3.800
edits
v |
|||
== Jeta ==
Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës,<ref name=":0">[[Agron Alibali|Alibali A]]., ''Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”,'' [[Gazeta Shqiptare|Gazeta shqiptare]] ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.</ref>
Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në [[Trieste]], [[Rijeka|Fiume]], Sulina ([[Rumania|Rumani]]), [[Narta|Artë]] e [[Korfuzi (qyteti)|Korfuz]] dhe si konsull në [[Varna]] të [[Bullgaria|Bullgarisë]]. Në janar 1913 e deri në fillimin e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.
Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të [[Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë|Qeverisë së Vlorës]] në [[Konferenca e Ambasadorëve|Konferencën e Ambasadorëve]] në [[Londra|Londër]] më 1913 bashkë me [[Rasih bej Dino|Rasih bej Dinon]] dhe [[Filip Noga|Filip Nogën]].<ref>Pearson O., [https://books.google.com/books?id=3_Sh3y9IMZAC&pg=PA37&dq=Rasik+Dino&hl=en&ei=MVtDTOzdFNjNjAeP-rQX&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCsQ6AEwAA#v=onepage&q=Rasik%20Dino&f=false ''Albania and King Zog: independence, republic and monarchy 1908-1939'']. I.B.Tauris. 2004 fq. 37. ISBN 1-84511-013-7.</ref>
Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë [[Sulejman bej Delvina|Delvina]] të dalë nga [[Kongresi i Lushnjes|Kongresi i Lushnjës]]. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në [[Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut|Britaninë e Madhe]].<ref name=":2" />
Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në [[Mbretëria Jugosllave|Jugosllavi]], ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë [[Rexhep bej Mitrovica|Mitrovica]], por nuk e pranoi detyrën.
Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.
Jetoi në [[Italia|Itali]], derisa ndërroi jetë në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.<ref name=":2" />
== Shkrime ==
* ''Ç'bën Greqia sot?'', fletorja "Telegraf" nr. 110, dt. 15 prill 1928, fq. 2-3.<ref>{{Cite book|title=Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek|last=Hoxha|first=Ibrahim|authorlink=Ibrahim D. Hoxha|publisher=Hasan Tahsini|year=2000|isbn=|location=Tiranë|pages=132|oclc=52547366}}</ref>
== Burime ==
|
edits