Jump to content

Miniatura e Rilindjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Miniatura e Rilindjes përkufizon prodhimtarinë e dorëshkrimeve të ilustruara në fundin e shekullit të XV dhe të XVIEvropën perëndimore, të ndikuar nga teknikat e paraqitjes dhe motivet e pikturës së Rilindjes. Deri në shpikjen e makinës së shkrimit, piktura nëpër libra nuk u zhduk brutalisht dhe vazhdoi në disa botime luksi, që shihen në disa vepra të shtypura. Miniatorët e kohës përdorën teknikat e paraqitjes në perspektivë sipas temave ikonografike të asaj periudhe. Të gjendura në vepra luksi, këto prodhime u reduktuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVI me konkurrencën gjithmonë e më të madhe të gravurës.

Dorëshkrimi dhe dekorimet e reja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Adhurimi i magëve. Faqe e dyfishtë e Librit te orëve te kardinalit Farnèse, 1537-1546, Pierpont Morgan Library, M.69 (fletat 38v–39)

Një dorëshkrim i ri botohej për eruditët humanistë të fillimit të shekullit të XV. Ai frymëzohej nga dorëshkrimet romanike të shekullit të XI dhe XII, që nga ana e tyre ishin frymëzuar nga dorëshkrimet karolinge të shekullit të IX. Dorëshkrimi i parë i shkruar me këtë stil me gjasa është një dorëshkrim i veprave të Katulit, nga Poggio Bracciolini rreth viteve 1400-1402Firence (Biblioteca Marciana, Lat. XII, 80)[1].

Në të njëjtën kohë, u krijuan dekorime të reja të inicialeve. Ato qenë gjithashtu të frymëzuara nga dorëshkrimet karolinge, të quajtura ilustrime të bardha (bianchi girariitalisht). Këto iniciale janë gjithashtu të frymëzuara nga dorëshkrimet italiane të shekullit të XI dhe të XII, nga ana e tyre të frymëzuara nga dorëshkrimet karolinge. Kompozimet me dekorime të bardha, dekorime nyjesh të sheshta, tërfilore, palmëzore, vendoseshin përgjithësisht në një sfond të kuq, blu, të verdhë apo të gjelbër. Këto iniciale i gjejmë gjithashtu për herë të parë në të njëjtin dorëshkrim të Poggio Bracciolini-t. Këto dekorime janë rimarë në vazhdim për dekorimin e bordurave të faqeve, me putti, portrete, me kafshë ose bimë të tjera gjithmonë e më natyrale. Këto tipe dekorimi janë karakteristike të Rilindjes italiane të shekullit të XV. Ky tip dekorimi gati do të braktisej në Itali në fund të këtij shekulli[2].

Burimet e frymëzimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Inicialet e Mesharit 558 të konventit të Shën Markut, atribuar punishtes së Fra Angelico-s

Përgjatë shekullit të XV në Itali, në fund të këtij shekulli dhe në fillim të atij pasues në vendet e tjera, miniatura është një art më novator, ndjekëse e evoluimeve të perceptuara në artet e tjera si piktura në dru, afresku dhe skulptura. Si këto të fundit, ajo adopton pak nga pak inovacione si përdorimi i prespektivës dhe pikën e fugës (ikjes në paraqitjen prospektike) si dhe kërkimin e realizmit anatomik dhe veçanërisht të nudove. Së fundmi, ndikimi i arkitekturës cçoi në realizimin e ballinave të mëdha apo dekoreve anësore të përbëra nga kollonada dhe fronotone klasike. Ndërkohë që disa artistë vazhduan në stilin e gotikut ndërkombëtar deri në fund të jetës së tyre, si Lorenzo Monaco, të tjerët adoptuan këto risi edhe në miniaturë ashtu si në format e tjera të artit që praktikoheshin po gjatë kësaj kohe. Bëhet fjalë për rastet e Pisanello-s, Fra Angelico-s, Marco Zoppo-s, Giovanni di Paolo-s si dhe Girolamo de'Corradi[3].

Mjete dhe teknika të reja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me zhvillimin e vizatimit përgjatë shekullit të XV, miniaturat e vizatuara me laps konkurruan pak nga pak miniaturat me ngjyra. Me zhvillimin e përdorimit të letrës, u botuan dhe dekoruan gjithmonë e më shumë dorëshkrime në këtë material, pa e zëvendësuar plotësisht pergamenën[4].

Llojet e punimeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhimet e kufizuara në një klientelë gjithmonë e më shumë në një klientelë luksi, i detyronte punimet e miniaturës që të diferencoheshin nga konkurrenca e shtypshkrimit.

Punimet e reja janë të gjitha dekorime anësore: humanizmi i periudhës nxiti kërkesën për ripërtëritjen e teksteve të mbijetuara nga antikiteti greko-romak. Një sasi e konsiderueshme dorëshkrimesh të Virgjilit, Svetonit dhe Ciceronit u dekoruan. Tekstet e Homerit apo Aristotelit në shkrimin origjinal grekë u rikopjuan dhe dekoruan.[5]

Librat e orëve, libra të shquar të fundit të periudhës gotike, vazhduan të realizohen tashmë të shtypur në forma të standardizuara, të përdorur shpesh në Romë. Disa miniatorë qenë në të njëjtën kohë edhe shtypës, si Jean Pichore, prodhues në masë të punimeve fetare të shtypura në vazhdimësi për të furnizuar një klientelë aristokratike të dorëshkrimeve luksoze. Disa koleksionues kërkonin vazhdimisht dorëshkrime të jashtëzakonshme. Libri i orëve të kardinalit Farnèse të miniaturuar nga Giulio ClovioItali midis viteve 1537 dhe 1546, apo Heures d'Anne de Montmorency (rreth 1550) në Francë janë dëshmi të kësaj prodhimtarie.[4][6]

Një pjesë e punimeve të kësaj epoke janë kompozuar tërësisht me ilustrime, pa u përfshirë në atë përdorim preçiz që ishte paracaktuar zakonisht. Një shembull i tillë është Histoire d'amour sans paroles aktualisht i konservuar në musée Condé.[4]

Miniatura në shekullin e XV

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
357x357px

Midis shekullit të XIV dhe të XV, falë transformimeve socio-kulturore dhe përhapjes së mësimit për të lexuar, prodhimi i dorëshkrimeve njohu një përhapje të paparë më parë. Përveç librave fetarë, që arritën maja zbukurimi të paarritura më parë, u përhapën librat shkencorë dhe dije përhapës (në mjeksi, botanikë, gjeomtri), narrative, poetik (si I Trionfi i Petrarkës), udhëtimesh si dhe klasikët. Një tip i ri librash përkushtimor, librat e orëve, lindën për përdorimin vetiak, që përmbanin ilustrime në miniaturë mjaft fine. Dekorimi i këtyre libërthave u shkëput nga lidhjet konvencionale që karakteri fetar i librave kishte imponuar më parë. Përdorimi për të cilin ishin paracaktuar ishte më i larmishëm, me një zhvlerësim të dukshëm në cilësi dhe çmim. Ndonjëherë ishin vetë zotëruesit të ilustronin ekzemplaret e tyre. Prodhimtaria më e vogël akoma nuk ishte studiuar dhe katagoluar në mënyrë të mjaftueshme, prandaj studimet e sotme propozojnë pothuajse në të gjitha rastet dorëshkrimet e luksit[7].

Çdo tip teksti i përkiste një tip i ndryshëm faqëzimi:: erbarët apo bestiarët kishin ilustrime në faqe të plotë, për kapur aspektin që nuk tejçohej dot nëpërmjet pjesës së shkruar; romanet kalorsiake ndiqnin një narracion të vazhdueshëm dhe analitik; shkrimet simbolike kishin ilustrime alegorike; tekstet juridike pasuroheshin nga shpjegimet e figurave. Ishin të shumta botimet e ilustruara të veprave letrare, që nga Komedia Hyjnore te Dekameroni dhe vepra të tjera më pak të rëndësishme[7].

Disa karaktere deri atëherë specifike të miniaturës (shija ornamentale, dy përmasoriteti, njëtrajtshmëria e fletës) u tejkaluan shpejt duke favorizuar një zhvillim paralel me pikturën e njëkohëshme, madje shpesh duke i paraprirë disa ndryshime, si në rastin e hapësirës në miniaturën franceze dhe flamande para Rilindjes së Flandrës[7].

Këto dy vende prodhimi i miniuar prirej të shfaqte lirshmëri të madhe kopozitive: faqja dukej e shpartalluar nga ndërtimet hapësinore më të guximshme (Libri i orëve i Marias së Borgonjës), ilustrimet bëheshin dritare të hapura në një skenë (Demandes à Charles VI i Mjeshtrit të Boucicaut) dhe peizazhet arrinin një thellësi të paparë ndonjëherë (Très riches heures du Duc de Berry i Vëllezërit Limbourg)[8].

Skenat e natyrës të çerekut të dytë të shekullit u bënë më të vendosura, megjithëse paraqesin gabime në perspektivë. Duhej pritur një tjetër gjeneratë artistësh për të gjetur vlerësimin e horizontit dhe të efekteve atmosferike.

Miniaturat franceze dhe flamande deri në atë periudhë kishin pasur një evoluim paralel, por pas mesit të shekullit karakteristikat kombëtare u bënë më të theksuara dhe të dallueshme. Cilësia e veprave franceze filloi të përkeqësohet, megjithëse ekzistojnë shembuj me cilësi shumë të lartë. Paraqitja e trupave u bë më e mangët dhe pikturimi më i ngurtë, pa thellësi që përkundrazi artisti kërkonte ta realizonte nëpërmjet një hijëzimi të bollshëm në ar.

Miniatura flamande arriti kulmin afër fundit të shekullit të XV. Veprat arritën një brishtësi të skajshme dhe thellësi ngjyrash, si dhe saktësinë në rritje të detajeve, të rrudhosjeve të rrobave dhe të shprehjeve të fytyrës: modeli i fytyrës së Shën Mërisë me ballin e lartë është tipik. Në miniaturat më të mira holandeze të kësaj periudhe stili praqet një butësi shumë të madhe si dhe ngjyra të ndezura. Këto nivele të larta nuk u shterën me mbarimin e shekullit, por vazhduan akoma për disa dekada.

Në realizimet monokromatike ([9] mungesa e ngjyrave nxiste një angazhim më të madh në saktësinë e detajeve. Kjo është e dukshme në miniaturat e prejardhura nga Flandra veriore, veçanërisht për pëlhurat e vizatuara me kënde të dukshme, që të japin idenë e një gravure në dru.

Me ardhjen e shekullit të XV, nën ndikimin e Rilindjes, miniatura italiane mori një shtytje artistike që e riktheu në kontinent në konkurim me atë holandeze. Përdorimi i pigmenteve më intensivë u lejoi miniaturistëve të realizonin sipërfaqe të forta dhe të lëmuara por duke ruajtur qartësinë e kontureve, e gjitha pa humbur thellësinë dhe larminë e ngjyrave tipike të shkollës flamande.

Stili italian mori udhë edhe në Provensë në shekullin e XIV dhe shekullin e XV. Ndikoi rrymat artistike të Francës veriore nga e cila pastaj u ndikua edhe vetë. Edhe në dorëshkrimet e Gjermanisë jugore u vërenë të tilla ndikime.

Në vitet e para të shekullit të XV, në Angli, u krijuan vepra me cilësi të shkëlqyer, po teknika e përdorur ishte akoma e lidhur me traditat mesjetare. Arti vendor arriti pikën e tij kulmore afër gjysmës së shekullit, pikërisht kur një vlerësim i ri për natyrën po modifikonte traditat e vjetra kontinentale mbi paraqitjen e peizazheve dhe miniaturat u shndërruan në piktura moderne. Miniaturat e prodhuara në Angli pas kësaj kohe qenë vepra të artistëve të huaj ose anglezë që kopjonin stilin. Situata gjatë Luftës së Dy Trendafilave e justifikon mjaftueshëm braktisjen e këtij arti.

Qendrat e prodhimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diversiteti i qendrave artistike të miniaturës italiane të Rilindjes u krijuan nga sipas fragmentimit politik. Në kohën që në Lombardi, tradita e miniaturës gotike do të vazhdonte për një kohë të gjatë, si rasti i Mjeshtrit të Vitae Imperatorum, që punoi kryesisht në Padova ku stili i ri u shfaq dhe lulëzoi në fillim. Në këtë bazë një grup «arkeologësh» humanistë u interesuan në mënyrë të veçantë për dorëshkrimet antike, që në vitet 1430. Ata u frymëzuan nga motivet antike për të krijuar dekorime të reja, që ngjyrosën me të purpurtë pergamenat dhe që krijuan ballina në formën e monumenteve klasike. Midis artistëve që mereshin me rinovimin e këtij arti, gjendeshin kaligrafët Felice Feliciano dhe Bartolomeo Sanvito, po ashtu edhe Andrea Mantegna vetë[10].

Megjithëse asnjë dorëshkrim aktualisht në zotërim nuk i është atribuar Mantenjës vetë, ai ndikoi disa nga miniatorët e pjesës tjetër të Italisë. Ai ndikon në mënyrë të konsiderueshme vëllezërit Leonardo dhe Giovanni Bellini kunetërit e tij në Venecie, si dhe Girolamo de'Corradi-n që punoi në Mantova dhe Siena, ku dekoroi disa libra të orëve të katedrales dhe në fund në Firence. Qëndra të tjera të prodhimtarisë gjendeshin në Ferrara, ku familja d'Este kërkonte punime të shumta si Bibla e Borso d'Este (e quajtur edhe Breviario d'Ercole), dhe në Urbino, ku Federico da Montefeltro pasuronte bibliotekën për shembull me një Bibël apo një ekzemplar të Komedisë Hyjnore[11].

Me zhdukjen e oborrit të dukatit të Bourgogne-s, miniatorët duhej që të ndryshonin klientelën ashtu si dhe stilin. Ashtu si në Itali, ata u lidhën me një paraqitje të personazheve, peizazheve si dhe dekorimeve anësore shumë më natyrore, me një florë iluzionistike. Ata futën edhe modën e re të paraqitjes, në formën e diptikëve, ose triptikëve, ashtu si arti i portretizimit që u importua nga piktura në tablo me paraqitjen në këmbë ose në gjysëm trupi. Miniatorët flamandë, të vendosur kryesisht në Gent dhe në Bryzh, por jo vetëm, u specializuan në realizimin e punimeve liturgjike vetjake si libri i orëve ose librat e lutjeve të ilustruar në mënyrë luksoze të paracaktuar për një klientelë aristokratike të shpërndarë në të gjithë Evropën. Kërkesat vinin nga oborret e Spanjës, Portugalisë ose Italisë[12].

Gjatë gjysmës së parë të shekullit të XV, miniatorët francezë shfaqën ndjeshmëri ndaj ndikimit të primitivëve flamandë, duke përshtatur vizatime dhe modelet, ashtu si dhe nëpërmjet ardhjes së artistëve flamandë, veçanërisht në Paris si André d'Ypres. Ky ndikim dallohet për një kërkim më të madh të realizmit, për përdorimin e prespektivës për peizazhet dhe në paraqitjen e personazheve. Për të parë ndikimin e Rilindjes italiane në mbretërinë franceze duhej të pritej gjysma e dytë e shekullit. Ai filloi fillimisht në mënyrë të përpiktë, nga disa individë që duhet të kishin rastin të vizitonin Italinë, mes të cilëve Jean Fouquet, i vendosur në Tours ose Barthélemy d'Eyck në oborrin e René d'Anjou. Piktorë të tjerë inovatorë u vendosën në Provence, mes të cilëve Enguerrand Quarton, që bashkëpunoi me mjeshtrin e René d'Anjou. Ndikimi italian u bë i përgjithshëm me gjeneratën pasuese: Jean Bourdichon dhe Jean Poyet në Tours, Jean Perréal në Lion dhe Jean Hey në oborrin Borbon. Këta piktorë, ndonjëherë miniatorë dhe piktorë, përshtatën në miniaturë risitë e pikturës: në një faqe të plotë, ata paraqisnin personazhe në gjysëm trupi dhe rimorën elemente të arkitekturës së frymëzuar nga lashtësia. Ata u frymëzuan edhe nga shkolla gento-bryzhiane duke paraqitur dekorime floreale.[13]

Miniatura evropiane pas shekullit të XVI

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një shembull i miniaturës së vonë: Mariegola di Collio, e datuar në vitin 1523, ku ndërveprimet e thella tashmë të vendosura midis pikturës dhe miniaturës janë të dukshme[14].

Me hyrjen dhe përhapjen e shtypshkrimit miniatura vazhdoi edhe për një kohë relativisht të gjatë të ishte e pranishme edhe pse filloi ta humbaste gradualisht rëndësinë pikërisht për shkak të rritjes së pranisë dhe disponibilitetit të librave. Në një kohë të parë libri i ri i shtypur u "mimetizua": në një shoqëri shumë tradicionale si ajo evropiane e fillimit të epokës moderne stampuesit kërkuan ti paraqisnin prodhimet e tyre si dorëshkrime më shumë se sa si rezultat të një teknologjie të re. Kështu nuk është e rrallë të gjesh në shtypshkrime gërma apo faqe të tëra të miniaturuara sipas stilit artistik atëherë në modë.

Me kalimin e kohës megjithatë miniatura mori, edhe fizikisht, një pamje gjithëmonë e më anësore dhe duket se largohet nga faqet për tu vendosur në pjesë të tjera të librit, për shembull në cepa, duke humbur kështu karakteristikën e saj të zbukurimit të tekstit për tu bërë zbukuruese e librit. Arsyeja e këtij procesi qëndron gati me siguri në koston shtesë të dekorimit që ndikonte gjithmonë e më shumë në çmimin e librit duke shkaktuar reduktimin e numrit të miniaturave.

Në çdo rast zakoni për zbukurimin me imazhe anët e tekstit nuk u zhduk kurr plotësisht mbi të gjitha në nivelet e porositësve më të pasur që mund të përballonte pregatitjen e kopjeve më luksoze.

Në fushën dokumentare, dmth. jo më në atë librare, miniatura gjeti vend si element luksi për të treguar rëndësinë e një dokumenti të lëshuar dhe prestigjin e atutoritetit lëshues. Në këtë mënyrë nuk janë të rralla rastet e miniaturave në dokumente deri në shekullin e XX.

  1. ^ Alexander, fq. 13-15
  2. ^ Alexander, fq. 13-16
  3. ^ Alexander, fq. 17 dhe 23
  4. ^ a b c L'Art du manuscrit de la Renaissance en France, fq. 4-5
  5. ^ Alexander, fq. 9-10
  6. ^ Walther Ingo; Wolf Norbert (2005). Chefs-d'œuvre de l'enluminure. Këln: Taschen. fq. 37–38. ISBN 382285963X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c De Vecchi-Cerchiari, Vol. 2, cit., fq. 22.
  8. ^ De Vecchi-Cerchiari, Vol. 2, cit., fq. 14-15.
  9. ^ në terminologjinë artistike përdoret termi grisaille nga frëngjishtja, që rrjedh nga fjala gris = gri, që nënkupton përdorimin e nuancave të ndryshme të grisë. Teknika, e përshtatur që nga shekulli i XII nga cistercensët për vetratat e abacive të tyre, sipas udhëzimeve të shën Bernardit që ndalonte teprimet kromatike, është përdorur edhe te zmaltet dhe pikturat e murit, në tablo etj. "fjala grisaille në kategorinë e Arteve Vizive të Enciklopedisë Treccani". Marrë më 4 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Alexander, fq. 18-23
  11. ^ Alexander, fq. 24-29
  12. ^ Illuminating the Renaissance, kryesisht fq.4-9
  13. ^ Avril François; Reynaud Nicole (1993). Les manuscrits à peintures en France, 1440-1520. BNF/Flammarion. fq. 439. ISBN 978-2080121769. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Bonfadini, fq. 111