dhe më pas jep kontekstin që të dhënat të përdoren në mënyrë efektive. [22]
Krijimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadatat mund të krijohen ose me përpunim të automatizuar të informacionit ose me punë manuale. Metadatat elementare të reprezentuara nga kompjuterët mund të përfshijnë informacion se kur është krijuar një objekt, kush e ka krijuar atë, kur është përditësuar për herë të fundit, madhësinë e skedarit dhe shtrirjen e skedarit. Në këtë kontekst, një objekt mund ti referohet:
- Një objekti fizik si një libër, CD, DVD, një hartë letre, karrige, tavolinë, vazo lulesh, etj.
- Një skedar elektronik si një imazh dixhital, foto dixhitale, dokument elektronik, skedar programi, tabela e bazës së të dhënave, etj.
Një motor metadata mbledh, ruan dhe analizon informacione rreth të dhënave dhe metadatave në përdorim brenda një domeni. [23]
Metadatat janë përdorur në mënyra të ndryshme si një mjet për katalogimin e artikujve në biblioteka, si në formate digjitale ashtu edhe analoge. Këto të dhëna ndihmojnë në klasifikimin, identifikimin dhe gjetjen e një libri, DVD-je, revise, ose qfarëdo objekti që mund të ket një librari.
Interneti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Formati HTML i përdorur për të përcaktuar faqet e internetit lejon përfshirjen e një sërë llojesh të metadatave, nga teksti bazë përshkrues, datat dhe fjalët kyçe deri te skemat e mëtejshme të avancuara të metadatave si standardet Dublin Core, e-GMS dhe AGLS [24] . Faqet dhe skedarët gjithashtu mund të gjeoetiketohen me koordinata, të kategorizohen ose të etiketohen, duke përfshirë në bashkëpunim, si p.sh. folksonomies .
Administrimi dhe menaxhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Magazinimi(Storage)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metadatat mund të ruhen ose ne brendesi, [25] në të njëjtin skedar ose strukturë si të dhënat (kjo quhet edhe metadata e integruar ), ose ne pjesen e jashtme, në një skedar ose fushë të veçantë nga të dhënat e përshkruara. Një depo e të dhënave zakonisht ruan metadatat e shkëputura nga të dhënat, por mund të dizajnohet për të mbështetur qasjet e metadatave të ngulitura.
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "glosbe". Marrë më 13 dhjetor 2024.
{{cite web}}
:|archive-url=
ka nevojë për|archive-date=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "An Architecture for Information in Digital Libraries". Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2017. Marrë më 10 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Zeng, Marcia (2004). "Metadata Types and Functions". NISO. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2016. Marrë më 5 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ National Information Standards Organization (NISO) (2001). Understanding Metadata (PDF). NISO Press. fq. 1. ISBN 978-1-880124-62-8. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 nëntor 2014. Marrë më 20 qershor 2008.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Directorate, OECD Statistics. "OECD Glossary of Statistical Terms – Reference metadata Definition". stats.oecd.org. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2021. Marrë më 24 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b Dippo, Cathryn; Sundgren, Bo. "The Role of Metadata in Statistics" (PDF). Bureau of Labor Statistics. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 14 korrik 2021. Marrë më 3 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Holly, Yu; Scott, Breivold (28 shkurt 2008). Electronic Resource Management in Libraries: Research and Practice: Research and Practice (në anglisht). IGI Global. fq. 4. ISBN 978-1-59904-892-5. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2022. Marrë më 26 nëntor 2022.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Tedd, Lucy A.; Large, J. Andrew (4 prill 2005). Digital Libraries: Principles and Practice in a Global Environment (në anglisht). Walter de Gruyter. fq. 90. ISBN 978-3-598-44005-2. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2022. Marrë më 26 nëntor 2022.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Best Practices for Structural Metadata". University of Illinois. 15 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2016. Marrë më 17 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "NSA Recorded the CONTENT of 'EVERY SINGLE' CALL in a Foreign Country … and Also in AMERICA?". 18 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2021. Marrë më 21 dhjetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "ADEO Imaging: TIFF Metadata". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2013. Marrë më 20 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Rouse, Margaret (korrik 2014). "Metadata". WhatIs. TechTarget. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Rouse, Margaret (korrik 2014). "Metadata". WhatIs. TechTarget. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Graphic technology. Print product metadata for PDF files, BSI British Standards, marrë më 2024-12-14
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wolff, Josephine (20 nëntor 2013). "Newly Released Documents Show How Government Inflated the Definition of Metadata". Slate Magazine. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2021. Marrë më 12 qershor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Bretherton, F.P.; Singley, P.T. "Metadata: a user's view". Seventh International Working Conference on Scientific and Statistical Database Management. IEEE Comput. Soc. Press: 166–174. doi:10.1109/ssdm.1994.336950.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ NISO (2004). Understanding Metadata (PDF). NISO Press. fq. 1. ISBN 978-1-880124-62-8. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 nëntor 2014. Marrë më 5 janar 2010.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ National Information Standards Organization; Rebecca Guenther; Jaqueline Radebaugh (2004). Understanding Metadata (PDF). Bethesda, MD: NISO Press. fq. 15. ISBN 978-1-880124-62-8. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 nëntor 2014. Marrë më 13 korrik 2022.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Cathro, Warwick (1997). "Metadata: an overview". Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2009. Marrë më 6 janar 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ DCMI (5 tetor 2009). "Semantic Recommendations". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2009. Marrë më 6 janar 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "VRA Core Support Pages". Visual Resource Association Foundation. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2016. Marrë më 27 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Geospatial Metadata – Federal Geographic Data Committee". www.fgdc.gov. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2019. Marrë më 10 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Kendall, Aaron. "Metadata-Driven Design: Designing a Flexible Engine for API Data Retrieval". InfoQ. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2017. Marrë më 25 prill 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ National Archives of Australia, AGLS Metadata Standard, accessed 7 January 2010, "AGLS Metadata Standard". Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2010. Marrë më 7 janar 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ O'Neill, Dan. "ID3.org". Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2011. Marrë më 1 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Lexim të mëtejshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gartner, Richard. 2016. "Metadata: Shaping Knowledge from Antiquity to the Semantic Web". Springer. ISBN 9783319408910.
Zeng, Marcia & Qen, Jian. 2016. "Metadata". Facet. ISBN 9781783300525. [[Kategoria:Klasifikime të shkencës së bibliotekës]] [[Kategoria:Menaxhim i të dhënave]] [[Kategoria:Faqe me përkthime të pashqyrtuara]]