Kultura e Britanisë së Madhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kultura e Uellsit)
Shko te: navigacion, kërko

Origjina e Britanisë së Madhe si Union Politik të përbërë nga ish-shtete të pavarura ka rezultuar në ruajtjen e kulturave të ndryshme në secilin nga shtetet e saj Për më shumë shihni artukujt, Kulura e Anglisë, Kultura e Skocisë, Kultura e Uellsit, Kultura e Irlandës Veriore.

Kinematografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Britania e Madhe ka pasur shumë ndikim në zhvillimin e kinematografisë, Ealing Studios pretendojnë të jenë Studioja më e vjetër në Botë. Duke lënë anash prodhimet e suksesshme dhe të rëndësishme, industria karakterizohet me një debat për identitetin e saj, dhe ndikimin e kinematografisë Amerikane dhe Europiane.

Letërsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Letërsia në Britaninë e Madhe.

Poeti dhe dramaturgu i njohur Anglez William Shakespeare njihet si dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave.[1][2][3]

Ndër poetët Anglez më të vjetër janë Geoffrey of Monmouth , Geoffrey Chaucer, dhe Thomas Malory. Në shekullin e 18të, Samuel Richardson shpesh konsiderohet ta ketë zbuluar novelën moderne. Risi të tjera erdhën në shekullin e 19të nga Jane Austen, Motrat Brontë, Charles Dickens, Thomas Hardy etj. Ndër shkrimtarët e shekullit të 20të janë H. G. Wells, D. H. Lawrence, Virginia Woolf, George Orwell dhe John Betjeman. Së fundmi edhe shkrimtarja e serive Harry potter J.K.rowling ka fituar popullaritetin e J.R.R. Tolkien.

Kontributet e Skocisë përfshijnë shkrimtarin detektiv Arthur Conan Doyle, Sir Walter Scott, Robert Louis Stevenson dhe Robert Burns.

Media[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Media në Britaninë e Madhe.

Rëndësia e Gjuhës Angleze i jep Mediave Britanike dimensione internacionale të mëdha

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Muzika Britanike.

Muzika Klasike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kompozitorë të njohur nga Britania e Madhe janë : William Byrd, Henry Purcell, Sir Edward Elgar, Sir Arthur Sullivan, Ralph Vaughan Williams, dhe Benjamin Britten, pionier i operës moderne Britanike. Londra mbetet një nga kryeqytete kryesore të muzikës klasike në Botë.

Muzika popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër kontrubuesit e zhvillimit të Muzikës Rock në Britani në vitet 1960-1970 ishin The Beatles, shqip Beatelsat, Pink Floyd, Eric Clapton, The Rolling Stones, Led Zeppelin, The Who, Queen, dhe Black Sabbath. Heavy metal, hard rock etj. ishin ndër variacionet që pasuan. Në vitet 1980, Bandat Britanike nga skena "New Romantic" si Duran Duran, Depeche Mode, Spandau Ballet, Soft Cell dhe Ultravox ishin kryesoret.

Televizioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Televizioni Britanik.
Ndërtesa e Channel 4
Qendra televizive BBC

BBC është rrjeti televiziv i themeluar publikisht i Britanisë së Madhe , si dhe është rrjeti më i madh dhe më i vjetër në Botë. Ai operon disa kanale televizive dhe radio stacione në Britani dhe në Botë. Shërbimi internacional i lajmeve i BBCsë, BBC World, transmetohet rreth botës.

Shërbimet vandase të BBCsë janë themeluar nga licensa televizive, një kërkesë ligjore për secilën shtëpi britanike me një marrës telveiziv që është në përdorim për marrjen e transmetimeve, pa marrë parasysh nëse shtëpiakët ndjekin BBCnë apo jo. Shtëpitë që janë vendbanim i personave mbi 70 vjeç nuk mirren parasysh[4] dhe kjo kërkesë nuk i anashkalon as dëgjuesit e radios. Shërbimi BBC World Radio u themelua nga Zyra e Jashtme Komonwealth dhe stacionet televizive operohen nga BBC Worldwide nën bazat komerciale të lidhjeve satelitore dhe kabllovike. Kjo dorë komerciale e BBC-së që formon gjysmën e UKTV së bashku me Virgin Media.

Britani të Madhe ka katër kanale kryesore televizive nacionale: BBC One, BBC Two, ITV1, Channel 4 dhe Five - momentalisht të transmetuara nga sinjale analog tokësor. Tre kanalet e fundme janë krujuar nga Marketingu komercial.

Britania e Madhe tani ka një numër të madh të kanaleve tokësore digjitale duke përfshirë gjashtë të tjera nga BBC, pesë nga ITV dhe tri nga Channel 4, dhe një nga S4/C, i cili është pothuajse krejtësisht në Uellsisht.

Shumica e shërbimeve digjitale kabllovike mundësohen nga Virgin Media kurse satelitore nga BSkyB. I tërë shteti do të kthehet në digjital deri më 2012.

RadioBritaninë e Madhe dominohet nga BBC Radio, e cila operon dhjetë rrjete kombëtare dhe më se katërdhjetë radio statione lokale. Stacioni më i famshëm nga numri i dëgjuesve, është BBC Radio 2.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]