Shko te përmbajtja

Beteja e Torviollit

Beteja e Torviolit
Pjesë e luftërave shqiptaro-osmane
Date29 qershor 1444
Vendi
Fusha e Torviollit (Shumbat) në veri të Peshkopisë
Rezultati Fitore shqiptare
Ndërluftuesit
Lidhja e Lezhës Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Skënderbeu Ali Pasha
Fuqia
15,000 25,000[1]
Viktimat dhe humbjet
4,000 të vdekur e të plagosur
(vlerësime bashkëkohore)
7000 të vdekur[2]
500 të zënë rob[3]

Beteja e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Ulët, u zhvillua më 29 qershor 1444Shqipëri, midis forcave shqiptare të drejtuara nga Skënderbeu dhe një force ekspedite të Perandorisë Osmane.

Skënderbeu, një ish-kapiten osman me origjinë shqiptare, kishte vendosur që të kthehej në vendlindje për të nisur një kryengritje të re shqiptare. Ai, së bashku me 300 shqiptarë të tjerë, duke luftuar në betejën e Nishit, braktisën ushtrinë osmane dhe u nisën drejt Krujës, e cila ra shumë shpejt në duart e tij. Më pas ai formoi Lidhjen e Lezhës, një konfederatë të zotërve shqiptarë të kohës, të bashkuar në luftën kundër Perandorisë Osmane.

Murati II, duke e kuptuar kërcënimin, dërgoi një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën, për ta shtypur kryengritjen me një forcë prej 25,000 vetëve.

Nga Skënderbeu pritej një reagim, kështu që ai u nis me 15,000 vetë për tu përballur me ushtrinë e Ali Pashës.

Të dyja palët u takuan në Torvioll, ku dhe ngritën kampet në anë të kundërta nga njëri-tjetri. Një ditë më pas, më 29 qershor, Ali Pasha doli nga kampi i tij dhe pa se Skënderbeu i kishte pozicionuar forcat e tij në fund të një kodre. Duke pritur një fitore të shpejtë, Aliu urdhëroi të gjitha forcat e tij poshtë kodrës për ta sulmuar ushtrinë e Skënderbeut.

Peshkopia

Skënderbeu, duke e pritur një lëvizje të tillë, kishte përgatitur paraprakisht strategjinë e tij. Ai e kishte fshehur kalorësinë e ushtrisë në pyjet afër fushëbetejës, nën drejtimin e nipit të tij, Hamza Kastriotit, duke mbajtur kështu nën drejtimin e tij vetëm këmbësorinë në qendër. Krahu i majtë i ushtrisë drejtohej nga Moisi Golemi, ndërsa krahu i djathtë nga Tanush Topia. Ushtria u vendos në një formacion gjysmë-harku, në një përpjekje që osmanët të rrethoheshin sa më lehtë.

Pasi forcat kundërshtare u angazhuan tërësisht, duke u afruar kështu dhe deri në pozicionin e duhur, Skënderbeu urdhëroi forcat e fshehura në pyje për ta sulmuar ushtrinë osmane nga pas. Rezultati ishte shkatërrues për osmanët. Ali Pasha arriti të mbijetonte, por shumë nga ushtria e tij u vranë ose u morën robër nga ushtria shqiptare.

  • Fine, John (1994), The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht), University of Michigan Press, ISBN 0472082604
  • Francione, Gennaro (2006) [2003]. Aliaj, Donika (red.). Skënderbeu, një hero modern : (Hero multimedial) [Skanderbeg, a modern hero (Hero multimedia)]. Translated by Tasim Aliaj. Tiranë, Shqipëri: Shtëpia botuese "Naim Frashëri". ISBN 99927-38-75-8.
  • Franco, Demetrio (1539), Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyr (në italisht), Altobello Salkato, ISBN 9994310429 {{citation}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  • Frashëri, Kristo (2002), Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra, 1405–1468, Botimet Toena, ISBN 9992716274
  • Gibbon, Edward (1957), History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht), Peter Fenelon Collier & Son
  • Hodgkinson, Harry (1999), Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero (në anglisht), Centre for Albanian Studies, ISBN 9781873928134
  • Jacques, Edwin (1995), Shqiptarët: Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Mcfarland, ISBN 0899509320
  • Moore, Clement Clark (1850), George Castriot: Surnamed Scanderbeg, King of Albania (në anglisht), D. Appleton & Company
  • Noli, Fan Stilian (2009), Scanderbeg (në anglisht), General Books, ISBN 9781150745485
  • Setton, Kenneth Meyer (1978), The Papacy and the Levant, 1204-1571 (në anglisht), DIANE Publishing, ISBN 9780871691279

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

41°46′N 20°22′E / 41.767°N 20.367°E / 41.767; 20.367

  1. Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero by Harry Hodgkinson, pg. 81
  2. Tibbetts, J. (2016). 50 Great Military Leaders of All Time. VIJ Books (India) PVT Limited. p. 815. ISBN 978-93-86834-19-5.
  3. Tibbetts, J. (2016). 50 Great Military Leaders of All Time. VIJ Books (India) PVT Limited. p. 815. ISBN 978-93-86834-19-5.