Jump to content

Rrethimi i Beratit (1455)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrethimi i Beratit (1455)

Kështjella e Beratit
Datakorrik, 1455
Vendodhja
Pasoja Fitore osmane
Palët pjesëmarrëse
Lidhja e Lezhës Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Gjergj Arianiti
Muzaka Topia 
Vrana Konti
Skënderbeu
Isa bej Evrenozi
Fuqia ushtarake
15,000 trupa; vetëm 7,000 pas ndërhyrjes së Isak Beut, e cila përfshinte kontigjentin prej 1,000 trupa të artilerisë aragoneze 20,000 trupa si forca ndihmëse[1]
Viktimat dhe humbjet
2,000 kalorës, 3,000 këmbësorisë, 80 të burgosur[2] shumë të rënda të cilat varjojnë nga 10,000 - 15, 000

Rrethimi i Beratit filloi në korrik 1455,[3] kur ushtria arbërore e Skënderbeut rrethoi kështjellën e mbajtur nga forcat osmane.

Kur Skënderbeu filloi rebelimin e tij, Berati i përkiste princit shqiptar Teodor Muzaka. Kur në vitin 1449 Teodor Muzaka po vdiste, ai i kërkoi Skënderbeut që ta merrte kalanë në emër të Lidhjes së Lezhës. Skënderbeu dërgoi një detashment të udhëhequr nga Pal Kuka për ta marrë kalanë. Ndërkohë, një forcë me ushtarë osmanë mbërriti nga garnizoni i tyre në Gjirokastër, ngjiti muret pak të mbrojtura të Beratit gjatë natës, masakruan garnizonin arbëror prej 500 ushtarësh, varën Teodor Muzakën dhe morën kalanë, ndërsa kapiteni Pal Kuka më vonë u lirua pas marrjes së shpërblimit.[4] Berati ndodhej në një pozicion të rëndësishëm strategjik pasi kontrollonte shumicën e Arbërisë jugore si dhe rrugët jetike të furnizimit për në Maqedoninë e jugut dhe Greqi.

Në vitin 1455 mbi 12 mijë luftëtarë shqiptar dhe disa qindra ushtarë të Mbretërisë së Napolit rrethuan Beratin dhe nisën sulmet për marrjen e tij me ndihmën e artilerisë aragoneze.[5] Forcat osmane që gjendeshin në kështjellë filluan bisedimet me arbërorët dhe arritën një armëpushim me kohëzgjatje 15 ditë. Ndërkohë sulltani dërgoi forcat osmane nën komandën e Isa Beut dhe Hamza Beut në ndihmë të të rrethuarve. Për të mos u diktuar nga luftëtarët arbërorë, nuk kaluan nga rruga e zakonshme e Shkumbinit por ndoqën rrugën që të çonte në fushën e Korçës. Kësodore forcat osmane i zunë në befasi forcat arbërore.[6] Duke besuar se situata ishte nën kontroll dhe se kalaja do të binte, Skënderbeu u largua me një kontingjent të konsiderueshëm të ushtrisë së tij drejt Vlorës. Edhe pse ai i udhëzonte komandantët e tij, ata s'mundën të arrinin kurrë nivelin e njohurive të tij në çështjet ushtarake.

Në krye të forcës së mbetur Skënderbeu la Karl Muzak Topinë, kunatin e tij, duke qenë se Berati ishte dikur një zotërim i familjes Topiaj. Pas një bombardimi të suksesshëm, komandanti osman i garnizonit ra dakord për të dorëzuar çelësat e kalasë nëse sulltani nuk dërgonte përforcime brenda një kohe të caktuar. Kjo ishte një dredhi për të mashtruar forcat arbërore drejt një sensi të pavërtetë sigurie dhe për të shtyrë çdo veprim, duke i dhënë kohë përforcimeve që të mbërrinin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte përfunduar.[7]

Sulltani dërgoi një forcë prej 20,000 trupash të drejtuara prej Isa bej Evrenozit. Përforcimet i surprizuan forcat arbërore në mes të korrikut 1455. Vetëm një komandant arbëror, Vrana Konti, arriti t'i bënte ballë sulmit fillestar osman. Megjithatë, kur Skënderbeu u kthye, përforcimet osmane ishin thyer dhe mundur, por arbërorët ishin të rraskapitur dhe numrat kishin rënë në pikën ku rrethimi nuk mund të vazhdohej.[8]

Më shumë se 5,000 burra të Skënderbeut vdiqën, duke përfshirë 800 vetë nga një kontingjent prej 1,000 burrash napoletanë nga Alfonsi V si ekspertë të shpërthimeve, artilerisë dhe rrethimeve.[9]

Vetë Skënderbeu nuk ishte në betejë, pasi kishte shkuar në jugperëndim për të penguar ndonjë sulm të mundshëm surprizë nga garnizoni osman në Vlorë. Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme politike në Shqipëri[10] u keqësua, duke shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë.[11] Moisi Golemi kaloi në anën e osmanëve, të cilët në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Shqipëri por ushtria e Skënderbeut e theu keqas.[12] Berati qëndroi në duart e osmanëve dhe nuk u rimor më nga arbërorët.

  1. ^ Demetrio Franco p. 318.
  2. ^ Franco p. 318.
  3. ^ Hodgkinson, Harry (2004). Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero. Bloomsbury Academic. fq. 134. ISBN 9781850439417. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Fan Stylian Noli, 1947
  5. ^ Fan Stylian Noli, 1947
  6. ^ Akademia 2002, p. 419
  7. ^ Akademia 2002, p. 419
  8. ^ Demetrio Franco f. 318
  9. ^ Scanderbeg: A Modern Hero by Gennaro Francione, f. 119
  10. ^ Akademia 2002, p. 420
  11. ^ Akademia 2002, p. 420
  12. ^ Akademia 2002, p. 420
  • Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 2002. ISBN 9992716223. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Franco, Demetrio. Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyr. Venice: Altobello Salkato, 1480.
  • Frashëri, Kristo (2002), Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra, 1405–1468, Tiranë: Botimet Toena, ISBN 99927-1-627-4
  • Hodgkinson, Harry (1999), Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero, London: Centre for Albanian Studies, ISBN 978-1-873928-13-4
  • Noli, Fan Stylian (2009), Scanderbeg, General Books, ISBN 978-1-150-74548-5
  • Schmitt, Oliver Jens (2009), Skënderbeu, Tiranë: K&B, ISBN 978-9995666750