Jump to content

Besnik Bardhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dr.Besnik Bardhi)
Besnik Bardhi
Portret nga Dr. Bardhi
U lind në1 prill 1957
ShtetësiaKosovë
Njohur përmjek, politikan
Faqja në rrjetwww.bardhimed.com

Besnik R. Bardhi (lindi më 1 prill të vitit 1957Gjakovë, Kosovë), është mjek (otorinolaringolog), veprimtar (publicist), politikan dhe shkrimtar shqiptar.

Besnik Bardhi, shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Në nëntor të vitit 1983, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë , pran Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1986, filloi specializimin nga dega e Otorinolaringologjisë, së pari në Klinikën e ORL-së në Prishtinë, pastaj pjesën e dytë, e vazhdoi në Kroaci. Në prill të vitit 1991, përfundoi specializimin në Klinikën e ORL–së dhe të Kirurgjisë së qafës Sestre MilosrdnicaZagreb.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, nga viti 1989 deri me 1991, ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës aktiv i ndryshimeve dhe vlimeve politike në Kroaci. Së bashku me një grup veprimtarësh shqiptarë arritën të zhvillojnë aktivitet të theksuar politik. Falë ndihmës së akademikut Ivo Padovan,[1] Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kroacisë (HAZU), ky grup arriti të inkorporohet shumë lehtë në strukturat politike kroate relevante të asaj kohe. Kjo ishte koha kur në Kroaci u rrënua komunizmi dhe ngadhënjeu opozita, ku Franjo Tugjman u bë kryetar i parë i Kroacisë post komuniste.

Duke iu falënderuar këtyre lidhjeve të forta në hierarkinë politike kroate, Bardhi me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, arriti të organizoj simpoziumin shkencor me karakter ndërkombëtar për helmimet në Kosovë, të emëruar "Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore", i cili u mbajt në sallën Drustveni DomKaptol, Zagreb më 9 qershor të vitit 1990.[2][3][4][5]

Bardhi vazhdimisht në mediat shqiptare dhe më gjerë, prezanton me forcën e argumentit të vërtetën lidhur me helmimet e rinisë shqiptare të vitit 1990 në Kosovë. Aktiviteti në këtë rrafsh daton nga viti 1990 e gjerë në ditët e sotit.[6][7][8][8]

Një muaj pas mbajtjes së simpoziumit Bardhi së bashku me shumë miq kroatë, bëjnë promovimin e shoqatës humanitare "Nënë Tereza", në sallën universale Vatrosllav Lisinski, ku ai ishte një ndër themeluesit dhe njëherit dhe anëtar i kryesisë së kësaj shoqate.

Gjatë periudhës së qëndrimit në Kroaci gjithashtu ishte i inkuadruar në strukturat shqiptaro–kroate që ishin kundër politikës luftënxitëse serbe. Rol pozitiv në këto ngjarje kishte dhe kreu i Kishës Katolike në Kroaci, kardinali Franjo Kuhariq, i cili në shumë takime me Bardhin, ishte kategorik dhe deklarohej kundër çfarë do dhune në Kosovë. Bashkëpunëtorët tjerë që punuan me Bardhin ishin: Ferhat Ymeri, Sali Krasniqi, Talat Gjinolli, Flora Brovina etj.

Në Gjakovë, në nëntor të vitit 1990, u zgjodh kryetar i parë i Degës së PSHDK-së, që ishte partia e dytë, në skenën politike pluraliste të asaj kohe në Kosovë.[9] Bardhi ishte në krye të delegacionit të PSHDK –së, në Shqipëri, në shtator të vitit 1991, me këtë rast shkaktoj incident të rëndë diplomatik. Në intervisten e dhënë gazetarit z.Arben Xhixho, në Radio Tirana për emisionin Radio e Jashtme, Bardhi mes tjerash pat deklaruar: " Komunizmi është ideologji e huaj për shqiptarët dhe si i tillë duhet çrrënjosë nga të gjitha trojet shqiptare ". Kjo intervistë nuk u censurua nga z.Xhixho dhe menjeherë u emetua në radio Tirana. Pasoj reagim i ashpër nga presidenca dhe u njoftua anulim i takimit të Bardhit me presidentin Ramiz Alia.

Gjatë kësaj vizite zyrtare në Shqipëri, në ambientet e Hotel Arbëria në Tiranë, Bardhi i dorëzoj Programin dhe Statutin e PSHDK-së, personit të autorizuar Ndrek Luca, në prani të Agim Gjakova dhe Esat Myftari.

Po ashtu po në atë kohë në ilegalitet, së bashku me një grup veprimtarësh në Gjakovë, veproi në Shtabin e Mbrojtjes, që njihej si Shtabi i Luftës për Qytetin e Gjakovës.

Pas përfundimit të një mandati si kryetar i parë në PSHDK -ë, me vetë dëshirë vendos që aktivitetin e tij, ta zhvilloj në Degën e KMDLNJ – së në Gjakove.[10]

Lufta e viteve 1998/99 në Kosovë , Besnikun e zuri në brendi të qytetit të Gjakovës. Gjatë bombardimeve të NATO–s, nuk kishte mundësi të evakuohej me familje. Mbeti i ngujuar, deri më hyrjen e forcave të NATO-s në Gjakovë, më 13 qershor të vitit 1999.[11][12]

Ai kishte fatin, si një ndër qytetarët e parë të takohet me njeriun e parë që hyri në Gjakovë, pas 76 ditë bombardimesh, gazetarin e Sky News, David Chater si dhe forcat e KFOR - it[13]

Menjëherë pasluftës, në rrafshin politik, ka dhënë kontribut për një kohë të shkurt, si anëtar i Kryesisë në degën e PQLK-së në Gjakovë. Për fat të keq ky subjekt politik i Naim Malokut u shua shumë shpejt.

Besnik Bardhi, ka qenë Kryetar i Kryqit të Kuq Komunal në Gjakovë, për një mandat 4 vjeçar (2001-2005).

Deri më 7 shtator të vitit 2000, punoi në Repartin e ORL-së, në spitalin "Isa Grezda" në Gjakovë, pas kësaj date punon ekskluzivisht në klinikën e tij private për sëmundjet e hundës, veshit dhe fytit, Bardhimed.[14]

Merret aktivisht me shkrimin e teksteve publicistike, tema e së cilave janë rrjedhat politike aktuale. Këto tekste kryesisht publikohen në internet si dhe në gazetat e përditshme kosovare.

Që nga prilli i vitit 2006, me një grup veprimtarësh filluan aktivitetin për themelimin e degës se AKR-së në Gjakove, ku pas mbajtjes së kuvendit themelues më 27 janar të vitit 2007, z. Bardhi u zgjodh Kryetar i Degës në Gjakovë. Gjithashtu në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më 17 nëntor të vitit 2007 u zgjodh këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Për arsye objektive, më 21 janar të vitit 2008 dha dorëheqje nga posti i kryetarit dhe anëtarit të kryesisë së AKR -së të kësaj dege. Më vonë dorëzoi dhe mandatin e tij si këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Besnik Bardhi është martuar në vitin 1991 me Shqipe Dolin. Kanë dy vajza dhe një djalë. [15] Fëmijët e tyre ata i konsiderojnë si dhuratë nga Zoti, sepse ata lindën pas shumë peripecive dhe dështimeve të njëpasnjëshme gjatë tetë viteve me radhë. Ata krenohen me Medlinën,[16] Betimin[17] dhe Poemën. Bardhi pagëzoj vajzën e parë të tij me emrin e sekretares së shtetit amerikan Albright, në shenjë mirënjohje, respekti dhe dashurie për ndihmen e pakursyer amerikane për Kosovën dhe popullin e saj në luftën e vitit 1999. Takimi i familjes Bardhi dhe sekretares Albright u realizua me 4 korrik 2005 në Prishtinë.Takimi i dytë me znj. Albright u bë me 5 tetor 2012, poashtu në Prishtinë!

Më 12 mars, 2005, Bardhi nga buxheti familjar, ndau publikisht ndihmë në të holla për 33 familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe skamnorë tjerë të komunës së Gjakovës.[18]

Me 10 mars, 2009, Bardhi i dhuroj të gjitha pagat si këshilltar komunal, për shërimin dhe operimin e një fëmije të verbër dy vjeçar.[19]

Është njohës i gjuhës angleze, kroate dhe polake. Pasioni i tij është fotografia dhe kamera filmike, njihet si një ndër foto–kino amatorët më të vjetër në Kosovë.Përdorë internetin që nga viti 1996.

Më 2 shtator 2011, në BKUK në Prishtinë bëri promovimin e librit të tij të parë Agoni e shpresa.[20] Poashtu, ky libër u promovua në Shkodër, në bibliotekën e qytetit Marin Barleti, më 29 tetor 2011.[21]

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Agoni e shpresa - Shtëpia botuese "Faik Konica", Prishtinë, faqe 345, kolor, botuar në qershor 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Lovely landscape photos from Webshots". Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 23 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Symposium " Kosovo, Essay of Medical Responsibility " 09.06.1990, Zagreb - YouTube
  3. ^ Ibrahim Rugova,the symposium "Kosovo, Essay of Medical Responsibility" - YouTube
  4. ^ (1)The massive poisoning of Albanian youth by Serbian Government in March- April of 1990 !!!. - YouTube
  5. ^ (4) "RUBIKON', emision nga Adriatik Kelmendi : 20 vjet nga helmimet. Çka ndodhi ? - YouTube
  6. ^ (1) "RUBIKON', emision nga Adriatik Kelmendi : 20 vjet nga helmimet. Çka ndodhi ? - YouTube
  7. ^ (2) "RUBIKON', emision nga Adriatik Kelmendi : 20 vjet nga helmimet. Çka ndodhi ? - YouTube
  8. ^ a b (3) "RUBIKON', emision nga Adriatik Kelmendi : 20 vjet nga helmimet. Çka ndodhi ? - YouTube
  9. ^ PSHDK, dr.Besnik Bardhi, Kryetar i I - rë i degës në Gjakovë, në Kuvendin themelues. - YouTube
  10. ^ Sipas z. Adem Demaçi, i cili ne atë kohë ishte në krye të KMDLNJ-së, Dega e KMDLNJ – së në Gjakovë, ishte dega më aktive në mbarë Kosovën.
  11. ^ (1)TV SYRIVISION: David Chater @ Gjakova city, 13.06.1999 - YouTube
  12. ^ (2)TV SYRIVISION: David Chater @ Gjakova city, 13.06.1999 - YouTube
  13. ^ Gjakova city and David Chater,dt.13.06.1999 (ME PERKTHIM) - YouTube
  14. ^ "www.BardhiMed.com - ORL". Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2011. Marrë më 23 prill 2011.
  15. ^ "Webshots Entertainment, the best popular photography". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2012. Marrë më 23 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Faqja Kryesore". Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2012. Marrë më 23 prill 2011.
  17. ^ "Faqja kryesore". Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2009. Marrë më 23 prill 2011.
  18. ^ "Webshots Entertainment, the best popular photography". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2012. Marrë më 23 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Webshots Entertainment, the best popular photography". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2012. Marrë më 23 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Promovimi ne BKUK i librit AGONI E SHPRESA, nga dr.Besnik Bardhi, 2 shtator 2011 - YouTube
  21. ^ (Pjesa 1) Perurimi i librit "AGONI E SHPRESA", nga dr.Besnik Bardhi, ne Shkoder. - YouTube