Alfabeti shqip: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 42: Rreshti 42:
Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i gjetur me siguri është ''[[Formula e pagëzimit|Formula e Pagëzimit]],'' e shkruar më 1462 nga [[Pal Engjëlli]] me alfabet latin.<ref name="Newmark2" /> Përbën një fjali të shkurtër që mund të përdorej nga të afërmit në pragun e vdekjes që e kishin të pamundur të shkonin tek kisha.
Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i gjetur me siguri është ''[[Formula e pagëzimit|Formula e Pagëzimit]],'' e shkruar më 1462 nga [[Pal Engjëlli]] me alfabet latin.<ref name="Newmark2" /> Përbën një fjali të shkurtër që mund të përdorej nga të afërmit në pragun e vdekjes që e kishin të pamundur të shkonin tek kisha.


Pesë shkrimtarët shqiptarë të shekujve XVI-XVII ([[Gjon Buzuku|Buzuku]], [[Lekë Matrënga|Matrënga]], [[Pjetër Budi|Budi]], [[Frang Bardhi|Bardhi]] e [[Pjetër Bogdani|Bogdani]]) që përbëjnë bërthamën e letrave shqipe, të gjithë shkruajtën me alfabet latin. Ky alfabet u mbajt nga shkrimtarët në viset veriore shqiptare deri në fillim të shek. XX dhe është i njohur përgjithësisht me emrin ''[[Alfabeti i Shkodranishtes së vjetër]]'' për Doktrina e Bogdanit e deri me botimet e shtypshkronjës "Zoja e Paperlyeme" që nisën më 1870 në [[Shkodra|Shkodër]]''.''<ref>{{Cite book|title=Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore|last=Rrota|first=Justin|publisher=Botime Françeskane|year=2006|isbn=99943-696-9-5|location=Shkodër|pages=113}}</ref>
Pesë shkrimtarët shqiptarë të shekujve XVI-XVII ([[Gjon Buzuku|Buzuku]], [[Lekë Matrënga|Matrënga]], [[Pjetër Budi|Budi]], [[Frang Bardhi|Bardhi]] e [[Pjetër Bogdani|Bogdani]]) që përbëjnë bërthamën e letrave shqipe, të gjithë shkruajtën me alfabet latin. Ky alfabet u mbajt nga shkrimtarët në viset veriore shqiptare deri në fillim të shek. XX dhe është i njohur përgjithësisht me emrin ''[[Alfabeti i Shkodranishtes së vjetër]]'' nga Doktrina e Bogdanit e deri me botimet e shtypshkronjës "Zoja e Paperlyeme" që nisën më 1870 në [[Shkodra|Shkodër]]''.''<ref>{{Cite book|title=Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore|last=Rrota|first=Justin|publisher=Botime Françeskane|year=2006|isbn=99943-696-9-5|location=Shkodër|pages=113}}</ref>


Intelektuali grek Anastas Milo, në një fjalim të tij në Akademinë e Berlinit (afërsisht 1702) përmend një alfabet shqiptar të thurur "rishtazi" nga Kozma Qiprioti, peshkop i Durrësit. Pandehet se ky alfabet shërbeu më pas për [[Anonimi i Elbasanit|Ungjillin e Elbasanit]]. Anastasi e quante Kozmain "[[Kadmi]] i Shqipërisë".<ref>[https://books.google.gr/books?id=AQJj5_pYxtIC&pg=PA8&lpg=PA8&dq=%CE%B1%CE%BD%CE%B1%CF%83%CF%84%CE%AC%CF%83%CE%B9%CE%BF%CF%82+%CE%BC%CE%B9%CF%87%CE%B1%CE%AE%CE%BB&source=bl&ots=gvLHRJ80D6&sig=ivD-VtZg6r9U_Qc-8e0gMijiwf8&hl=el&sa=X&ved=0ahUKEwi8lPOwmpnQAhVGbRQKHcygBsQQ6AEIVDAN#v=onepage&q&f=false Minaoglou Charalampos, "Anastasios Michael and the Speech about Hellenism", Athens, 2013, p. 37 and note 90] në gjuhën greke.</ref>
Intelektuali grek Anastas Milo, në një fjalim të tij në Akademinë e Berlinit (afërsisht 1702) përmend një alfabet shqiptar të thurur "rishtazi" nga Kozma Qiprioti, peshkop i Durrësit. Pandehet se ky alfabet shërbeu më pas për [[Anonimi i Elbasanit|Ungjillin e Elbasanit]]. Anastasi e quante Kozmain "[[Kadmi]] i Shqipërisë".<ref>[https://books.google.gr/books?id=AQJj5_pYxtIC&pg=PA8&lpg=PA8&dq=%CE%B1%CE%BD%CE%B1%CF%83%CF%84%CE%AC%CF%83%CE%B9%CE%BF%CF%82+%CE%BC%CE%B9%CF%87%CE%B1%CE%AE%CE%BB&source=bl&ots=gvLHRJ80D6&sig=ivD-VtZg6r9U_Qc-8e0gMijiwf8&hl=el&sa=X&ved=0ahUKEwi8lPOwmpnQAhVGbRQKHcygBsQQ6AEIVDAN#v=onepage&q&f=false Minaoglou Charalampos, "Anastasios Michael and the Speech about Hellenism", Athens, 2013, p. 37 and note 90] në gjuhën greke.</ref>

Versioni i datës 6 mars 2018 17:51

Alfabeti shqip është një variant i alfabetit latin i përdorur për të shkruar gjuhën shqipe. Përbëhet nga tridhjetë e gjashtë shkronja, nga të cilat shtatë janë zanore dhe njëzet e nëntë janë bashkëtingëllore.

Radhitja alfabetike e shkronjave

Shkronjat e mëdha të shtypit A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M
N Nj O P Q R Rr S Sh T Th U V X Xh Y Z Zh
Shkronjat e mëdha të shkrimit A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M
N Nj O P Q R Rr S Sh T Th U V X Xh Y Z Zh
Shkronjat e vogla të shtypit a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m
n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh
Shkronjat e vogla të shkrimit a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m
n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh

Historia

E para herë që përmendet shkrimi shqip vjen nga dokumenti kishtar katolik i 1332, shkruar ose nga arqipeshkvi Guillaume Adam, ose nga murgu Brokard ku pasqyrohet Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris ("Arbërit vërtetë kanë një gjuhë tjetër prej latinëve. Megjithatë, ata përdorin shkronja latine në të gjithë librat e tyre").[1][2] Ka studjues që e interpretojnë sikur arbërit e kohës shkruanin edhe latinisht, jo medoemos gjuhën arbërore me shkronja latine.[3]

Historia e alfabeteve të mëpasme të shqipes lidhet ngusht me ndikimin fetar tek shqiptarët. Shkrimtarët nga viset veriore përdornin alfabetin latin nën ndikimin e Kishës Katolike, ndërsa ata nga viset jugore në alfabetin grek nga ndikimi i Kishës Ortodokse, të tjerë me alfabetin arab nga ndikimi i Islamit. Përgjatë viteve 1750-1850 pati përpjekje për thurjen e një alfabeti origjinal shqiptar. Alfabeti i tanishëm është njëri nga dy variantet që u aprovuan në Kongresin e Manastirit, mbajtur nga intelektualët shqiptarë.

Alfabete të përdorura në letërsinë e hershme

E para referencë ndaj shkronjave latine ka qenë në një dorëshkrim mesjetar në latinisht më 1332[4]. Ndërsa pretendimi për zbulimin e parë të gjuhës arbërore është një dorëshkrim i Teodor Shkodranit më 1210, me gjasë i shkruar me alfabet latin.

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i gjetur me siguri është Formula e Pagëzimit, e shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli me alfabet latin.[5] Përbën një fjali të shkurtër që mund të përdorej nga të afërmit në pragun e vdekjes që e kishin të pamundur të shkonin tek kisha.

Pesë shkrimtarët shqiptarë të shekujve XVI-XVII (Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani) që përbëjnë bërthamën e letrave shqipe, të gjithë shkruajtën me alfabet latin. Ky alfabet u mbajt nga shkrimtarët në viset veriore shqiptare deri në fillim të shek. XX dhe është i njohur përgjithësisht me emrin Alfabeti i Shkodranishtes së vjetër nga Doktrina e Bogdanit e deri me botimet e shtypshkronjës "Zoja e Paperlyeme" që nisën më 1870 në Shkodër.[6]

Intelektuali grek Anastas Milo, në një fjalim të tij në Akademinë e Berlinit (afërsisht 1702) përmend një alfabet shqiptar të thurur "rishtazi" nga Kozma Qiprioti, peshkop i Durrësit. Pandehet se ky alfabet shërbeu më pas për Ungjillin e Elbasanit. Anastasi e quante Kozmain "Kadmi i Shqipërisë".[7]

Bashkëtingëlloret

Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe
B C Ç D Dh F G Gj H J K L Ll M N
Nj P Q R Rr S Sh T Th V X Xh Z Zh
Bashtingëlloret klasifikohen
  • a) Sipas vendit të formimit:
– buzore: p, b, m, f, v
– dhëmbore: t, d, th, dh, ll
– alveolare: c, x, n, s, z, l, rr, r
– paraqiellzore: ç, xh, sh, zh
– qiellzore: q, gj, nj, j
– prapaqiellzore: k, g, h
  • b) Sipas pjesëmarrjes ose jo të zërit dhe zhurmave, ndahen në:
– të zëshme: d, z, zh, x, xh, g, gj, dh, v, b, m, n, nj, j, l, ll, r, rr
– të pazëshme: t, s, sh, c, ç, q, k, th, f, p, h

Zanoret

Zanoret
A E Ë I O U Y
Zanoret klasifikohen
  • a) Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, ndahen në:
– të përparme: i, y, e
– qendrore: ë, a
– të prapme: u, o
  • b) Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, ndahen në:
– të hapura: a
– gjysmë të mbyllura: ë, e, o
– të mbyllura: i, y, u
  • c) Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve në formimin e tyre, ndahen në:
– të buzërzuara: y, u, o
– jo të buzërzuara: i, ë, a, e

Shih dhe

Referencat

  1. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening. Princeton: Princeton University Press. fq. 111. ISBN 9781400847761. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Elsie, Robert (2003). Early Albania: a reader of historical texts, 11th-17th centuries. Harrassowitz. fq. 28–30. ISBN 978-3-447-04783-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Brian Joseph, Angelo Costanzo, and Jonathan Slocum. "Introduction to Albanian". University of Texas at Austin. Marrë më 6 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) [1]
  4. ^ Newmark, Leonard; Philip Hubbard; Peter R. Prifti (1982). Standard Albanian: a reference grammar for students. Andrew Mellon Foundation. Marrë më 2010-05-28. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Newmark2
  6. ^ Rrota, Justin (2006). Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 113. ISBN 99943-696-9-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Minaoglou Charalampos, "Anastasios Michael and the Speech about Hellenism", Athens, 2013, p. 37 and note 90 në gjuhën greke.