Jump to content

Antarktiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Poli i jugut)
Antarktida
Sipërfaqja 14,200,0002 km²
Popullsia ()
 • dendësia
1,000 deri në 5,000 (sezonale) banorë
banorë/km²
Denonimi Antarktis
Qytetet më të mëdha

Antarktida (ang. Antarctica) ose siç quhet ndryshe "kontinenti i bardhë", përfshin të gjitha viset që shtrihen midis Polit të Jugut dhe Rrethit Polar të Jugut. Pjesët më të mëdha të tij përherë janë të mbuluara me borë dhe me akull, për këtë arsye quhet edhe "kontinenti i akullit". Antarktiku ka sipërfaqe prej 13.200.000 km². Është kontinenti më i largët dhe më i izoluari i rruzullit tokësorë. Nga të gjitha anët është i rredhuar nga Oqeani Paqësor, Atlantik dhe ai Indian. Janë bërë shumë ekspedita me qëllim të zbulimit të mëtutjeshëm të atij vendi mirëpo për shkak të largësisë së madhe nga kontinetet e tjera, dhe kushteve të vështira natyrore kjo gjë ka qenë pothuajse e pamundur. Njeriu i parë i cili e shkeli Antarktikun ishte norvegjezi, Roald Amundzeni në vitin 1911.

Emri Antarktida rrjedh nga gjuha e grekëve të lashtë (gre. ἀνταρκτικός) që do të thotë në të kundërtën e veriut. Megjithatë termi Antarktidë për herë të parë u përdorë më 1890 nga hartografi skocez John George Bartolomeu Në Antarktidë nuk ka dëshmi që janë parë njerëz gjatë shekujve të mëparshëm, shfaqja e njerzëve në kontinetin e akullt ka filluar nga shekulli XIX saktësisht nga Roald Amundzeni në vitin 1911. Gjeografët besojnë se Antarktida nuk ka qenë kaq largë nga kontinetet e tjera por si pasojë e aktivietit të panxhezit ajo është larguar në një distanc të largët të cilën e shohim ne sot. Mendohet se ekspedita e parë për në Antarktidë është bër para shek. XIX këtë ekspeditë thuhet se e ka bërë Brigade Jane dhe James Weddell me anijen Beaufroy Prestar. Mirëpo kjo është thjeshtë nga mitologjia ndërsa faktet e vërteta tregojnë se Amundzeni e shkeli tokën e Antarktikut.

Veçoritë fizike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mali Erebus ne Antarktik, mali më i lartë.
  • Horizonti me akull 44%
  • Shkëmbinjë akulli 38%
  • Akull i hollë 13%
  • Shkëmbinjë 5%
  • Total 100%

Relievi i Antarktikut është reliev i përbër nga malet dhe rrafshnaltat. Në pjesën e brendshme të saj gjinden edhe disa vende pa akull të cila quhen "Oazat e Antarktikut", ato janë të mbuluara nga të gjitha anët me akull kurse, në mes janë të mbuluara me ujë ku raste-raste janë aq të mëdha sa mund të quhen edhe liqene. Forma e Antarktidës është e ç'rregullt në vijë horizontale nga perëndimi deri tek lindja është e gjerë dhe e gjatë kurse në jug është e ngushtë, pastaj në jug-perëndim ka edhe një gadishul i cili "laget" nga Oqeani Paqësorë dhe Oqeani Atlantik. Në anën tjetër ka pikë të volitshme për sa i përket këndvështrimit të kontinenteve tjera.

Sipërfaqja me akull të hollë, e cila është shumë e rrezikshme për qarkullim

Klima e Antarktikut është klimë polare e cila arrin deri në -88,3 °C. Dhe për këtë shkak quhet edhe "poli i ftohtësis" në këtë kontinent shfaqet edhe bora e gropuar e cila nënkupton borën e deponuar ndër vite duke u kthyer në akull, gjë që ka bërë mbizotrimin e temperaturave polare. Edhe pse në Antarktid, është shumë ftohtë prap se prap aty Dielli është përcellues sa që e reflekton dritën duke shkaktuar dëme në trup nga rrezet ultra-violetë. Në anën tjetër "toka e akullt" është e pasur edhe me rezerva mineralesh si: qymyrguri, naftë, krom, kobalt, kallaj, nikel, bakër dhe plumb. Reshjet e shiut në Antarktik janë shumë të rralla sikurse në Shkretëtirën e Saharasë. 3 arsye pse Antarktida është më e ftohtë se Arktiku

  • Është 3 kilometra mbi nivelin e detit, gjë që ndikon në burimin e erërave të ftohta
  • Oqeani Atlantik që e "lagë" është i ngrirë duke ndikuar në bërthamen e antarktikut.
  • Gjatë natës temperaturat zbresin deri në -74 °C, kurse në Arktik vetëm -42 °C.

Veçoritë shoqërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Popullsia e cila jeton në Antarktidë është e përkohshme pasiqë njerëzit nuk jetojnë përgjithmon aty, ata shkojnë atje vetëm për gjueti të balenave polare, të cilat shiten shumë shtrenjtë. Në anën tjetër në Antarktikë janë të pranishëm edhe shkencëtarët, numri i tyre gjatë dimrit arrin deri në 5.000 kurse gjatë verës ata reduktohen në 1.000 njerëz duke dhënë një dendësi prej 0,00007 b/km². Gjithashtu për njerëzit të cilët vijnë në Antarktikë është hapur edhe një kish ortodokse e quajtur Trinity Church në vitin 2004. Duke u hasur gjuetia e balenave polare gjithashtu është zgjedhur edhe gjuetari më i shquar i cili është një norvegjez me emrin kapiten Karl Anton Larsen. Fëmija i parë i lindur në rajonin e Antarktidës është një vajzë po ashtu norvegjeze e quajtur Solveig Gunbjørg Jacobsen, e lindur në anën e Grytvikenit më 8 tetor 1913. Ky fëmijë pati hemoragji pasiqë pati temperatura porale dhe për ta mënjanuar këtë vendasit i ofruan vodk duke ia mbajtur trupin e nxhetë. Kjo ishte e bija e Fridthjof Jacobsen dy nga fëmijët e Jacobsenit ishin lindur në Antarktid pasiqë ai ishte dhe një gjuetar balenash.

Pinguini, kafsha më e përhapurë në viset e Antarktikut

Bota bimore dhe shtazore në Antarktik është më e kufizuar se në Arktik. Këtu rriten myshqet dhe likenet kurse, nga bota shtazore janë të pranishëm: pinguinët, fokat, balenat, delfinët dhe zogu i njohur Albatrosi. Në anën tjetër edhe mikroorganizmat si marimangat mikroskopike si ato të antarcticus Alaskozetes , morrat , nematodat , tardigrades , rotifers , krill dhe springtails. Gjithashtu janë të njohura edhe organizmat ujorë siç është peshku i akullit, balena, vula etj. Në anën tjetër rrezet e diellit nuk mund të depërtojnë në tokë për ta kryer procesin e fotosintezës për arsye se ka shumë akull të deponuar. Pra flora antarktikane përmban vetëm 25 lloje bimore. Njëri nga më të përhapurit është fungi.