Kastriot Dermaku
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Kastriot Luan Dermaku[1] | ||
Datëlindja | 15 janar 1992 | ||
Vendlindja | Scandiano, Itali | ||
Gjatësia | 1.95 m (6 ft 5 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Parma | ||
Numri | 3 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2006–2010 | Sassuolo | ||
2010–2011 | Melfi | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2015 | Melfi | 104 | (7) |
2015–2017 | Empoli | 0 | (0) |
2015–2016 | → Pavia (huazim) | 13 | (0) |
2016–2017 | → Lucchese (huazim) | 38 | (2) |
2017–2019 | Cosenza | 64 | (2) |
2019– | Parma | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2013 | Shqipëria U21 | 1 | (0) |
2018– | Shqipëria | 5 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 gusht 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 tetor 2019 |
Kastriot Luan Dermaku (lindur më 15 janar 1992) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës për klubin italian Parma dhe kombëtaren shqiptare.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dermaku ka lindur në Scandiano, një qytet në pjesën veriore të Italisë. Ai është djali i Luan Dermakut, një ish futbollist profesionist i cili luajti si sulmues për Prishtinën gjatë epokës së Fadil Vokrrit.[1]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Melfi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dermaku u bë pjesë e ekipit të parë në fillim të sezonit 2011–12, duke bërë debutimin si profesionist më 30 tetor në ndeshjen e javës së 13të kundër Celano; ndeshja u fitua 4–0 nga Melfi, me Dermakun që luajti në 13 minutat e fundit.[2] Më 4 dhjetor, Dermaku zhvilloi paraqitjen e dytë sezonale si dhe të parën si titullar në humbjen 3–1 në transfertë ndaj Paganeses.[3] Ai e mbylli sezonin e parë si profesionist me tetë ndeshje, me Melfin që e mbylli Lega Pro 2 në vendin e 16të.
Në sezonin 2014–15, i fundit i tij me klubin, Dermaku u emërua kapiten i ekipit.[4] Më 1 prill 2015, ai luajti ndeshjen e 100të në kampionat në fitoren 3–2 në transfertë ndaj Casertanës, duke shënuar një nga golat e ekipit të tij.[5]
Empoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 15 maj 2015, Dermaku u transferua te Empoli në Serie A duke firmosur një kontratë tre-vjeçare.[6] Ai u pa si zëvëndësuesi i italianit Daniele Rugani, i cili u transferua te Juventusi.[7]
Cosenza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2017, pasi ishte bërë një lojtar i lirë pas largimit nga Empoli, Dermaku u transferua te Cosenza në një kontratë deri në qershor 2019.[8] Ai bëri debutimin e tij për klubin më 9 shtator në barazimin pa gola kundër Materës,[9] kurse golin e parë e shënoi më 31 mars të vitit të ardhshëm në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Juve Stabias.[10] Dermaku e mbylli sezonin e parë me klubin duke zhvilluar 40 ndeshje në Serie C, të gjitha si titullar, duke mbledhur edhe 3555; Rossoblù arritën të riktheshin në Serie B për herë të parë pas 15 vitesh.[11]
Edhe pas rikthimit të klubit në Serie B, Dermaku arriti të ruante vendin e tij në formacionin titullar, duke zhvilluar 33 ndeshje në sezonin 2018–19. Debutimi i tij në këtë ligë erdhi në javën hapëse kundër Ascolit, ku Cosenza mori një barazim 1–1 në Stadio Cino e Lillo Del Duca.[12] Më 22 prill 2019, Dermaku shënoi golin e tij të parë në Serie B, golin e fitores në takimin ndaj Spezias në shtëpi.[13]
Pas përfundimit të sezonit, Dermaku u bë lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me klubin dhe pasi ai vendosi të mos rinovonte.[14] Ai e përfundoi qëndrimin e tij te Cosenza me 79 ndeshje në kampionat dhe kupë, duke shënuar dy herë.
Parma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 7 korrik 2019, Dermaku firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin elitar Parma.[15] Pasi qëndroi në shtatë ndeshjet e para si zëvëndësues, Dermaku debutoi në Serie A më 20 tetor duke luajtur 76 minuta në fitoren tenistike 5–1 kundër Genoas në shtëpi.[16] Debutimi i tij u vlerësua pozitivisht nga mediat italiane dhe Massimo Barbuti, ish lojtar i klubit.[17][18]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqipëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nën-21
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 janar 2013, Dermaku mori një ftesë nga Shqipëria nën-21 për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë.[19] Ai mundi të debutojë në atë ndeshje, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minuën e 66të në vend të Gentian Durakut.
Kosova
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2018, Dermaku u thirr nga Kosova për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve 2018–19 kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe.[20] Ai nuk u aktivizua në ndeshjen e parë, kurse më 9 shtator, Dermaku u largua nga grumbullimi pasi nuk ishte vendosur si titullar për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.[21] Pas kësaj, Dermaku zgjodhi të përfaqsojë kombëtaren shqiptare.[22]
Rikthimi te Shqipëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 tetor 2018, Dermaku mori një ftesë nga trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci për ndeshjen miqësore kundër Jordanisë dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit.[23] Tetë ditë më vonë, ai debutoi zyrtarisht në ndeshjen e parë ndaj Jordanisë e cila u mbyll në barazim pa gola në Elbasan Arena; ai hyri në fushën e lojës si zëvëndësues në minutën e 56të në vend të Mërgim Mavrajt.[24]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 17 gusht 2019[25]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Melfi | 2011–12 | Lega Pro Seconda Divisione | 8 | 0 | 0 | 0 | — | 8 | 0 | |||
2012–13 | 30 | 2 | 0 | 0 | — | 30 | 2 | |||||
2013–14 | 31 | 2 | 0 | 0 | — | 31 | 2 | |||||
2014–15 | Lega Pro | 35 | 3 | 0 | 0 | — | 35 | 3 | ||||
Gjithsej | 104 | 7 | 0 | 0 | — | 104 | 7 | |||||
Empoli | 2015–16 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | |||
Pavia (huazim) | 2015–16 | Lega Pro | 13 | 0 | 0 | 0 | — | 13 | 0 | |||
Lucchese (huazim) | 2016–17 | 38 | 2 | 0 | 0 | — | 38 | 2 | ||||
Cosenza | 2017–18 | Serie C | 40 | 1 | 4[a] | 0 | — | 44 | 1 | |||
2018–19 | Serie B | 33 | 1 | 2 | 0 | — | 35 | 1 | ||||
Gjithsej | 73 | 2 | 6 | 0 | — | 79 | 2 | |||||
Parma | 2019–20 | Serie A | 0 | 0 | 1 | 0 | — | 1 | 0 | |||
Gjithsej karriera | 228 | 11 | 7 | 0 | — | 235 | 11 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në Coppa Italia Serie C
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 11 tetor 2019[26]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | |||
2018 | 2 | 0 | |
2019 | 3 | 1 | |
Gjithsej | 5 | 1 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 11 tetor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Dermaku.[27]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 10 shtator 2019 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | 4 | Islanda | 1–0 | 4–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Ëndrra mund të realizohet, por së pari Empoli!". Borozani. 17 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 17 maj 2015.
- ^ "Melfi vs. Celano 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 30 tetor 2011. Marrë më 28 shkurt 2017.
- ^ "Paganese vs. Melfi 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 dhjetor 2011. Marrë më 28 shkurt 2017.
- ^ "Melfi - Dermaku: "Matera squadra molto forte, noi non abbiamo paura"" [Melfi - Dermaku: "Matera ekip shum i fortë, nuk jemi të friksuar"] (në italisht). Tutto Matera. 18 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 28 shkurt 2017.
- ^ "Casertana vs. Melfi 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 1 prill 2015. Marrë më 28 shkurt 2017.
- ^ "Empoli blen kapiten Dermakun". Sportal.al. 15 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 28 shkurt 2017.
- ^ "Vjen konfirmimi, gjigandi Dermaku transferohet te Empoli". Sport.al. 16 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2016. Marrë më 28 shkurt 2017.
- ^ Daniele Cianflone (31 gusht 2017). "Difesa blindata: il Cosenza annuncia Dermaku" [Blindohet mbrojtja: Cosenza zyrtarizon Dermarkun] (në italisht). Cosenza Post. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ "Matera vs. Cosenza 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 9 shtator 2017. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ "Juve Stabia vs. Cosenza 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 31 mars 2018. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ Gianluca Strocchi (16 qershor 2018). "Serie C, finale playoff: è festa Cosenza, ritorna in serie B dopo quindici anni" [Serie C, finalaj e play-off: është festa e Cosenzës, rikthehet në Serie B pas pesëmbëdhjetë vitesh] (në italisht). Repubblica.it. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ "Ascoli vs. Cosenza 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 gusht 2018. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ Luca Chiarini (22 prill 2019). "Le pagelle del Cosenza - Dermaku, primo centro per la salvezza. Giù Tutino" [Faqet e raportit të Cosenzës - Dermku, qëndra e parë për shpëtim] (në italisht). Tutto Mercato Web. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ "Mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt Seria A, ja skuadra". Gazeta Shqip. 30 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2019. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ "KASTRIOT DERMAKU IS A NEW PARMA PLAYER" [Kastriot Dermaku është lojtar i ri i Parmës] (në anglisht). Parma. 7 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2019. Marrë më 7 korrik 2019.
- ^ ""Emocion i jashtëzakonshëm debutimi", Dermaku: Falënderoj stafin e Kombëtares edhe pse…". Panorama Sport. 20 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.
- ^ "Debutim super me fanellën e Parmës, ja vlerësimi i Dermakut nga media italiane". Panorama Sport. 20 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.
- ^ "ISH-BOMBERI I PARMËS PËR DËRMAKUN, BARBUTI: ËSHTË SHEMBULLI QË ATA NË FUSHË NUK JANË MË TË MIRË". Sport Ekspres. 20 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.
- ^ "Kombëtarja U-21 mbushet me legjionarë, vetëm një nga Superliga". Sporti Shqiptar. 30 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ "Emërorja e futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes". Federata e Futbollit e Kosovës. 31 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ "LAJMI I FUNDIT: Kastriot Dermaku largohet nga Kombëtarja e Kosovës". Lajmi.net. 9 shtator 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ "E papritur: Shqipëria i rrëmben Kosovës, mbrojtësin Kastriot Dermaku (Foto)". Futbolli Kosovar. 9 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ "Kombëtarja/Trajneri Christian Panucci shpall listën e lojtarëve për miqësoren me Jordaninë dhe ndeshjen eleminatore zyrtare me Izraelin". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 2 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ "Miqësorja, Shqipërinë e ndal shtylla, vetëm 0:0 kundër Jordanisë". Shqiptarja.com. 10 tetor 2018. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ "Kastriot Dermaku" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ "Kastriot Dermaku". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 13 tetor 2019.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Kastriot Dermaku" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 14 tetor 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kastriot Dermaku te National-Football-Teams.com
- Kastriot Dermaku te Soccerway