Fuat bej Dibra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fuat bej Dibra
Ministër i Punëve të Brendshme
Në detyrë
15 nëntor, 1920 – 1 korrik, 1921
Paraprirë ngaAhmet bej Zogolli
Pasuar ngaSulejman bej Delvina
Ministër sekretar shteti i Ekonomisë Kombëtare
Në detyrë
22 dhjetor, 1941 – 12 janar, 1942
Paraprirë ngaAndon Beça
Pasuar ngaKostandin Kote
Të dhëna vetjake
U lind më26 shkurt 1886
Dibër, Perandoria Osmane
Vdiq më22 shkurt 1944
Tiranë, Mbretëria Shqiptare (1943–44)
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës

Fuat bej Dibra ose Fuad Dibra (Dibër, 26 shkurt 1886 - Tiranë, 22 shkurt 1944) ishte veprimtar i çështjes kombëtare, ministër dhe pjesëtar i Këshillit të Regjencës pas shtatorit 1943.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leu në shehër të Dibrës në një familje pasunarësh të mëdhenj, i biri i Ismail pashë Saraçit,[1] i cili kishte arritur të bëhej njëri prej pasanikëve më të mëdhenj të Ballkanit. Familja banonte në Stamboll në një shtëpi të madhe druri e cila më vonë u dogj.

Fuati ndoqi liceun dhe shkollën tregtare të Selanikut. Më 1909 ishte organizatori i Kuvendit të Dibrës. Më 1919 dhuroi 500 mijë franga ari për çështjen shqiptare, duke mbajtur për 17 muaj me shpenzimet e tij, delegacionin e qeverisë të Kongresit të Durrësit. Ndërsa vetë ishte anëtar i delegacionit përfaqësues të kolonisë shqiptare të Stambollit,[2] kryesuar nga Halil pashë Alizoti, shoqëruar nga Sulejman bej Delvina, P. Jul Bonati dhe Mihal Shani Tepelena.[3]

Kaloi shumë kohë në Zvicër nëpër senatoriume për shkak të tuberkulozit prej të cilit vuante. Në Stamboll udhëhoqi një shoqatë tregtare, pasi humbi pasurinë.

Ka marrë pjesë aktive në jetën nacionale të popullit shqiptar dhe pas aneksimit të Shqipërisë së re, ai u kthye në atdhe.

Më 1940 merr pjesë në Komisionin për Rivendikimet Shqiptare, të kryesuar nga Xhemil Dino, Fejzi bej Alizoti, Dhimitër Beratti dhe Tahir Shtylla. Qe pjesë e Komitetit të Rivendikimeve në ish-Vilajetin e Kosovës (Komiteti i Kosovës) Rexhep Mitrovicën, Jashar Erebarën, Qazim Begollin, Ahmet Gashin, Tafil Boletinin, Asim Jakovën, Bedri Pejanin, Ismet Kryeziun, Ndoc Sheldinë, Dom Gjon Bisakun, Avni Gjilanin e Hasan Dostin - kryesuar nga Mustafa Kruja.[4] U emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Kruja, ku do jepte dorëheqjen me 12 janar 1942 i zëvendësuar nga Kostandin Kotte. Nuk pranoi të bëhej anëtar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist. Qe një ndër themeluesit e Ballit Kombëtar.[2] Ndihmoi Jup KazazinLuftën e Reçit në gusht të 1943.

Kuvendi Kombëtar më 25 tetor 1943 e zgjodhi anëtar të Këshillit të Naltë si mysliman sunni.[2] I sëmurë, ndërroi jetë më 22 shkurt në Tiranë më 1944.[2] Në pozitën e tij në Këshillin e Naltë u zëvendësua nga Cafo beg Ulqini.

Më tej[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas të vejës së diktatorit komunist, Nexhmije Hoxhës, Fuat bej Dibra kishte lidhje me gjyshen e saj nga i ati i tij.[5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Elsie R., A Biographical Dictionary of Albanian History, I.B.Tauris, Dec 24, 2012
  2. ^ a b c d Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 116. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 151. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Gurakuqi, Romeo (2018). Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946). Durrës: Jozef. fq. 290, 292nb. ISBN 9928-241-84-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hoxha N., Kujtime nga fëmijëria (3)[lidhje e vdekur] - Pjesë e shkëputur nga libri “Kosova e Lirë”, në përvjetorin e 95-të të autores,[lidhje e vdekur] epokaere.com, 11 shkurt 2016.