Krahina Autonome e Kosovës dhe Dukagjinit
Krahina Autonome e Kosovës dhe Dukagjinit | |
---|---|
Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija (Serbisht) | |
Koordinatat: 42°40′N 21°10′E / 42.667°N 21.167°E | |
Vendi | Serbia |
Traktati i Londrës | 30 maj 1913 |
Krahina Autonome | 31 janar 1946 |
Statusi kushtetues është rritur | 21 shkurt 1974 |
Autonomia u ul | 28 mars 1989 |
Lufta e Kosovës | 28 shkurt 1998 deri 11 qershor 1999 |
Administrata e OKB-së | 10 qershor 1999 |
Marrëveshja e Brukselit | 19 prill 2013 |
Qendra administratuve | Prishtina |
Qeveria | |
• Lloji | Krahina autonome
|
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 10.887 km2 (4,203 sq mi) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 1.780.021 |
• Dendësia | 160/km2 (420/sq mi) |
Gjuhët | |
• Gjuhët zyrtare | |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi ISO 3166 | RS-KM |
Kosova dhe Dukagjini (Serbisht: Косово и Metohija, romanizuar: Kosova i Metohija) e njohur zakonisht si Krahina Autonome e Kosovës dhe Dukagjinit (Serbisht: Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija), i referohet territorit te tanishëm të Republikës së Kosovës, që ishte pjesë e Republikës Socialiste të Serbisë, Krahinës autonomia iu hoq më 23 Mars 1989. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, territori mbeti pjesë e konfederatës Serbia dhe Mali i Zi deri në Luftën e Kosovës (1998-1999), kur Serbia dhe Mali i Zi u bombarduan nga NATO. Territori më pas u bë një protektorat i Kombeve të Bashkuara në përputhje me Rezolutën 1244 deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008. Kosova njihet nga 117 anëtarë të OKB-së, por jo nga Serbia e cila ende e konsideron atë si krahinë të saj.[2] Më 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) arriti në përfundimin se "shpallja e pavarësisë së Kosovës e miratuar më 17 shkurt 2008 nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare"[3], dhe tani është shteti më i ri në Evropë. Territori është objekt i një mosmarrëveshje të vazhdueshme politike dhe territoriale ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës e cili de fakto ka kontroll të plotë mbi territorin. Kryeqyteti i saj administrativ dhe qyteti më i madh është Prishtina.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë këtij administrimi, kësaj pjese të Kosovës i njihet edhe elementi konstituiv i federatës jugosllave. Më 1991 të rrethur nga forcat militare serbe, 120 deputetë të kuvendit të atëhershëm të Kosovës në krye me Prof. Dr. Ibrahim Rugovën, dhe me të drejtat të cilat ia jepte Kushtetuta e Kaçanikut, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Mirëpo diplomacia e karosur, duke i thënë botës se këtë janë duke e bërë vetëm 15% e popullatës së Kosovës, se përqindja tjetër është e kënaqur me qeverinë e Serbisë. Kështu nuk i njihet pavarësia Kosovës e vitit 1991. Por shqiptarët e Kosovës nuk e lanë me kaq më 28 nëntor të vitit 1997 në Prekaz të Drenicës u shfaqën disa njerëz të veshur me rroba ushtrie në krye me komandantin Adem Jashari, pas tyre nëpër të gjitha viset e Kosovës u shfaqën njerëz me po të njejtat rroba dhe me emër të quajtur Ushtira Çlirimtare e Kosovës. Këta trima iu bënë ballë forcave militare serbe duke iu shkaktuar atyre humbje të mëdha në disa pjesë të Kosovës sidomos në Prekaz, mirëpo forcat militare serbe duke e parë se nuk janë duke mundur t'i bëjnë ballë edhe për shumë kohë UÇK-së, ata morrën vendim që të vriteshin çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë dhe të digjej çdo shtëpi. Sa kishte dhimbje në atë kohë, sa lotë ishin derdhur nga nënat shqiptare. Millosheviçi e kishte për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova, si dhe mësymjen e pushtimit të Shqipërisë. Mirëpo më 1999 në Kosovë erdhi një diplomat i huaj për ta vizituar vendin rastësisht, për të parë se a ishin të vërteta ato ngjarje që po i transmetonin e tërë bota, për terrorin që po ushtronin forcat militare serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Kur e pa se çfarë është duke ndodhur, jep urdhër të menjëhershëm për të bombarduar Beogradin, dhe disa caqe në Kosovë të cilat komandoheshin nga ushtria paramilitare serbe. Kështu më 6 qershor të vitit 1999 Kosova çlirohet nga Serbia dhe të gjitha kompetencat i kalojnë Bashkimit Evropian, dhe nën administrimin e një qeverie të përkoshme nga kosovarët në krye me Prof. Dr. Ibrahim Rugova. Kështu më 2001 popullata shqiptare del në zgjedhjet e para pas shkëputjes nga Serbia jugosllave. Në Janar të vitit 2006 vdes presidenti historik Prof. Dr. Ibrahim Rugova. Në vitin 2007 bëhen zgjedhje të jashtëzakonshme, nga këto zgjedhje del fitues Hashim Thaçi, i cili bën koalicion me Fatmir Sejdiun dhe krijojnë një qeveri e cila më 17.02.2008 Kosovën shtet të pavarur, republikë demokratike dhe sovran.
Literaturë shtypi dhe interneti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Elez Biberaj: The Albanian National Question: The Challenges of Autonomy, Independence, and Separatism
në librin The New European Diasporas: National Minorities and Conflict in Eastern
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Региони у Републици Србији" (PDF). stat.gov.rs (në serbisht). Statistical Office of Serbia. 16 tetor 2019. Marrë më 17 tetor 2019.
- ^ "Republic of Palau suspends recognition of Kosovo". The Government of the Republic of Serbia (Vlada Republike Srbije) (në anglisht). 21 janar 2019.
- ^ "case 141" (në anglisht). International Court of Justice. 22 korrik 2010. Marrë më 22 korrik 2010.
- Krahina Autonome e Kosovës dhe Dukagjinit
- Kosovë
- Provinca autonome të Serbisë
- Rajone statistikore të Serbisë
- Vende dhe territore të themeluara më 1992
- Vende dhe territore shqipfolëse
- Vende dhe territore serbishtfolëse
- Historia e Kosovës
- Rajone historike të Serbisë
- Ish krahina të Serbisë
- Rrafshi i Kosovës
- Rrafshi i Dukagjinit