O sa mirë
Appearance
O sa mirë është Sitcom kosovar-shqiptar krijuar nga Gurmania J.S.C.. Së pari u transmetua në T HD më 7 tetor 2013.[1] Sezoni i parë kishte 12 episode. Sezoni i dytë filloi të transmetohet më 27 janar 2014. Sezoni i tretë kishte 30 epizoda.[2] Sezoni i tretë duhej të ishte i fundit, por u rinovua për një sezon të katërt; vetëm gjysma e aktorëve të mëparshëm u kthyen. Sezoni i katërt u transmetua çdo të diel në mbrëmje, në KTV. Tashmë seriali humoristik transmetohet në Klan Kosova.
Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Enver Petrovci - Gazmend Berisha, drejtor i shkollës.
- Olta Daku - Jana Hajdari, profesoreshë e fizikës.
- Helidon Fino - Alfred Havolli, student nga Tirana. Ai është kushërirë i Rrahman Havollit.
- Armend Ismaili - Rron Gazuli, student nga Pristina. Ai ka jetuar në Dublin.
- Jonida Vokshi - Elizabeta Berisha, një studente dhe vajza e drejtorit. Ajo ka jetuar në Milan.
- Xhevdet Jashari - Arifhikmet Abdylmenafi, student nga Tetova.
- Eftiola Laçka - Sara Kocaqi, studente nga Korça.
- Edi Kastrati - Arbnor Ramabaja, student nga Gjakova.
- Jeton Zogiani - Haki Kurtaj, student nga Drenica. Ai punon në Qeverinë e Kosovës.
- Shkëlzen Veseli - Benjamin Shehu, profesori i muzikës.
- Linda Jarani - Rozafa Kroi, studente nga Shkodra.
- Besnik Krapi - Mensur Ozil, student nga Prizreni.
- Kushtrim Qerimi - Rrahman Havolli, student nga Llapi. Ai është kushëriri i Alfred Havollit.
- Luran Ahmeti - Profesori i historisë.
- Koço Devole - Akil Boga, profesori i historisë. (sezoni i parë)
- Albulena Kryeziu - Tringa Belegu, studente nga Peja. Ajo ka jetuar në New York City. (sezoni i parë)
- Ylber Bardhi - Zuka, banakier në kafenenë e shkollës.
- Ema Uka - Lyra, studente nga Pristina. Ajo ka jetuar në Kaliforni.
- Anita Nikaj - Lul Gruda, studente nga Tuzi.
- Majlinda Kasumoviç - sekretarja e drejtorit.
- Ernest Zymberi - Llukman Avdili, student nga Presheva.
- Driton Nuhiu - Gjilan.
- Gent Hazizi - Aleks Qako, student nga Lazarati.
- ^ "Fillon transmetimi i serialit "O Sa Mirë"". KosovaOnline. 2013-10-09. Marrë më 2014-05-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fillon sezoni i dytë i serialit "O Sa Mirë"". Bujanoci.net. 2014-01-26. Arkivuar nga origjinali më 2014-05-18. Marrë më 2014-05-17.