Jump to content

Coppa Italia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Coppa Italia
Themeluar1922
Rajoni Italia
Numri i skuadrave78
Kampioni aktualJuventus (15 tituj)
Skuadra më e suksesshmeJuventus (15 tituj)
Transmetuesit televizivëMediaset
UebfaqjaUebfaqja zyrtare e Coppa Italia-s
2021–22 Coppa Italia

Coppa Italia (shqip Kupa e Italisë), është një kompedicion i përvitshëm futbollistik në Itali. Edicioni i parë u zhvillua në vitin 1922 dhe u fitua nga Vado.

Trofeu i Coppa Italia

Edicioni i dytë u caktua për sezonin 1926–27 por u anullua në raundin e 16-tave. Edicioni i tretë nuk u zhvillua deri në sezonin 1935–36 kur u vendos të zhvillohej çdo vit. Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore ndërprenë zhvillimin e turnamentit pas sezonit 1942–43 por më pas rifilloi sërisht në vitin 1958 dhe është zhvilluar çdo vit që atëherë.

Juventus është ekipi më i suksesshëm i këtij kompedicioni me 13 trofe, e ndjekur nga Roma me 9. Juventus gjithashtu ka zhvilluar më shumë finale, 18, e ndjekur nga Roma me 17. Fituesi mund të veshi një "tricolore" (shqip: trengjyrësh), i ngjashëm me rrethët që gjenden në avionët ushtarakë dhe automatikisht kualifikohet për në UEFA Ligën e Europës

Kompedicioni është një turnament me eliminim me çifte që përballen mes tyrë në çdo raund për të avancuar. Shorti për të gjithë kompedicionin bëhet përpara fillimit të sezonit. Çdo raund luhet me një ndeshje të vetme me përjashtim të gjysëm-finales ku luhet vajtje-ardhje. Nëse një ndeshje del barazim atëherë luhet koha shtesë. Nëse edhe pas kohës shtesë ndeshja del barazim atëherë fituesi vendoset nga gjuajtjet e penalltisë. Përfshirë trofeun, ekipi fitues gjithashtu kualifikohet për në UEFA Ligën e Europës (më parë Kupa UEFA). Nëse fituesit e kan siguruar pjesmarrjen në UEFA Ligën e Kampioneve nëpërmjet Serisë A, ose nuk kanë të drejtë të luajnë në kompedicionet e UEFA-s për arsye të ndryshme, vendin e fiton ekipi i dytë më lartë i renditur në ligë.

Kompedicioni përbëhet gjithsej nga tetë raunde. Turnamenti fillon në gusht me raundin e parë që luhet vetëm nga ekipet e ligave të ulëta – ekipe që luajnë jashtë dy ligave kryesore. Klubet e Serisë B fillojn turnamentin nga raundi i dytë kurse dymbëdhjetë ekipet të renditura më poshtë në Serinë A bazuar nga renditja e sezonit të kaluar (përveç rastit kur ato konkurojnë në kompedicione europiane atë vit) e fillojnë turnamentin nga raundi i tretë para përfundimit të gushtit. Tetë ekipet e tjera të mbetura të Serisë A i bashkohen turnamentit në raundin e katërt në janar, ku ngelen rreth 16 ekipe. Raundi i 16-tave, çerek-finalet dhe ndeshja e parë e gjysëm-finaleve luhen rresht me shpejtësi pas mbarimit të raundit të katërt dhe ndeshja e dytë e gjysëm-finaleve luhet një muaj më vonë, në prill para finales së luajtur në maj. Finalja me ndeshje vajtje-ardhje u hoq që nga sezoni 2007–08 duke i hapur rrugën finales së vetme që zhvillohet Stadio OlimpicoRomë.[1]

Faza Raudni Klube
të mbetura
Klube
të përfshira
Fituesit nga
raundi i mëparshëm
Hyrje të reja
këtë raund
Ligat që kanë hyrë në këtë raund
Faza e parë Raundi i parë 78 36 ska 36 Ekipe nga Seria C dhe Seria D
Raundi i dytë 60 40 18 22 Seria B
Raundi i tretë 40 32 20 12 Ekipet më poshtë të renditura të Serisë A
Raundi i katërt 24 16 16 ska ska
Faza e dytë Raundi i 16-tave 16 16 8 8 Ekipet më të larta të renditura të Serisë A
Çerek-finalet 8 8 8 ska ska
Gjysëm-finalet 4 4 4 ska ska
Finalja 2 2 2 ska ska

Fituesit ndër vite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kupa e Italisë

Performanca nga klubet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubi Fituesit Fituesit në vite
Juventus
13
1938, 1942, 1959, 1960, 1965, 1979, 1983, 1990, 1995, 2015, 2016, 2017, 2018
Roma
9
1964, 1969, 1980, 1981, 1984, 1986, 1991, 2007, 2008
Lazio
7
1958, 1998, 2000, 2004, 2009, 2013, 2019
Internazionale
7
1939, 1978, 1982, 2005, 2006, 2010, 2011
Fiorentina
6
1940, 1961, 1966, 1975, 1996, 2001
Milan
5
1967, 1972, 1973, 1977, 2003
Torino
5
1936, 1943, 1968, 1971, 1993
Napoli
5
1962, 1976, 1987, 2012, 2014
Sampdoria
4
1985, 1988, 1989, 1994
Parma
3
1992, 1999, 2002
Bologna
2
1970, 1974
Vicenza
1
1997
Atalanta
1
1963
Venezia
1
1941
Genoa
1
1937
Vado
1
1922
Total
67
Klubi Finalet Vitet e finaleve
Juventus
18
1938, 1942, 1959, 1960, 1965, 1973, 1979, 1983, 1990, 1992, 1995, 2002, 2004, 2012, 2015, 2016, 2017, 2018
Roma
17
1937, 1941, 1964, 1969, 1980, 1981, 1984, 1986, 1991, 1993, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2013
Milan
14
1942, 1967, 1968, 1971, 1972, 1973, 1975, 1977, 1985, 1990, 1998, 2003, 2016, 2018
Internazionale
13
1939, 1959, 1965, 1977, 1978, 1982, 2000, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011
Torino
13
1936, 1938, 1943, 1963, 1964, 1968, 1970, 1971, 1980, 1981, 1982, 1988, 1993
Fiorentina
10
1940, 1958, 1960, 1961, 1966, 1975, 1996, 1999, 2001, 2014
Lazio
9
1958, 1961, 1998, 2000, 2004, 2009, 2013, 2015, 2017
Napoli
9
1962, 1972, 1976, 1978, 1987, 1989, 1997, 2012, 2014
Sampdoria
7
1985, 1986, 1988, 1989, 1991, 1994, 2009
Parma
5
1992, 1995, 1999, 2001, 2002
Palermo
3
1974, 1979, 2011
Hellas Verona
3
1976, 1983, 1984
Atalanta
3
1963, 1987, 1996
Genoa
2
1937, 1940
Venezia
2
1941, 1943
Bologna
2
1970, 1974
Alessandria
1
1936
Novara
1
1939
SPAL
1
1962
Catanzaro
1
1966
Padova
1
1967
Cagliari
1
1969
Ancona
1
1994
Vicenza
1
1997
Vado
1
1922
Udinese
1
1922
Total
140

Shënim: nga 1968 deri te 1971, Federata italiane prezantoi një grup final në vend të gjysem-finaleve dhe finaleve. Për barazi statistikore, vetëm kampionët dhe ndjekësit (vendi i dytë) i këtyre grupeve janë llogaritur si finalista. Për më tepër, në 1971, një ndeshje vendimtare midis dy klubeve më të mira luhej për të vendosur trofeun.

  1. ^ "Ja kur zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Italisë". infokusi.com. 9 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 25 tetor 2018.