Jump to content

Çmimi i madh i Kinës 2009

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga F1 Kina - 2009)
  F1 Kina - 2009
Statistikat
Gara e 3 nga 17 në vitin 2009.

Data 19 prill, 2009
Vendi Cirkuiti Ndërkombëtar i Shangait
Shangai, Kinë
Drejtimi Vënd garimi i përhershëm
3.387 mi / 5.451 km
Distanca 56 xhiro, 189.559 mi / 305.066 km
Moti Shi
Pol pozita
Piloti Gjermania Sebastian Vettel Red Bull-Renault
Koha 1:36.184
Xhiro më e shpejtë
Piloti Brazil Rubens Barrichello Brawn-Mercedes
Koha 1:52.592 (42)
Podiumi
I pari Gjermania Sebastian Vettel Red Bull-Renault
I dyti Australia Mark Webber Red Bull-Renault
I treti Stampa:Country data Great Britain Jenson Button Brawn-Mercedes

Çmimi i madh i Kinës 2009 (zyrtarisht VI Chinese Grand Prix) ishte një garë e Formula Një e zhvilluar më 19 prill 2009 në Cirkuitin Ndërkombëtar të Shangait, Shangai, Kinë. Ishte gara e tretë e sezonit 2009 të Formula Një, një ndryshim nga vitet e kaluar, ku gara është zhvilluar përherë nga fundi i sezonit.

Sebastian Vettel me Red Bull fitoi garën pasi u nis nga pol pozita. Fitorja dhe pol pozita ishin të parat në historinë e ekipit Red Bull.[1] Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Red Bull, Mark Webber, i ndjekur nga dyshja e Brawn GP, Jenson Button dhe Rubens Barrichello. Pilotët e McLaren, Heikki Kovalainen dhe Lewis Hamilton përfunduan në vendin e pestë dhe të gjashtë, duke lënë mbrapa pilotin e Toyotës Timo Glock, dhe Sébastien BuemiScuderia Toro Rosso.

Para zhvillimit të garës, Jenson Button i Brawn GP kryesonte renditjen e përgjithshme për pilotë me 15 pikë, 5 më shumë se shoku i skuadrës Rubens Barrichello, i cili kishte 1.5 pikë më shumë se Jarno Trulli i vendit të tretë.[2] Në renditjen për konstruktorë, Brawn GP kryesonte me 25 pikë, 8.5 pikë më shumë se Toyota, e cila ndiqej nga BMW Sauber dhe Renault me nga 4 pikë.[2]

Para fillimit të garës, Gjykata Ndërkombëtare e Apelit të Fédération Internationale de l'Automobile (FIA) konfirmoi sërisht ligjshmërinë e modelit të difuzorëve të makinave Brawn GP, Williams dhe Toyota.[3] Pas këtij vendimi, Renault dhe McLaren vendosën që të përmirsonin modelet e tyre të difuzorëve për këtë garë.[4][5] Kjo ishte një lëvizje e nxituar nga të dy ekipet, sidomos nga ana e Renault, që e kreu ndryshimin te makina e Fernando Alonsos një ditë para garës.[6]

Ferrari njftoi se i kishte hequr detyrat e operacioneve në pistë menaxherit të ekipit, duke e zëvëndësuar në këtë rol me inxhinjerin e garës Chris Dyer.[7] Ky ndryshim u bë pasi ekipi italian kishte dështuar të merrte pikë në dy garat e para të sezonit.[8] Ekipi gjithashtu deklaroi se të dy pilotët e saj Kimi Räikkönen dhe Felipe Massa, nuk do t'a përdornin më sistemin KERS në gara, kjo për arsye sigurie.[9] Nga ana tjetër BMW Sauber deklaroi se piloti i saj Robert Kubica do t'a përdorte sistemin KERS për herë të parë gjatë praktikës së të premtes. Polaku nuk e kishte përdorur sistemin në dy garat e para për shkak të shqetësimeve me peshën shtesë që sistemi do t'i jepte makinës, që do t'i sillte disavantazh pilotit.[10] Megjithatë, Kubica e ndaloi përdorimin e sistemit pas përfundimit të praktikës së të premtes, ashtu siç bëri edhe ekipi Renault, duke e reduktuar ekipet që përdorin KERS-in në vetëm tre.[11]

Ekipet dhe pilotët italianë shfaqën mbështetjen e tyre për viktimat e tërmetit të Lakvilas përmes aktivitetit bamirës "Abruzzo nel cuore" (Abruco në zemrën time); kjo iniciativë u udhëhoq nga Jarno Trulli dhe Giancarlo Fisichella.[12] Ferrari shfaqi shkrimin "Abruzzo nel cuore" në makinat e tyre kurse Trulli vendosi stemën e qytetit në kaskën e tij.[13] Makinat Toro Rosso garuan me mesazhin "Vicini All'Abruzzo".[12]

Praktika dhe kualifikueset

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Makina menjëherë më dukej më mirë. Ndjeva më shumë qëndrueshmëri dhe forcë shtytëse nga fillimi. Pa dyshim kemi bërë një hap para për këtë garë. Makina duket më e fortë në kthesa dhe mendoj se kemi një bazë shumë pozitiive për pjesën e mbetur të fundjavës. Dalja ime e parë ishte shumë e qëndrueshme".

Lewis Hamilton, rreth paraqitjes së makinës së tij gjatë praktikës së të premtes[14]

Tre seanca praktike u mbajtën para garës; dy të parat u zhvilluan të premten më 17 prill, secila nga 1 orë e 30 minuta, kurse seanca e tretë u zhvillua të shtunën në mëngjes dhe zgjati 60 minuta. Kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton, ishte piloti më i shpejtë në praktikën e parë, duke lënë mbrapa makinat Brawn të Jenson Button dhe Rubens Barrichellos. Piloti tjetër i McLaren dhe shoku i skuadrës i Hamilton, Heikki Kovalainen, ishte i katërti më i shpejti.[15] Makina McLaren MP4-24 e Hamilton, e cila ishte pajisur me një difuzor të ri të përkohshëm dhe hundë të re, regjistroi kohën 1:37.334, rreth një të dhjetën e sekondës më i shpejtë se Button, e vendosur në minutat e fundit të seancës.[16] Mark Webber me Red Bull u rendit i pesti, kurse pilotët e Toyotës Trulli dhe Timo Glock u renditën respektivisht në vendin e gjashtë dhe të tetë. Fernando Alonso, Nico Rosberg dhe Sébastien Bourdais plotësuan dhjetë vendet e para të seancës së parë.[17] Në seancën e dytë të zhvilluar në mbasditen e së premtes, Button ishte piloti më i shpejtë, i ndjekur nga Rosberg dhe Barrichello. Pilotët e Red Bull, Mark Webber dhe Sebastian Vettel, të cilët kryesuan renditjen në fazat e hershme të praktikës, u renditën respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.[18] Makinat Toyota sërisht dhanë një paraqitje pozitive; Glock u rendit i gjashti kurse Trulli i teti, duke u ndarë nga Kazuki Nakajima i Williamsit në vendin e shtatë. Dy makinat McLaren nuk arritën të përsërisnin rezultatet e seancës së parë, duke u renditur në vendin e nëntë dhe trembëdhjetë respektivisht me Kovalainen dhe Hamilton.[17]

Rosberg ishte më i shpejti në seancën e tretë të praktikës të shtunën në mëngjes. Gjermani, i cili rrëshkiti dhe doli nga pista në minutat e para të seancës, regjistroi kohën 1:36.133, duke qënë në krye të renditjes. Ai u ndoq nga Trulli dhe Hamilton.[19] Button u rendit i pesti i ndjekur nga piloti i Renault, Nelson Piquet, Jr., i cili regjistroi kohën e pestë më të shpejtë. SHoku i Piquet dhe piloti tjetër i Reanult, Alonso, makina e së cilit ishte pajisur me difuzor të ri dhe sistemin KERS, arriti një rezultat negativ, duke regjistruar kohën e 19të më të shpejtë.[20] Piloti i BWM Sauber, Robert Kubica, i cili kishte hequr sistemin KERS për këtë seancë, përmirsoi dukshëm rezultatet e tij krahasuar me dy seancat e mëparshme.[17] Makina Toyota TF109 e Timo Glock pati probleme me kutinë e marsheve në fazat e para të seancës dhe j'u desh t'a ndryshonte në kohë për provat zyrtare. Kjo gjë i shkaktoi një penalitet me pesë pozicione.[21]

Fernando Alonso kualifikua i dyti me Renaultin e tij duke treguar shenja përmirësimi.

Seanca kualifikuese në mbasditen e së shtunës u nda në tre pjesë. Sebastian Vettel arriti pol pozitën e dytë në karrierë – dhe të parën me ekipin Red Bull – në përfundim të seancës.[22] Vettel, i cili kreu vetëm një xhiro të shpejtë në dy pjesët e fundit të kualifikueseve, kjo për shkak të një problemi në makinë, la në vendin e dytë Alonson me dy të dhjetat e sekondës në seancën e fundit.[23] Piloti tjetër i Red Bull, Mark Webber, u rendit i treti, i ndjekur nga dy makinat Brawn GP të Barrichellos dhe Button. Kimi Räikkönen, pas një paraqitje negative në praktikë, siguroi pozicionin e tetë mbrapa Jarno Trullit dhe Rosberg respektivisht në vendin e shtatë dhe të gjashtë. Hamilton dhe piloti i Toro Rossos Sébastien Buemi plotësuan dhjetë vendet e para të nisjes.[24] Nick Heidfeld, Heikki Kovalainen, Felipe Massa, Timo Glock dhe Kazuki Nakajima plotësuan vendet 11–15. Pilotët e eliminuar në pjesën e parë të kualifikueseve ishin Sébastien Bourdais, Nelson Piquet, Jr., Robert Kubica, Adrian Sutil dhe Giancarlo Fisichella, që zunë vendet 16–20. Për shkak të penalitetit me pesë pozicione, Glock ra në vendin e 19të, duke bërë që Nakajima, Bourdais, Piquet, Kubica dhe Sutil të fitonin nga një pozicion secili.[25]

Vettel fitoi garën e dytë në karrierë dhe të parën me Red Bull.

Robert Kubica dhe Timo Glock e nisën garën nga bokset. Tetë xhirot e para të garës u zhvilluan në regjimin e makinës së sigurisë për shkak të shiut të rëndë. Sutil, Rosberg dhe Alonso kryen pit stopin e tyre të parë me makinën e sigurisë në pistë, duke përfunduar në prapavijë pas rifillimit të garës. Lewis Hamilton bëri një nisje pozitive të garës dhe parakaloi pilotët Jarno Trulli dhe Kimi Räikkönen, para se të rrëshkiste në xhiron e 12të dhe të zbriste në pozicionin e 10të. Ndërkohë, Jenson Button parakaloi shokun e skuadrës Barrichello për pozicionin e tretë pasi braziliani mori kthesën gjerë.

Trulli dhe Räikkönen ishin të ngadaltë në xhirot e para të garës dhe përfunduan në prapavijë. Hamilton bëri progres sërisht dhe renditej i i shtati në xhiron e 11të, para se të bënte një tjetër gabim dhe të humbiste një pozicion. Webber kreu pit stopin e parë të programuar në xhiron e 14të, kurse Vettel e kreu një xhiro më pas. Në atë pikë të garës, Button kryesonte garën dhe ndiqej nga Barrichello, Vettel, Buemi, Massa dhe Webber.

Mark Webber plotësoi garën e përkryer të Red Bullit duke u renditur në vendin e dytë. Për australianin ishte podiumi i tretë në karrierë.

Në xhiron e 17të, Kubica përplasi Trullin në kthesën e fundit të pistës.[26] Polaku dëmtoi hundën e makinës kurse Trulli pjesën e prapme, duke bërë që italiani të zvarritej një xhiro deri sa shkoi në bokse. Ky aksident solli edhe makinën e sigurisë për herë të dytë për të hequr papastërtitë në pistë. Duke shmangur makinën e ngadaltë të Trullit, kjo për shkak të aksidentit, Vettel pësoi një aksident të lehtë me Buemi, i cili dëmtoi hundën e makinës në vazhdim. Kjo gjë e detyroi zviceranin të shkonte në bokse për të zëvëndësuar hundën, sëbashku me dy pilotët e Brawn GP dhe Sutil, i cili në atë pikë kreu pit stopin e dytë dhe sipas parashikimeve të fundit.

Felipe Massa pësoi një problem elektrik gjatë kohës së makinës së sigurisë në pistë duke ndaluar.[27] Pas rifillimit të garës, Sébastien Bourdais rrëshkiti dhe humbi disa pozicione. Gara vazhdoi me Vettel në krye i ndjekur nga Button, Webber, Räikkönen, Hamilton, Barrichello, Kovalainen dhe Buemi, i cili plotësoi dhjetë vendet e para.

Në xhiron e 28të, Piquet u aksidentua dhe dëmtoi hundën e makinës, megjithatë ai arriti të vazhdonte garën. Një xhiro më pas, Button humbi kohën e frenimit gjatë një kthese, duke humbur pozicionin ndaj Webber. Megjithatë, australiani gaboi gjithashtu pas marrjes gjerë të një kthesë, duke lejuar britanikun të rimerrte pozicionin e dytë.

Jenson Button ruajti kreun e renditjes për pilot, edhe pse me më pak pikë diferencë, duke përfunduar në vendin e tretë.

Hamilton kreu pit stopin e tij të vetëm të programuar në xhiron e 33të, i ndjekur nga shoku i skuadrës Kovalainen një xhiro më pas. Vettel hyri në xhiron e 37të kurse Webber dy xhiro më pas, kurse makinat Brawn qëndruan në pistë deri në xhirot 42 (Button) dhe 43 (Barrichello). Buemi ishte piloti i fundit që kryeu pit stop të programuar, në xhiron e 45të, dhe në përfundim të asaj xhiro renditja ishte: Vettel, Webber, Button, Barrichello, Hamilton, Kovalainen, Sutil dhe Heidfeld. Nico Rosberg kishte vendosur goma të mesme në pit stopin e tij të dytë, por kjo zgjedhje doli e gabuar pasi gjermani rrëshkiti, duke bërë që të hynte në bokse sërisht për të vendosur goma të trasha për shi.

Hamilton vazhdoi me gabimet e tij në garë, duke humbur dy pozicione në favor të Kovalainen dhe Sutil. Në xhiron e 51të, Sutil u përplas rëndë para kthesës 5, duke përfunduar garën.[28] Heidfeld j'u desh të shmangte gomën e makinës së Sutil që kishte kërcyer dhe ishte futur në pistë, duke bërë që të humbiste dy pozicione ndaj Glock dhe Buemi.

Vettel e mbajti kryesimin deri në fund të garës, duke fituar Çmimin e madh të dytë në karrierë; për Red Bullin ishte fitorja e parë në histori. Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Red Bullit, Mark Webber, i cili arriti rezultatin më të mirë në karrierë. Button plotësoi vendin e fundit të podiumit, duke arritur podiumin e tretë rresht. Barrichello u rendit i katërti, i ndjekur nga Kovalainen, Hamilton, Glock dhe Buemi. Shtatëmbëdhjetë pilot u klasifikuan, përfshirë edhe Sutil, që pavarësisht se u përplas, kishte kryer më shumë se 90% të garës.

Në podium gjatë ceremonisë ndodhi një ngatërresë, kur himni kombëtar britanik "God Save the Queen" u vendos për ekipin fitues Red Bull, në vend të himnit kombëtar austriak "Land der Berge, Land am Strome".[29] Red Bull është me seli në Mbretërinë e Bashkuar, por është regjituar në autoritetin e garimit me liçensë austriake, për shkak se pronarët e ekipit janë austriak.[30] Kur Vettel fitoi garën e dytë të Red Bullit në Çmimin e madh të Britanisë 2009, ky gabim u korrigjua.

Makinat që përdorin sistemin KERS janë të shënuara me "‡"

Poz Nr Piloti Konstruktori P1 P2 P3 Nisja
1 15 Flamuri Sebastian Vettel Red Bull-Renault 1:36.565 1:35.130 1:36.184 1
2 7 Flamuri Fernando Alonso Renault 1:36.443 1:35.803 1:36.381 2
3 14 Flamuri Mark Webber Red Bull-Renault 1:35.751 1:35.173 1:36.466 3
4 23 Flamuri Rubens Barrichello Brawn-Mercedes 1:35.701 1:35.503 1:36.493 4
5 22 Flamuri Jenson Button Brawn-Mercedes 1:35.533 1:35.556 1:36.532 5
6 9 Flamuri Jarno Trulli Toyota 1:36.308 1:35.645 1:36.835 6
7 16 Flamuri Nico Rosberg Williams-Toyota 1:35.941 1:35.809 1:37.397 7
8 4 Flamuri Kimi Räikkönen Ferrari 1:36.137 1:35.856 1:38.089 8
9 1‡ Flamuri Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:35.776 1:35.740 1:38.595 9
10 12 Flamuri Sébastien Buemi Toro Rosso-Ferrari 1:36.284 1:35.965 1:39.321 10
11 6‡ Flamuri Nick Heidfeld BMW Sauber 1:36.525 1:35.975 11
12 2‡ Flamuri Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:36.646 1:36.032 12
13 3 Flamuri Felipe Massa Ferrari 1:36.178 1:36.033 13
14 10 Flamuri Timo Glock Toyota 1:36.364 1:36.066 19
15 17 Flamuri Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:36.673 1:36.193 14
16 11 Flamuri Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:36.906 15
17 8 Flamuri Nelson Piquet, Jr. Renault 1:36.908 16
18 5 Flamuri Robert Kubica BMW Sauber 1:36.966 17
19 20 Flamuri Adrian Sutil Force India-Mercedes 1:37.669 18
20 21 Flamuri Giancarlo Fisichella Force India-Mercedes 1:37.672 20
Burimi:[31]
  • ^1 Timo Glock mori një penalitet me pesë pozicione për shkak se ndryshoi kutinë e marsheve gjatë praktikës së të shtunës.[32]
Rubens Barrichello u rendit i katërti si dhe vendosi xhiron më të shpejtë të garës.
Poz Nr Piloti Konstruktori Xhiro Koha/Tërhequr Nisja Pikë
1 15 Flamuri Sebastian Vettel Red Bull-Renault 56 1:57:43.485 1 10
2 14 Flamuri Mark Webber Red Bull-Renault 56 +10.970 3 8
3 22 Flamuri Jenson Button Brawn-Mercedes 56 +44.975 5 6
4 23 Flamuri Rubens Barrichello Brawn-Mercedes 56 +1:03.704 4 5
5 2‡ Flamuri Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 56 +1:05.102 12 4
6 1‡ Flamuri Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 56 +1:11.866 9 3
7 10 Flamuri Timo Glock Toyota 56 +1:14.476 19 2
8 12 Flamuri Sébastien Buemi Toro Rosso-Ferrari 56 +1:16.439 10 1
9 7 Flamuri Fernando Alonso Renault 56 +1:24.309 2
10 4 Flamuri Kimi Räikkönen Ferrari 56 +1:31.750 8
11 11 Flamuri Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 56 +1:34.156 15
12 6‡ Flamuri Nick Heidfeld BMW Sauber 56 +1:35.834 11
13 5 Flamuri Robert Kubica BMW Sauber 56 +1:46.853 17
14 21 Flamuri Giancarlo Fisichella Force India-Mercedes 55 +1 xhiro 20
15 16 Flamuri Nico Rosberg Williams-Toyota 55 +1 xhiro 7
16 8 Flamuri Nelson Piquet Jr. Renault 54 +2 xhiro 16
17 20 Flamuri Adrian Sutil Force India-Mercedes 50 Aksident 18
Tër 17 Flamuri Kazuki Nakajima Williams-Toyota 43 Kutia e shpejtësisë 14
Tër 3 Flamuri Felipe Massa Ferrari 20 Probleme elektrike 13
Tër 9 Flamuri Jarno Trulli Toyota 18 Aksident 6
Burimi:[33]

Renditja e kampionatit pas garës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Renditja e pilotëve
Poz. Piloti Pikë
1 Flamuri Jenson Button 21
2 Flamuri Rubens Barrichello 15
13 3 Flamuri Sebastian Vettel 10
4 Flamuri Timo Glock 10
4 5 Flamuri Mark Webber 9.5
Burimi: [34]
Renditja e konstruktorëve
Poz. Konstruktori Pikë
1 Flamuri Brawn-Mercedes 36
5 2 Flamuri Red Bull-Renault 19.5
1 3 Flamuri Toyota 18.5
4 4 Flamuri McLaren-Mercedes 8
2 5 Flamuri BMW Sauber 4
Burimi: [34]

  • Shënim: Vetëm pesë pozicionet e para në secilën renditje janë përfshirë.
  1. ^ Chris Whyatt (19 prill 2009). "Vettel seals first Red Bull win" [Vettel vulos fitoren e parë të Red Bull] (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2009. Marrë më 20 prill 2009.
  2. ^ a b "Malaysia 2009 - Championship • STATS F1" [Malajzia 2009 - Kampionati • Statistikat F1]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 19 mars 2019.
  3. ^ "Brawn GP win F1 legal battle over diffusers" [Brawn GP fiton betejën ligjore të F1 në lidhje me difuzorët] (në anglisht). CCN.com. 15 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2019. Marrë më 14 maj 2019.
  4. ^ "Renault set to join Brawn after failing to beat them" [Renault gati t'i bashkohet Brawn pasi dështuan që t'a mposhtin] (në anglisht). The Guardian. 15 prill 2009. Marrë më 14 maj 2019.
  5. ^ Sarah Holt (16 prill 2009). "Renault & McLaren change diffuser" [Renault & McLaren ndryshojnë difuzorin] (në anglisht). Shanghai: BBC Sport. Marrë më 14 maj 2019.
  6. ^ Jonathan Noble (18 prill 2009). "Renault fits interim diffuser for Alonso" [Renault vendos një difuzor të përkohshëm për Alonson] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 14 maj 2019.
  7. ^ Mark Meadows (13 prill 2009). "Motor racing-Struggling Ferrari alter pit personnel" [Ferrari në vështirësi ndryshon stafin]. Reuters UK (në anglisht). Thomson Reuters. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 16 prill 2009.
  8. ^ Jonathan Noble (13 prill 2009). "Baldisserri gets factory role in reshuffle" [Baldisserri merr rol në fabrikë në ndryshim] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 14 maj 2019.
  9. ^ "Ferrari abandon Kers for China GP" [Ferrari braktis sistemin Kers për Çmimin e madh të Kinës] (në anglisht). BBC Sport. 16 prill 2009. Marrë më 14 maj 2019.
  10. ^ "Teams differ on KERS use" [Ekipet ndryshojnë rreth përdorimit të KERS-it] (në anglisht). Sky Sports. 16 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2009. Marrë më 16 prill 2009.
  11. ^ Jonathan Noble (18 prill 2009). "More teams ditch KERS for China" [Më shumë ekipe e heqin KERS-in për Kinën] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 14 maj 2019.
  12. ^ a b "Bourdais returns STR to top ten in Shanghai" [Bourdais rikthen STR në dhjetëshen e parë në Shanghai] (në anglisht). Crash.net. 17 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2009. Marrë më 18 prill 2009.
  13. ^ "Ferrari Formula One team puts it in perspective" [Ferrari i Formula Një e vendos në prespektivë] (në anglisht). F1SA. 18 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2009. Marrë më 18 prill 2009.
  14. ^ "Friday practice – selected team and driver quotes" [Praktika e së premtes – citimet e zgjedhura të pilotëve dhe ekipeve]. Formula1.com (në anglisht). Formula One Administration Ltd. 17 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2009. Marrë më 19 prill 2009.
  15. ^ "Hamilton sets early pace" [Hamilton vendos shpejtësinë e hershme]. Sky Sports (në anglisht). BSkyB. 17 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2009. Marrë më 19 prill 2009.
  16. ^ Simon Strang (17 prill 2009). "Hamilton sets the early pace in China" [Hamilton vendos shpejtësinë e hershme në Kinë]. Autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2009. Marrë më 19 prill 2009.
  17. ^ a b c "Chinese grand prix practice results" [Rezultatet e praktikës të Çmimit të madh të Kinës]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 14 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2009. Marrë më 19 prill 2009.
  18. ^ Simon Strang (17 prill 2009). "Button edges Rosberg in second practice" [Button para Rosberg në praktikën e dytë]. Autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2009. Marrë më 19 prill 2009.
  19. ^ "Rosberg exits gravel to set quickest time in China" [Rosberg del në zhavorr dhe vendos kohën më të shpejtë në Kinë]. Reuters UK (në anglisht). Thomas Reuters. 18 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 19 prill 2009.
  20. ^ "Final practice – Rosberg makes amends for Williams" [Praktika e fundit – Rosberg bën ndryshimin për Williams]. Formula1.com (në anglisht). Formula One Administration Ltd. 18 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2009. Marrë më 19 prill 2009.
  21. ^ "Glock to suffer grid penalty" [Glock do të pësoj penalitet në nisje]. Crash.net (në anglisht). Crash Media Group. 18 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2009. Marrë më 20 prill 2009.
  22. ^ Nick Mulvenney (18 prill 2009). "Vettel on pole for Chinese Grand Prix" [Vettel në pol pozitë për Çmimin e madh të Kinës]. Reuters UK (në anglisht). Thomas Reuters. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 19 prill 2009.
  23. ^ Matt Beer (18 prill 2009). "Vettel gives Red Bull first F1 pole" [Vettel i jep Red Bullit pol pozitën e parë në F1]. Autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2009. Marrë më 19 prill 2009.
  24. ^ "Chinese Grand Prix qualifying results" [Rezultatet e kualifikueseve të Çmimit të madh të Kinës]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 14 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2009. Marrë më 20 prill 2009.
  25. ^ "Chinese Grand Prix starting grid" [Nisja e Çmimit të madh të Kinës]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 14 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2009. Marrë më 20 prill 2009.
  26. ^ "Trulli and Kubica lament 'dangerous' Chinese GP" [Trulli dhe Kubica qajnë Çmimin e madh 'të rrezikshëm' të Kinës] (në anglisht). Crash.net. 19 prill 2009. Marrë më 16 maj 2019.
  27. ^ Keith Collantine (20 prill 2009). "2009 Chinese Grand Prix facts and stats" [Faktet dhe statistikat e Çmimit të madh të Kinës 2009] (në anglisht). Racefans.net. Marrë më 15 prill 2009.
  28. ^ Shrawan Raja (19 prill 2009). "F1 2009- Force India's Sutil crashes out at 6th place with less than 10 laps to finish at China" [F1 2009 - Sutil i Force India përplaset në vendin e 6të me 10 xhiro nga përfundimi në Kinë] (në anglisht). Indian Autos Blog. Marrë më 15 prill 2009.
  29. ^ Oliver White (19 prill 2009). "Shanghai 2009: Was The National Anthem Wrong On Today's Podium?" [Shangai 2009: Ishte himni kombëtar gabim në podiumin e sotëm?] (në anglisht). ollief1.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 16 maj 2009.
  30. ^ Oliver White (19 prill 2009). "China plays wrong anthem to mark RBR win" [Kina luan himnin e gabuar për të shënuar fitoren e RBR] (në anglisht). motor1.com. Marrë më 16 maj 2009.
  31. ^ "2009 FORMULA 1 CHINESE GRAND PRIX - Qualifying Results" [Çmimi i madh i Kinës Formula 1 2009 - Rezultatet e kualifikueseve]. formula1.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  32. ^ "5-place grid penalty for Glock" [Penalitet me 5 pozicione në nisje për Glock]. gpupdate.net (në anglisht). 18 prill 2009. Marrë më 29 janar 2011.
  33. ^ "2009 FORMULA 1 CHINESE GRAND PRIX - Race Results" [Çmimi i madh i Kinës Formula 1 2009 2009 - Rezultatet e garës]. formula1.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  34. ^ a b "China 2009 - Championship • STATS F1" [Kina 2009 - Kampionati • Statistikat F1]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 14 mars 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Çmimi i madh i Kinës 2009 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale