Beteja e parë e Vaikalit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Beteja e parë e Vaikalit
Pjesë e Luftërat Osomane në Europë
Data prill 1465
Vendi Lugina e Vaikalit, afër Ohrit
Rezultati Shqiptarët fituan me viktima të shumta
Pjesëmarrsit në konflikt
Lidhja e Lezhës Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Gjergj Kastrioti Ballaban Badera
Fuqia (kapaciteti)
4,500 [1] nuk dihet
Viktimat dhe humbjet
të shumta të shumta

Beteja e Parë e Vaikalit u zhvillua në prill 1465 në luginën e Vaikalit, në juglindje të Shqipërisë së sotme. Një sanxhakbej i ri osman i Sanxhakut të Ohrit, Ballaban Badera, u dërgua nga Sulltan Mehmeti II për ti shkaktuar humbje të rënda forcave shqiptare. Komandanti i shqiptarëve Gjergj Kastrioti ishte përgatitur për luftë dhe i përgatiti trupat e tij me një plan veprimi. Gjthçka shkoi mirë deri kur disa prej oficerëve të Skënderbeut nuk zbatuan urdhërat për të ndaluar ndjekjen e forcave osmane dhe u kapën së bashku me luftëtarët e tyre. Oficerët u dërguan në Konstandinopojë ku u torturuan dhe u ekzekutuan dhe trupat e tyre iu hodhën qenëve.[2]

Historiku dhe preludi[redakto | përpunoni burim]

Sulltani Mehmedi II i besoi Ballaban Baderës, i cili ishte një sanxhakbej i Ohrit,[3] drejtimin e fushatave osmane në Shqipëri. Ballabani kishte qenë një fshatar në pronat e të atit të Gjergj Kastriotit, i cili u mor nga osmanët për t'u bërë jeniçer për sulltanin.[4]

Ballabani ishte i vetëdijshëm për humbjen e tij, kështu që aii paraqiti Skënderbeut një seri dhuratash në mënyrë që nëse ai do të kapej, komandanti shqiptar do të ketë mëshirë të mjaftueshme për ta këmbyer atë. Ballabani e kishte njohur Gjergj Kastriotin, kur ata ishin të dy në oborrin osman, por kishte mbajtur gjithmonë një armiqësi të madhe drejt fundit. Ballabani gjithmonë u përpoq të hiqej si mik personal dhe aleat i Skënderbeut, por ai ishte gjithmonë i gatshëm për momentin për ta sulmuar atë. Pasi mësoi se Skënderbeu ishte në Luginën e Vaikalit me 4500 burra, Ballaban filloi fushatën e tij për të mposhtur Skënderbeun.[1]

Battle-plan[redakto | përpunoni burim]

Skënderbeu e priste një sulm osman dhe i nxiti trupat të tij të jenë të përgatitur në mënyrë të vazhdueshme. Ditë para betejës, ai u shpjegoi planin e veprimit luftëtarëve. Ai planifikoi për ti mashtruar osmanët duke i bërë të mendojnë se forcat e tij janë shumë të dobëta dhe tepër të frikësuara për të luftuar. Kur osmanët më në fund u joshën në luginë dhe në një ndjenjë të rreme të sigurisë, luftëtarët shqiptarë u hodhën mbi ta. Forcat osmane pastaj u ndoqën gjatë gjithë deri tek kodrat dhe shqiptarët u ndalën atje për të shmangur një kundërsulm.[1]

Beteja[redakto | përpunoni burim]

Të nesërmen Ballabani erdhi nga prapa kodrave, papritmas, dhe u sul mbi forcat e Skënderbeut me shpejtësi të madhe dhe i tërbuar. Skënderbeu i lejoi ata të vinin pranë tij dhe pastaj filloi kundërsulmin. Një betejë e përgjakshme pasoi me viktima të rënda në të dyja anët, por shqiptarët arritën të mbajnë terrenin e tyre dhe së shpejti, ushtarët e frikësuar osmanë filluan të largohen. Siç u urdhëruan, shqiptarët i ndoqën deri tek kodrat. Shqiptarët e mbajtën terrenin më në fund, por ajo u arrit me një kosto shumë të madhe. Disa nga njerëzit më të besuar Skënderbeut u kapën në këtë betejë, duke përfshirë: Moisi Gjuricën, Muzaka i Angelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka, Gjin Maneshi. Këta njerëz të ndezur nga vlaga e betejës nuk ndoqën urdhërat e Skënderbeut për të qëndruar nën kodrat dhe u kapën nga forcat osmane të riorganizuara.[1] Osmanët të fshehur i zunë pritë oficerëve shqiptarë dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Kalorësia osmane rifitoi besimin e saj dhe ata u ngjitën në majë të një pikë të lartë, ku u stacionua këmbësoria. Ballabani, megjithatë, ishte i kënaqur me arritjet e ushtarëve të tij dhe marshoi përsëri në Konstandinopojë me kapitenët kapur.[1]

Pas Betejës[redakto | përpunoni burim]

Skënderbeu dërgoi një ambasador tek Sulltani ti lutej atij të kthente ushtarakët e tij të padëmtuar, në të kundërt ai do të ekzekutonte të robërit e tij të luftës. Sulltani nuk u bind. Ai urdhëroi një torturim pesëmbëdhjetë-ditor të ushtarakëve shqiptarë. Mehmeti urdhëroi Ballabanin që të vazhdojë fushatat e tij kundër Shqipërisë. Ballabani e sulmoi Shqipërinë përsëri, por u shkatërrua përfundimisht.[1]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b c d e f Franco p. 338.
  2. ^ Noli fq. 138
  3. ^ Halil İnalcık, From empire to republic : essays on Ottoman and Turkish social history, Stamboll: Isis Press, f. 88,  978-975-428-080-7,  34985150, marrë më 4 janar 2012, Balaban Aga, qui a accordé des timar à ses propres soldats dans la Basse- Dibra et dans la Çermeniça, ainsi qu'à son neveu à Mati, doit être ce même Balaban Aga, sancakbeyi d'Ohrid, connu pour ses batailles sanglantes contre Skanderbeg. 
  4. ^ Franko fq. 337

Bibliografia[redakto | përpunoni burim]

  • Franco, Demetrio. Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyr. Venice: Altobello Salkato, 1480.
  • Noli, Fan Stilian (1947), George Castroiti Scanderbeg (1405–1468), International Universities Press,  732882 

Koordinatat: 41°07′01″V 20°48′06″L / 41.11694°V 20.80167°L / 41.11694; 20.80167