Jump to content

Academy Award

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çmimi Oskar)
Academy Award
Statujë e çmimit Oscar
PërshkrimiPërsosmëri në arritjet e kinematografisë
ShtetiShtetet e Bashkuara
Prezantuar ngaAcademy of Motion Picture Arts and Sciences
Çmimi i parë16 maj 1929
UebfaqjaOscars.org

Academy Award ose Oscar (origj. Academy Award of Merit) është një çmim nga organizata e filmografisë amerikane Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS)[1] për përsosmërinë profesionale në industinë e filmit, duke përfshirë këtu regjisorët, aktorët dhe skenaristët. Ceremonia zyrtare në të cilën bëhet ndarja e çmimeve është një nga ceremonitë e ndarjes së çmimeve më të shquara në botë, dhe transmetohet drejtpërdrejt në televizion në më shumë se 200 vende çdo vit. Ajo është gjithashtu ceremonia më e vjetër e ndarjes së çmimeve në media, ekuivalentet e saj, Grammy Awards (për muzikë), Emmy Awards (për televizion), dhe Tony Awards (për teatër) janë modeluar pas Academy Award.

AMPAS fillimisht u konceptua nga studio Metro-Goldwyn-Mayer, me udhëheqës Louis B. Mayer, si një organizatë profesionale nderi për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit në industrinë e filmit. Oscari u nis më vonë nga Akademia si një çmim i "meritës për arritje të veçantë" në industrinë e filmit.[2]

Ceremonia e parë e Academy Award u mbajt në 16 maj, 1929, në Hotel RooseveltHollywood, për filmat e shfaqur gjatë viteve 1927/1928.

Ritualin e ndarjes së çmimeve në vitin 1929, për një orë, e ka dhënë transmetimi në radio. Kurse, transmetimet televizive të kësaj ngjarje të madhe kanë filluar në vitin 1953. Ndahen edhe çmime për kategori të tjera si, realizimi më i mirë teknik; kinematografi më e mirë; për grimin, disenjin e kostumeve, zërin, efektet pamore; çmime nderi të karrierës etj.

Filmat më të suksesshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një kohë të gjatë ishte filmi Ben Hur (1960) për nga numri i kategorive të fituara filmi më i sukseshëm në historinë e The Oscars. Ai fitoi në 11 kategori. Deri sa në vitin 1998 filmi Titanic gjithashtu fitoi në 11 Kategori. Vetëm 6 vjet më vonë filmi The Lord of the Rings: The Return of the King fitoi gjithashtu 11 çmime Oscar. Ky film është edhe filmi i vetëm i cili i ka fituar të gjitha kategoritë për të cilat është emëruar.

Kategoritë Filmi më i mirë, Regjia më e mirë, Aktori më i mirë, Aktorja më e mirë, si dhe Skenari më i mirë vlejnë si kategoritë më të rëndësishme.

Pamja, madhësia, pesha

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sa i përket statujës “Oscar”, e cila në fakt është shpërblimi i marrë, ende nuk dihet se nga i ka ardhur ky emër. Megjithatë, figura në formën e njeriut është shumë e vlefshme: përbëhet nga ari dhe bronzi; është e gjatë 34.3 centimetra dhe peshon 3.9 kilogramë. Është krijuar nga skulptori amerikan Xhorxh Stenlli.

Vendi i shpërblimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve spektakli i The Oscars u mbajt në disa vende të ndryshme:

  • The Blossom Room në Hollywood Roosevelt Hotel (1929)
  • The Cocoanut Grove në Ambassador Hotel (1930, 1940, 1943)
  • The Fiesta Room në Ambassador Hotel (1930, 1932, 1934)
  • The Sala D’Oro në Biltmore Hotel (1931)
  • The Biltmore Bowl në Biltmore Hotel (1935–1939, 1941, 1942)
  • Grauman’s Chinese Theatre (1944–1946)
  • The Shrine Civic Auditorium (1947, 1948, 1988, 1989, 1991, 1995, 1997, 1998, 2000, 2001)
  • The Academy Award Theater (1949)
  • The RKO Pantages Theatre (1950–1952, 1958–1960)
  • The Santa Monica Civic Auditorium (1961–1968)
  • The Dorothy Chandler Pavilion (1969–1987, 1990, 1992–1994, 1996, 1999)
  • The Kodak Theatre (prej vitit 2002)

Prej vitit 1953 deri në vitin 1957 ceremonia u mbajt në New York e jo në Los Angeles:

  • NBC International Theatre (1953)
  • NBC Center Theatre (1954)
  • NBC Century Theatre (1956, 1957)

Academy Awards (Oscars) jepën çdo vit në kategoritë e mëposhtme:

Kategoria Emërtimi origjinal Nga viti
Flimi më i mirë Motion Picture of the Year 1929
Aktori kryesor Actor in a Leading Role 1929
Aktorja kryesore Actress in a Leading Role 1929
Regjia Directing 1929
Drejtori artistik Art Direction 1929
Kinematografia Cinematography 1929
Skenari i adaptuar Writing, Screenplay Based on Material Previously Published 1929
Skenari origjinal Writing, Screenplay Written Directly for the Screen 1929
Miksimi i zërit Sound Mixing 1930
Filmi i shkurtër - Animacion Short Film - Animated 1932
Filmi i shkurtër - Artistik Short Film - Live Action 1932
Montazhi Film Editing 1935
Muzikë - Kënga origjinale Music - Original Song 1935
Muzikë - Instrumentalet origjinale Music - Original Score 1935
Muzikë - Muzikali origjinal Music - Original Musical ????
Aktori dytësor Actor in a Supporting Role 1937
Aktorja dytësore Actress in a Supporting Role 1937
Efektet vizuale Visual Effects 1940
Filmi dokumentar, metrazh i gjatë Documentary, Feature 1942
Filmi dokumentar, metrazh i shkurtër Documentary, Short Subject 1944
Filmi i huaj Foreign Language Film of the Year 1947
Kostumografia Costume Design 1949
Montazhi i zërit Sound Editing 1964
Makijazhi Makeup 1982
Filmi i animuar Animated Feature Film of the Year 2002
  1. ^ "About the Academy Awards" (në anglisht). Academy of Motion Picture Arts and Sciences. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2007. Marrë më 13 prill 2007.
  2. ^ Essex, Andrew (14 maj 1999). "The Birth of Oscar" (në anglisht). Entertainment Weekly. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2013. Marrë më 2 mars 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]