Jump to content

Armada e VII-të Portugeze e Indisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Armada e VII-të Portugeze e Indisë
Pikturë e Armadës së VII-të Indisë (Almeida, 1505), nga Memória das Armadas, rr. 1568.
LlojiFlotë detare
Radhae VII-ta
Pjesë eArmadat Portugeze të Indisë
Objektivindërtimi i 5 fortesave, shkatërrimi i qyteteve armike dhe krijimi i nën-mbretërisë portugeze në Oqeanin Indian.
Data e nijsej1505
Vendi i nisjesLisbonë
Data e rikthimit23 maj – dhjetor 1506
Vendi i rikthimitLisbonë
RrjedhojatHegjemonia portugeze në Oqeanin Indian
Numri i njerëzve1500 të armatosur, 1000 anëtarë ekuipazhi
KomandantFrancisco de Almeida
Anije21
FinacimiKurora portugeze dhe privatë
Armada e mëparshmeArmada e VI-të Portugeze e Indisë
Armada pasueseArmada e VIII-të Portugeze e Indisë

Armada e VII-të Portugeze e Indisë (Portugalisht: 7.ª Armada da Índia) u përgatit me urdhër të Manuelit I të Portugalisë në 1505 dhe u vu nën komandën e Don Francisco de Almeida-s, nën-mbreti i parë portugez i Indisë. Ekspedita synonte të siguronte dominimin detar portugez në Oqeanin Indian, duke vendosur një seri fortesash bregdetare në vende strategjike (Sofala, Kilva, Anxhediva, Kananore) dhe duke nënshtruar qytetet e perceptuara si kërcënime vendore (Kilva, Mombasa, Onori). Ishte ekspedita e parë e madhe e dërguar deri atëherë nga PortugaliaNënkontinentin Indian, që krijoi formalisht shtetin e Indisë Portugeze (Estado da Índia).

Deri në vitin 1504, Kurora Portugeze tashmë kishte dërguar gjashtë armada në Indi. Ekspeditat kishin nisur armiqësitë me Kalikutin (Calecute, tani Kozhikode), nyja kryesore ekonomike e piperitKerala dhe qytet-shteti mbizotërues në Bregun indian të Malabarit. Për tju kundërvënë fuqisë së qeverisë së zamorinit të Kalikutit (Kozhikodes), portugezët farkëtuan aleanca dhe vendosën pika tregtie në tre shtete më të vogla rivale, Koçini (Cochim, tani Koçi), Kananore (Canonor, tani Kanur) dhe Kuilon (Coulão, Qilon, tani Kollam).

Kur armadat portugeze stacionoheshin në Indi (nga gushtijanar), pozicioni luzitan në Nënkontinent ishte i sigur: flota e Kozhikodes në fakt nuk mund të krahasohej me teknologjinë superiore navale dhe artilerinë portugeze. Por në muajt pranëverorë dhe verorë, kur armada mungonte, feitoria-t ishin, përkundrazi, shumë të dobëta: ushtritë e zamorinit të Kozhikodes gati e kishin pushtuar dy herë Koçin. Armada e V-të Portugeze e Indisë (Afonso de Albuquerque, 1503) kishte ngritur një fortesë të vogël prej druri në Koçi (Fortesa Sant'Iago, pak më vonë e ripagëzuar Fortesa Manuel), për të mbrojtur feitoria-t. Armada e VI-të Portugeze e Indisë (Lopo Soares de Albergaria, 1504) kishte lënë një garnizon më të madh dhe një patrullë të vogël bregdetare për të bezdisur Kozhikoden dhe të mbronte qytetet aleate, por kjo ishte e pamjaftueshme kundër zamorinit që mund të mblidhte një ushtri prej dhjetëra mijëra ushtarësh. Sigurisht, ndërsa armata e Kozhikodes kishte qenë mundur në betejën e Koçit (1504), ishte një betejë e fituar me vështirësi, ndërsa herën tjetër ai mund të kishte më shumë fat.

Manueli I i Portugalisë si Mbreti David, detaj nga pala e altarit të Trinisë së Lisbonës, rreth 1537. I frymëzuar nga synimet e kryqëzatës, Manueli u dha çështjeve indiane të Kurorës një drejtim politiko-ushtarak radikal në krahasim me shfrytëzmin e thjeshtë ekonomik nga kushëriri Zhoao.

Zamorini e kuptoi shpejt urgjencën e baraspeshimit të fuqisë navale dhe artilerisë. Për këtë ai thirri partnerët e tij të vjetër në tregtinë e erëzave. Venecianëti dërguan disa inxhinierë ushtarakë për të ndihmuar zamorinin të farkëtonte topa evropianë. Ndërsa Perandoria Osmane i dërgoi disa ngarkesa me armë moderne zjarri. Por faktori kryesor, që mungonte, ishte një flotë që mund të përballej me portugezët në det. Fuqia e vetme myslimane afër zamorinit, që mund tia siguronte ishte Sulltanati i Egjiptit me arsenalet e tij në Detin e Kuq: p.sh. në Xhedah, i zgjeruar së fundi) ku mund të ndërtohej një flotë. Por, megjithë kërkesat e zamorinit, Venecies, sulltanit të Guxharatit dhe bashkësisë së tregtarëve arabë të përtej detit, sulltani Mamluk qe i ngadaltë për të reaguar ndaj kërcënimit portugez në Oqeanin Indian. Qe vetëm në vitin 1503 ose 1504, kur zyrtarët e tij të thesarit raportuan se si veprimtaritë portugeze po fillonin të bënin një gropë në thesarin mamluk (duke i lëkundur të ardhurat doganore të tregtisë së erëzave dhe qarkullimit të pelegrinëve), që sulltani mamluk më në fund u nxit të vepronte. Filluan kështu përgatitjet e fshehta për ndërtimin e një flote koalicioni në portet e Detit të Kuq, për të larguar portugezët nga Oqeani Indian.

Në shtator/tetor 1504 (ose ndoshta 1503), sulltani mamluk i Egjiptit Al-Ashraf Kansuh al-Ghori dërgoi një ambasadë në Romë nëpërmjet Priorit të Madh të Manastirit të Shën Katerinës (Egjipt), duke kërkuar me zemërim që papa Juli II ti ndalonte portugezët ndryshe ai do të bënte që pelgrinët e krishterë në Tokën e Shenjtë të pësonin të njëjtin trajtim siç i trajtonin luzitanët pelegrinët myslimanë për në Mekë.[1] Kërcënimi u përcoll në Lisbonë nga papa i shqetësuar po shërbeu vetëm që të paralajmëronte mbretin Manueli I i Portugalisë që gjiganti i përgjumur mamluk ishte zgjuar dhe se po afrohej një rrezik për të cilin portugezët duhet të garantonin pozicionin e tyre në Oqeanin Indian para se të ishte vonë.[shpjegime 1]

Pozicioni portugez ishte vërtet i pasigurt, jo vetëm në Indi, por edhe në Afrikën Lindore. Aleati i vjetër i vetmi i besueshëm afrikan ishte Malindi (Melinde), por për etapat e ndërmjetme për ta arritur ishin të dobëta. Qytet-shteti i fuqishëm i Kilvës (Quíloa) mbizotëronte bregun e Afrikës Lindore dhe ishte në mënyrë të vendosur armiqësor ndaj ndërhyrjeve portugeze, megjithëse deri atëherë ishte përmbajtur duke ju frikësuar raprezaljeve. Në fakt Kilva kishte qenë e detyruar ti paguante tribut Vasco da Gamas1502. Nëse një flotë e fuqishme myslimane do ta kishte sfiduar Portugalinë në Oqeanin Indian, Kilva do të ishte gati të shfrytëzonte rastin për veprim. Si mbizotëruesja e supozuar e Bregut Svahili, Kilva mund të mbyllte të gjitha pikat e ndalesës portugeze në Afrikën Lindore, duke përfshirë Ishullin kyç të Mozambikut (etapë thelbësore pas kapërcimit nga Kepi i Shpresës së Mirë) dhe ishulli-port tërheqës i Sofalës (nyje e tregtisë së arit në Perandorinë e Monomotapas që portugezët po kërkonin ta shfrytëzonin). Mombasa (Mombaça) do të ishte e lumtur të pushtonte fqinjin dhe rivalin Malindi, duke i privuar portugezët nga aleati i tyre i vetëm në rajon.

Kështu që ekspedita e Almeidas në 1505, Armada e VII-të e Indive, kishte një qëllim të dyfishtë, të siguronte pozicionin portugez në Indi kundër Kalikutit dhe në Afrikën Lindore kundër Kilvës, para se koalicioni i udhëhequr nga Egjipti të grumbullonin bashkë forcën e tyre navale për të goditur.

D. Francisco de Almeida (rr. 1545) Pinjolli i një familjeje fisnike, nën-mbreti i parë i Indive dhe themeluesi i Indisë Portugeze (Estado da Índia). Me fitoren e tij kundër mamlukëve në Betejën e Diut, garantoi supremacinë portugeze në Oqeanin Indian.

Emërimi i Almeidës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Armada e VII-të duhet të ishte një ekspeditë si asnjë tjetër më parë: ajo po shkonte të vendoste qeverisjen portugeze në Oqeanin Indian, një nën-mbretëri të Indive. Kjo kishte qenë një ide e menduar gjatë dhe kundërthënëse për oborrin portugez. Kur mbreti Zhoao II i Portugalisë (mbr. 1481-1495) planifikoi hapjen e një rruge detare për në Indi, ai mendoi së pari në terma të pasurimit vetjak. Një monark ambicioz dhe qendërzues, Zhoao II e pa pasurimin si një mjet për ta shkëputur kurorën nga varësia e fisnikërisë feudale dhe për ta përqëndruar pushtetin në duart e mbretit. Tregtia e Erëzave ishte thjesht një mjet për të mbushur thesarin mbretëror. Pasuesi i Zhoaos II, Manuel I i Portugalisë (mbr. 1495-1521), ishte një mbret më tradicional, që e shijonte shoqërinë e fisnikëve të tij, me një vizion më mesjetar mbi mandatin e tij si mbret që përfshinte ankthin e përhapjes së fesë dhe promovonte "luftën e shenjtë".[2]

Gjatë viteve të para të mbretërimit të Manuelit, ekspeditat indiane në pjesën më të madhe ishin drejtuar nga rryma "pragmatike" e oborrit, trashëguese e vizionit politik të Zhoaos II, sipas të cilit ekspeditat ishin para së gjithash një sipërmarrje tregtare. Por arritjet e armadave të para tërhoqi vëmendjen e fraksioneve të tjera oborrtare: "medievalistët", në veçanti Duarte Galvão, donte tu vishte ekspeditave oqeanike mantelin e kryqëzatave, duke i konceptuar si hapjen e një fronti të ri të luftës së shenjtë kundër Islamit sipas modelit të vjetër të reconquistas. Galvão guxonte të ëndërronte rreth mundësisë që Manueli të pushtonte personalisht Jeruzalemin madje edhe Mekën.[2] Pragmatikët e vjetër të oborrit (p.sh. D. Diogo Lobo, baroni i Alvitos, vedor da fazenda i fuqishëm) natyrisht zemëroheshin nga perspektiva e shndërrimit të sipërmarrjes së tyre fitimprurëse në një luftë të shenjtë donkishoteske trans-oqeanike dhe luftuan fort për të parandaluar që armadat indiane të zhvendoseshin në aventura mesianike nga klani i Duarte Galvão-s me shokë.

Vendimi për të krijuar një nën-mbretëri të Indive, për të mbikëqyrur të gjitha stacionet portugeze në Oqeanin Indian, ishte konceptuar që nga viti 1503. Ajo përfaqësonte një fitore për medievalistët. Në fakt, ajo paralajmëronte që portugezët nuk do të kënaqeshin më vetëm me tregtinë e erëzave, por që ata do të krijonin një shtet të krishter në lindje, për të përhapur fenë, të bënin aleanca dhe të nisnin një Luftë të Shenjtë në krahun lindor të Islamit. Në vizionin e Manuelit dhe Galvão-s, do të ishte një ofensivë e krishterë dy drejtimëshe që do të pikëtakohej te vetë Toka e Shenjtë dhe jo rastësisht mbreti i rinisi po atë vit ekspeditat kundër Marokut (Agadir, Mogador, etj.) d.m.th. "krahu perëndimor" i Islamit.

Krijimi i një shteti portugez në Indi kishte një arësye më praktike: për ta ndihmuar Portugalinë të bënte traktate formale me shtetet indiane. Armadat Portugeze të Indisë, të organizuara nga Casa da India (firma tregtare mbretërore), kishe qenë duke e vizituar Indinë çdo vit që nga mbërritja e parë e Vasco da Gama-s në 1498. Por fuqitë e tyre ishin të paqarta. Ata kishin vepruar gjerësisht si konvoje tregtare vizitore, duke blerë erëza dhe duke u kthyer në shtëpi. Megjithëse kryekapitenët portugesë të Armadave Indine pohonin se ishin ambasadorë për një mbretë të largët të Portugalisë dhe dorëzuan letra mbretëroe komunikimi, faktorët e rëndësishëm indianë dyshuan nëse këta kapitenë përfaqësonin vërtetë ndokënd. Shumë dyshuan se ata ishin thjesht tregtarë privatë të vetë-organizuar ose piratë, që përpiqeshin për të nxjerrë terma të favorshëm tregtie për veten e tyre duke pretenduar në mënyrë të gënjeshtërt një autoritet të lartë, për të folur mbi njëfarë fuqie të huaj. Traktatet e vendosura me kapiteënët e përvitshëm, të ndryshëm çdo vit dhe terma shpesh të ndryshuar, nuk dukeshin si traktate të mirëfillta por thjesht si marrëveshje të përkohshme ndërsa ata mbushnin depozitat e tyre. Zamorini i Kalikutit në një pikë kërkoi të dërgonte ambasadorë në oborrin mbretëror të mbretit Manuel I i Portugalisë, meqë ai nuk besonte se kapitenët e armadës kishin vërtetë ndonjë autoritet për të negociuar traktate në emrin e tij. Kështu krijimi i një autoriteti shtetëror permanent portugez në Oqeanin Indian në 1505, një "Estado da India", me autoritet të qartë politik dhe një guvernator të përhershëm vendor, superior ndaj kapitenëve të armadave të Indisë, i aftë për të kontrolluar sjelljen e tyre dhe për të vendosur kushte, ishte thelbësor për të fituar besimin e sunduesve indianë dhe për ta aftësuar Portugalinë për të negociuar dhe përmbyllur traktate ndërshtetërore të detyrueshme tregtie dhe aleance.

Nën-mbreti i parë dhe komandanti i Armadës së VII-të në 1504 qe caktuar Tristão da Cunha. Një nga fisnikët kryesorë të Portugalisë, oborrtar i Manuelit I, Cunha kishte instikte të mjaftueshme pragmatike të ishte i pranueshëm për partinë e vjetër (Cunha kishte marrë pjesë në anijet e dërguara në armadat e mëparshme). Por për fat të keq, në fillim të vitit 1505 një sëmundje e syve e la përkohësisht të verbër e për rrjedhojë, zgjedhja për ta zëvendësuar ra mbi Dom Francisco de Almeida-n.

D. Francisco de Almeida ishte biri kadet i D. Lopo de Almeida, kont i Abrantes. Familja Almeida kishte qenë mes kundërshtarëve më të fuqishëm, të vendosur dhe të zjarrtë të Manuelit I, bile mbështetësit kryesorë të rivalit të tij në fron, D. Jorge de Lencastre. Por Francisco kishte qenë gjithmonë pak delja e zezë në Familjen Almeida: në rini, hyri në të paktën dy komplote kundër mbretit Zhoao II ndaj të cilit Almeidat ishin të përkushtuar dhe bile qe syrgjynosur për një periudhë.

Besnikëria ambivalente e Francisco de Almeidas mund të jetë konsideruar nga Manueli si një oportunitet politik: kultivonte një kadet, nëpërmjet të cilit mund ta joshte pjesën tjetër të familjes Almeida nga ana e tij ose të paktën ta zbuste kundërshtimin. Francisco de Almeida, i fryrë me ambicie, dukej i përgatitur për të bërë çdo gjë për ta marrë detyrën. Në janar 1505, braktisi në mënyrë skandaloze Urdhërin e Sant'Iagos së Shpatës të Lencastre për tju bashkuar Urdhërit të Krishtit të Manuelit duke marrë pak më pas më 27 shkurt 1505 letrën e emërimit si nën-mbret.

Pikturë e Armadës së VII-të të Indisë (Almeida, 1505), nga Livro de Lisuarte de Abreu, rr. 1565

Manueli I e caktoi Almeidën kryekapiten të Armadës së VII-të me kushtin për të ndenjur në Indi për tre vjet. Titullin e "nën-mbretit” do ti lejohej ta merrte vetëm pas ndërtimit të katër fortesave të kurorës, përkatësisht në Anxhediva, Kananore, Koçi dhe Kollam.[3] Megjithatë Almeida i parashtroi paraprakisht mbretit një plan modest, largë nga fantazitë mesjetare: të ngrinte disa fortesa të rëndësishme bregdetare dhe ishullore në vende strategjike, mjaftueshëm sa për ti lejuar marinës qarkullimin e lirshëm përgjatë Oqeanin Indian, në vend që të tentonte pushtime të mëdha rrënimtare territoriale. Mbreti e pranoi planin, duke i zgjedhura vetë vendosjet e fortesave.[4]

Në këtë pikë mund të pyetet se pse Vasco da Gama nuk u mor në konsideratë për pozicionin. Gama ishte i disponueshëm dhe, me letër mbretërore, ishte i titulluar për një fjalë në çështjet indiane, duke befasuar se pse nuk u zgjodh nën-mbret? Në pamje të parë ishte çështje thjeshtë kohe. Në fakt, ai thjesht ishte mundur për emërimin. Si Almeida, ashtu dhe Gama ishte i lidhur me partinë opozitare, Santiago, etj., por kishte qenë shumë i ngadaltë për tu kthyer në krahun e mbretit dhe nuk i premtonte mbretit atë që ai donte të dëgjonte. Për më tepër, Almeida kishte fisnikëri më të lartë gjaku dhe duke marrja nën patronazh nga Almeidat e fuqishëm, premtonte përfitim më të madh politik për mbretin sesa Gamat më të vegjël.

Nga ana tjetër, gjykimi i Gamas ishte vënë në dyshim nga përshpëritjet e oborrit. Armada e IV-rtVasco da Gama kishte komanduar drejt Indisë në 1502 nuk kishte qenë e suksesshme. Ai kishte dështuar të sillte në terma më të buta zamorinin dhe, gjëja më e rëndë, patrulla bregdetare që kishte lënë mbrapa në komandën e ungjit Vicente Sodré, gati u kishte kushtuar portugezëve pozicionin e tyre në Indi. Ndërsa gabimi duhet ti caktohej saktësisht vëllezërve Sodré për lënien pas dore të detyrës, në oborrin mbretëror kishte një ndjesi se dështimi i patrullës ishte të paktën pjesërisht gabimi i Gamës. Ai kishte këmbëngulur mbi caktimin e Sodrés, ishte familjar dhe superior i tyre, ndërsa nuk mund të ishte tërësisht i paditur për planet e tyre. Në fund, Gama ishte pak i shpërqëndruar – ai ishte akoma duke u përpjekur të siguronte zotërimin e tij mbi qytezën e Sines dhe ta bezdiste mbretin për këtë pa dobi, me pasojat që Gama në atë kohë nuk ishte veçanërisht i mirëpritur në oborrin e Manuelit.

Armada e shtatë ishte flota më e madhe portugeze e dërguar deri atëherë në Indi: 21 anije (ose 22, nëse Bom Jesus llogaritet veçmas), duke bartur 1500 njerëz të armatosur me 1000 anëtarë të ekuipazhit dhe të tjerë. Lista në vijim nuk duhet të konsideruar si autoritative; ajo është një listë në tentativë e hartuar duke kryqëzuar të dhënat e raporteve të ndryshme kundërthënëse:

Emri i anijes Kapiteni Shënime
Karraka (Nau)
1.Bom Jesus D. Francisco de Almeida E paqartë nëse anija ekzistonte; mund të ketë qenë një nofkë e São Jerónimo.
1a.São Jerónimo Rui Freire de Andrade 400 tonë, mund të ketë qenë flamurtarja. Andrade u caktua kapiten për udhëtimin e kthimit.
2.São Rafael Fernão Soares Bart gjermanin Hans Mayr; destinuar për udhëtimin e kthimit.
3.Lionarda Diogo Correia 400 tonë, bart gjermanin Baltazar Sprenger; destinuar për udhëtimin e kthimit.
4.Judia Antão Gonçalves alcalde i Sesimbras; homonim (me gjasa i biri) i eksploratorit të Henrik Navigatorit; destinuar për udhëtimin e kthimit.
5.Botafogo João Serrão ose Juan Serrano 400 tonë, Serrão mund të ketë qenë vetëm pilot, kapiteni i panjohur. Serrão i caktuar të rrinte në Indi. Barti D. Álvaro de Noronha-n, kapiteni i ri i Koçit.
Dihet se vëllai i Serrão-s Francisco Serrão dhe kushëriri i tyre, Ferdinand Magelani i ri shkoi në Indi me këtë flotë, megjithëse s’dihet se me cilën anije.[5]
6.Madalena Lopo de Deus/Goes Henriques Lopo shkoi edhe si kapiten edhe si pilot. Me gjasa barti D. Lourenço de Brito, kapiteni i ardhshëm i Kananores
7.Flor de la Mar João da Nova 400 tonë, flamurtarja veterane e Armadës së III-të (1501), e caktuar për të drejtuar patrullën përgjatë Indisë.
8.São Gabriel Vasco Gomes de Abreu Abreu u caktua për patrullimin e Detit të Kuq
9.Concepão Sebastião de Sousa Bart D. Manuel Pacanha, kapiteni i ardhshëm i Anxhedivës. Flamurtarja e skuadrës së II.
10.Bella Pêro Ferreira Fogaça E fundosur afër ekuatorit, kapiteni i ardhshëm i Kilvës.
11.Sant'Iago Pêro de Anaia 400 tonë, kapiteni i ardhshëm i Sofalës. Fundosur në Tagus gjatë nisjes, më vonë drejtoi "skuadrën e Sofalës" (ose skuadrën e III).
Anije të vogla (navetas)
12.São Miguel Francisco de Sá/Fernao Deça I vrarë në Mombasa. Anija i kaloi Rodrigo Rabello-s.
13.Esphera Felipe Rodrigues
14. I panjohur Alonso/Fernao Bermudez Kastilian
15. I panjohr Lopo Sanchez Kastilian; anije e humbur afër Kuelimanes.
Karavela
16. I panjohur Gonçalo de Paiva Zbulues i skuadrës I-rë
17. I panjohur Antão Vaz Ndonjëherë i ngatërruar me António do Campo që atë vit nuk lundroi.
18. I panjohur Gonçalo Vaz de Goes E lënë si anije patrullimi në Kilva
19.São Jorge João Homem E ndarë në Kep, ribashkuar në Malindi. I ulur në detyrë për provokimin e "Masakrës së Kollamit". Anija i kaloi Nuno Vaz Pereira
20. I panjohur Lopo Chanoca E ndarë në kep, ribashkuar në Malindi.
21. I panjohur Lucas da Fonseca/d'Affonseca E ndarë në kep, nuk e kapërceu deri në 1506 me karrakat e Sofalës.

Ka kundërthënie mes kronistëve të ndryshëm mbi përbërjen e saktë, emrat e anijeve dhe të kapitenëve: João de Barros raporton 22 anije dhe 20 kapitenë;[shpjegime 2] Fernão Lopes de Castanheda raporton 15 karraka dhe 6 karavela me 20 kapitenë; Gaspar Correia raporton 8 karraka (nau), 6 anije të vogla (navetas), 6 karavela dhe 21 kapitenë; Relacão das Naos raporton 14 karraka, 6 karavela dhe 22 kapitenë.[6]

11 Karrakat e mëdha (naus) ishin anije prej 300-400 tonësh (ose më shumë), shumica të caktuara për tu kthyer. Karrakat e vogla (navetas) (150-250 tonë) dhe karavelat (nën 100 tonë) ishin paracaktuar për të qëndruar në Indi në detyra të ndryshme patrullimi.

Ka ca ngatërrim mbi anijen flamurtare të flotës. Shumica e burimeve sugjerojnë se ishte São Jerónimo, por disa pohojnë se ishte São Rafael. Ngatërresa mund të jetë shkaktuar nga fakti se Fernão Soares i São Rafael praktikisht qe i paracaktuar si krykapiten (capitão-mor) i flotës së rikthimit në fillim të vitit 1506. Në udhëtimin e vajtjes, duket se nën-mbreti Almeida qe në bordin e São Jerónimo-s. Pak burime e identifikojnë anijen flamurtare si Bom Jesus, por meqë një anije me këtë emër nuk është dhënë në shumicën e listave, ky mund të ketë qenë thjesht një epitet për S. Jeronimo.

Disa emra anijesh janë përsëritur nga flotat e mëparshme: São Jeronimo, e njohur si një karrakë e klasit të madh (400 tonë ose më shumë), mund të ketë qenë e flamurtarja e Vasco da Gama-s në Armadën e IV-rt (1502). Flor de la Mar, bukuria e shquar prej 400 tonësh dhe Lionarda, ishin veterane të të njëjtës ekspeditë.

Pati një pjesëmarrje domethënëse private në Armadën e VII-të. Të paktën dy nga anijet, São Rafael dhe Lionarda, dhe me shumë mundësi vetë São Jerónimo zotëroheshin privatisht nga konsorciume të huaja tregtare ishin me pronësi private dhe të pajisura nga tregtarë të huaj. Financierët gjermanë, përfaqësues të familjeve të fuqishme tregtare të argjenditAugsburgut dhe Nurembergut, kishin nisur të mbërrinin në Lisbonë në 1500, me dëshirën për të hyrë në tregtinë portugeze të erëzave. Ata u mbajtën gjerësisht larg flotave të mëparshme, por me kurorën tani entuziaste për të mbledhur armadën më të madhe të mundshme për Almeidan, gjermanët më në fund i siguruan kontratat e shumëkërkuara në fund të vitit 1504. Një konsorcium i Welser dhe Vöhlin, i përfaqësuar nga Lucas Rem (i vajtur në Lisbonë në fund të vitit 1503), investoi 20.000 cruzados në ekspeditë. Një konsorcium tjetër gjerman i përbërë nga Fugger, Hochstetter, Imhofs, Gossembrods dhe Hirschvogels investoi 16.000 cruzados.[7][8] Një konsorcium italian, kryesisht gjenovez, i drejtuar nga financieri fiorentin në ekzil Bartolomeo Marchionni, investoi 29.400 cruzados.[9][10] Të paktën një anije, me gjasa Judia (ose ndoshta Botafago), ishte e pajisur nga një konsorcium vendas i drejtuar nga tregtari i Lisbonës Fernão de Noronha (nga gabimi i transkriptimit Judia ndonjëherë përmendet si India).

Termat e pjesëmarrjes private do të bëheshin një çështje debati. Investitorët kishin siguruar lejen e kurorës të dërgonin agjentët e tyre personalë për të blerë erëza në Indi në vend që ti besonin agjentëve mbreëtorë. Por më 1 janar 1505, pas firmosjes së kontratave dhe derdhjes së shumicës së parave, mbreti Manueli I nxori një dekret në të cilin kërkonte që pjesëmarrësit privatë ta shisnin ngarkesën e tyre të erëzave me çmime të paracaktuara nëpërmjet agjentëve mbretërorë, në vend që ti lejonte tregtarët ti shisnin ato në tregun e hapur sipas vullnetit të tyre, duke penguar lirinë e tregtare. Sigurisht kjo pasi të paguanin pjesën e mbretit, të vintena-s së Belem-it dhe detyrimeve të tjera doganore të zbatueshme, rreth 30% e vlerës së ngarkesës.[10] Investitorët nisën një padi ligjore, duke pretenduar se dekreti nuk duhet të zbatohej në mënyrë prapavepruese ndaj mallit të Armadës së VII-të.

Fundosja e Sant'Iago-s së Pêro de Anaia-s (ndonjëher i referuar si Nunciá) në limanin Tagus gjatë nisjes, kërkoi mbledhjen e menjëhershme të një flote tjetër gjashtë-anijëshe që u nis një muaj më vonë. Megjithëse ajo nuk u takua kurrë me flotën e Almeidas, ndonjëherë konsiderohet si pjesë e saj. Pêro de Anaia u ngarkua të ndërtonte një fortesë në Sofala, dhe pastaj, duke mbajtur dy anije për patrullimin vendor, të dërgonte katër anijet e tjetra në Indi për tu vënë nën komandën e D. Francisco de Almeidës.

Emri i anijes Kapiteni Shënime
Naus
22. I paqartë Pêro de Anaia Flamurtarja, kapiteni i Sofalës;
Anija më vonë u soll në Indi nga Paio Rodrigues de Sousa në 1506.
23.Espírito Santo Pedro Barreto de Magalhães 400 tonë, gjeti ekuipazhin e mbetur të Sanchez në Kuelimane.
Cakuar të shkonte në Indi por ngeci në brigjet e Kilvës.
24.Santo António João Leite Anije e sjellë në Indi nga Pedro Barreto de Magalhães në 1506.
Karavela
25.São João Francisco de Anaia E acaktuar për të patrulluar në Sofala. Në vijim e humbur afër Mozambikut.
26. I panjohur Manuel Fernandes (de Meireles) Agjent i Sofalës. Anije e sjellë në Indi nga Jorge Mendes Çacoto në 1506.
27.São Paulo João de Queirós E caktuar për të patrulluar në Sofala. Në vazhdim e humbur afër Mozambikut.

Në fund, një ekspeditë e tretë e vogël me dy anije u dërgua nga Lisbona në shtator (ose nëntor) 1505, nën komandën e Cide Barbudo. Kjo kishte mision kërkim-shpëtimi për fatet e tre anijeve të armadave të mëparshme që mendohej se kishin humbur në brigjet jugafrikane. Pastaj për të kontrolluar fortesat ekzistuese të Oqeanit Indian dhe të dërgonte letra nga mbreti Manuel I te nën-mbreti Almeida me udhëzime të mëtejshme.

Emri i anijes Kapiteni Shënime
28.Julioa Cide Barbudo Nau, shkoi në Indi në 1506.
29. I paqartë Pedro Quaresma Karavelë; qëndroi në Sofala.

Kështu, në tërësi, në 1505 e lanë Portugalinë 29 anije drejtë Oqeanit Indian: 21 nën Almeidën, 6 nën Anaian dhe 2 nën Barbudon.

Misioni flotës së VII-të ishte asgjë më pak se të siguronte në mënyrë permanente pozicionin portugez në Oqeanin Indian, para daljes së afërt në det të grumbullimit të flotës së koalicionit të drejtuar nga Egjipti. Kjo donte të thoshte se duhet të bënin çdo gjë të nevojshme për të shkatërruar kërcënimet kryesore rajonale ndaj fuqisë portugeze, veçanërisht qytet-shtetet e Kalikutit (ose Kozhikode, Indi) dhe Kilvës (Afrikë). Njëkohësisht, flota duhej të mbështeste aleatët rajonalë portugezë – Koçin, Kananoren dhe Kuilonin në Indi, dhe Malindin dhe Sofalën në Afrikë, dhe të ndërtonte fortesa në vendet kyç të itinerarit (p.sh. Anxhediva) duke vendosur garnizone për të garantuar lirinë e veprimit të marinës portugeze përgjatë Oqeanit Indian.

Siç u vërejt, D. Francisco de Almeida-s ju dhanë porosi si kryekapiten i Armadës së VII-të gjatë nisjes, me lejen për ta marrë titullin e 'nën-mbretit të Indisë' (dhe privilegjet shoqëruese) vetëm pas ndërtimit të fortesave.

Bashkë me Almeidën ishin mjaft fisnikë të tjerë, të përcaktuar të shërbenin si kapitenë të fortesave që do të ndërtoheshin. Sipas udhëzimeve të Manueli I, këta (regimento), të renditur duhet të ishin:[11] (1) Pêro de Anaia për fortesën në Sofala, (2) Pêro Ferreira Fogaça për fortesën në Kilva, (3) Manuel Paçanha për fortesën e ishullit të Anxhedivës dhe/ose, nëse një vendndodhje më e përshtatshme mund të gjendej, në një fortesë në hyrjen e Detit të Kuq; (4) D. Álvaro de Noronha për fortesën tashmë ekzistuese të Koçit, (5) D. Lourenço de Brito për një fortesë që do të ndërtohej në Kuilon (jo siç doli në fund, Kananore).

Flota bartëte edhe fuksionarë të ndryshëm për qeverinë qendrore në Koçi. Mbreti mundësoi që një trupë prej njëqind halabardierësh të shërbenin si roja vetjake të nën-mbretit, më së shumti për ti mundësuar Almeidës të linte mbresa duke u krahasuar me pompën ceremoniale të prijësave indianë. Me kërkesë të Almeidës, Manueli emëroi doktorin në ligj Pêro Godins jurist (ouvidor) dhe këshilltar ligjor të Almeidës. Përveç sekretarëve vetjakë të nën-mbretit, mbreti vendosi, pa u konsultuar me Almeidën, të caktonte Gaspar Pereirën si një sekretar shteti të Indisë Portugeze (Secretário da Índia).[12] Autoriteti dhe funksionet e sekretarit, gjithësesi, nuk u përcaktuan qartë, me pasojën që ambiciozi Pereira do të kërkonte të merrte një pjesë të madhe të qeverisë së Indisë për zyrën e tij, duke u përplasur shpesh me Almeidën.

Armada e VI-të (Albergaria, 1504) kishte lënë Manuel Teles de Vasconcelos si kapitën të një patrulle të vogël të brigjeve të Indisë me tre (ose katër) anije. Dhjetë anijet më të vogla (navetas dhe karavela) që erdhën me Armadën e VII-të duhej të shpërndaheshin mes Afrikës dhe Indisë. Pa dijeninë e Almeidës, Manueli I i dha João da Nova-s (admirali i vjetër galician i Armadës së III në 1501) detyrën e fshehtë të merrte komandën e patrullës bregdetare indiane nga Manuel Teles. Kjo përplasej me supozimin e Almeidës se si nën-mbret, ai kishte të drejtën për ti plotësuar vetë të gjitha emërimet me kanditatët e tij: në rastin e dhënë, djali i tij, Lourenço de Almeida, që shkonte si pasagjer. Vasco Gomes de Abreu kishte detyrën të drejtonte një patrullë përgjatë Kepit Guardafui me udhëzime për të grabitur anijet arabe përreth hyrjes së Detit të Kuq dhe të këqyrte flotën egjiptiane.

Patrulla indiane ishte e ngarkuar të rrihte bregun indian deri në Kambaj dhe për më tepër ti ofronin mbrojtje çdo sovrani të gatshëm të paguante tribut. Patrullat e Afrikë Lindore, që vepronin nga Sofala dhe Kilva duhet të grabisnin të gjitha anijet myslimane (përveç të Malindit) dhe të sekuestronin ngarkesën, veçanërisht me arë, me justifikimin e "luftës së shenjtë" të përgjithshme mes myslimanëve dhe të krishterëve. Almeida kishte gjithashtu udhëzime për të mbledhur tributet vjetore të vendosura në 1502 ndaj Kilvës dhe ta sulmonte atë në rast refuzimi. Ndryshe nga paraardhësit e tij, ai ishte i autorizuar të bënte edhe paqe me zamorinin e Kozhikodes, por vetëm nëse kërkohej nga raxhai Trimumpara i Koçit dhe vetën me kushtin që zamorini të përzinte të gjithë arabët e huaj ('maurët e Mekës'), nga qytetet dhe portet e tij.

Një pjesë e ekspeditës ishte thjeshtë komerciale, një udhëtim i zakonshëm për erëza. S. Jeronimo, S. Rafael, Lionarda, Judia dhe/ose Botafogo, ishin (të paktën pjesërisht) të zotëruara dhe të pajisura nga firma private, karrakat e tjera të mëdha (të quajtura edhe nause) zotëroheshin dhe ishin pajisur nga "Casa da India" e mbretit.

Në tërësi, njëmbëdhjetë karrakat e mëdha (naus) që u nisën me Armadën e VII-të duhet të ktheheshin menjëherë. Almeida kishte udhëzime ta organizonte udhëtimin e rikthimit të anijeve tregtare në grupe treshe, hap pas hapi që ato mbusheshin me erëza. Fernão Soares, kapiteni i São Rafael, ishte paracaktuar kryekapiten i flotës së parë të rikthimit.

Në fund, Almeida u udhëzua që të organizonte ekspedita "për të zbuluar Cejlonin, Pegun dhe Malakën, si dhe çdo vend tjetër dhe gjërat e atyre anëve".[13]

Fundosja e anijes së Pêro de Anaia (Sant'Iago) në gjirin e Tagusit gjatë nisjes çoi në një rishikim të lehtë të planeve. Një flotë e re prej gjashtë anijesh nën Anaiën u grumbullua shpejt dhe u nis për Sofala veçmas, duke bartur materiale për ndërtimin e një fortese. Dy nga ato anije do të rrinin mbrapa në patrullën vendore afrikane nën djalin e Anaiës, Francisco de Anaia, ndërsa katër të tjerat do të dërgoheshin në Indi për rrugëtimin e erëzave.

Në fund, anijet e fundit të vitit të Cide Barbudo dhe Pedro Quaresma-s, pasi zhvilluan misionin e tyre të kërkim-shpëtimit, duhet të kontrollonin fortesat e të dorëzonin letra me udhëzime të mëtejshme nga mbreti për kapitenët e fortesave dhe nën-mbretin Almeida.

Udhëtimi i vajtjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

25 mars 1505 – Armada e VII-të niset nga Lisbona. Anija e Pêro de Anaia-s, Sant'Iago, fundoset në grykën e Tagusit dhe duhet të sillej në portin e Lisbonës. Në vend që të priste riparimin, i lejoi Almeidës të vazhdonte dhe u organizua një skuadër e re prej gjashtë anijesh nën Anaia-n për tu nisur më vonë.[shpjegime 3]

6 prill 1505 - Armada e VII-të kapërcen Kepin e Gjelbër dhe bënë një ndalesë të shkurtër në Porto de Ale ("Petite Côte", Senegal) për tu furnizuar.[14] Duke dëgjuar për flotën e stërmadhe, një prijës vendor volof u shfaq në breg me enturazhin e tij. João da Nova u dërgua për të biseduar me prijësin të siguronte furnizime, duke përfshirë mish të freskët gjedhi dhe furnizime të tjera për flotën.[15]

25 prill 1505 - Duke u nisur nga Senegali, Almeida e ndan flotën në dy skuadra të veçanta. Organizon një skuadër të shpejtë, të përbërë nga dy karraka, anijet Concepção të Sebastião de Sousa dhe një të panjohur të Lopo Sanchez, plus pesë karavela. Almeida cakton fisnikun D. Manuel Paçanha (ose Pessanha – një pasardhës i admiralit të famshëm luzo-gjenovez, Manuel Pessanha) si admiral të skuadrës së shpejtë (thuhet se Almeida ia dha Paçanha-s atë nder mbi supozimin e gabuar se mbreti e kishte caktuar fshehtësisht Paçanha-n si pasues të Almeidës.).[shpjegime 4] Skuadra tjetër, e ngadaltë, që do të drejtohej nga vetë Almeida, përbëhej nga 12 karraka të tjera dhe karavelën e mbetur (ajo e Gonçalo de Paiva) që do të shërbej si prijëse dhe zbuluese për anijet e tjera më të ngadalta.

4 maj 1505 – Përreth ekuatorit, një nga anijet në skuadrën e Almeidës, Bella (nën kapitenin Pêro Ferreira Fogaça) pëson një çarje dhe fillon të fundoset.[16] Ekuipazhi dhe ngarkesa shpërndahen mes anijeve të tjera. Skuadra e Almeidës tani ka mbetur vetëm me 11 karraka, plus karavela e Gonçalo de Paiva-s. Dy skuadrat në det në këtë fazë përmblidhen në tabelën në vijim (fl = flamurtarja, të gjitha karrakat e mëdha, përveç nta = naveta, kv = karavelë)

Skuadra e parë
(Francisco de Almeida)
Skuadra e dytë
(Manuel Paçanha)
1. Rui Freire de Andrade (São Jerónimo, fl) 1. Sebastião de Sousa (Concepcão, fl)
2. Fernão Soares (São Rafael) 2. Lopo Sanchez (nta)
3. Diogo Correia (Lionarda) 3. Antão Vaz (kv)
4. Antão Gonçalves (Judia) 4. Gonçalo Vaz de Goes (kv)
5. João Serrão (Botafogo) 5. João Homem (São Jorge , kv)
6. Lopo de Deus (Madalena) 6. Lopo Chanoca (kv)
7. João da Nova (Flor de la Mar) 7. Lucas da Fonseca (kv)
8. Vasco Gomes de Abreu (São Gabriel)
9. Francisco de Sá (São Miguel, nta)
10. Felipe Rodrigues (Esphera, nta)
11. Fernão Bermudez (nta)
12. Gonçalo de Paiva (kv)

18 maj 1505 – Pêro de Anaia niset me një flotë prej gjashtë anijesh (3 karraka, 3 karavela) që mund të konsiderohet si një skuadër e III e Armadës së VII-të, drejtuar për në Sofala: (1505)

26 qershor 1505 – Skuadra e Almeidës kapërcen disi me vështirësi Kepin e Shpresës së Mirë, duke hasur, në anën tjetër, një stuhi të fortë, gjatë të cilës disa anije ndahen. Ai vijon në Kanalin e Mozambikut dhe zbret në ishujt Primeiras (pranë Angoçes), ku riparon direkët, duke pritur anijet e tjera të skuadrës së tij. Gjatë kësaj kohe, Almeida dërgon karavelën e Gonçalo de Paiva-s te feitorias (pikat tregtare) në ishullin e Mozambikut për të mbledhur letrat e mundshme nga anijet portugeze që rikthehen nga ekspeditat e mëparshme me lajme të fundit rreth situatës në Indi.

Itinerari i Armadës së VII-të në Afrikë në 1505; vjollcë = flota kryesore e Almeidës; e gjelbër = skuadra e Anaiës

18 korrik 1505 – Pas disa javëve qëndrimi në Primeiras, skuadra e Almeidës ribashkohet. Nga 12 anijet mungojnë vetëm dy: Botafogo e João Serrão-s dhe São Gabriel e Vasco Gomes de Abreu-t. Pa lajme mbi Gonçalo de Paiva-n (akoma në Mozambik) dhe mbi skuadrën e Manuel Paçanha-s, më 18 korrik Almeida vendos të vijoi dhe drejtohet nga veriu. Duke ecur përbri Mozambikut, Almeida dërgon navetën e Fernão Bermudez në ishull për të kontroolluar çfarë po e vonon Paiva-n, ndërsa vijon me pjesën tjetër të flotës drejt Kilvës.

Skuadra e Manuel Pacanha-s është qartësisht me më pak fat në kapërcimin e kepit. Nga shtatë anijet, vetëm tre arrijnë të qëndrojnë bashkë: karraka e Sebastião de Sousa (Conceipção) dhe karavelat e Antão Vaz dhe Gonçalo Vaz de Goes. Katër anijet e mbetura janë shpërndarë. Fati i tyre, siç u zbulua më vonë, qe si vijon:

  • Karavela e João Homem ndoqi një kurs shumë të gjerë përreth kepit dhe u përplas me një grup të vogël ishujsh jugafrikan (që ai i pagëzoi menjëherë 'Santa Maria da Graça', 'São Jorge' dhe 'São João').[17] Pastaj, diku në anën tjetër të kepit (me gjasa në Gjirin Mosel), Homem-i takon karavelën e Lopo Chanoca-s duke vendosur të vijojnë bashkë. Të zënë nga rryma të shpejta në Kanalin e Mozambikut, tërhiqen me shpejtësi përgjatë bregut lindor të Afrikës (duke tejkaluar gjithë të tjerët) në një gji të vogël pak në jug të Malindit.[shpjegime 5] Me anijet e tyre të dëmtuara, ata vendosin të ankorojnë aty dhe ecin përgjatë tokës për në Malindi, për të marrë ndihmë nga anijet e tjera. Por pasi askush nuk është aty, ata vendosin të presin.[shpjegime 6]
  • Karavela e Lopo Sanchez has në një fat më të keq. Pasi kapërcen kepin, llogarit keq hyrjen në kanal dhe ngec në rërë diku përreth Kepit Korrentes. Anija shkatërrohet plotësisht në cektinë. Lopo Sanchez e urdhëron ekuipazhin të rindërtoi karavelën, por rreth gjysma e ekuipazhit (rreth 60 veta) refuzon të bindet. "Avokatët e detit" midis tyre pretendojnë se humbja e karavelës e ka shpërbërë autoritetin e kapitenit mbi ekuipazhin. Kombësia e huaj (kastiljane) e Sanchez-it nuk e ndihmon rastin. Pjesa rrebele e ekuipazhit vendos të vijoi përmes tokës drejt Sofalës por, pa furnizime apo drejtime të qarta, udhëtimi i tyre bëhet shumë i vuajtur: pjesa më e madhe vdes gjatë udhës (nga sëmundje, uria, ekspozimi dhe përplasjet me vendasit); një grup kapet dhe futet në një burg në Sofala; një grup tjetër gjen rrugën për në rrethinat e Kuelimanes. Asgjë nuk dihet për ekuipazhin që ndenji me Sanchez-in për të rindërtuar karavelën. Hamendësohet se ata u nisën prapë në lundrim duke u zhdukur në det.
  • Karavela e Lucas da Fonseca (d'Affonseca) thjesht humbi orientimin gjatë kapërcimit të kepit. Askush nuk e di me saktësi se ku u end. Në vijim ajo gjen rrugën për në Ishullin e Mozambikut, por shumë vonë: pjesa tjetër e Armadës së VII-të tashmë ishte nisur dhe erërat musonike kishin ndërruar drejtim për stinën. Karavela e Fonseca-s do të jetë e detyruar të ndaloi në Mozambik dhe të kaloi vitin tjetër (1506) me karrakat e drejtuara për në Sofala.

Pushtimi i Kilvës dhe themelimi i Fortesës Sant'Iago

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kilva (pt. Quíloa) - ilustrim nga Georg Braun; Frans Hogenberg (2015). Benedikt Taschen; Stephan Füssel (red.). Cities of the Words: 230 Colour Engravings Which Transformed Urban Cartography 1572-1617 (në anglisht dhe lituanisht). Taschen Bibliotheca Universalis. ISBN 978-3-8365-5641-5.

23 korrik 1505 – Francisco de Almeida mbërrin në ishullin-shtet të Kilvës (Quíloa) me vetëm tetë anije. Synimi për të mbledhur tributin vjetor (të imponuar në 1502), Almeida qëllon me topat si përshëndetje, por, pasi nuk mori përgjigje për kortezinë, dërgoi João da Nova-n për të hetuar arësyen. Mesazhet e shkëmbyera midis Francisco de Almeida-s dhe sunduesit të Kilvës Emir Ibrahimit (Mir Habraemo), ky i fundit duket se po bënte të pamundurën për ta shmangur një takim. Në fund, Almeida vendos ta sulmoi qytetin. Ai zbarkon 500 ushtarë në dy grupe, një i drejtuar nga ai vetë, ndërsa tjetri nga djali i tij, Lourenço de Almeida në anën tjetër të ishullit dhe të dy marshojnë duke u bashkuar te pallati i Emirit. Hasin pak rezistencë – Emir Ibrahimi arratiset nga qyteti, bashkë me një pjesë të mirë të ndjekësve të tij.[18]

Sapo hyjnë, Almeida fillon ta organizoi politikisht vendbanimin e Kilvës. Pasi Emir Ibrahimi (Mir Habraemo) ishte uzurpator, një ministër që së fundi kishte përmbysur dhe vrarë sulltanin e ligjshëm al-Fudail (Alfudail). Almeida vendos një sovran zëvendësues sipas zgjedhjes së tij. Zgjedhja e tij bie mbi Muhammad ibn Rukn ad Din (Arcone ose Anconi), një fisnik i pasur kilvan, që më herët kishte promovuar një aleancë portugeze dhe më së afërmi, gjatë fazës së mesazheve, kishte hyrë fshehtas në kontakt me João da Nova. Muhammad Arcone e paranoi pozicionin dhe ra dakord ti dorëzonte tributin Portugalisë. Almeida bile përgatiti edhe një kurorë ari (e parashikuar për Koçin) për të zhvilluar një ceremoni formale kurorëzimi. Por Muhammad Arcone, duke mos pasur gjak mbretëror, e di se është i papërshtatshëm për të marrë fronin e sulltanit të Kilvës. Si pasojë, ai këmbëngul në caktimin e Muhamad ibn al-Fudail (Micante, djali i sulltanit të fundit të vrarë nga Emir Ibrahimi) si pasuesin e tij, duke pohuar se ai vetëm sa po e mbante 'përkohësisht' fronin.

I kënaqur, Almeida vazhdon me ngritjen e një fortese në qytet të quajtur Fortesa Sant'Iago (apo São Thiago, tashmë Fortesa Gereza)[shpjegime 7] që është fortesa e parë portugeze në Afrikën Lindore. Almeida vendos një garnizon prej 550 ushtarësh (gjysma e njerëzve të tij?) nën komandën e Pêro Ferreira Fogaça-s (ish kapiteni i Bella-s së fundosur), me Francisco Coutinho-n si magjistrat. Fernão Cotrim caktohet agjent, me udhëzime për të bërë çfarë të mundëte për të hyrë në tregtinë kontinentale të arit.[19]

Ndërsa në Kilva po përcaktoheshin hollësitë e fundit, Gonçalo de Paiva dhe Fernão Bermudes më në fund mbërrijnë nga udhëtimi i tyre në Mozambik duke sjellë letrat e lëna nga Lopo Soares de Albergaria nga Armada e VI-të (udhëtimi i kthimit) me lajmet e fundit mbi Indinë. Me gjasa ato janë letrat e Lopo Soares-it, nga të cilat Almeida mëson për sulmin e fundit mombasan mbi Malindin, në aleancë me portugezët (1503, i penguar nga Ravasco dhe Saldanha).

Një nga anijet e humbura të skuadrës së Almeidës, João Serrão (Botafogo) mbërrin në limanin e Kilvës. Por São Gabriel e Abreut mungon akoma dhe nuk ka lajme të ndonjë anijeje të skuadrës së Manuel Paçanha-s.

Duke shqyrtuar kohën e musonit, Almeida vendos të vazhdoi përpara. Ai lë në Kilva një kopje të itinerarit të tij, kështu që anijet që mungonin mund ta ndiqnin. Ai lë gjithashtu udhëzime për Manuel Paçanha-n të linte një nga karavelat e tija në Kilva si patrullë vendore. Pjesa tjetër e flotës e la Kilvën më 8 gusht.

Mombasa (Mombaça) - ilustrim i George Braun dhe F. Hogenberg Civitates orbis terrarum, vol. 10, 1572.

Plaçkitja e Mombasës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

13 gusht 1505 – Flota e Almeidës ankorohet kërcënueshëm para ishullit-qytet të Mombasas (Mombaça), rivalja e vjetër e Malindit, aleati i portugezëve. Karavela e Gonçalo de Paiva-s, e dalë për të kontrolluar portin, goditet nga topat e Mombasës (me gjasa të rikuperuar nga mbetje të anijeve të fundosura portugeze)[20] por zjarri luzitan i hesht topat.

Almeida dërgon një ultimatumMombasa, duke ofruar paqe në shkëmbim të vasalitetit dhe tributit ndaj Portugalisë. Kjo refuzohet apriori, duke u përgjigjur se luftëtarët e Mombasës nuk janë pulat e Kilvës. Duke dëgjuar për sulmin ndaj Kilvës, Mombasa tashmë kishte mobilizuar forcat e saj dhe kishte marrë me pagesë një numër të madh harkëtarësh bantu nga kontinenti, që ishin vendosur përreth qytetit dhe priste të tjerë. Almeida bombardon me pa rezultat qytetin e mbrojtur dhe inkursionet portugeze kundër barrierave (të drejtuar nga Serrano) dhe në plazhin qendror (i drejtuar nga Lourenço de Almeida) smbrapsen, duke shkaktuar viktimat e para luzitane. I frustuar, Almeida harton një plan të ndryshëm sulmi. Në agimin e ditës tjetër, Lourenço-ja i ri drejton prapë një forcë të madhe në plazhin qendror, ndërsa njëkohësisht një forcë më e vogël, mbi një varkë me rrema, futet në mol dhe nis ta sulmoi me zhurmë të madhe. Duke besuar në një përsëritje të strategjisë së ditës së mëparshme, mbrojtësit e Mombasës drekjtohen në zonat e supozuara të luftimit. Francisco de Almeida nga ana tjetër përfiton për të zbarkuar pjesën më të madhe të forcave të sulmit në një pjesë relativisht të pa mbrojtur të qytetit-ishull.

Almeida nis një bombardim të bregut pa shumë ndikim mbi qytetin e mbrojtur. Një sulm portugez mbi doke (i drejtuar nga João Serrão) dhe një tjetër në plazhin qendror (i drejtuar nga djali i Almeidës, Lourenço) smbrapsen, duke shkaktuar të rënët e parë portugezë.

I frustratuar, Almeida krijon një plan të ndryshëm sulmi. Në agim ditën tjetër, Lourenço-ja i ri drejton edhe një herë një forcë të madhe mbi plazhin qëndror, ndërsa njëkohësisht, një forcë më e vogël në varka të vogla përvidhet në zonën e dokut dhe vendoset aty duke sulmuar zhurmshëm aty. Duke si një përsëritje e sulmit të ditës së mëparshme dhe mbrojtësit mombasanë drejtohen në ato dy pika. Por është thjeshtë një bllof, duke e lejuar vetë Francisco de Almeida-n të lundronin përreth dhe të zbarkonin pjesën më të madhe të focës së tij sulmuese në një pjesë relativisht të pambrojtur të qytetit-ishull.

Ndryshe nga Kilva, mombasanët bënë një luftim të ashpër në rrugicat e ngushta të qytetit. Por në vazhdim Almeida arriti dhe e kapi pallatin e sulltanit (megjithëse e gjeti të zbrazur). Luftimi shpejt përfundoi pasi harkëtarët bantu filluan të tërhiqeshin në kontinent dhe popullsia mombasane u përpoq të ikte me ta. Një numër i madh njerëzish goditet nga zjarri i musketave dhe të balestrave të portugezëve të pozicionuar në pika mbizotëruese përreth pallatit të sulltanit.

Në fund, Almeida u lë dorë të lirë turpave të tij ta plaçkisin qytetin e zbrazur. Rreth 200 robër mombasanë (kryesisht gra dhe fëmijë) merren si skllevër nga portugezët.[shpjegime 8]

Megjithëse marrin plaçkë të madhe, edhe portugezët kanë pësuar humbje domethënëse: të paktën 5 janë vrarë dhe shumë janë plagosur. Mes të vrarëve është Francisco de Sá (apo Fernão Deça), kapiteni i karavelës São Miguel dhe anija e tij i kalon kështu kalorësit Rodrigo Rabello (apo Botelho).

Duke mos synuar të mbante në Mombasa kontrollin e mbajtur mbi Kilva, Almeida mbetet për pak kohë në liman nga erërat e vështira. Ndërkohë, anija e fundit e mbetur nga skuadra e Almeidës, São Gabriel e Vasco Gomes de Abreu-t, hyn me vështirësi në portin e Mombasës me një direk të thyer, por vazhdojnë të mungojnë lajme të skuadrës së Pacanha-s. Paralelisht, në pamundësi për të vizituar vetë Malindin, Almeida dërgon dy kapitenë, Fernão Soares të São Rafael dhe Diogo Correia të Lionarda-s, për ti bërë homazhe sulltanit dhe ti referojnë plaçkitjen e Mombasës. Pas kthimit, dy anijet sjellin jo vetëm furnizime, përgëzimet dhe shpërblime nga sulltani i Malindit, por për befasinë e Almeidës, edhe Lopo Chanoca-n dhe João Homem-in, kapitenët e dy karavelave të skuadrës së Paçanha-n që i referojnë se si u tërhoqën në plazhin afër Malindit dhe u drejtuan nëpër tokë drejt qytetit, ku i gjetën Soares dhe Correia. Almeida urdhëron që dy karavelat të merren nga plazhi dhe të bashkohen me skuadrën për kalimin e Oqeanit Indian.

27 gusht 1505 – Duke mos dashur të pres më tej pjesën tjetër të skuadrës së Paçanha-s, Almeida ngre velat për kalimin e Oqeanit Indian me 14 anije tashmë nën komandën e tij.

Fortesa São Miguel e Anxhedivës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Anxhediva (Angediva, Anxhadipi), rr. 1865

13 shtator 1505 – Almeida zbret në bregun indian në ishullin e Anxhedivës (Angediva, Anxhadip). Sipas urdhrave të marra në Lisbonë, Almeida fillon menjëherë ndërtimin e një fortese portugeze në ishull: Fortesa São Miguel e Anxhedivës, kryesisht me gurë dhe baltë vendore. Ai ndërtoi gjithasthu Kishën e Zonjës Sonë të Burimeve (Nossa Senhora das Brotas). Në varësi se kur është ndërtuar saktësisht kisha e Koçinit, kjo mundet të jetë kisha e parë Katolike në Azi.)

Gjatë ndërtimit, Almeida dërgon dy karavela nën komandën e João Homem-it përgjatë bregut për të vizituar feitoria-t e Kananores, Koçit dhe Kollamit për të lajmëruar mbërritjen e Armadës. Dy karavela të tjera, ato të Gonçalo de Paiva dhe Rodrigo Rabello, dërgohen në mision piraterie në afërsi, për të kapur çdo anije të drejtuar për në Kozhikode.

Ishulli i Anxhedivës qëndron pranë kufirit mes shteteve të mëdha armike, të Bixhapurit mysliman dhe Vixhajanagarës hindu. Si pasojë, zona është e trazuar, e mbushur me fortifikime dhe piratë. Duke vërejtur se një fortesë e re kufitare po ndërtohej në kontinent, Almeida dërgoi një skuadër të armatosur mirë nën djalin e tij, Lourenço de Almeida, për ta këqyrur dhe të sigurohej se ajo nuk do të ishte një kërcënim për për Fortesën São Miguel në Anxhediva.

Ky veprim (dhe lajmi i fatit të Kilvës dhe Mombasës) i shtyn guvernatorët e Çintakorës[shpjegime 9] dhe Honavarin (Onor) të dërgonin shpejtë emisarë te Almeida në Anxhediva, me dhurata dhe premtime marrëveshjeje me portugezët.

Itinerari i mbërritjes së Armadës së VII-të në Bregun e Malabarit në Indi, 1505

Fundi i shtatorit/fillimi i tetorit – Gjatë ndërtimit të Fortesës São Miguel, pjesa e mbetur e skuadrës së dytë të Paçanha-s, e mbetur vetëm me Concepção-n e Sebastião de Sousa-s (që bartëte Paçanha-n) dhe karavelën e Antão Vaz, mbërrijnë në Anxhediva. Sipas udhëzimeve që Almeida kishte lënë në Kilva, Paçanha kishte lënë anijen e tij të tretë, karavelën e Gonçalo Vaz de Goes, si patrullë. Natyrisht Paçanha është i gëzuar që dy nga karavelat e tij të humbura, ato të Homem-it dhe Chanoca-s, janë të sigurta me Almeidën, për Lopo Sanchez, i ngecur afër Kuelimanes, dhe Lucas da Fonseca, tashmë me gjasa i sigurt në Mozambik, i penguar për kalimin oqeanik nga stina e vonë musonike, por nuk ka lajme.

Duke përfunduar ndërtimi, Almeida cakton Manuel Paçanha-n si kapiten të Fortesës São Miguel të Anxhedivës, me një garnizon prej 80 trupash, një galerë dhe dy brigantina (të blera në vend?), nën komandën e João Serrão-s dhe Duarte Pereira-n si agjent.

16 tetor 1505 – Kur flota e Almeidës niset nga Anxhediva, duke vendosur ti hedh një tjetër sy Honavarit (Onor), në grykëderdhjen e lumit Sharavathi. Ai shte baza e piratëve të njohur hindu si Timoxhi (ose Timaja), që u kishte shkaktuar disa shqetësime flotave të mëparshme dhe që Almeida frikësohej se mund të shkaktonihn akoma probleme në Anxhediva. Almeida besonte se dyshimet e tij konfirmoheshin kur shikonte një numër domethës anijesh arabe, bashkë me atë të Timoxhit, në portin e Onorit. Almeida akuzon qeveritarët e Onorit se kishin thyer marrëveshjen dhe urdhëroi një sulm ndaj qytetit portual. Rezistenca është e ashpër por portugezët arrijnë ta plaçkisin dhe djegin portin si dhe të futen në qytet. Ndërsa afrohet te pallati, guvernatori lutet për paqe dhe Almeida, mbetur i plagosur në luftim, pranon. Pirati Timoxhi dhe guvernatori i Onorit, një vasal i Perandorisë Vixhajanagara,[21] betohen për vasalitet dhe premtojnë të mos i trazojnë portugezët në Anxhediva.

Kështjella Sant'Anxhelo në Kananore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kananorja (Canonor, Kanur), rr. 1572

24 tetor 1505 – Nga Onori, Francisco Almeida lundron drejt jugut për në Kananore dhe viziton feitoria-n e vjetër. Me ndihmën e agjentit të vjetër Gonçalo Gil Barbosa, siguron lejen e raxhait të Kananores, Kolathirit për të ndërtuar një fortesë në qytet.

Kohëzimi është pak i vështirë për tu përcaktuar. Ferguson sugjeron se nisi menjëherë pas mbërritjes së tyre në tetor 1505,[22] por Gaspar Correia-s thotë se ai filloi vetëm në maj 1506. Sipas Damião de Goes (1749). Chrónica do Felicíssimo Rei D. Manuel, da Gloriosa Memoria (në portugalisht). Na officina de Miguel Manescal da Costa. fq. 150., regimento i Almeidës në fakt nuk specifikon ndërtimin e një fortese në Kananore, por të një fortese në Kuilon, ka gjasa që leja nuk u kërkua deri pas ndodhive të Kollamit, të theksuara më poshtë, d.m.th., rreth nëntorit 1505.

Pas përfundimit të Kështjellës Sant'Anxhelo në Kananore, Almeida ja dorëzon kapitenit të paracaktuar fillimisht për Kollamin, D. Lourenço de Brito (një fisnik i lartë, kupë-mbajtësi i njohur i mbretit Manuel), dhe emëron një agjent të ri, Lopo Cabreira, që zëvendëson Gonçalo Gil Barbosa-n prej një kohe të gjatë aty, dhe një fisnik kastilian i njohur si 'Guadalahara' si magjistrat (alcaide-mor) i Kananores. Almeida e lë Brito-n me një garnizon prej 150 vetash dhe dy anije patrullimi, navetat e Rodrigo Rabello-s (São Miguel?) dhe Fernão Bermudez.[23]

Në këtë pikë, duke i pasë ngritur tre fortesat (Kilva, Anxhediva, Kananorja) sipas udhëzimit mbretëror, D. Francisco de Almeida hap formalisht vulën e kredencialeve të tij dhe merr titullin e "nën-mbretit të Indive", duke përuruar formalisht mandatin e tij tre-vjeçar si guvernatori i parë i Indisë Portugeze.

Në Kananore, Almeida pret një ambasadë nga Narasimha Rao (i quajtur Narsinga nga portugezët), sovrani i Perandorisë Vixhajanagara (hindu) të Indisë Jugore, me një propozim për aleancë formale mes perandorive portugeze dhe Vixhajanagara. që do të përforcohej me një martesë mbretërore.[24] Duke marrë së fundi një pjesë të vogël të bregut të Malabarit përreth Bhatkalit (Batecala), Narasimha Rao me gjasa është i shqetësuar për të siguruar që portugezët nuk do ta shqetësojnë importimin e kuajve të luftës nga Arabia dhe Persia, thelbësorë për ushtrinë e tij.

Masakra e Kollamit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tetor 1505 – Ndërsa Almeida është i zënë në Onor dhe Kananore, lundrimi i karavelës së João Homem-it mbërrin në Kuilon (Coulão, tani Kollam), në mes të grindjes mes agjentit vendor portugez, António de Sá dhe regjentëve të Kuilonit. De Sá po përpiqej pa dobi të bindëte autoritetet e Kollamit të ndalonin një grup tregtarësh myslimanë erëzash, që kishin mbërritur së fundmi nga Kalikuti. Duke parë mbërritjen e karavelës së Homem-it në liman, de Sá e bind shpejt kapitenin ta ndihmoi në një skemë të marrë për të hipur në anijet myslimane në liman dhe tu prishte direkun dhe velat. Homem-i e pranon menjëherë dhe plani vihen në jetë me shpejtësi, për habinë e autroriteteve të Kollamit urdhërat e të cilëve për të mos shqetësuar anijet në port shpërfillen hapur.

Sapo Homem-i niset nga Kollami për tu kthyer te Almeida, në qytet shpërthen një revoltë anti-portugeze. Portugezët në qytet, duke përfshirë agjentin dhe ndihmësit e tij bashkë me personelin e feitoria-s shtrëngohet të strehohet në një kishë siriake që digjet nga turma e egërsuar duke i masakruar portugezët.

30 tetor 1505 – Pasi lë Kananoren, Almeida drejtohet për në Koçi por me të mbërritur merr lajmin dramatik të masakrës së Kollamit dhe rolit të João Homem-it në ngjarje. I zemëruar, Almeida e ul në detyrë Homem-in dhe ja beson karavelën e tij, São Jorge, kapitenit të ri Vaz Pereira.[25]

Duke shpresuar të riparoi raportet, Almeida dërgon menjëherë një ekspeditë në Kollam, tre karraka dhe tre karavela në komandën e të birit 20-vjeçar Lourenço, për të negociuar një zgjidhje me udhëzime për tu shtirur sikur s’kishte dijeni rreth tragjedisë. Por duke parë qajen e skuadrës portugeze, Kollami mbledh forcat e tij mbrojtëse dhe e pengon zbarkimin e luzitanëve. Lourenço-ja kufizohet në bombardimin e qytetit dhe djegjen e anijeve tregtare në ankorim, (më së shumti në pronësi të Kozhikodes) pas së cilës kthehet i zemëruar në Koçi.

Kollami, një nga tre pikat kryesore tregtare (feitorias) portugeze dhe aleate në Indi, tani është humbur nga portugezët. Është një goditje e tmerrshme, pasi ai, me afërsinë e tij me Cejlonin dhe vendosjen gjeografike pranë pikave lindore, kishte tregun më të mirë nga të tre. Ka shumë gjasa që ndërtimi i Fortesës Sant'Anxhelo të Kananores (shiko më lartë) në të vërtetë të ketë filluar vetëm tani, pasi Kollami (destinacioni origjinal i fortesës) nuk ishte më një mundësi.

Kurorëzimi në Koçi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dhjetor 1505 – Pasi kthehet në Koçi, Almeida përforcon Fortesën Sant'Iago (të ndërtuar në 1503) dhe e ripagëzon "Fortesa Manuel" në nder të mbretit, duke ja besuar garnizonin D. Álvaro de Noronha-s, kapiteni i ri i Koçit (në vend të Manuel Telles de Vasconcelos, të mbërritur me Armadën e VI-të në 1504). Duke parë se agjenti i vjetër Diogo Fernandes Correia do të kthehet në Lisbonë, Almeida ngre në përgjegjësi, si agjenti i ri në Koçi, ndihmësin prej një kohe të gjatë të Correia-s, Lourenço Moreno.[26]

Almeida përgatit kurorën e artë të dërguar nga Manueli I i Portugalisë si dhuratë për aleatin e tij besnik, raxhain Trimumpara të Koçit. Por Trimumpara i vjetër në këtë kohë kishte abdikuar, kështu që Almeida e përdor kurorën e artë në një ceremoni formale kurorëzimi të pasuesit të tij, që Barros-i e quan Nambeadora, por me gjasa i njëjtë me Uni Goda Varda-n (Candagora) si mbret i Koçit, duke shfuqizuar formalisht çdo aleancë të mbetur që ai mund ti detyrohej zamorinit të Kalikutit.[shpjegime 10]

Sofala (Cefala) – ilustrim nga Georg Braun; Frans Hogenberg (2015). Benedikt Taschen; Stephan Füssel (red.). Cities of the Words: 230 Colour Engravings Which Transformed Urban Cartography 1572-1617 (në anglisht dhe lituanisht). Taschen Bibliotheca Universalis. ISBN 978-3-8365-5641-5.

Anaia në Sofala, Fortesa São Caetano

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 shtator 1505, flota prej gjashtë anijesh e Pêro de Anaia, skuadra e III-të e Armadës, pasi kapërcen Kepin e Shpresës me ndonjë vështirësi, e hedh spirancën në limanin e Sofalës. Një nga anijet e tij gjen, afër Kuelimanes, pesë të mbijetuarit gjysmë të vdekur të karavelës së Lopo Sanchez-it, bashkë me rrëfimin e mjerimeve të tyre.

Anaia bënë një takim me sheikun e vjetër të verbër Isufi i Sofalës (Yçuf te João de Barros; Çufe te Damião de Góis). Megjithëse vasal i Sulltanatit të Kilvës, Isufi ishte përpjekur të ndiqte një kurs të pavarur duke firmosur një traktat tregtar në 1502 me Gamën në kohën e Armadës së IV-rt. Anaia i kërkon lejen Isufit për të vendosur një feitoria dhe një fortesë në qytet.

Lajmi i sulmeve të Almeidën në Kilva dhe Mombasa e bindin Isufin se një fat i ngjashëm mund ta priste edhe Sofalën nëse ai tregonte ndonjë shenjë mosbindjeje, kështu që marrëveshja nënshkruhet. Si shenjë e vullnetit të mirë, Isufi i dorëzon Anaia-s njëzet të mbijetuar të tjerë portugezë të karavelës së Lopo Sanchez-it që ai i kishte mbledhur.[27]

Ndërtimi i fortesës portugeze São Caetano në Sofala vijon menjëherë. Sipas udhëzimeve, Pêro de Anaia mori komandën si kryekapiten i fortesë së Sofalës, ndërsa Manuel Fernandes (de Meireles?) si agjent.

Misioni i kërkim-shpëtimit të Barbudo-s

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator (apo nëntor)[shpjegime 11] 1505, anijet e Cide Barbudo-s (karraka Julioa) dhe Pedro Quaresma-s (një karavelë me emër të paqartë) e lënë Lisbonën duke bartur letrat e udhëzimit të mbretit për Anaiën në Sofala dhe Almeidën në Indi.

Por, para dërgimit të këtyre letrave, Barbudo dhe Quaresma ishin udhëzuar të zhvillonin një operacion kërkim-shpëtimi në bregun jugafrikan. Ata duhet të kërkonin për tre anije të humbura nga armadat e mëparshme përreth Kepit Korrentes, specifikisht, anijet e Francisco de Albuquerque dhe Nicolau Coelho-s, të dy nga Armada e V-të (1503) dhe anijen e Pêro de Mendonça nga Armada e VI-të (1504).

Dy anijet kaluan disa muaj në kërkim përgjatë bregut jugafrikan, nga Kepi i Shpresës së Mirë deri në Natal. Ata gjetën çfarë dukej si skeleti i djegur i anijes së Pêro de Mendonça-s afër Gjirit Mosel, por jo të mbijetuar. Nga dy anijet e tjera nuk kishte gjurmë.

Flotat e rikthimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si nën-mbret, D. Francisco de Almeida qëndroi në Indi për një mandat tre vjeçar; por anijet e mëdha të Armadës së VII-të duhet të ktheheshin në Lisbonë të mbushura me erëza. Megjithëse pika tregtare e Kollamit u ishte mbyllur, anijet portugeze gjithësesi arrijnë të gjejnë mjaftueshëm erëza në Kananore dhe Koçi si dhe nga pirateria/kontrabandistët vendorë për të dërguar.

Almeida kishte dhjetë karraka të mëdha në Indi – nëntë që erdhën me të dhe një e mbetur nga Armada e VI-të. Udhëzimet e paracaktuara në Lisbonë rekomandonin që Almeida ti kthente ato në grupe prej tre anijesh pasi ato ngarkoheshin.

2 janar 1506 –Flota e I-rë e rikthimit niset nga Koçi. Megjithëse nëpër kronika ka ndonjë variacion, duket se qe e përbërë nga pesë anije nën komandën e përgjithshme të Fernão Soares:[shpjegime 12]

  • 1. São Rafael – Fernão Soares
  • 2. São Jerónimo – Rui Freire de Andrade
  • 3. Judia – Antão Gonçalves
  • 4. Concepção – Sebastião de Sousa
  • 5. Botafogo – Manuel Telles de Vasconcelos

Të gjitha anijet kthehen me të njëjtit kapitenë që i sollën, me përjashtim të Botafogo-s, që i caktohet ish-kapitenit të Koçit, Manuel Telles (i vendosur nga Armada e IV-të1504). Kapiteni origjinal i Botafogo-s, João Serrão, mbeti në Indi në komandën e një karavele të patrullimit të bregut. Vërehet se nga kjo flotë, dy anije janë pronësi gjermane (São Rafael dhe São Jerónimo), njëra është në pronësi të Fernão de Loronha (me gjasa Judia, në alternativë Botafogo) dhe dy janë prona të kurorës (Concepção dhe Botafogo/Judia – ajo që nuk e zotëron Loronha).

21 janar 1506 – Flota e II-të e rikthimit – Disa javë pas të parës, flota e dytë e rikthimit e nis lundrimin nga Kananorja. Tre anijet janë nën komandën e përgjithshme të Diogo Correia-s (Lionarda – anija e tretë gjermane). Kjo flotë pruri dy agjentët e vjetër, Gonçalo Gil Barbosa i Kananores (fillimisht i vendosur në Koçi nga Armada e II-të në 1500) dhe Diogo Fernandes Correia i Koçit (i vendosur nga Armada e IV-rt1502 – nuk duhet ngatërruar me kapitenin e flotës).

  • 6. Lionarda – Diogo Correia
  • 7. Madalena –me gjasa kishte kapiten Lopo de Deus; sjell ishte agjentin Diogo Fernandes Correia.
  • 8. E paqartë (nau i vjetër i Aramadës së VI-të) – kapiten i paqartë; sjell ish-agjentin Gonçalo Gil Barbosa.

shkurt 1506 –Flota e III-të e rikthimit, e përbërë nga vetëm dy anije, niset për në Portugali me raportin zyrtar të D. Francisco de Almeida ndaj mbretit Manueli I dhe një të vogël elefanti indian.

  • 9. São Gabriel – Vasco Gomes de Abreu.
  • 10. Flor de la Mar – João da Nova.

Sipas udhëzimeve të tija, si Vasco Gomes de Abreu ashtu dhe João da Nova duhet të qëndronin në detyrë patrullimi. Por Almeida e shfuqizon caktimin e Abreut për patrullimin e Detit të Kuq, me justifikimn se ishte jo praktik deri sa një bazë e përhershme portugeze të vendoset në atë zonë. Almeida e mënjanoi João da Nova-n, duke vërejtur se anija e tij, Flor de la Mar, një përbindësh mbi 400 tonë, ishte e padobishme si anije patrullimi. Ajo nuk ishte e aftë të hynte as në lagunën Vembanad as në ujërat e brendshme të Keralës. Almeida i ofroi Abreut dhe Nova-s mundësinë për të qëndruar në Indi vetë duke i dërguar anijet e tyre me kapitenë të tjerë. Por të dy zgjodhën të rikthehen në Lisbonë.

Almeida mbeti me rreth 9 ose 10 karraka të vogla/karavela në patrullimin e bregut të Indisë pa një kapiten me përvojë patrullimi. Në cilësinë e tij si mëkëmbës i mbretit, Almeida cakton djalin e tij energjik, Lourenço de Almeida, si capitão-mor do mar da India, d.m.th. "kryekapiten të deteve të Indisë".

Mbërritja në Lisbonë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tre flotat e rikthimit mbërritën në kohë të ndryshme në Lisbonë në vitin 1506, me peripeci të ndryshme.

23 maj 1506 –Flota e I-rë e rikthimit (me Fernão Soares) mbërrin në Lisbonë me habi të madhe, pjesërisht për shpejtësinë e mbërritjes dhe pjesërisht se ishin kryesisht anije private të mbushura mirë, duke shkaktuar shumë letërkëmbime me Gjermaninë dhe Italinë. Një nga anijet, Botafogo (me Manuel Telles-in), e ndarë fillimisht, do të mbërrinte në qershor. Një tjetër vërejtje domethënëse është se thuhet se kjo flotë kishte bërë një itinerar kthimi në lindje të Madagaskarit (ilha de São Lourenço). Kjo e bënë atë herën e parë që Rruga e kthimit nga Inditë Lindore u përdor përgjatë një udhëtimi kthimi dhe me gjasa hera e parë që bregu lindor i Madagaskarit shihej, duke konfirmuar natyrën ishullore të Madagaskarit.[shpjegime 13]

15 nëntor 1506 – Flota e II-të e rikthimit (e Diogo Correia-s) mbërrin në Lisbonë. Megjithatë, anija e tij e tretë, Madalena e Lopo de Deus-it, vonohet për riparime në Ishullin e Mozambikut, duke mbërritur vetëm në janar 1507.

Dhjetor 1506 –Flota e III-të e rikthimit mbërrin në Lisbonë. Në të vërtetë, vetëm São Gabriel (e Gomes de Abreu-t) me raportin zyrtar të Almeidës dhe elefantin e vogël. Flor de la Mar (e João da Nova-s) ka hasur në probleme afër Zanzibarit, ku shtrëngohet të qëndroi për tetë muaj për riparime. Nova nuk do të kthehej në Lisbonë, por do të merrej në shkurt 1507 në Mozambik dhe i bashkohet Armadës së VIII-të të nisur nga Lisbona1506.

Natyrisht, të tre flotat e rikthimit mbërrijnë shumë vonë për të ndikuar pajisjen e armadës tjetër, Armadës së VIII-të të Indisë, që niset nën drejtimin e Tristão da Cunha-s në prill 1506. Megjithëse e planifikuar për të mbërritur në Indi atë gusht, Armada e VIII-të do ti humbasë erërat musonike dhe do të detyrohet të dimoroi në Afrikë, duke mbërritur vetëm në 1507.

Armada e VII-të e D. Francisco de Almeida e përforcoi pozicionin e Portugalisë në Oqeanin Indian. Portugezët tani kishin pesë pika të fortifikuara në Oqeanin Indian: Kilvën dhe Sofalën në Afrikë dhe Anxhedivën, Kananoren dhe Koçin në Indi. Një shtet i ri portugez ishte krijuar në Oqeanin Indian.

Në tërësi, qe një ekspeditë e suksesshme. U ngritën tre fortesa të reja, u shkatërruan tre armiq potencialë dhe flotat e rikthimit sollën ngarkesa të stërmëdha me erëza. Por veprimtaria e Almeidës shkaktoi kundërgoditje që në 1506, kur u shfaqën probleme serioze në Kananore, Anxhediva, Sofala dhe Kilva. Përballja me sulltanin mamluk, në fakt u shty deri në vitin 1509, kur Almeida do ta muste në Batejën e Diut.

Qyteti Guvenatori Vendosur Kapiteni Furnitori Kapiteni i patrullimit
1.Sofala (Cefala) Sheik Isufi Fortesa São Caetano (rr. 1505) Pêro de Anaia (? njerëz) Manuel Fernandes de Meireles Francisco de Anaia (2 karavela)
2.Ishulli i Mozambikut (Moçambique) Sheik Zakoexha? (pika treg. vendosur ~1502) i padisp. Gonçalo Baixo i padisp.
3.Kilva (Quíloa) Sulltani Muhamad Arkone Fortesa Gereza (vend. ~1505) Pêro Ferreira Fogaça (550 veta) Fernão Cotrim Gonçalo Vaz de Goes (1 karavelë)
4.Malindi (Melinde) Sheik Bauri (pika tr. vend. ~1500?) i padisp. João Machado i padisp.
5.Anxhediva (Angediva) i padisp. Fortesa São Miguel (vend. ~1505) Manuel Paçanha (80 veta) Duarte Pereira João Serrão (1 galerë, 2 brigantina)
6.Kananore (Canonor) Kolathiri Raxha Fortesa Sant' Anxhelo (pika tr. 1502, fortesa 1505) D. Lourenço de Brito (150 veta) Lopo Cabreira Rodrigo Rabello & Fernão Bermudez (2 naveta)
7.Koçi (Cochim) Raxha Trimumpara Fortesa Manuel (pika tr. 1500, fortesa 1503) D. Álvaro de Noronha (? veta) Lourenço Moreno Lourenço de Almeida (?)
8.Kollami (Coulão) Regjentët e Govardhana Martanda (pika tr. 1503) i padisp. António de Sá i padisp.
  1. ^ Letrat e sulltanit mamluk dërguar papës janë transkriptuar te Damião de Goes (1749). Chrónica do Felicíssimo Rei D. Manuel, da Gloriosa Memoria (në portugalisht). Na officina de Miguel M. da Costa. fq. 124–25. ashtu si dhe përgjigjja e mbretit Manueli I i Portugalisë për papën, e datuar në qershor 1505. Shiko gjithashtu João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). "2". Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 1. Na Regia officina typografica.
  2. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 195. nuk i përmend emrat në listë, megjithëse më vonë përmend ndonjë. Raporton 22 anije dhe 20 kapitenë, duke harruar Felipe Rodrigues dhe duke hequr Pêro de Anaia-n nga lista kryesore përveçse ta tregonte si kapiten të skuadrës me 6 anij për në Sofala (ku e përmend si 'Pero da Nhaya'). Për më tepër modifikon emrat e raportuar: Ruy Freire de Andrade quhet "Ruy Freire", Fernão Bermudez quhet "Bermum Dias, fidalgo castelhano", Francisco de Sá quhet "Fernando Deça de Campo Maior", Lucas da Fonseca quhet "d'Affonseca", Mes ndryshimeve të tjera të emrave, Barros përdor 'Lopo de Deos' dhe i referohet Gonçalo Vaz de Goes që quhet 'de Boes'.
  3. ^ Te lista e 22 anijeve dhe 20 kapitenëve të João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 195. Anaia është një nga të hequrit e spikatur. Barros nuk e përmend incidentin dhe kufizohet të raportoi se Anaia u nis pas Armadës me skuadrën e tij drejtuar në Sofala.
  4. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 196. nuk e përmend Pacanha-n, duke u kufizuar të raportoi që skuadra e dytë komandohej nga Sebastião de Sousa, e drejtuar nga Concepção.
  5. ^ Kronistët, p.sh. Damião de Goes (1749). Chrónica do Felicíssimo Rei D. Manuel, da Gloriosa Memoria (në portugalisht). Na officina de Miguel Manescal da Costa. fq. 157., raportojnë emrin e gjirit kenjan të Shën Elenës.
  6. ^ Një fisnik, për herë të parë në det, João Homem urdhëroi në mënyrë të famshme që në anët e anijes së tij të vareshin hudhra dhe qepë, për të ndihmuar veten (dhe ekuipazhin) të diferenconin krahun e djathtë nga krahu i majtë i anijes. Urdhërat e Homem-it quheshin 'nga hurdhrat' ose 'nga qepët', ngjashëm me dritat e kuqe dhe të gjelbra të përdorura sot.
  7. ^ Vlen të vërehet origjina e emrit, duke parë se Almeida kishte braktisur 'Urdhërin e Sant'Iago-s së Shpatës po atë janar por duke parë se pushtimi i Kilvës ndodhi ditën e Shën Jakut (25 korrik), kjo e shtyu tja kushtonte shenjtit themelimin, siç raportohet nga Barros.
  8. ^ Kronikanët janë entuziastë të vërejnë se Almeida liroi gjithashtu 800 të tjerë që ai kishte kapur, duke e treguar si një dëshmi të shpirtmadhësisë së Almeidës dhe për ta kundërvënë me mizorin e zakonshme të kapitenëve të tjerë, veçanërisht Vasco da Gama dhe Afonso de Albuquerque. George M. Theal (1907). History and Ethnography of Africa South of the Zambesi: 1505–1795 (në anglisht). Vëll. I, The Portuguese in South Africa from 1505 to 1700. S. Sonneschein & Co. fq. 251.
  9. ^ në mënyrë alternative "Cincatora" apo "Cintacola", është përshkruar nga Duarte Barbosa; Fernão de Magalhães (1918). An Account Of The Countries Bordering On The Indian Ocean And Their Inhabitants (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Mansel L. Dames. Hakluyt Society. fq. 78. si një port i fortifikuar në grykëderdhjen e lumit "Agali" (me gjasa lumi Kali i Karnatakas, pak më në veri të Anxhedivës). Për rrjedhojë, Çinkatora zakonisht identifikohet si vendi i Sadashivgadit të sotëm. Megjithatë, Jose G. da Cunha (1876). "An Historical and Archaeological Sketch of the Island of Angediva". Journal of the Bombay Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). Asiatic Society of Bombay. 11 (32): 304. e vendos në jug, në Ankola, duke konfirmuar kështu Ludovico de Varthema (1863). George P. Badger (red.). The Travels of Ludovico di Varthema, 1503–1508 (në anglisht). Përkthyer nga John W. Jones. Halykut Society. fq. 120. që e përmend Çintakorën si vasale të Bhatkalit
  10. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 351. e quan trashëgimtar "Nambeadora-n", por në kohën e Betejës së Koçit (1504) e përmend si "Candagora". Në komentet e kurorëzimit të tij, Barros vëren se është një tjetër trashëgimtar i pa emërtuar por më ligjitim fronit të Koçit, por që luftoi për zamorinin dhe u hoq nga e drejta e trashëgimit (mbase ai mund të jetë Elkanoli i Edapallit?)
  11. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 360. e raporton në shtator; D. Ferguson (1908). "The Discovery of Ceylon by the Portuguese in 1506". Journal of the Ceylon Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). 19 (59): 302. e raporton më 19 nëntor 1505.
  12. ^ Datat e sakta të nisjeve variojnë mes kronistëve: p.sh. Fernhão L. de Castanheda (1833). Historia do descobrimento e conquista da India pelos Portugueses (në portugalisht). Vëll. 1. Typographia Rollandiana. e raporton nisjen më 26 nëntor. Në vijim jepen hollësitë siç janë renditur nga D. Ferguson (1908). "The Discovery of Ceylon by the Portuguese in 1506". Journal of the Ceylon Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). 19 (59): 295.
  13. ^ Bregu Perëndimor i Madagaskarit u pa për herë të parë nga Diogo Dias në 1500 João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 359.; ndërsa Gaspar Correia (1858). Lendas da Índia (në portugalisht). Vëll. 1. Academia Real de Sciencias. fq. 418. pretendon (në mënyrë të pabesueshme) se "itinerari lindor" i kthimit nga India ishte përshkuar tashmë nga Diogo Fernandes Pereira në 1503, por këqyrja e bregut perëndimor nga Soares është i pari që konfirmohet gjerësisht.
  1. ^ M. T. Houtsma; e tj., red. (1993). E. J. Brill's First Encyclopaedia of Islam 1913–1936 (në anglisht). BRILL. fq. 720.
  2. ^ a b Sanjay Subrahmanyam (1997). The Career and Legend of Vasco da Gama (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 55. ISBN 0-521-64629-4..
  3. ^ William Logan (2004) [1887]. Malabar Manual (në anglisht). Vëll. 1. Asian Education Services. fq. 312. ISBN 81-206-0446-6.
  4. ^ Jose G. da Cunha (1876). "An Historical and Archaeological Sketch of the Island of Angediva". Journal of the Bombay Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). Asiatic Society of Bombay. 11 (32): 301.
  5. ^ Ian Cameron (1973). Magellan and the First Circumnavigation of the World (në anglisht). Saturday Review Press. fq. 19. ISBN 0-8415-0257-9.
  6. ^ D. Ferguson (1908). "The Discovery of Ceylon by the Portuguese in 1506". Journal of the Ceylon Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). 19 (59): 290–91.
  7. ^ Franz Hümmerich (1922). Die erste deutsche Handelsfahrt nach Indien, 1505–1506 (në gjermanisht). Verlag von R. Oldenbourg. fq. 5.
  8. ^ John H. Parry (1968). The European Renaissance: Selected Documents (në anglisht). Palgrave Macmillan. fq. 24. ISBN 1-349-00004-3.
  9. ^ Vitorino M. Godinho (1981–1983). Os Descobrimentos e a Economia Mundial; në 4 volume (në portugalisht). Editorial Presença. fq. 58.
  10. ^ a b Donald F. Lach (16 prill 1994). Asia in the Making of Europe (në anglisht). Vëll. 1, The Century of Discovery, book 1. University of Chicago Press. fq. 108–09. ISBN 022646731-7.
  11. ^ Kjo përmbledhje e regimento-s është marrë kryesisht nga Damião de Goes (1749). Chrónica do Felicíssimo Rei D. Manuel, da Gloriosa Memoria (në portugalisht). Na officina de Miguel M. da Costa. fq. 150–51.
  12. ^ Theresa M. S. de Castello-Branco (2006). Na Rota da Pimenta: As Vias, os Meios, os Homens (në portugalisht). Editorial Presença. fq. 60. ISBN 972-23-3498-0.
  13. ^ D. Ferguson (1908). "The Discovery of Ceylon by the Portuguese in 1506". Journal of the Ceylon Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). 19 (59): 288.
  14. ^ Ignaco da Costa Quintella (1839). Annaes da Marinha Portugueza (në portugalisht). Na typographia da Real Academia das Ciências. fq. 285.
  15. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 195.
  16. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 197.
  17. ^ Damião de Goes (1749). Chrónica do Felicíssimo Rei D. Manuel, da Gloriosa Memoria (në portugalisht). Na officina de Miguel Manescal da Costa. fq. 157.
  18. ^ George M. Theal (1907). History and Ethnography of Africa South of the Zambesi: 1505–1795 (në anglisht). Vëll. I, The Portuguese in South Africa from 1505 to 1700. S. Sonneschein & Co. fq. 248.
  19. ^ George M. Theal (1907). History and Ethnography of Africa South of the Zambesi: 1505–1795 (në anglisht). Vëll. I, The Portuguese in South Africa from 1505 to 1700. S. Sonneschein & Co. fq. 247.
  20. ^ George M. Theal (1907). History and Ethnography of Africa South of the Zambesi: 1505–1795 (në anglisht). Vëll. I, The Portuguese in South Africa from 1505 to 1700. S. Sonneschein & Co. fq. 248.
  21. ^ Të paktën sipas Ludovico de Varthema (1863). George P. Badger (red.). The Travels of Ludovico di Varthema, 1503–1508 (në anglisht). Përkthyer nga John W. Jones. Halykut Society. fq. 121–22.
  22. ^ D. Ferguson (1908). "The Discovery of Ceylon by the Portuguese in 1506". Journal of the Ceylon Branch of the Royal Asiatic Society (në anglisht). 19 (59): 302.
  23. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 344–45.
  24. ^ William Logan (2004). Malabar Manual (në anglisht). Vëll. 1. Asian Education Services. fq. 312–13. ISBN 81-206-0446-6.
  25. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 350.
  26. ^ Fernhão L. de Castanheda (1833). Historia do descobrimento e conquista da India pelos Portugueses (në portugalisht). Vëll. 2. Typographia Rollandiana. fq. 70.
  27. ^ João de Barros; Diogo do Couto; João B. Lavanha (1777). Da Asia de João de Barros e de Diogo de Couto (në portugalisht). Vëll. 2. Na Regia officina typografica. fq. 366.