Jump to content

Njësia administrative Kutalli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komunës Kutalli
Stema zyrtare e Komunës Kutalli
Location of Komunës Kutalli

Komuna Kutalli është një komunë në Rrethin e BeratitShqipëri.[1]

Komuna Kutalli shtrihet ne pjesen perndimore te Qarkut Berat,kufizohet nga jugu me komunen Cukalat,nga veriu dhe lindja me komunen Poshnje dhe nga perendimi me komunen Strum te Qarkut Fier. Qendra e Komunes që është fshati Kutalli ndodhet 60m mbi nivelin e detit, në një largesi 25 km nga Berati, 30 km nga Fieri, 31 km nga Lushnja si dhe 115 km nga Tirana.

Komuna Kutalli u krijua në vitin 1992 dhe bën pjesë në Qarkun e Beratit. Ajo përbëhet nga 10 fshatra; Kutallia, Drenovica,Samatica, Goriçani, Goriçan Çlirimi, Pobrati, Protoduari, Rërëza, Sqepuri, Malas Bregasi

Kutallia ka qënë një zonë me tradita patriotike dhe përpjekje të medha atdhetare janë bërë në mbështetjen e pavarësisë së vendit si dhe në hapjen e një shkolle fillore në zonë. Gjatë luftës së dytë botërore, banorët e zonës së Kutallisë u rreshtuan në dy formacionet kryesore të luftës, ku një pjesë ishin me partizanët dhe të tjerët me Ballin Kombëtar. Mbas çlirimit Komuna Kutallisë, u organizua në dy kooperativa ne atë te Kutallise dhe të Goriçanit. Në vitin 1990 çdo fshat u bë kooperativë më vete përkohësisht pasi në 1991 kooperativat pushuan së ekzistuari. Tradicionalisht bujqësia dhe blegtoria kanë qenë dy burimet kryesore të jetesës për banorët dhe kjo traditë vazhdon edhe sot.

Komuna Kutalli ka një popullsi prej 12 434 banorësh të shpërndarë në 10 fshatra, të cilat paraqiten në tabelën e mëposhtme. Numri i familjeve në komunë është 2897 dhe krahasur me vitin 2005 kemi një rritje të numrit të familjeve që arrin në 317 famije të reja në këto tre vite të fundit ose shprehur ne përqindje kjo rritje e popullsisë shkon në rreht 11% osë me rreth 3.7% në vit. Kjo rritje tregon një dinamikë zhvillimi të popullsisë krahasuar me komuna të tjera të Qarkut të Beratit ku popullsia është në rënie. Qendra e Komunës ndodhet në fshatin Kutalli, ndërsa fshati më i madh i komunës është fshati Drenovicë ku banojnë edhe 24.7% e popullsisë së komunës. Fshatra të tjerë me numër të konsiderueshëm banorësh janë edhe Pobrati, Samatica dhe Kutallia. Fshati me popullsi më të vogël është Protoduari me 110 banorë. Fshati që ka rritje më të madhe në tre vitet e fundit është Drenovica me 70 familje të reja dhe Pobrati me 60 të tilla. Kurse fshatrat Malas Breg dhe Protoduar kanë një rritje vetëm me dy familje të reja.

Në komunën Kutalli, ekzistojnë 6 shkolla 9-vjeçare të lokalizuara në fshatrat: Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Goriçan Qendër, Rërëz dhe Pobrat. Ndërsa fshatrat Sqepur dhe Malasbregas kanë shkolla fillore. Fëmijët e fshtatit Goriçan Çlirim ndjekin shkollën në fshatin Goriçan Qendër.Fshati Protoduar nuk ka shkollë dhe gjithashtu numri i fëmijëve është i vogël dhe e ndjekin shkollën në fshatin Pobrat ku rruga është e shtruar me çakull dhe përshkohet për një kohë 10-15 minuta. Në rastet kur koha është e keqe apo distance është më e largët transporti sigurohet me mjetet e Komunës. Shkolla e mesme e komunës ndodhet në fshatin Kutalli, qendra e komunës. Ajo frekuentohet nga 332 nxënës me një staf arsimor prej 13 mësuesish. Në përgjithësi gjendja e shkollave është e mirë pasi të gjitha shkollat kanë kaluar rikonstruksionin pas 2001 dhe për këtë mbi 55% e banorëve të intervistuarve shprehen se janë të kënaqur dhe shumë të kënaqur me gjendjen e shkollave. Megjithatë për efekt mungese fondesh komuna nuk planifikon fonde për mirëmbajtjen e shkollave gjë që sjell degradimin gradual të tyre dhe kjo është arsyeja që rreth 30% e banorëve të intervistuar shprehen se janë të pakënaqur dhe shumë të pakënaqur me gjendjen e shkollave. (shih grafikun poshtë). Infrastruktura arsimore është e kënaqshme, shkollat janë të gjitha të pajisura me laboratorët për lëndët ekzakte. Në të gjitha shkollat mungojnë palestrat e mbyllura sportive por gjenden kënde sportive në ambjentet e jashtme të godinave. Asnjë nga godinat e shkollave ska sistem ngrohjeje dhe kur nevojitet ngrohja realizohet me korrent gjë që ka një kosto të lartë. Sistemi parashkollor ofrohet prej tetë kopshteve, të cilat janë të lokalizuara në fshatrat më të populluar të komunës dhe mungojnë në fshatrat me popullsi më të vogël. Në Samaticë ndodhen 2 kopshte fëmijësh. Numri total I fëmijëve të sistemit parashkollor arrin në 220 dhe stafi edukativ në 8 edukatore. Kopshtet funksionojnë brenda godinave të shkollave dhe vetëm në fshatin Kutalli funksionon në godinë më vete. Kopshtet janë brenda godinave të shkollave dhe për rrjedhojë pa sistem ngrohjeje dhe kjo realizohet me soba me gaz. Infrastruktura e dobët e kopshteve rezulton në një nivel të lartë pakënaqshmërie të popullatës ku rreth 47% e tyre shprehen të pakënaqur me gjendjen në kopshte. Çerdhe në komunë nuk ka në asnjë nga fshatrat.

Kultura dhe koha e lire

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në komunë, në fshatin Drenovicë ndodhet një pallat kulture dhe një fushë sportive në fshatin Goriçan Clirim si dhe 1 fushë e vogël futbolli (kalçeto). Pallati Kulturës ka një kapacitet prej 200 vendesh dhe ka kaluar një rikonstruksion të pjesshëm por ambjentet e brendshme janë totalisht jashtë funksionit. Për sa i përket aktiviteteve kulturore mund të themi që ato nuk ekzistojnë në Komunën Kutalli. Aktivitetet sportive zakonisht zhvillohen në mënyrë spontane dhe nuk ka asnje aktivitet të organizuar zyrtar nga ana e Komunës apo institucioneve të tjera. Në anketimin e realizuar me banorë të komunës vetëm 8% shprehen shumë të kënaqur, 19% të pakënaqur. Ndërsa pakënaqshmëria me programet artistike, kulturore dhe sportive është e lartë, 31% e banorëve të intervistuar shprehen të pakënaqur më këto shërbime, ndërsa 36% e tyre shumë të pakënaqur. Pra, kjo pakënaqshmëri e lartë tregon se shërbimet në jetën kulturore/artistike dhe sportive është një çështjë kritike që duhet adresuar në këtë plan zhvillimi që komuna ka hartuar. Po kështu në komunë nuk ka asnjë Bibliotekë, muze apo qëndra për të rinjtë ose të moshuarit. Kjo është një pasqyrë mjaft negative e aspektit social të jetës së komunitetit të Komunës Kutalli që duhet të gjejë zgjidhje emergjente në të ardhmen. Sic edhe shihet nga grafiku i mëposhtëm kënaqshmëria e banorëve të intervistuar në lidhje me shërbimet që ofrohen për të rinjtë dhe të moshuarit është e ulët dhe pakënaqshëmria është e lartë. Komuna duhet të përpiqet të ofrojë shërbime për të këto grupe të popullatës në mënyrë që kjo pakënaqshmëri të vijë e të ulët në vitet që ky plan zhvillimi do të mbulojë.

Shërbimi shëndetësor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në komunën Kutalli shërbimi shëndetsor ofrohet nga 1 qendër shëndetsore e lokalizuar në qendrën e komunës, në fshatin Kutalli dhe nga tetë ambulanca të shpërndara në gjithë fshatrat e komunës. Vetëm fshati Protoduar nuk ka ambulancë. Nga anketimi i realizuar me banorë rreth 70% e banorëve të intervistuar raportojnë se janë të kënaqur/shumë të kënaqur me gjendjen e qendrave shëndetësore, përkundrejt 42% të banorëve që janë të kënaqur/shumë të kënaqur rreth pastërtisë së fshatrave të tyre. Bazuar në opinionet e banorëve arrihet në përfundimin se pastërtia nëpër fshatra mbetet një problem për të cilin qeverisja lokale në bashkëpunim me banorët duhët të bëjnë veprime konkrete (57% e banorëve të pakënaqur/shumë të pakënaqur me pastërtinë) megjithëse Komuna ofron shërbimin e pastrimit.

Cilësia e jetës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Asistenca sociale

Komuna trajton me asistencë sociale një numër prej 298 familjesh, të cilat përbëjnë 10% të numrit total të familjeve të komunës. Siç shihet nga grafiku numrin më të madh të familjeve që trajtohen me asistencë sociale e ka fshati Drenovicë (93 familje), Samaticë (55) dhe Kutalli (52).

  • Sistemi i Ujësjellësit

Në komunën Kutalli, përveç fshatit Pobrat dhe Protoduar, të gjitha fshatrat e tjera janë të lidhura me rrjetin e ujësjellësit, prandaj të gjitha shtëpitë kanë ujë të pijshëm. Komuna ka pajisur me sahat uji të gjitha shtëpitë dhe vjelja e pagesës së tarifës për ujin e pijshëm është në nivelet e rreth 95%. Për fshatin Pobrat dhe Protoduar, Komuna planifikon kryerjen e studimit gjeologjik në bazë të të cilit do të mund të hartohet projekti i ujësjellësit për këto dy fshatra.

  • Sistemi i Kanalizimeve të Ujërave të Zeza (KUZ)

Aktualisht në komunë nuk ekziston system kanalizimesh. Ujrat e zeza derdhen nëpër gropa septike gjë e cila ndikon negativisht në cilësinë e mjedisit. Nevojitet urgjentisht një projekt për gjithë Komunën Kutalli për sistemin e kanalizimeve të ujrave të zeza.

  • Shërbimi i pastrimit

Në komunën Kutalli realizohet pjesërisht shërbimi i pastrimit. Ky shërbim i ofrohet aktualisht vetëm bizneseve si dhe fshatit Kutalli për popullatën. Në fshatrat e tjera nuk ofrohet ky shërbim dhe fshatarët i hedhin plehrat në mënyrë spontane gjë e cila ndikon në cilësinë e jetës së banorëve dhe mjedisit. Në komunë ekziston një vend-depozitim mbeturinash por që nuk plotëson standartet mjedisore.

  • Shërbimi i ndriçimit

Në komunë ekziston shërbimi i ndiriçimit në fshatin Kutalli, Drenovicë dhe Samaticë që praktikisht janë fshtrat me poullsi më të madhe, pra mund të thuhet se mbi 50% e banorëve përfitojnë nga ky shërbim. Nga ana tjetër Komuna nuk ka aplikuar tarifë për shërbimin e ndriçimit dhe duke qenë se ky shërbim ka një kosto shumë të lartë, atëherë për pasojë rëndohet shumë buxheti i varfër i komunës.

  • Situata e përgjithshme

Komuna Kutalli është një komunë tipike bujqësore dhe e njohur ne tregun kombëtar për prodhimet e saj te serave sidomos domates dhe trangullit, ku përmendim se janë rreth 400 ha me sera diellore plasmasi. Në territorin e komunës gjenden edhe plantacionet e mëdha të ullirit i njohur si “ulliri kokërmadh” i Beratit. Po kështu edhe blegtoria është e zhvilluar. Burimi kryesor mund të themi që është bujqësia dhe më tej blegtoria dhe sektori i agropërpunimit ku përmendim se në territorin e komunës veprojnë 1 fabrikë e madhe përpunimi të qumështit e cila ka kapacitet të madh dhe është një nga firmat lider në rajonin e Beratit, Fierit dhe Vlorës por me një shtrirje edhe ne tregun kombëtar, por ka dhe 3-4 baxho më të vogla. Aktualisht fabrika dhe këto baxho grumbullojnë të gjithë prodhimin e qumështit në komunën e Kutallisë si dhe një pjesë të mirë edhe në komunat fqinje.

Megjithatë në komunë ekzistojnë edhe subjekte të tjera ekonomike që merren me tregti dhe shërbime. Pavarësisht numrit të tyre të vogël ato pasurojnë panoramën ekonomike të kounës dhe diversifikojnë burimet e të ardhurave për banorët. Ne komunën e Kutallisë kryejne aktivitetin e tyre privat rreth 100 biznese pjesa dërrmuese e tyre klasifikohen në biznes të vogël. Gjithashtu operojnë dhe shërbime ambulante të cilët ushtrojnë aktivitetet e tyre kryesisht në pazaret që zhvillohen brenda Qarqeve Berat,Fier dhe Lushnje. Numrëohen rreth 70 biznese të vogla, rreth 10 biznese të mëdha, dhe rreth 40 ambulante.Bizneset e vogla meren me shitjen e artikujve të ndryshëm si dhe me sherbime në formën e kafeneve. Bizneset e mëdha kanë të bëjnë me karburantet,farërat dhe inputet bujqësore, si dhe prodhim material ndërtimi, agro-biznes i përpunimit të qumështit etj. Fenomeni I emigracionit i njohur tradicionalisht dhe i fuqizuar pas viteve 90, ka prekur dhe Komunen Kutalli. Fermeret këtu kanë përfituar shumë pak tokë nga reforma e tokës dhe për rrjedhojë nuk mund të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetesën. Të dhënat tregojnë se rreth 70% e familjeve kanë nga një apo dy anëtarë në emigracion të përhershëm dhe rreth 30% e tyre në emigracion sezonal. Me të ardhurat nga emigracioni, Komuna Kutalli ka shënuar një hap cilësor në lidhje me zhvillimin e ekonomisë duke përmendur kështu ngritjen e rreth 400 ha sera djellore ,gjë që ndikon dhe drejtperdrejt në punësimin e fermereve të zonës,gjithashtu janë hapur dhe shumë biznese të reja falë kësaj pune. Në komunë ekzistojnë burime njerëzore të kënaqshme për sa i përket arsimimit sidomos në fushën e bujqësisë. Më poshtë jepet tabela me numrin e specialistëve me arsim të lartë sipas profesioneve. Megjithatë problem mbetet papunësia dhe në grafikun e mëposhtëm mbi 50% e të intervistuarve shprehen se janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me gjendjen e punësimit.

  • Blegtoria

Një vend të rëndësishëm në komunën Kutalli zë dhe blegtoria. Duke ju referuar dhe gjëndjes aktuale të blegtorisë ato familje që meren me blegtori kane 3-4 lope,kurse në vitet e fundit jane bere dy ferma te mëdha me nga 60 lope secila të cilat shërbejne kryesisht për qumësht. Në zonën kodrinore numri i lopëve është me i vogël për çdo familje. Krahas mbarshtimit të lopës kemi dhe atë të deleve të cilat janë kryesisht në zonën kodrinore. Numri si komunë shkon tek 8750 dhen dhe 4135 lopë. Më shumë krerë kanë fshatrat Drenovicë 680,Samaticë 750,Rërëz 600. Niveli I qumështit ka arritur ne 21000 tonë që ka bërë të mundur në territorin e komunës të punojnë dy fabrika për përpunumin e qumështit me kapacitet 1400 tonë në Samaticë dhe 700 tonë ne Rërëz. Gjithashtu në komunën Kutalli mbarështohet dhe gjedhi për mish, për të cilët vetë familjet shtojne 1-2 viça në vit.

  • Bujqësia

Skeda:Goriçan çlirim9.jpg|Defino Imazhin Komuna Kutalli është e njohur në rang kombëtar për kultivimin dhe hershmërinë e perimeve në sera me plasmas pa ngrohje. Këtë mundësi ia jep terreni dhe pozicioni shumë i favorshëm gjeografik. Komuna është e pozicionuar midis kodrave të cilat krijojnë një mbrojtje natyrore ndaj erërave dhe temperaturave të ulëta. Sipërfaqja e tokës arë, sipas të dhënave të komunës, është 1819 ha, kundrejt 1617 ha sipërfaqe kodër. Siç shihet raporti kodër fushë është 1:1. Terreni favorizon fermerët të kultivojnë perimet, frutat dhe vreshtat. Aktualisht komuna Kutalli ka një sipërfaqe prej rreth 400 ha me sera diellore, pa ngrohje me plasmas. Sistemi vaditës dhe kullues është i shtrirë në të gjithë territorin e komunës. Nga 3412 ha tokë 2004 ha janë nën ujë ose 59% e sipërfaqes. Komuna ka një rrjet kryesor vaditjeje 55 km, rrjet sekondar 66.9 km dhe rrjet tercial 148.5 km, nga të cilët përfitojnë pothuajse të gjitha familjet fermere. Problemet e hasura për sistemin vaditës dhe kullues janë të lidhura me mirëmbajtjen dhe investimet për ta zgjeruar atë, në përgjigjë të kërkesës së fermerëve për shtimin e sipërfaqeve për kultivimin e bimëve. Perimet në sera dhe shalqini në tunel, janë produktet kryesore që prodhohen nga fermerët e Kutallisë. Në 65% të serave kultivohet domate dhe në 35% trangull, speca, patëllxhan, pjepër. Komuna ka gjithashtu *74 ha vreshta me një prodhim prej *288.8 ton, *543 ha ullishte ku dominon ulliri kokërmadh i kërkuar nga sektori i industrisë, dhe *55.5 ha agrume me prodhim *113.5 ton.

  • Telekomunikacioni dhe Teknologjia Informuese

Ne komunën Kutalli këto vitet e fundit është futur një operator i telefonisë fikse “ATEL” i cili operon kryesisht në Drenovicë, Samaticë dhe Kutalli. Një zhvillim të madh kanë marrë dhe telefonitë e levizshme si AMC e Vodafone te cilët kanë një sinjal relativisht të mirë në të gjithë territorin e Komunës. Pjesa më e madhe e njerëzve përdorin telefonitë e lëvizshme. Gjithashtu është futur dhe interneti në formën e internet-kafe me anën e antenave fikse që janë fiksuar në territorin e Komunës. Duhet thënë se interneti është shumë i frekuentuar kryesisht nga të rinjtë.

Qeverisja e Komunës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Organika e komunës

Në administratën e Komunës, për vitin 2008, janë të punësuar gjithsej 47 punonjës të cilët paguhen nga buxheti i komunës. Shumica e punonjesve janë me arsim të lartë. Komuna Kutalli ka 17 anëtarë të këshillit komunal, nga të cilët të gjithë anëtarët e zgjedhur janë meshkuj. Anëtarët e Këshillit te Komunës për legjislaturen 2007 - 2011, janë perfaqësues të 4 forcave politike. Në komunë 16 punonjës janë me arsimin e lartë që janë 34% e totalit të të punësuarve dhe me arsim të mesëm janë përkatësisht 31 punonjës ose 66%. Në 47 punonjës 4 janë femra ose 5% ndërsa 43 punonjës ose 95% janë meshkuj. Përgjithësisht niveli i përgatitjes së punonjësve është i kënaqshëm megjithatë me avancimin e procesit të decentralizimit nevojiten trajnime për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve. Ndërtesa ku janë zyrat e Komunës është në gjendje të keqe gjë që ndikon në cilësinë e punë të stafit të komunës.

  • Buxheti i komunës

Buxheti i komunës përbëhet nga granti i qeverisë qëndrore si dhe të ardhurat që grumbullon vetë komuna nëpërmjet sistemit të taksave dhe tarifave vendore të miratuara nga Këshilli i Komunës.Të ardhurat e veta të komunës, nga taksat dhe tatimet, kanë një tendencë rritje nga viti në vit. Rritjen më të ndjeshme e ka në vitin 2008, ku diferenca me 2007 është rreth 5 882. Kjo rritje e konsiderueshme ka ardhur si pasojë e aplikimit të tarifës së ujit të pijshëm e cila paguhet në masën 95%.Pra, nëse buxheti total i komunës ka qenë në rritje nga viti në vit kjo i dedikohet rritjes së të ardhurave lokale nga taksat dhe tarifat sepse sic shihet transferta nga buxheti i shtetit ka qenë pothuajse stabël.Investimet e realizuara nga komuna në tre vitet e fundit sipas burimit të tyre.Investimet në vite kanë pasur një tendence në rritje. Përveç vitit 2005 ku pjesa më e madhe e investimeve ka si burim fonde nga buxheti i shtetit, në tre vitet e fundit burimi kryesor i invetsimeve kanë qenë të ardhurat e komunës dhe granti. Në mbledhjen e taksave lokale për vitin 2008 peshën kryesore në të ardhurat lokale nga taksat dhe tarifat vendore e zë taksa e tokës bujqësore dhe kategoria e taksave të përkoshme. Taksë tjetër e rëndësishme është edhe taksa vendore e biznesit të vogël.

  • Pjesëmarrja qytetare

Pjesmarrja qyetare është një nga pikat më të rëndësishme në qeverisjen e mirë dhe transparencën. Në përgjithësi Komuna përpiqet të informojë qytetarët për vendimet më të rëndësishme të komunës për këtë në çdo fshat shpallen vendimet e Këshillit të Komunës dhe ato të Kryetarit të komunës. Po kështu në Komunë ekziston këndi informativ. Kryetari pret çdo ditë qytetarët në takime. Megjithatë format aktive të pjesmarrjes qytetare për herë të parë janë aplikuar gjatë këtij projekti të realizuar në bashkëpunim me FSHZH-në për Planin e Zhvillimit të komunës. Nga grafikët del se banorët janë shumë të interesuar për procesin e vendimarrjes ku mbi 52% shprehen se janë të interesuar dhe shumë të interesuar. Po kështu krahasuar me pesë vite më parë mbi 40% e të intervistuarve shprehet se janë më tepër të informuar për punët e komunës. Megjithatë informimi dhe pjesmarrja qytetarë mbeten një pritoritet për tu adresuar në vazhdim.

  • DEKLARATA E VIZIONIT

Komuna Kutalli do të jetë komuna që do të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm për banorët e saj duke u mbështetur në një bujqësi dhe agro-biznes të zhvilluar që siguron cilësinë dhe sasinë e produkteve të saj të çertifikuara dhe me standarde, të afta të konkurojnë në tregun kombëtar dhe evropian. Qeverisja e mirë do të jetë parimi udhëheqës për lidershipin e Komunës për të garantuar shërbime publike dhe zhvillim ekonomik e social për një jetë me prosperitet, të denjë dhe me cilësi të lartë për banorët e saj

Mjedisi dhe infrastruktura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet natyrore

liqeni Goriçanit

Komuna ka një klimë të butë mesdhetare dhe dominon një peksazh kodrinoro-fushor ku përkatësisht terreni kodrinor zë rreth 53% dhe terreni fushor zë rreth 47%. Komuna përshkohet nga lumi Seman por ka disa burime artificial ujore në formën e rezervuareve të cilat përdoren për qëllime të bujqësisë.

- Lumenj “ Semani” Nr.(1) - 6km

- Liqene ( Goriçan Çlirimi,Pobrat,sqepur,Protoduar)

- Toke bujqesore 3700ha

- Pyje 7.850ha


Sistemi rrugor Komuna ka rreth 3km rrugë rurale rajonale. Infrastuktura rrugore që lidh fshatrat e komunës dhe komunën me rrugët nacionale, megjithë përmirësimet ka probleme për shkak të mosmirëmbajtjes dhe nevojës për rrugë të shkurtra të cilat optimizojnë kohën që i duhet fermerëvë për të çuar prodhimet në treg. Të tilla rrugë strategjike për prodhuesit janë: aksi Kutalli-Goriçan-Kuç për t’u lidhur me rrugën nacionale Berat-Lushnje. Pjesë shumë e rendësishme e infrastrukturës për fermerët janë rrugët dhe urat nëpër parcela. Në zonën e serave fermerët kanë ndërtuar rrugë me çakull disa prej të cilave janë ndërtuar me mbështetjen financiare të donatorëve të huaj.

Furnizimi me energji elektrike Te gjitha fshatrat e komunës furnizohen me energji elektrike të tensionit të lartë, me transformatorë të vendosur në shtylla dhe në kabina elektrike.Tensioni i lartë vjen nga Kuçova dhe Fieri dhe më pas shpërndahet në kabina në çdo fshat.

Furnizimi me ujë të pijshëm Pothuajse të gjitha fshatrat e komunës furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit të Komunës. Megjithëse komuna ka realizuar disa projekte për të shtruar rrjetin kryesor dhe shpërndarës të ujësjellësave nëpër fshatra, cilësia dhe sasia e furnizimit me ujë të pijshëm reflektohet në vlerësimet e bëra në anketimin e zhvilluar në komunë. Siç tregohet edhe te grafiku I mëposhtëm banorët vlerësojnë sasinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm pothuajse në të njëjtat nivele, shumë të ngjashme.

Lidhjet të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna Kutalli ben pjese ne Qarkun e Beratit dhe perbehet nga 10 fshatra; Goriçani, Goriçan Çlirimi, Drenovica, Kumaraku, Kutallia, Malas Bregasi, Pobrati, Protoduari, Rërëza, Samatica, Sqepuri.

  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)