Jump to content

Kanali Milena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Partamilena)
Kanali Milena

Kanali Milena, i njohur edhe si Porto Milena ose Partamilena, është një kanal i hapur në vitin 1885, sipas projektit të inxhinierit rus të oborrit të Malit të Zi Vladimir Ivanoviq Varmanit, për derdhjen e ujit të liqenit të Zogajve në detin Adriatik.

Urdhërin për këtë ndërmarrje e dha princi i Malit të Zi, Nikolla I, pas vizitës së parë në Ulqin, kur nga paria e Ulqinit dëgjoi se fëmijët po u vdisnin nga malaria. Kanali u hap në sistetemin zig-zag në një gjatësi prej 4,5 km. Mirëpo, pas hapjes, në vend që të shkonte nga liqeni në det, në të depërtoi uji i detit, për shkak të kriptodepresionit në relacion me nivelin e detit. Në këtë mënyrë ulja e malarjes qe akoma më efektive sasa ajo e planifikuar, pasi uji i liqenit në këtë mënyrë u kripos dhe e bëri të pamundur shumëzimin e mushkonjeve. Numri i vdekjeve nga malaria u pakësua, dhe në shenjë falënderimi vendësit i dhanë kanalit emrin e princeshës së Malit të Zi, Milena Vukotić. Më pas, për shkak të rritjes së nivelit të ujit Bunës, Buna doli nga shtrati, dhe uji vërshoi në fushën e Ulqinit duke zgjeruar kanalin e Milenës gati në dimensionet e sotme dhe me një degë derdhej në det, te kepi i Gjeranës. Kanali i zgjeruar u bë edhe liman natyror për anije të vogla dhe barka. Pas tërheqjes së ujit të Bunës e të Drinit, kanali mbeti si degë lumi e gji deti në baltën e Zogajve, varësisht nga sasia e ujit që vjen ose shkon, ose nga lartësia e baticës dhe e zbaticës.

Kur uji në liqenin e Zogajve ftohet nën ndikimin e erërave të dimrit, atëherë prej tij nisen në drejtim të detit qefujt, levrekët, ngjalat dhe peshqit e tjerë që zihen në kanal me vegla ose objekte të posaçme dhe karakteristike peshkimi kalimera. Emri i këtyre veglave apo objekteve në greqisht do të thotë "mirë dita, me fat", kurse në gjuhën shqipe do të thotë "në kalim merre", mendohet për peshkun. Kjo mënyrë e peshkimit përdoret edhe në lumin Buna. Sot Kanali Milena është një bombë mjedisore dhe pritet një ndërhyrje për pastrimin dhe rigjallërimin e tij.

Në vitin 1972, në Porto Milenë u ngrit restorant mbi ujë "Kalimero," i cili sot nuk ekziston më.[1]

  1. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).