Jump to content

Idrisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Idrizi)
Idrizi në miniaturën persiane

Idrisi ose Idrizi (arabisht: إدريس) është profet i cili përmendet në Kuran. Ai është profeti i dytë pas Ademit. Në Kuran ai përmendet i besueshëm dhe durimtar. Sipas hadithit i cili transmenton Malik ibn Enes i cili gjendet në Sahih Myslim, se Muhammedi e takoi Idrisin në qiellin e katërt.

Emri Idris domethënë pëkthyes, sipas komentatorëve të Kuranit thojnë se emri Idris është prej fjalës arabe dars që do të thotë udhëzoj.

Babai i Idrisit ishte Jarid kurse nëna e tij ishte Barkanah. Gruaja e Idrisit ishte Aadanah. Idrisi ka qenë stërgjyshi i Nuhut.

Idrisi përmendet dy herë në Kuran, Allahu thotë:

Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber. Ne e ngriëm atë në një vend të Lartë (ia ngritëm lart famën)[1].

Pastaj më vonë në kaptinën 21, Idrisi përmendet:

(Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë ishin të durueshëm. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve[2].

Idrisi u lind në Babiloni. Para se të bëhej profet, Idrisi e ndjekte ligji e profetit Shith, biri i Ademit. Pasi Allahu i'a dhuroi profetësinë Idrisit, Idrisi u largua nga Babilonia për shkak se njerëzit bënin mëkate (edhe pse njerëzit ishin myslimanë në kohën e Idrisit). Ata e pyetën Idrisin: Nëse largohemi nga Babilonia, ku do të gjemë vend të mirë sikur ky? Idrisi i'u përgjigj: Nëse imigrojmë për hir të Allahut, ai do të na sigurojë. Njerëzit shkuan me Idrisin dhe arritën në Egjipt. Ata e panë lumin Nil. Idrisi u ul dhe përmendi Allahun duke thënë Subhanallah.

  1. ^ Merjem 19:56-57
  2. ^ Enbija 21:85-86