Jump to content

Richard Feynman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ricard Fajman)
Richard Phillips Feynman

Lindi11 Maj 1918
Far Rockaway, Queens, New York,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Vdiq15 shkurt 1988 (mosha 69)
Los Anxheles, Kaliforni,
ShBA
KombësiaAmerikan
ProfesioniFizikant

Richard Phillips Feynman (sqt. Riçard Filips Fajman) lindi më 11 maj 1918 ; vdiq më 15 shkurt 1988. Fajnmani qe një fizikant amerikan, i njohur për punën e tij në formulimin alternativ të mekanikës kuantike e bazuar në integralet e shtegjeve dhe për teorinë e elektrodinamikës kuantike, fizikën e superfluiditetitheliumit të tejftohur, dhe për një teori bërthamore. Për kontributet e tij në zhvillimin e elektrodinamikës kuantike, Fajnmani ndau çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1965, me Julian Shuinger dhe Shin-Iciro Tomonaga. Fajnmani zhvilloi një skemë reprezantimi piktorial shumë të përdorur për ekuacionet matematike që kontrollojnë sjelljen e thërrmijave bërthamore. Me vonë ky reprezantim piktorial u bë i njohur si diagramat e Fajmanit.Gjatë jetës së tij Fajmani qe një nga shkencëtarët më të njohur në botë.

Fajmani qe një nga shkencëtarë kyç që ndihmuan në zhvillimin e bombës atomike. Ai gjithashtu morri pjesë në panelin që investigoi shpërthimin e anijes Challenger. Përveç punës së tij në fizikën teorike, Fajmanit është i njohur si një nga pionieret e informatikës kuantike,[1] si dhe me futjen e konceptit të nanoteknologjisë (krijimin e pajisjeve në shkallë molekulare).[2] Gjatë jetës së tij ai mbajti katedrën e Rikard Cejs Tolmanfizikën teorikeKaltek.

Fajmani që një nga popullarizuesit e fizikës në librat dhe në leksionet e tij, është për tu theksuar një fjalim që ai mbajti në vitin 1959 në Universitetin e Kaltekut i titulluar Ka Plot Vend në Fund. Shume të njohura janë edhe Leksionet e Fajmanit në Fizikë. Fajmani është i njohur gjithashtu për librat e tij semi-autobiografike Patjetër që po tallesh Zoti Fajnman ! dhe Përse shqetësohesh së çfarë mendojnë të tjerët ?, si dhe libra të tjerë si Tuva ose Dështim !.

Ai qe gjithashtu i njohur si një njeri tepër ekcentrik që i pëlqenin shakatë,si piktor amator, luajtës i daulles. Fajnmani qe praktikues i bongo. Riçard Fajnman cilësohej nga kolegët e tij si një ekscentrik me shpirt të lire. Atij i pëlqente të ndiqte edhe degë jashtë profesionit te tij, si biologjia, artet, hieroglifët e Majëve. Fajnmani ishte ekspert në hapjen e bravave.

Fajmani kishte gjithashtu edhe një interes tepër të madh në biologji. Ai ishte mik i gjeneticistit dhe mikrobiologut Esther Lederberg, i cili zhvilloi teknikën e replikimit dhe zbuloi bakteriofagun lambda.[3] Në grupin shoqëror të Fajmanit kishte shumë miq që filluan karierat e tyre në fizikën bërthamore , por që i ndryshuan ato për arsye morale në fusha të tjera si gjenetika, midis tyre qe Leó Szilárd, Guido Pontecorvo, dhe Aaron Novick.

Riçard lindi më 11 Maj 1918,[4]Far Rokuej, Kuins, Nju York.[5] në një familje çifute, prindërit e tij venin në një sinagoge çdo të Premte. E përbashkëta e Fajmanit me fizikane të tjerë të famshëm si Eduard Teller, Karl Sagani dhe Albert Ajnshtajni) që se ai filloi të fliste relativisht vone ; gjatë ditëlindjes së tij të trete ai akoma nuk kishte thëne asnjë fjalë. Fajmani i ri u influencua shumë nga babai i tij, Melvilli, i cili e inkurajoi të bënte pyetje që venin kundër çka të tjerët mendondin se që rruga e duhur. Nga mamaja e tij, Lucilla, ai përfitoi sensin e humorit që zgjati gjatë gjithë jetës së tij. Si fëmije, ai kishte një talent për inxhinier, Fajmani kënaqej pamasë kur riparonte radio të prishura. Motra e tij Joana u bë gjithashtu një fizikante profesionale.[6][7]

Në gjimnaz Fajmani që brilant, me një IQ 123 :[8] e cila që e lartë por "gjysmë e respektueshme" sipas biografit të tij Xhejms Glik.[8] Me vonë Fajmani filloi të kishte një farë mërie ndaj këtyre testeve. Kur qe 15 vjeç, ai që bërë një mastër në analizën diferenciale dhe në analizën e integraleve. Para së të hynte në kolegj ai eksperimentonte me tema matematike si gjysmë-derivati, duke përdorur simbole që i shpikte vetë. Gjate kohës që qe në gjimnaz ai zhvilloi një intuitë për koncepte si seritë e Tajlorit dhe operatorët matematikë. Një herë kur donte të bënte një pyetje për anatominë e maces ai pyeti libraristën : "A keni nonje harte të maces ?" (duke ju referuar tabelës anatomike). Përgjigja e libraristes që "E ke fjalën për një hartë zoologjike !" por Fajmani donte diagrame rreth anatomisë së maces, jo për filogjeninë feline.

Si anëtar i shoqërisë së nderit Arista, në vitin e fundit të gjimnazit Fajmani fitoi olimpiadën e Universitetit të Nju Yorkut në matematikë ; diferenca e madhe mes rezultatit të tij dhe atij me të afërt i la pa fjalë gjyqtarët[9]. Ai aplikoi në Universitetin e Kolumbisë ; megjithatë për shkak se kishte prejardhje çifute dhe për faktin se universiteti kishte një kuote për çifutet ai nuk u pranua. Fajmani ndoqi studimet e larta në Universitetin Teknologjik të Masaçusetit. Atje ai mori çdo kurs fizike që ofrohej por doli dobët në lëndet e anglishtes dhe të historisë. Fajmani kishte një lehtësi frikësuese me ekuacionet e krahasuar me titanë si Lev Landau apo Albert Ajnshtajni.

Ky qe Richard Feynman në majën e fuqive të tij. Më njëzetë e tre vjeç ... nuk kishte fizikant mbi tokë që mund të matej me aftësinë e tij ekzuberante mbi materialet e shkencës teorike. Nuk qe vetëm thjeshësia me aparatin matematik (megjithëse qe bërë e qartë ... se makina matematike pas bashkëpunimit Wheeler-Fajman qe përtej mundësive të Wheeler). Fajmani duket se kishte një lehtësi frikësuese me substancen pas ekuacioneve , si Albert Ajnshtajni në të njëjtën moshë , ose si fizikanti i madh Sovietik Lev Landau—por pak të tjerë.

— James Gleick, Gjeniu: Jeta dhe shkenca e Riçard Fajman

Projekti i Manhatanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fajmani qe pjesëtar në projektin për ndërtimin e bombës atomike. Në Princeton, fizikani Robert R. Wilson e inkurajoi Fajmanin të merrte pjesë në projektin e Manhattanit gjatë kohës së luftës. Ky që një projekt i ushtrisë për të zhvilluar një bombë atomike. Fajmani ka thënësë shakaku që ai u bind për të marrë pjesë në këtë kauzë qenë përpjekjet e njëjta të Gjermanisë Naziste. Ai ju caktua grupit që udhëhiqej nga divizioni teorik i Hans Bethe's. Inteligjenca e tij i bëri përshtypje Bethës i cili e caktoi atë si lider të grupit. Bashkë me Bethen ai zhvilloi formulën Bethe-Feynman për të llogaritur fuqinë shpërthyese të bombës së fissionit atomik. Kjo formulë që e bazuar në punën e Robert Serber. Deri në vdekjen e gruas së tij në 16 qershor1945, Fajmani e vizitoi atë në sanatoriumin e Albuquerques çdo fundjavë. Fajmani mori pjesë në testin e parë të bombës atomike në Trinity. Në librin e tij ai pohon se ka qenë i vetmi person i cili e pa shpërthimin pa syze mbrojtëse.

Si një fizikan i ri Fajmani nuk kishte detyra shumë të rëndësishme në lidhje me projektin. Pjesa më e madhe e punës së tij që si administrator i grupit të kompjuterëve në divizionin teorik (një nga studentet e tij atje, John G. Kemeny, do të vente më vonë të shpikte bashkë me një koleg tjetër gjuhën kompjuterike të BASIC). Më vonë, bashkë me Nikola Metropolis, ai asistoi në implementimin e një sistem të ri për kompjutera i bazuar në karta shtypëse të prodhuara nga IBM.

Kariera e hershme akademike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fajmani "Shpjeguesi i Madh": Leksionet e Fajmanit në fizikë gjetën një audiencë shumë më të gjerë përtej komunitetit akademik.
Seksioni Fajmani në librarinë e Kaltek, një tribut i gjurmëve të tij mbresëlënëse.

Fajmani beri punë shumë të rëndësishme gjatë kohës së punimit në Kaletk, puna e tij përfshin kërkime në :

Ai gjithashtu zhvilloi edhe diagramat e Fajmanit, një defter i cili ndihmon në konceptualizimin dhe llogaritjet në bashkëveprimin midis thërrmijavehapësirë-kohë. Në mënyre të famshme, Fajmani i pikturoi diagramat e Fajmanit në pjesën e jashtme të makine së tij.

Pak para vdekjes së tij Fajmani kritikoi, teorinë e fijeve në një intervistë : "Mua nuk më pëlqen fakti që ata nuk po llogartin ndonjë gjë" tha ai. "S'më pëlqen as mënyra se si ata nuk i kontrollojnë idetë e tyre. Nuk më pëlqen as sesi për çdo gjë që nuk është dakord me eksperimentin, ata gatuajnë nga një shpjegim ; një ndreqje e shpejte le të themi dhe thonë 'Mire, po mund të jete e vërtetë akoma.'" Këto fjalë përdoren shumë nga kundërshtaret e teorisë së fijeve në fushën e thërrmijave bërthamore.

Gjatë studimeve për marrjen e doktoraturës, Fajmani u martua me gruan e tij të parë, Arline Greenbaum (e shkruar shpeshArlene). Ajo u diagnostikua me tuberkuloz, por ajo dhe Fajmani u treguan të kujdesshëm, kështu që ai kurrë nuk e kontraktoi sëmundjen. Ajo ju nënshtrua sëmundjes në 1945. Kjo pjesë e jetës Feynman ishte portretizuar në filmin e 1996 Infinity , në të cilën morri pjesë edhe vajza e Fajmanit Michelle në një rol kameo.

Ai u martua për herë të dytë në qershor 1952, me Mary Louise Bell nga Neodesha, Kansas, kjo martesë ishte e shkurtër dhe e pasuksesshme. Ai më vonë u martua me Gweneth Howarth nga Ripponden, Yorkshire, me të cilën ai ndau entuziazmin e tij për jetën dhe aventurat.[10] Përveç shtëpisë se tyre në Altadena, California, ata kishin një shtëpi në plazh në Baja Kaliforni, të blerë me çmimin e parave nga çmimit Nobel i Fajmanit, një e treta e 55.000 $. Ata mbetën të martuar deri me vdekjen e Fajmanit. Patën një djalë, Karl, në 1962, si dhe një vajzë, Michelle, në 1968.[11]

Fajmani u angazhua me pikturë për disa kohë dhe gëzoi sukses nën pseudonimin "Ofey", duke kulminuar në një ekspozitë kushtuar punës së tij. Ai mësoi të luajë një instrument (frigideira) në një shkollëBrazil, si dhe morri pjesë në një shkollë sambe .

Përveç kësaj, ai kishte një shkallë sinesthezie për ekuacionet, duke shpjeguar se letrat në disa funksione matematike i shfaqeshin në ngjyra, edhe pse të shtypura pa ndryshim në standardin .[12]

Sipas biografi Gjeniu, nga autori James Gleick, Feynman eksperimentoi me LSD gjatë mbajtjes së katedrës në Kaltek.[13] Paksa i zënë ngushtë me veprimet e tij, Fajmani e la mënjanë këtë çështja kur tregonte anekdotat e tij, ai e përmend atë thjeshtazi në seksionin "O Americano, Outra Vez",Në kapitullin "Gjendjet e ndryshuar" tek libri Vërtet po tallesh, zoti. Fajman! ai përshkruan vetëm perdorimin e marjuanes dhe përvojat e tij tek tanku i famshëm i privimit ndijor i John Lilly , si një mënyrë për të studiuar ndërgjegjjen.[14] Feynman hoqi dore nga alkooli kur ai filloi të tregojë shenjat e hershme të alkoolizmit sepse ai nuk donte të dëmtonte trurin e tij sipas argumentit te dhënë tek "O Americano, Outra Vez" , ai dha te njejtin argument për hezitimin e tij për të eksperimentuar me LSD.[15]

Tragjedia e anijes Çallenxher

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shpërthimi i anijes Space Shuttle Challenger në 1986.

Fajmani luajti një të rëndësishëm tek Komisioni i Rogers, i cili hetoi shpërthimin e anijes hapësinore Challenger. Fajmani ja kushtoi gjysmën e dytë të librit të tij Përse të prishet puna çka mendojnë të tjerët për ty? për përvojën e tij në Komisionin e Rogers. Në ndryshim me stilin e tij plot me anekdota të shkurtra gazmore ai ofron një trajtim të zgjeruar të çështjes . Analiza e Fajmanit tregoi se kishte një shkëputje burokratike midis inxhinierëve të NASA dhe drejtuesve që ishte shumë më e rëndë se çka ai priste. Intervista e tij me menaxherët më të lartë të NASA-s zbuloi se kishte keqkuptime befasuese të koncepteve elementare. Ai arriti në përfundimin se menaxhimi i NASA për vlerësimin e anijes kishte plot të meta . Ai paralajmëroi në shtojcën e tij për raportin e komisionit, " Për një teknologji të suksesshme, realiteti duhet të marrë përparësi mbi marrëdhëniet me publikun, sepse natyra nuk mund të mashtrohet" "[16]

Mbulesa e revistës Shkencetaret amerikane me stampën komemorative.

Shikoni gjithashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ West, Jacob (2000-04-28). "The Quantum Computer". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2008. Marrë më 2007-07-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Edwards, Steven Alan (2006). The Nanotech Pioneers. Germany: WILEY-VCH. fq. 15-17. ISBN 978-3527312900. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Esther M. Zimmer Lederberg Memorial Web Site". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Nobel Lectures, Physics 1963-1970, Richard P. Feynman: The Nobel Prize in Physics: 1965 Biography. Amsterdam: Elsevier Publishing Company. 1972. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ J.J. O'Connor and E.F. Robertson. "Richard Phillips Feynman". University of St. Andrews. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2007. Marrë më 9 nëntor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Richard Feynman; Ralph Leighton (1985). Patjetër që po tallesh Zoti Fajman !. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Richard Feynman; Ralph Leighton (1988). Pse shqetësohesh së çfare mendojnë të tjerët. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Charles Hirshberg (2002-04-18). "Nena ime, shkencetarja". Popular Science. Marrë më 2008-03-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Një tregim i Joana Fajman nga djali i saj.
  8. ^ a b Gleick, James (1992). Genius: The Life and Science of Richard Feynman. Pantheon. fq. 30. ISBN 0-679-40836-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Gleick, op cit.
  10. ^ ((Harvnb | Feynman | 2005)).
  11. ^ Name="Harvnb|Feynman|2005"
  12. ^ ((Harvnb | Feynman | 1988))
  13. ^ Gleick 1992
  14. ^ ((Harvnb | Feynman | 1985))
  15. ^ name="Harvnb|Feynman|1985"
  16. ^ R. P. Feynman. "Appendix F — Personal observations on the reliability of the Shuttle". Kennedy Space Center. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2012. Marrë më 30 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lexime te metejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leksionet e Fajmanit në fizikë janë vepra e tij më aksesible për çdokush që ka një interes në fizikë, ky libër u formua si rrjedhoje e redaktimit të leksioneve të dhëna në Kaltek për studentet në periudhen 1961-1964. Ku lajmi mbi stilin dhe qartësinë e këtyre leksioneve u përhap një numër pedagogesh dhe fizikanesh filluan ti ndiqnin ato me interes. Kjo bëri që tentoi të publikohen në një libër me ko-autoret Robert B. Leighton dhe Matthew Sands, të cilët ishin koleget e Fajmanit. Libri i ka qëndruar teksti të kohës dhe është bërë një nga librat klasike në fizikë.

Libra nga Fajmani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Physics Today, American Institute of Physics magazine, February 1989 Issue. (Vol.42, No.2.) Special Feynman memorial issue containing non-technical articles on Feynman's life and work in physics.
  • Most of the Good Stuff: Memories of Richard Feynman, edited by Laurie M. Brown and John S. Rigden, NY: Simon and Schuster, 1993, ISBN 0-88318-870-8. Commentary by Joan Feynman, John Wheeler, Hans Bethe, Julian Schwinger, Murray Gell-Mann, Daniel Hillis, David Goodstein, Freeman Dyson, Laurie Brown.
  • Disturbing the Universe, Freeman Dyson, Harper and Row, 1979, ISBN 0-06-011108-9. Dyson’s autobiography. The chapters “A Scientific Apprenticeship” and “A Ride to Albuquerque” describe his impressions of Feynman in the period 1947-48 when Dyson was a graduate student at Cornell.
  • QED and the Men Who Made It: Dyson, Feynman, Schwinger, and Tomonaga (Princeton Series in Physics), Silvan S. Schweber, Princeton University Press, 1994, ISBN 0-691-03685-3.
  • Feynman's Rainbow: A Search For Beauty In Physics And In Life, by Leonard Mlodinow, Warner Books, 2003, ISBN 0-446-69251-4 Published in the United Kingdom as Some Time With Feynman.
  • The Feynman Processor: Quantum Entanglement and the Computing Revolution, Gerard J. Milburn, Perseus Books, 1998 ISBN 0-7382-0173-1
  • Genius: The Life and Science of Richard Feynman, James Gleick, Pantheon, 1992, ISBN 0-679-74704-4
  • The Beat of a Different Drum: The Life and Science of Richard Feynman, Jagdish Mehra, Oxford University Press, 1994, ISBN 0-19-853948-7
  • No Ordinary Genius: The Illustrated Richard Feynman, edited by Christopher Sykes, W W Norton & Co Inc, 1994, ISBN 0-393-03621-9.
  • Richard Feynman: A Life in Science, John Gribbin and Mary Gribbin, Dutton Adult, 1997, ISBN 0-525-94124-X
  • Infinity, a movie directed by Matthew Broderick and starring Matthew Broderick as Feynman, depicting Feynman's love affair with his first wife and ending with the Trinity test. 1996.
  • "Clever Dick", Crispin Whittell, Oberon Books, 2006 (play)
  • "QED", Peter Parnell (play).
  • "The pleasure of Finding Things out: Autobiography of Richard Feynman" Nobel laureate and theoretical physicist extraordinary. BBC2 Horizon/Nova (50 mins) Christopher Sykes Productions https://web.archive.org/web/20131101082658/http://www.sykes.easynet.co.uk/

Artikuj nga Fajmani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Space-Time Approach to Quantum Electrodynamics," Physical Review, 1949
  • "An Operator Calculus Having Applications in Quantum Electrodynamics," Physical Review, 1951
  • JA Wheeler, RP Feynman, "Interaction with the Absorber as the Mechanism of Radiation," Reviews of Modern Physics, 1945
  • JA Wheeler, RP Feynman, "Classical Electrodynamics in Terms of Direct Interparticle Action," Reviews of Modern Physics, 1949
  • "Relativistic Cut-Off for Quantum Electrodynamics," Physical Review, 1948
  • M Cohen, RP Feynman, "Theory of Inelastic Scattering of Cold Neutrons from Liquid Helium," Physical Review, 1957
  • "The λ-Transition in Liquid Helium," Physical Review, 1953 - APS
  • "Plenty of Room at the Bottom," Presentation to American Physical Society, Dec, 1959
  • RP Feynman, FL Vernon, RW Hellwarth - J., "Geometric representation of the Schrodinger equation for solving maser equations," Appl. Phys, 1957
  • Safecracker Suite (a collection of drum pieces interspersed with Feynman telling anecdotes)
  • Los Alamos From Below (talk given by Feynman at Santa Barbara on February 6, 1975)
  • Six Easy Pieces (original lectures upon which the book is based)
  • Six Not So Easy Pieces (original lectures upon which the book is based)
  • The Feynman Lectures on Physics: The Complete Audio Collection
    • Quantum Mechanics, Volume 1
    • Advanced Quantum Mechanics, Volume 2
    • From Crystal Structure to Magnetism, Volume 3
    • Electrical and Magnetic Behavior, Volume 4
    • Feynman on Fundamentals: Energy and Motion, Volume 5
    • Feynman on Fundamentals: Kinetics and Heat, Volume 6
    • Feynman on Science and Vision, Volume 7
    • Feynman on Gravity, Relativity and Electromagnetism, Volume 8
    • Basic Concepts in Classical Physics, Volume 9
    • Basic Concepts in Quantum Physics, Volume 10
    • Feynman on Science and Vision, Volume 11
    • Feynman on Sound, Volume 12
    • Feynman on Fields, Volume 13
    • Feynman on Electricity and Magnetism, Part 1, Volume 14
    • Feynman on Electricity and Magnetism, Part 2, Volume 15
    • Feynman on Electromagnetism, Volume 16
    • Feynman on Electrodynamics, Volume 17
    • Feynman on Flow, Volume 18
    • Masers and Light, Volume 19
    • The Very Best Lectures, Volume 20
  • Samples of Feynman's drumming, chanting and speech are included in the songs "Tuva Groove (Bolur Daa-Bol, Bolbas Daa-Bol)" and "Kargyraa Rap (Dürgen Chugaa)" on the album Back Tuva Future, The Adventure Continues by Kongar-ool Ondar. The hidden track on this album also includes excerpts from lectures without musical background.
  • The Messenger Lectures (1964) (See also the book The Character of Physical Law)
    • The Law of Gravitation
    • The Relation of Mathematics to Physics
    • The Great Conservation Principles
    • Symmetry in Physical Law
    • The Distinction of Past and Future
    • Probability and Uncertainty - The Quantum Mechanical View of Nature
    • Seeking New Laws
  • Take the world from another point of view [videorecording] / with Richard Feynman; Films for the Hu (1972)
  • QED in New Zealand (1979)
  • Elementary Particles and the Laws of Physics (1986)
  • The Last journey of a genius [videorecording] / a BBC TV production in association with WGBH Boston (1989)

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Materiale te tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • The Character of Physical Law, The 1964 Messenger Lectures, MIT Press, 1967, ISBN 0-262-56003-8
  • Quantum Electrodynamics, Addison Wesley, 1985, ISBN 0-8053-2501-8
  • Elementary Particles and the Laws of Physics: The 1986 Dirac Memorial Lectures, Cambridge University Press, 1987, ISBN 0-521-34000-4
  • Six Easy Pieces: Essentials of Physics Explained by Its Most Brilliant Teacher, Perseus Books, 1994, ISBN 0-201-40955-0
  • Six Not So Easy Pieces: Einstein’s Relativity, Symmetry and Space-Time, Addison Wesley, 1997, ISBN 0-201-15026-3
  • Richard Feynman: A Life in Science, Gribbin, John and Mary. Dutton 1997. ISBN 0-525-94124-X