Lekë Matrënga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lekë Matrënga i njohur edhe si Llukë Matranga (Hora e Arbëreshëvet 1567 - Palerma, 1619 ) ishte një prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçilia, Itali. Në vitin 1592 botoi vjershën e parë në gjuhën arbërishte me titullin "Këngë e përshpirtshme".[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lekë Matrënga ishte prift arbëresh i ritit bizantinë nga Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi, PA), qytezi shqiptar më i madh dhe i popolluar në Siçili të Italisë. Student në Kolegjin "Grekë" e Shën Athanasit (Collegio Greco di Sant'Atanasio) në Romë, themeloi në vendin e lindjes një shkollë.

Libri i tij me emrin "E Mbsuame e Krështerë", shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas "Mesharit" të Gjon Buzukut.[2] Matranga përdor për tekstin e tij gjuhën arbëreshe të folur në Horën e Arbëreshëvet, ndryshuar nga disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohet edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë të përkthyera po në gjuhën shqipe.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • E mbsuame e krështerë (Romë,1592), e njohur edhe në italisht si "Dottrina Cristiana".

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Londër: Rowman & Littlefield. fq. 296.
  2. ^ Shkurtaj, Gjovalin; Hysa, Enver (2001). Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut. Tiranë: Toena. ISBN 99927-1-454-9.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]