Jump to content

Muzakajt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muzakaj)
Stema e familjes Muzaka
Principata e Muzakajve dhe Shteti i Arianitëve (shek. XV)
Kalaja e Beratit një fortifikim i rëndësishëm i Principatës së Muzakajve

Muzakajt ishin familje e shquar fisnike mesjetare shqiptare. Muzakajt ishin themelues dhe drejtues të Principatës së Muzakajve me kryeqendër në Berat.

Muzakajt vinin nga zona e Oparit ku ata kishin zotërimet fillestare të tyre. [1] Historiania bizantine Ana Komnena përmend e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar të perandorit Aleksi I Komneni. Gjoni I Muzaka u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës në luftërat kundër Anzhuinëve të Napolit në vitet 1273-1281. Në fund të shekullit XIII Muzakajt siguruan prona të shumta në krahinat e Skraparit, Këlcyrës, Beratit dhe Korçës.[2]

Më vonë u afruan me Anzhuinët dhe Papatin i cili qe në krye të koalicionit kundër mbretërisë serbe. Muzakajt organizuan qëndresë kundër ekspansionit serb në trojet shqiptare dhe për këtë u vlerësuan nga perandori i Bizantit me prona e tituj fisnikërie. I pari i derës së Muzakajve, Andrea II, mori titullin despot, i cili në hierarkinë bizantine ishte i dyti pas atij të perandorit. Nën drejtimin e despotit Andrea II, Muzakajt u vunë në krye të lëvizjeve antibizantine të viteve 1335-1341. Pas shtypjes së kryengritjeve antibizantine shumë fisnikë Muzakaj u shpronësuan dhe u dëbuan. [3] Në kohën e pushtimeve të Car Dushani, Muzakajt ishin në luftë të vazhdueshme me qeveritarin sllav të zonës së Beratit dhe Vlorës, madje i morën Beratin dhe e detyruan të ndërronte selinë.[4]

Pas vdekjes së Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë së tij, Muzakajt i zgjeruan zotërimet e tyre në drejtim të Korçës dhe Devollit duke dëbuar prej andej sundimtarët serbë. Më pas morën Vlorën dhe Kaninën por ia kaluan këto Balshajve pas lidhjes së krushqisë me ta. Me ndihmën e Balshajve, Muzakajt thyen ushtrinë e mbretit serb Vukashin dhe morën Kosturin. [5]

Vdekja e Aleksit II dobëzoi Muzakajt. Zotërimet e tyre u ndanë midis tre bijve të Aleksit: Gjinit, Teodorit dhe Stojës. Me shfaqjen e osmanëve zotërimet e tyre u tkurrën. Pas disfatës së osmanëve në Ankara (1402) Muzakajt rimëkëmbën përkohësisht një pjesë të zotërimeve të tyre, por pas rifillimit të sulmeve osmane u kthyen në vasalë të tyre. [6] Pas vdekjes së Gjon Muzakës, tokat e Muzakajve u ndanë në 3 pjesë.

  • Andrea Muzaka I, Sevastokrator, Princi i Beratit, Kastorias dhe Myzeqes
    • Teodor Muzaka I "Gërshetësi", Protosevast, Princi i Beratit, Kastorias dhe Myzeqes, martoi bijën e Pal Gropës, Princi i Ohrit
      • Andrea Muzaka II, Despot i Mbretërisë së Arbërisë, Marshali i Arbërisë, martoi Efimia Matrëngun
        • Gjin Muzaka I, Princi i Tomorricës, Princi i Kastorias, martoi Zanfina Arianitin
          • Andrea Muzaka III, Princi i Devollit, martoi Kirana Zenebishin, Princesha e Grabosës
            • Gjin Muzaka II, Princi i Devollit, Princi i Beratit, martoi Kirana Zardarin
              • Gjon Muzaka, shkrimtar i Kronikës së Muzakave, martoi Maria Dukagjinin
                • Teodor Muzaka
                • Adrian Muzaka
                • Kostandin Muzaka
                • Helena Muzaka
                • Porfida Muzaka
              • Andrea Muzaka IV
              • Zanfina Muzaka, martoi Karl Muzakë Topian, Princi i Skurajt dhe Petrelës, më pas martoi Moisi Golem Arianitin, Princi i Dibrës dhe Librazhdit
                • Andrea Topia III
                • Jella Topia, martoi Gjergj Gjurashin IV, Princi i Zetës (kushëriri i dytë)
                • Cezar Komnen Arianiti
                • Dhespina Arianiti
                • Jella Arianiti, martoi Kolë Lekë Dukagjinin (kushëririn e parë), më pas martoi Sinan bej Muzakën
              • Maria Muzaka, martoi Muzakë Arianitin, Princin e Pajovës, Murrasit dhe Belshit, nipi i Skënderbeut
                • Porfida Arianiti, martoi Xhulio Valignanin, krye-kalorësin e Xhoanës së Aragonit
              • Helena Muzaka, martoi Gjergj Blandisin, Princi i Dibrës së Poshtme
              • Komita Muzaka, martoi Aranit Arianitin
              • Kondisa Muzaka, martoi Princin e Shpatit
              • Teodora Muzaka, martoi Lekë Dukagjinin III, Princi i Dukagjinit, Kreu i Lidhjes Arbërore, pasardhësi i Skënderbeut
                • Kolë Dukagjini, martoi Jella Arianitin (kushërirën e parë)
                • Shtjefën Dukagjini
                  • Pal Dukagjini
                  • Lekë Dukagjini
            • Teodor "Koronë" Muzaka III, Princi i Beratit dhe Myzeqes, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
            • Maria Muzaka, martoi Gjergj Arianitin, Princi i Kaninës, Shpatit dhe Elbasanit
              • Andronika "Donika" Arianiti, Zonja e Arbërisë, martoi Gjergj Kastrioti "Skënderbeun", Zotëruesi i Arbërisë
                • Gjon Kastrioti II, Duka i San Pietros në Galatina, Princi i Arbërisë, martoi Erina Palaeologu Brankoviqin, stër-mbesa e perandorit të fundit bizantin
              • Vojsava Arianiti, martoi Ivan Gjurashin, Princi i Zetës
                • Gjergj Gjurashi IV, Princi i Zetës, martoi Jella Topian (kushërirën e dytë)
                • Shtjefën Gjurashi II, Princi i fundit i Zetës
                • Stanish Gjurashi, më vonë i quajtur Skënder bej Gjurashi, sanxhakbeu i Malit të Zi
              • Kirana Arianiti, martoi Nikollë Dukagjinin II
              • Helena Arianiti, martoi Gjergj Dukagjinin III
                • Nikoll Dukagjini III, aleat i osmanëve
                • Skënder bej Dukagjini, sanxhabej
              • Dhespina Arianiti, martoi Tanush Dukagjinin IV
                • Teodora Dukagjini
                  • Princ Vlashi
                  • Princ Jakobi
              • Angjelina Arianiti, Despotesha e Serbisë, "Nënë e Nderuar" e Kishës Ortodokse Serbe, martoi Stefan Brankoviqin, Despotin e Serbisë
                • Gjergj "Maksim" Brankoviq, Despoti i Serbisë, martoi Izabela del Balzon
                • Jovan Brankoviq, Despoti i Serbisë, martoi Jelena Jakshiqin
                • Maria Brankoviq, Markeza Regjente e Montferratos, martoi Boniface Palaeologun III, Markezin e Montferratos
              • Komita Arianiti, martoi Gojko Balshën, Princi i Mizisë, nipi i Skënderbeut, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
                • një bir i panjohur, vdiq në Hungari
                • një biri panjohur, vdiq në Hungari
                • Maria Balsha, martoi Giakomo Alfonso Ferillon, Kontin e Muros
                  • Beatrice Ferillo, Kontesha e Muros, martoi Ferdinand Orsinin, Duka i Gravinës
                  • Izabela Ferillo, martoi Luigji Gesualdon, Konti i Konzas
              • Katerina Arianiti, martoi Andrea Shpanin, më pas martoi Nikolo Bokalin, Baroni i Moresë
                • Manoli Bokali
                • Kostandin Bokali
                • Maria Bokali, martoi Giakomo de Paganinin
            • Helena Muzaka, martoi Princ Filipin, fisnik në Raguzë
          • Matrëng Muzaka, Princi i Gorës
            • Gjin Muzaka, Princi i Gorës
              • Andrea Muzaka Matrëngu, fisnik osman
          • Vlash Muzaka
            • Bogdan Muzaka
            • Gjin Muzaka
            • Kostandin Muzaka
            • Teodor Muzaka
            • Gjon Muzaka
            • bija e panjohur, martoi Kostandin Miserrin, Princi i Gramshit
              • Koxha Daut Pasha, Veziri i Madh i Perandorisë Osmane, martoi Fylane Sulltan, bijën e Bajazitit II
                • Sulltanzade Mehmet Bej, martoi Fatma Sulltan, bijën e princit osman
            • Teodora Muzaka, martoi Pal Zardarin, Princi i Zardarisë
          • Bogdan Muzaka
            • Gjin Muzaka, Princi i Melovës
          • Laldi Muzaka
            • Andrea Muzaka, martoi Teodora Zardarin
          • Helena Muzaka, martoi Ajdin Klopin, Princi i Vreshtasit
            • Haxhi bej Klopi
              • Hajdin bej Klopi
              • Agu bej Klopi
            • Hasan bej Klopi
              • Andri bej Klopi
              • Kler bej Klopi
              • Ali bej Klopi
              • Murad bej Klopi
            • Dhespina Klopi, martoi Ali bejin
          • Kondisa Muzaka, martoi Sylejman bejin
            • Andri bej
            • Ali bej
          • nje Muzaka i panjohur
            • Andrea Muzaka "Qorri", Princi i Kopës, martoi Komita Zardarin
              • Mighira Muzaka
              • Pal Muzaka
              • Vlash Muzaka
              • Kirana Muzaka, martoi Hajdar bejin, sundimtari i Zvirinës
                • Hasan bej
            • Pjetër Muzaka, martoi Angjelinën
              • Hasan pasha Muzaka, pasha i Rumelisë
        • Teodor Muzaka II, Princi i Beratit dhe Myzeqes
          • Nikollë Muzaka
        • Stoja Muzaka, Princi i Kastorias
        • Komita Muzaka, Princesha e Zetës, Vlorës dhe Kaninës, martoi Balshan II, Princi i Zetës, Vlorës dhe Kaninës
          • Rugjina Balsha, Princesha e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Guvernatorja e Buduas, martoi Mërshkan e Zetës, Princi i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
        • Kirana Muzaka, martoi Andrea Gropën, Princi i Ohrit
      • Mentulo Muzaka, Princi i Këlcyrës
    • Gjin Muzaka

Muzakajt kane qene sundimtaret e qytetit të Beratit dhe të gjithe fushës e cila mori emrin e tyre, Muzaki (Myzeqeja). Origjina e tyre është nga Opari (Korça). Nder më të nderuarit ndër ta ishte :

  • Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
  • Elsie, Robert (24 dhjetor 2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. ISBN 978-1-78076-431-3.
  • Elsie, Robert (2003). "1515 | John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty". www.albanianhistory.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2016-03-04. Marrë më 2015-12-31.
  • Fine, John V. A., J.r (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 978-0-472-08260-5.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  • Petta, Paolo (2000). Despoti d'Epiro e principi di Macedonia: esuli albanesi nell'Italia del Rinascimento (në italisht). Argo. ISBN 8882340287.
  1. ^ Xhufi 2002, p. 292
  2. ^ Xhufi 2002, p. 292
  3. ^ Xhufi 2002, p. 292-293
  4. ^ Xhufi 2002, p. 294
  5. ^ Xhufi 2002, p. 294
  6. ^ Xhufi 2002, p. 295