Libor Kozák
Libor Kozák (2019) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Libor Kozák | ||
Datëlindja | 30 maj 1989 (35 vjeç) | ||
Vendlindja | Opava, Republika Çeke | ||
Gjatësia | 1.92 m (6 ft 4 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Sparta Prague | ||
Numri | 18 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2001–2007 | Opava | ||
2008–2009 | Lazio | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2008 | Opava | 41 | (19) |
2008–2013 | Lazio | 58 | (10) |
2009–2010 | → Brescia (huazim) | 29 | (3) |
2013–2017 | Aston Villa | 20 | (4) |
2017–2018 | Bari | 15 | (2) |
2018–2019 | Livorno | 9 | (0) |
2019 | Slovan Liberec | 14 | (7) |
2019– | Sparta Prague | 21 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007–2008 | Republika Çeke U19 | 9 | (3) |
2009–2011 | Republika Çeke U21 | 14 | (3) |
2012– | Republika Çeke | 8 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 shkurt 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 qershor 2019 |
Libor Kozák (i lindur më 30 maj 1989) është një futbollist çek i cili luan me klubin anglez Aston Villa në Premier League dhe me kombëtares çeke.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]SFC Opava
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kozák filloi të luante futboll në vitin 2001 me skuadrën çeke Slezský FC Opava, në fillim duke luajtur me skuadrat e moshave, kurse në vitin 2007, Kozák u vendos në skuadrën e parë. Ai u konsiderua si talent duke pasur profilin e një golashënuesi në divizionin e dytë çek me skuadrën e Opavas. Në tetor 2007, ai shënoi tregolshin e tij të parë në fitoren 5–1 kundër Zenit Čáslav në divizionin e dytë.[1]
Në fund të sezonit 2007–08, Kozák u transferua te gjiganti italian Lazio.[2]
Lazio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kozák u transferua te Lazio në korrik 2008 duke firmosur një kontratë pesë vjeçare, me presidenti Claudio Lotito pagoi për transferimin 1.2 milion € (1.8 milion $).[3]
Kozák bëri debutimin e tij të vonzhëm në Serie A më 2 maj 2009, duke zëvëndësuar Mauro Záraten në minutën e 84 kundër Interit në San Siro, ku Lazio fitoi me rezultatin 2-0.
Pas sezonit të parë me Lazion, Kozák u huazua te skuadra e Serie B, Brescia për sezonin 2009–10. Arsyeja e këtij huazimi ishte për të fituar eksperiencë për të qënë titullar te Lazio. Më 26 shtator 2009, Kozák shënoi golin e parë në Itali kundër Grossetos, ku Brescia humbi me rezultatin 2–1.[4]
Në fund të sezonit, ai u rikthye në kryeqytet. Kozák shënoi golin e parë për Biancocelestin më 18 shtator 2010, gol që i solli fitoren Lazios kundër Fiorentinës. Ai gjithashtu shënoi golin fitues kundër Sampdorias më 16 janar 2011. Dy javë më vonë, Kozák shënoi golin e tretë dhe të katët me Lazion, sërisht kundër Fiorentinës. Më vonë ai fitoi vëmëndjen e Michal Bílek, trajnerit të kombëtares Çeke, i cili ishte në Stadio Olimpico për të parë lojën e tij kundër AS Barit.
Në sezonin 2012–13, Kozák ishte nën drejtimin e trajnerit Vladimir Petković, duke patsur dy fytyra në atë sezon, pasi në Serie A nuk shënoi asnjë gol, kurse në Ligën e Europës ai u shpall golashënuesi më i mirë me tetë gola (dhjetë gola duke përfshirë edhe raundet paraeleminatore). Ai shënoi tregolshin e parë me Lazion kundër skuadrës gjermane VFB Stuttgart në Romë më 14 mars 2013, duke ndihmuar skuadrën e tij që të shkonte në çerek–finale me rezultatin e përgjithshëm 5–1.[5]
Aston Villa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 shtator 2013, Kozák firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin anglez Aston Villa, ai zgjodhi fanellën me numrin 27.[6] Më 14 shtator 2013, Kozák bëri debutimin e tij me klubin në humbjen 2–1 kundër Newcastle United. Një javë më pas, ai regjistroi golin e parë në Premier Ligë në fitoren minimale 1–0 kundër Norwich City.[7] Më 9 nëntor 2013, Kozák shënoi edhe golin e dytë të sezonit në fitoren 2–0 kundër Cardiff City.[8] Më 4 dhjetor 2013, ai shënoi një tjetër gol në fitoren 3–2 kundër Southampton.
Më 4 janar 2014, Aston Villa lajmëroi se Kozák ka thyer këmbën e tij të djathtë gjatë një përplasje në stërvitje me shokun e skuadrës Ciaran Clark, dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonin 2013–14.[9]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka luajtur me kombëtaren U–21, dhe gjithashtu ka luajtur në Kampionatin Evropian U–21 të vitit 2011.
Ai u thirr për të luajtur me kombëtaren e parë pë të luajtur kundër Lihtenshtajnasit dhe Spanjës, por nuk arriti dot që të bënte debutimin e tij.[10] Ai bëri debutimin e tij më 14 nëntor 2012 kundër Sllovakisë, pasi hyri si zëvëndësim në minutën e 67.
Më 14 gusht 2013, Libor Kozák shënoi golin e parë me kombëtaren çeke në barazimin 1–1 me Hungarinë, në pjesën e dytë ai u zëvendësua në minutën e 58.[11]
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Golat dhe rezultatet me Kombëtaren e Çekisë.
Nr. | Data | Vendi | Kundështari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 14 gusht 2013 | Ferenc Puskás Stadium, Budapest, Hungari | Hungaria | 1–0 | 1–1 | Ndeshje Miqësore |
2. | 10 shtator 2013 | Juventus Stadium, Torino, Itali | Italia | 1–0 | 2–1 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 28 dhjetor 2013 [12][13]
Klubi | Sezoni | Liga | FA Cup | Kupa e Ligës | Europa | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Opava | 2006–07 | Czech 2. Liga | 15 | 8 | 0 | 0 | – | – | 15 | 8 | ||
2007–08 | Czech 2. Liga | 26 | 11 | 0 | 0 | – | – | 26 | 11 | |||
Total | 41 | 19 | 0 | 0 | – | 0 | 0 | 41 | 19 | |||
Lazio | 2008–09 | Serie A | 3 | 0 | 0 | 0 | – | 0 | 0 | 3 | 0 | |
2009–10 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | – | 0 | 0 | 0 | 0 | ||
2010–11 | Serie A | 19 | 6 | 3 | 1 | – | 0 | 0 | 22 | 7 | ||
2011–12 | Serie A | 17 | 4 | 0 | 0 | – | 7 | 1 | 24 | 5 | ||
2012–13 | Serie A | 19 | 0 | 1 | 0 | – | 11 | 10 | 31 | 10 | ||
Total | 58 | 10 | 4 | 1 | – | 18 | 11 | 80 | 22 | |||
Brescia (Huazim) | 2009–10 | Serie B | 29 | 3 | 0 | 0 | – | 0 | 0 | 29 | 3 | |
Total | 29 | 3 | 0 | 0 | – | 0 | 0 | 29 | 3 | |||
Aston Villa | 2013–14 | Premier League | 14 | 4 | 0 | 0 | 1 | 0 | – | 15 | 4 | |
Total | 14 | 4 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 15 | 4 | ||
Karriera në total | 142 | 36 | 4 | 1 | 1 | 0 | 18 | 11 | 165 | 48 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 26 Mars 2015 [14]
Kombëtarja çeke | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2012 | 1 | 0 |
2013 | 7 | 2 |
Total | 8 | 2 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lazio
- Coppa Italia: (2) 2008–09, 2012–13
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- UEFA Liga e Europës: Golashënuesi më i mirë (8 gola)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kozák dal ve druhé lize svůj první hattrick" [Kozák shënon tregolshin e tij të parë në ligën e dytë]. idnes.cz. 8 tetor 2007. Marrë më 29 dhjetor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kozak happy with Pompey trial". Sky Sports. 1 mars 2008. Marrë më 17 shtator 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lazio sign Libor Kozak". FIFA.com. 5 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 6 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Grosseto-Brescia 2–1". Brescia Calcio. 26 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 28 shtator 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Libor Kozák match log". Soccerway. 14 mars 2013. Marrë më 14 mars 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Villa complete deadline day swoop for striker Kozak" (në anglisht). Aston Villa F.C. 2 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
- ^ "Norwich 0–1 Villa" (në anglisht). BBC Sport. 21 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2013.
- ^ "Aston Villa 2–0 Cardiff City" (në anglisht). BBC Sport. 9 nëntor 2013. Marrë më 20 shkurt 2020.
- ^ "Aston Villa striker Libor Kozak breaks leg in training". BBC Sport. 2 janar 2014. Marrë më 3 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bilek names squad for Spain, Liechtenstein Arkivuar 11 nëntor 2012 tek Wayback Machine.
- ^ Ungheria 1 - Repubblica Ceca 1 soccerway.com
- ^ "Libor Kozak". Soccerbase. Marrë më 28 dhjetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Libor Kozak". Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2013. Marrë më 28 dhjetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Libor Kozák - National Football Team". National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Statistikat te Soccerbase
- Profile Arkivuar 3 korrik 2011 tek Wayback Machine te sslazio.it