Njësia administrative Zall-Dardhë
Njësia administrative Zall-Dardhë |
---|
Komuna Zall-Dardhë është një komunë në Rrethin e Dibrës në Shqipëri.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zall-Dardha shtrihet në një trevë të lashtë, ku emri Dardhë është një fjalë shqipe dhe nuk ka nevojë të gërmosh për të gjetur etimologjinë e saj.
Qyteti i lashtë kryesor i kësaj zone ishte Dapatra, i cili dëshmon se kjo zonë ka qenë një vendbanim i lashtë dhe janë zbuluar dhe njihen gjurmë të hershme të lashtësisë, ku mund të përmendim Çukun e Lekës, Mejen e Qytetit, Kepin e Shullanit e zabelin e Merskanës, Trojet e Mjeshtit, Gurin e Bletes, Gurin e Zi, Gjemet e tartajve, Gjemet e Viles, Ke del Uju, Ara e madhe, Trojet e Viles, Fursat, Lshkize etj
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(mungon shkronja (ë)) |
Qe ne kohet e lashta thuhej se ne "Dardhe" si e quajne banoret Zall-Dardhen e qe perbehet nga fshatrat:: Menesh*(ose Vile), Tartaj, Lashkize, Qa, Sorice, Merskane, Nezhe, thuhej se eshte ba kuvend nder vite; mbledhje e kryetareve te fiseve per te zgjidhur problemet e popullates. Kuvendi perbehej nga 15 perfaqesues te fiseve te medha dhe njihej me emrin "dheu". 15 - tet e dheut do te mbildheshin me ba kuvend per te zgjidhur hallet e per te marre vendime sa here qe e kerkonte nevoja e popullit te Dardhes. Ne maj te vitit 1921 dheu Kuvendi i Dardhes kryhesohej nga: (1) Medi Kaca, (2) Sadik Cera , (3) Hysen Bara, (4) Can Gjoka, (5) Hysen Ndreu, (6) Muharrem Ndreu, (7) Hysni Kaca, (8) Ali Baram Hoxha, (9) Hazis Poleshi, (10) Ramadan Cani, (11) Selim Hysa, (12) Misim Ahmeti, (13) Demir Sula, (14) Shaban Kazia e (15) Cen Rasha.
Dheu kishte detyra shume te rendesishme per qeverisjen e zones dhe per percaktimin e rregullave (kannunit te venit); Dheu dinte te qeveriste dhe dinte dhe te vinte rregull ne popullate; dheu nuk hezitonte te denonte cilin do qe shkelte ligjet e kuvendit dhe fjala e dheut ishte "ligj" qe askush nuk guxonte te dilte mbi te! Kjo ishte me rendesi shume te madhe pasi dheu kishte influence dhe ndikonte drejtperdrejte ne zgjidhjen e problemeve te rendesishme te banoreve dhe do te ndikonte pozitivisht ne rritjen e maturise, respektit, mikpritjes se popullit te Dardhes dhe kjo do te vazhdonte ne breza dhe ne saje te ketyre traditave te mira, dernjanet do te dinin te merren vesht mes njeri tjetrit dhe do tja rrisnin vlerat Dardhes neper shekuj. Fakti qe Dardha eshte nje vend pa hasmeri dhe ku respekti e toleranca per njeri tjetrin vihet gjithmone mbi interesat e rastit ka qene vleresuar nga burrat e mencur ne Diber dhe padyshim qe eshte shume me rendesi jo vetem per zonen,por dhe per Shqiperine ne teresi dhe ndoshta do te ishte mire qe njerezit te germonin e te studijone Historine e tyre per te mesuar me shume mbi metodat e qeverisjes se Shqiptareve ne te kaluaren dhe duke marre shembujt e mire si keto ne Zall-Dardhe si dhe ato te kanunit te Lek Dukagjinit ne malesi per ti ndjekur ne te sotmen dhe te ardhmen, per ti vazhduar traditat e mira per te permisuar respektin dhe mirnjohjen ndaj njeri tjetrit per te miren e femijeve tane e brezave te Shqiptareve qe vijne me pas. Kohet kane ndryshuar po traditat e mira nuk duhen te asimilohen e zhduken po te riperterihen e pasurohen me vlera te reja.
*Shenim:
Fshatit Menesh i eshte ndryshuar emri ne vitet 80 me kontributin e intelektualit e burrit te nderuar te Dardhes, Ismail Bara, i cili do ta ndryshonte emrin e fshatit nga Vile ne Menesh; ne kohen kur fale punes se tij, fshati beri ndarjen administrative, me fshatin Tartaj - deri atehere (ne vitet 80-te) fshati nihej me emrin Vile.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zall-Dardha ndodhet ne lartesine rreth 390 metra mbi nivelin e detit prane lumit Drin i Zi i cili buron ne liqenin e Oherit dhe rrugton neper ish-jugosllavi per rreth 40 km para se ti bashkohet Shqiperise ne Diber dhe pasi rrugton drejt Kukesit, Fierzes e Vaut te Dejes derdhet ne Detin Adriatik. Relievi mund të përshkruhet si një shpatore e mbushur me kodra e fshatra në një sfond të gjelbëruar, e cila nis e bie nga maja e Gjargjishtit dhe Pllaja e Lana-Lurës deri në brigjet e Drinit të Zi, nga Mustafja deri në Kraj-Reç. Kjo zonë është e pasur me burime natyrale uji.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historikisht, ekonomia e kësaj zone është bazuar tek blegtoria, kryesisht ajo e imët dhe bujqësia e pemëtaria. Niveli i shkëmbimeve është shtrirë edhe përtej kufinjve të Dibrës. Zona, në përqindjen më të madhe të kohës, ka prodhuar kryesisht për nevoja vetiake. Pengesë për rritjen e nivelit të shkëmbimeve gjithmonë është shfaqur infrastruktura rrugore dhe për prodhimet bujqësore, mangësitë në drejtim të ujitjes dhe kullimit.
Vendbanime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fshatrat: Zall-Dardha | Lashkiza | Lugjej | Mënësh | Nezhaj | Qanaj | Sorica | Shënlleshi | Tartaj
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Për përmirësim
- AL-gjeo-cung