Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/14

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Arjen Robben në 2013.

Arjen Robben (lindur më 23 janar 1984), është një futbollist profesionist holandez i cili luan si anësor për klubin gjerman Bayern Munich. Ai mund të luaj në të dyja krahët e mesfushës, dhe njihet për shpejtësinë, driblimet, dhe krosimet e tij, si dhe për gjuajtjet e sakta nga distanca nga krahu i djathtë me këmbën e majtë.

Robben nisi karrierën si profesionist me Groningenin, ekip me të cilin ai u shpall lojtari i vitit në sezonin 2001–02 të Eredivisies. Dy vite më vonë ai u transferua tek PSV, ku u shpall Lojtari i ri i vitit i Holandës dhe fitoi një kampionat. Një vit më vonë, shërbimet e Robben u kërkuan nga disa klube angleze, dhe pas shumë negociatave të zgjatura ai u transferua tek Çelsi. Debutimi i tij me klubin londinez në fillim u shty për shkak dëmtimi, por pas rikuperimit kontriboi në fitimin e dy titujve rresh në Premier League, duke u shpall gjithashtu edhe Lojtari i muajit në nëntor 2005. Pasi sezoni i tij i tretë në Angli u prish nga dëmtimet, Robben kaloi tek klubi spanjoll Real MadridLa Liga për 35 milion €.

Në gusht 2009, Robben firmosi në Gjermani me Bayern Munich për rreth 25 milion €, dhe shënoi dy gola në debutim. Në sezonin e tij debutues në Mynih, Bayern fitoi kampionatin, i pesti në tetë sezonet e fundit. Tre vite më vonë, ai shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve në 2013. Ai u shpall edhe në skuadrën më të mirë të kompeticionit. Robben ka luajtur edhe në finalen e Kupës së Botës 2010, të cilën Holanda e humbi kundër Spanjës, me Robben që humbi dy raste të mira për shënim. Në 2014, ai u shpall në formacionin më të mirë të FIFPro dhe u rendit i katërti në garën e Topit të artë.

Robben ka qenë një lojtar i Holandës për 14 vite, duke luajtur 96 ndeshje e shënuar 37 gola. Me tulipanët ai ka luajtur në edicionet 2004, 2008 dhe 2012UEFA Kampionatit Evropian, si dhe në edicionet 2006, 2010 dhe 2014FIFA Kupës së Botës; në edicionin 2014 ai u nderua me çmimin Topi i bronztë dhe u përfshi edhe në ekipin All-Star. Në 2014, Robben u shpall si lojtari i katërt më i mirë i botës nga The Guardian.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...