Kultura në Kosovë
Kultura kosovare ngërthen në vete kulturën e kombit shqiptar si trashëguese të kulturës vendëse ilire e ndikuar kryesisht nga kultura romake dhe osmane e më pak nga ajo sllave. Përcaktimi kulturor kosovar është perëndimor, mirëpo ruan në vete elemente konservatore evropiane dhe disa veti të kulturës lindore, të përfituara nga shekujt e sundimit osman. Ndikimi i thellë vërehet sidomos nga e drejta dokesore e shqiptarëve, e përkufizuar nga katër parime — nderin vetjak, barazinë e vetëve, lirinë e veprimit në kuadër të ligjit, si dhe besën.[1]
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura në Kosovë është e ngjashme me kulturën e gadishullit Ballkanik dhe shquhet si burim i kulturave shtetërore të disa shteteve në rajon.
Në dallim nga vendet tjera të Ballkanit, kultura e të cilave është shkrirë në shkallë të madhe në kulturat e reja të kohërave, në Kosovë në një shkallë të lartë është mbajtur besnikëria ndaj elementeve të trashëguara nga era e kohës, nga format e ndryshme të organizimit të shoqërisë. Kjo ka ndikuar që ky vend nga sundues të ndryshëm të shihet si djep i kulturës së tyre. Disa pas kalimit të kohës së sundimit të tyre kanë shkuar aq larg sa e krahasojnë me Jerusalemin.
Sido që të jetë, format e reja të sundimit gjithnjë në mungesë të identitetit të bazuar në rrënjë të historisë janë identifikuar me pjesë të marra nga kultura e Kosovës. Disa për ta krijuar identitetin e tyre të bazuar në histori kanë shpikur mite rreth historisë së Kosovës. Kjo ka shkaktuar që kultura e fundit e njohur në Ballkan me rrënjë nga Kosova të bjerë nën hijen e miteve të sajuara. Kjo kulturë në histori është e njohur si kultura e Prizrenit, ndikimi i së cilës shtrihej në hapësirë shumë më të gjerë sesa territori i sotshëm i Kosovës. Origjina e kësaj kulture ishte Prizreni, ndërsa qendra tjera të njohura që identifikoheshin me këtë kulturë ishin Shkupi, Nishi, Novi Pazari etj.
Pas Luftës së Parë Botërore dhe sidomos shfaqjes së nacionalizmit në Ballkan, vjen deri tek shkatërrimi i kulturës së Kosovës. Kështu qendra të njohura që identifikoheshin me këtë kulturë ranë nën sundimin e nacionalistëve dhe me kalimin e kohës fillojnë edhe të identifikohen me nacionalizmin e shteteve të tyre. Një formë e re e sundimit në Ballkan e cila thirrej në pjesë të marra nga kultura e Prizrenit.
Karakteristikë kryesore e kësaj kulture është mbledhja e vetive më të avancuara të shoqërive njerëzore dhe lidhja e tyre me vetit e ngulura në trashëgiminë e saj. Për arritjen e kësaj si element kryesorë është përdorur toleranca ndaj formave të ndryshme të organizimit në historinë e shoqërisë njerëzore duke filluar nga ato të fiseve, etnive të bazuara në gjak, etnive të bazuara në gjuhë, bashkësive fetare. Së fundi shihet një lëvizje e konservimit të bashkësive nacionale. Mirëpo për shkak të bazave të dobëta kulturore të nacionalizmit dhe mosdeklarimit të "vdekjes" së nacionalizmit për shkaqe ekonomike, ka fërkime të saj me traditën. Si duket janë duke u bërë përpjekje për gjetjen e rrugës së lidhjes së elementeve avancuese të nacionalizmit për shoqërinë njerëzore me traditën e kulturës së Kosovës.
Për mbajtjen në jetë të kësaj kulture gjatë historisë, zakonisht është munduar populli i Kosovës. Këtu vlen të veçohet elementi i trashëguar nga kultura shqiptare Besa. Pastaj vijën me radhë udhëheqësit e formave sunduese të Kosovës, si b.f. mbretërore, perandorake, fetare dhe së fundi nacionale e cila thuhet se ka shkaktuar dëme të mëdha në krahasim me format tjera të sundimit. Sido që të jetë, fuqitë e ndryshme ushtarake që kanë shtrirë pushtetin e tyre në Kosovë janë munduar ta përqafojnë apo të marrin pjesë nga kultura e trashëguar e Kosovës. [2]
Kultura në Prishtinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, është qendra kulturore dhe artistike e zhvillimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë. Departamenti i çështjeve kulturore është një nga segmentet që i organizon ngjarjet kulturore, të cilat e bëjnë Prishtinën një nga qytetet me tradita më të theksuara kulturore e artistike. Bibloteka Hivzi Sylejmani është themeluar 70 vjet më parë dhe është një nga bibliotekat më të mëdha në lidhje me numrin e librave në inventarin e saj, gati 100.000. Të gjitha këta libra janë në shërbim të lexuesve.[3] "Mbretëresha e Dardanisë" ose Hyjnesha në Fron është një artifakt që u gjet gjatë disa gërmimeve në vitin 1955 [4] në fushën e Ulpianës,[5] një periferi e Prishtinës. Ajo është një objekt i ndërtuar me baltë dhe daton që nga viti 3500 para erës sonë pra i përket Epokës Neolitike.[6] Në Prishtinë gjendet edhe "Hamami i Qytetit" si dhe shtëpia e Emin Gjikës, e cila është transformuar në Muzeun Etnografik. Gjithashtu, Prishtina ka arkivin e vet komunal, i cili është themeluar në vitin 1950 dhe mban të gjitha të dhënat e qytet, komunës dhe rajonit.[3]
Kultura në Prizren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura e Prizrenit përbëhet nga një përzierje e identiteteve të ndryshme që përbëjnë Kosovën. Prizreni është një komunitet ku kulturat dhe qytetërimet e ndryshme janë bashkuar, duke kontribuar në zhvillimin kulturor të qytetit gjatë shekujve. Prizreni ka qenë i njohur që nga antikiteti si një vend unik në Ballkan, me përbërësit e tij të ndryshëm kulturorë që rrjedhin nga qytetërimet dhe fetë e saj. Në sajë të vendosjes gjeografike të favorshme, përzgjedhjes së gjerë të monumenteve dhe trashëgimisë së tij arkeologjike, qyteti i Prizrenit me të drejtë u quajt "qyteti muze", "muze nën qiellin e hapur" ose madje edhe "Dubrovniku i Ballkanit" dhe është përshkruar si një nga qytetet më të bukura të Kosovës.
Ekziston një proverb i vjetër i cili thotë: "Kushdo që pi ujë nga burimi do ta ketë të vështirë të largohet nga Prizreni". Historianët thonë "Çdo gur i Prizrenit është një histori në vete", ndërsa një nga këngët lokale shton: "Prizreni është qyteti i këngës dhe dashurisë".[7]
Kultura në Gjakovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i vjetër i Gjakovës ishte një nga qendrat më të zhvilluara të tregtisë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në Ballkan. Një dëshmi e kësaj periudhe është zona e Pazarit Grand (çarshisë së e madhe) e cila gjendet në qendër të qytetit të vjetër, që përmban shumë dyqane ndërtesa banimi e poashtu restaurante. Pazari është zhvilluar përreth Xhamisë së Hadumit, i cili është e ndërtuar në vitet 1594-95 si donacion nga Hadum Sylejman Efendia (i njohur si Hadum Aga), i cili në të njëjtën kohë ka dhuruar fonde për mjediset e tjera publike në qytet, duke përfshirë edhe disa dyqane të vjetra.
Gjakova përmendet si një qytet për herë të parë në vitin 1662, nga udhëtarja osmane turke Evliya Çelebi, e cila e përshkroi atë si një qytet i vogël tërheqës i përbërë prej 2.000 shtëpive, të gjitha të ndërtuara nga guri duke përfshirë çati dhe kopshte. Ndërtesat publike përfshijnë dy xhami të stolisura, disa shtëpi lutëse, disa hane me kulme plumbi, shtëpi dushi të lezeqme, dhe rreth 300 dyqane.[8]
Format e emërimit të qytetit kanë ndryshuar gjatë shekujve. Forma më e vjetër e origjinës "Jakova" nis nga baza "Jak" një emërim i shpërndarë në mesin e shitësve shqiptar dhe nga prapashtesa osmane "ovasi" që do të thotë një fushë. Prandaj, "Jak ovasi" do të thotë Jak i fushës, sepse Jak Vula, sipas traditës, lejoi Hadum Agën të ndërtoj xhaminë dhe objektet e sipërpërmendura me kusht që qyteti i ndërtuar të mbajë emrin e tij.[9] [10] [11]
Kuzhina kosovare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuzhina kosovare është e ngjashme me kuzhinën e vendeve përreth (me atë të Shqipërisë, të , Malit të Zi, të Republikës së Maqedonisë, si dhe me kuzhinën e jugut të Serbisë) dhe ndikohet nga kuzhina turke, kuzhina shqiptare dhe kuzhina ballkanike në përgjithësi. Në ushqimet e përbashkëta përfshihen byreku, flia, qebabi, suxhuku dhe salcice të tjera, specat e mbushur, qengji, fasulja, sarma, burjani, pitja dhe orizi.[12] Megjithatë, kuzhina kosovare ndryshon paksa mes rajoneve të ndryshme.
Buka dhe bulmeti janë të rëndësishme në kuzhinën kosovare. Më të përdorur gjerësisht nga bulmeti janë qumështi, kosi, ajrani, djathi dhe kajmaku. Mishi (mish lope, mish pule dhe qengji), fasulet, orizi dhe specat janë, gjithashtu, pjesë e madhe e dietës së Kosovës. Perimet përdoren sipas sezoneve. Zakonisht, trangujt, domatet dhe lakra bëhen turshi për konsumim dimëror. Kripa, piperi i zi, piperi i kuq janë gjithashtu popullore si specie.[13]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Arti rrugor në Prishtinë
-
Orkestra Filarmonike e Kosovës
-
Art Graffiti në Prishtinë
-
Xhamia e Madhe në Prishtinë
-
Katedralja e së Lumes Nënë Tereza në Prishtinë
-
Një djalë me një bas kitarë të dyfishtë në tarracën e Pallatit të rinisë dhe sporteve në Prishtinë
-
Prishtinë – Galeria e Artit e Kosovës
-
Monumenti Newborn në 2013
-
Një xhami në Kosovë
-
Monumenti Newborn në 2014
-
Një shtëpi në Kosovë
-
Një kishë katolike në Kosovë
-
Një kullë në Kosovë
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Getoar Mjeku, "Miti, feja dhe kombi," Shqip1 (26 shkurt 2009)[lidhje e vdekur]. 14.07.2009
- ^ "Ministry of Public Services of Kosova" (PDF) (në anglisht). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 9 mars 2008. Marrë më 9 mars 2008.
- ^ a b Letërnjoftim i shkurtër për kulturën e kryeqytetit Arkivuar 5 prill 2015 tek Wayback Machine Short notice of capital culture.
- ^ 'Tjerrtorja' Archaeological Site (listed since 1955).
- ^ Goldsworthy, Adrian Keith; Haynes, Ian; Adams, Colin E. P. (1997). The Roman army as a community (në anglisht). Journal of Roman Archaeology. fq. 100. ISBN 1887829342.
- ^ Idhulli i Dardanisë apo Hyjnesha në fron Arkivuar 7 prill 2013 tek Archive.today Dardanian idol or Goddess on the Throne.
- ^ Prizren - Venue of Civilizations, Department for Tourism and Economic Development, p.13
- ^ Elsie, Robert (2004). Historical dictionary of Kosova (në anglisht). Maryland: Scarecrow Press, Inc. ISBN 0-8108-5309-4.
- ^ Gjakova City & Valbona Valley (në anglisht). Gjakova. 2010. ISBN 978-9951-8784-0-1.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Kuvendi i Gjakovës. Toponimia e Gjakovës me rrethinë.
- ^ Haxhibeqiri, Fuat (2011). Krimet e luftes në Gjakovë. Gjakovë. ISBN 978-9951-585-85-9.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Ukelli, Fikrije. 1001 Receta për çdo familje.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2013. Marrë më 27 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)