Thtjani
Thtjan | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 62 |
Thtjan ose Ftjan[1] (malazezisht : Тејани/Tejani) është vendbanim në Komunën e Tivarit në Mal të Zi. Sipas regjistrimit të vitit 2003 ka pasur 202 banorë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Thtjan jetojnë 75 banorë të moshës madhore, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 40,9 vjeç. Në këtë vendbanim janë 25 ekonomi familjare, me mesatarisht nga 3,72 anëtarë. Ky vendbanim krejtësisht është i banuar nga shqiptarët.
Viti | Popullsia | Lëvizja e pop. gjatë shek. të XX-të |
---|---|---|
1948 | 305 | |
1953 | 288 | |
1961 | 292 | |
1971 | 261 | |
1981 | 185 | |
1991 | 240 | |
2003 | 202 | |
2011 | 62 |
Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së Malit të Zi, Thtjani ka pasur 62 banor, 23 ekonomi familjare dhe 37 banesa.[2]
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për fat të keq, sot shkolla në Thtjan ka vetëm 6 nxënës. Shpërngulja, sidomos e të rinjve gjatë kohës së fundit, ka ndikuar që numri i nxënësve në këtë shkollë të jetë për çdo vit e më i vogël. Megjithatë, mund të thuhet se Thtjani (Thtjani) ka qenë burim i intelektualëve të shumtë. Me shpresë se shpërnguljes një ditë do t'i vijë fundi, s'ka dyshim se nënqielli blu i Rumisë edhe më tutje do të nxjerr nga gjiri i vet njerëz të ditur dhe kombëtarë.
Mësuesit që punuan me vullnet të pashoq : Riza Hoxha, Razan Jahja, Brahim Rexha, Syla Kurti, Myrta Cura, Hysejn Cukaj, Ali Cukaj, Smajl Hoxhiqi (prej Muriqit, i cili këtu punoi më s'shumti), Zija Bardhe dhe Hajdar Mujeziqi (ky i fundit punon edhe tash aty).
Personalitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pr Hazrije Mustafiq (profesor i mjekësisë, kardiolog dhe epidemiolog)
- dr Ahmet Maraj (internist kardiolog),
- Qamil Maraj (profesor i gjuhës shqipe),
- Qazim Muja (piktor),
- Selatin Maraj (ekonomist),
- Nura Mustafa (ekonomist),
- Berhan Gjinaj (ekonomist),
- Xhelal Muja (profesor i matematikës),
- Rasim Muja (profesor i frangjishtës),
- Adem Gjinaj (ekonomist),
- Gjergj Pepgjoni (jurist),
- Qamil Muja (orientalist),
- dr Selatin Bogdani-Kraja.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti: Tivari dhe fshatrat: Arbëneshi | Bartulla | Belisha | Besa | Bërca | Boboshti | Boljeviqi | Boshnjaci | Bujgëri | Bukoviku | Braqeni | Bregu | Burtaishi | Bërçela e Poshtme | Bërçela e Sipërme | Brisku i Poshtëm | Brisku i Sipërm | Çeluga | Dabeziqi | Dedaj | Dupilo | Fusha | Gërdoviqi | Gështenja | Gluhi Do | Godenja | Gorana e Madhe | Gorana e Vogël | Gurrëza | Gjengjinoviqi | Gjuraçi | Gjurmani | Katundi i Madh | Kërrica | Kunja | Krushevica | Komarno | Ljarja | Limjani | Lukaj | Maçuga | Martiqi | Mikuliqi i Madh | Mikuliqi i Vogël | Milevci | Muriqi i Poshtëm | Muriqi i Sipërm | Mishiqi | Nënmali | Orahova | Ostrosi i Madh | Ostrosi i Vogël | Ovtoqiqi | Papani | Pecaj | Peçurica | Pelika | Pinçi | Poda | Popratnica | Selca | Skjea | Sotoniqi | Sozina | Spiçi | Sustashi | Shushani | Tërnova | Tivari i Vjetër | Togjemili | Tomba | Tomiqi | Turçini | Thtjani | Ujëmira | Utërga | Vëllimbushi | Viri | Zagragja | Zalefi | Zankoviqi | Zgrade | Zupca
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ^ Nail Draga ; Kërkime Gjeografike 9, Prishtinë 1987.
- ^ http://www.monstat.org/userfiles/file/popis2011/saopstenje/knjiga_prvi%20rezultati(1).pdf