Jump to content

Rogério Ceni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rogério Ceni

Rogério Ceni në vitin 2005
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRogério Mücke Ceni
Datëlindja (1973-01-22) 22 janar 1973 (51 vjeç)[1]
VendlindjaPato Branco, Brazil
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)
PozicioniPortier
Karriera me të rinjtë
1987–1989Sinop
1990–1993São Paulo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1990Sinop12(0)
1993–2015São Paulo870(103)
Karriera ndërkombëtare
1997–2006Brazili17(0)
Skuadra të menaxhuara
2017São Paulo
2018–2019Fortaleza
2019Cruzeiro
2019–2020Fortaleza
2020–2021Flamengo
2021–2023São Paulo
2023–Bahia
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Rogério Mücke Ceni (Portugalisht: [ʁoˈʒɛɾiu ˈsẽni]; lindur më 22 janar 1973) është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si portier.

Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij prej dy dekadash duke luajtur me São Paulon, ku ka fituar 18 tituj madhorë, përfshirë tre liga braziliane dhe kupa Libertadores. Ai gjithashtu ka shënuar më shumë se 100 gola në karrierë ku të gjitha kanë ardhur nga goditjet e dënimit ose penalltitë,[2][3] duke u bërë portieri i parë dhe i vetëm që e arkivon këtë arritje.[4][5]

Ceni është i njohur nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika si portieri që ka shënuar më shumë gola në historinë e futbollit, duke kaluar paraguajianin José Luis Chilavert në vitin 2006. Ai gjithashtu ka përfaqsuar Brazilin në dy Kupa Bote.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rogério Ceni me São Paulon në vitin 2005.

Lindur Pato Branco, Paraná, Ceni bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Sinop Futebol Clube kur ishte ende i vogël.[6] Në vitin 1990, 17 vjeçari u bashkua me São Paulon, duke shpenzuar gjashtë sezonet e para në Série A si portieri i dytë ose i tretë.

Më 25 qershor 1993 Ceni debutoi me skuadrën e parë, duke luajtur si titullar në fitoren 4–1 kundër CD Tenerifes për turnamentin miqësor të Trofeo Ciudad de Santiago de Compostela. Në vitin e ardhshëm ai u aktivizua si titullar në Copa CONMEBOL të atij viti, duke u paraqitur në të gjitha ndeshjet me skuadrën që u kurorëzua kampione.

sezonin 1997, pas largimit të legjendës Zetti te Santos FC, Ceni u zgjodh si zëvëndësuesi i tij. Më 14 korrik 2005, Ceni ishte kapiteni i skuadrës që fitoi në vitin 2005 Copa Libertadores, e treta në historinë e klubit. Dy javë më vonë, në një ndeshje kundër Clube Atlético Mineiro, ai theu rekordin për numrin e ndeshjeve me skuadrën, duke arritur shifrën e 618 ndeshjeve – në atë ndeshje ai veshi një fanellë speciale me numrin 618 të vendosur mbrapa; më 25 korrikin e vitit të ardhshëm, ai shënoi me penallti kundër skuadrës meksikane C.D. Guadalajara (që rezultoi goli i fitores), duke u bërë golashënuesi më i mirë i Trikolorëve në Kupën Libertadores.[7]

Gjatë sezoneve 2005–07, ai shënoi 47 gola në të gjitha kompedicionet sëbashku, duke fituar dy kampionate kombëtare dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2005; gjatë kompedicionit, ai shënoi në gjysmë-finale kundër Ittihad FC (3–2, shënoi me penallti) dhe u votua si Lojtari i Ndeshjesfinale kundër Liverpoolit, si dhe lojtari më i mirë i turnamentit.[8]

Më 20 gusht 2006, Ceni shënoi golin e 63të dhe të thyerjes së rekordit me një goditje dënimi kundër Cruzeiro Esporte Clube në ligën vendore, disa minuta pasi kishte shkarkuar një penallti. Më pas gjatë të njëjtës ndeshje, ai shënoi një tjetër duke i dhuruar skuadrës barazimin 2–2, duke arritur edhe në kuotën e 64 golave; këto gola e vunë atë para ish kryesuesit José Luis Chilavert.[9]

Më 29 tetor 2006, Ceni zhvilloi paraqitjen e tij të 700të zyrtare me São Paulon, në një fitore 2–0 kundër Figueirense Futebol Clube. Pak nga shkëlqimi i kësaj arritjeje u mor nga gjygjtari i cili urdhëroi lojtarin për të ndryshuar fanellën e tij të verdhë e cila ishte e ngjashme me atë të gjygjtarit; në fund të sezonit 2007, e cila u mbyll me triumfin e São Paulos, ai u votua nga Federata Braziliane e Futbollit si "Lojtari më i Mirë".

Në prill 2009, Ceni theu kyçin e këmbës së tij të majtë, duke qëndruar jashtë fushave për gjashtë muaj,[10] por rikuperimi zgjati më shumë se sa pritej. Më 28 tetor 2009, në ndeshjen kundër Clube Atlético Paranaense, ai luajti ndeshjen e tij të 700të si kapiten i klubit.[11] Në vitin e ardhshëm, më 27 mars, ai shënoi me goditje dënimi kundër rivalëve të Sport Club Corinthians Paulista, duke realizuar nga 18 metra duke shënuar golin e tij të 100të.[12]

Më 7 shtator 2011, Ceni zhvilloi paraqitjen e tij të 1000të me São Paulon.[13] Në fund të janar të vitit të ardhshëm, 39 vjeçari Ceni shkoi në për të operuar shpatullën e tij, duke qëndruar jashtë fushave për gjashtë muaj të tjerë.[14]

Më 1 gusht 2012, Ceni u rikthye në fushë, duke shënuar nga një goditje dënimi në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Esporte Clube BahiaCopa Sudamericana;[15] skuadra e tij arriti të fitojë turnamentin e atij viti. Ceni shënoi tre gola gjatë turnamentit, duke e mbyllur atë si titullar.

Pavarësisht se ishte gati 40 vjeç, Ceni deklaroi se shpirti i tij kompetitiv ishte njësoj si kur ishte 18 vjeç, por gjithashtu shtoi se rikuperimi i tij ishte më i vështirë se vite më parë.[16] Më 14 korrik 2013, Ceni shënoi golin e tij të 111të në humbjen 2–3 kundër Esporte Clube Vitória.

Më 7 dhjetor 2013, pas negociatave të gjata, Ceni rinovoi kontratën e tij me Trikolorët edhe për një sezon tjetër.[17] Më 20 prill 2014, në fitoren 3–0 brënda kundër Botafogos, ai kishte tre rekorde të njohura nga Guinness World Records: më shumë gola të shënuar nga një portier, më shumë ndeshje të luajtura si lojtar dhe si kapiten në një klub.[18]

Më 27 tetor 2014, Ceni theu rekordin e uellsianit Ryan Giggs për numrin më të madhë të fitoreve me një klub pasi luajti në fitoren 3–0 kundër Goiás.[19][20] Ai e mbylli sezonin me tetë gola në ligë (shifra e tij më e lartë në shtatë vitet e fundit), duke qënë një titullar i padiskutueshëm.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një lojtar i kombëtares braziliane për nëntë vite, Ceni ka luajtur 16 ndeshje ndeshje. Ai ishte zgjedhur pjesë e skuadrave që fituan Kupën e Konfederatave 1997 dhe Kupën e Botës 2002 (ai gjithashtu ka qënë lojtar edhe në Kupën e Botës 2006, edhe pse nuk ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju[21]) duke zhvilluar vetëm dy paraqitje në finalet e turnamenteve, në fitoren 3–2 kundër Meksikës në turnamentin e parë dhe në triumfin 4–1 kundër Japonisë në të tretën.[22]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ceni ka qënë gjuajtësi zyrtar i goditjeve të dënimit dhe penalltive i São Paulos që viti 1997, ku ai ka shënuar edhe 127 gola zyrtar[23] – ai gjithashtu njihet si një portier i shkëlqyer. Ceni njihet për pritjet e tij fantastike si ajo që bëri që në finalen e Kupës së Botës për Klube, ku São Paulo mposhti Liverpoolin 1–0, me Cenin që fitoi çmimin "Topi i Artë" si lojtari më i mirë i turnamentit.[24]

Ndryshe nga futbollistët e tjerë, Ceni pëlqen muzikën rok në vend të asaj faltore, një muzikë tradicionale braziliane. Sëbashku me futbollistët e tjerë, Ceni ka një stil klasik veshjeje. Sipas tij: "Më pëlqen të vishem në mënyrë të mirë. Më pëlqen të gjuaj ence. Unë nuk i bëj këto për ta bërë veten time. Unë ndihem mirë."[25]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [26][27][28]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Liga e shtetit[a] Copa do Brasil Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Sinop 1990[29] Mato-Grossense 12 0 12 0
São Paulo 1993[30] Série A 1 0 0 0 0 0 0 0 2[b] 0 3 0
1994[31] 5 0 3 0 0 0 8[c] 0 5[d] 0 21 0
1995[32] 4 0 12 0 4 0 20 0
1996[33] 0 0 2 0 0 0 0 0 2[e] 0 4 0
1997[34] 25 2 25 1 4 0 9[f] 0 4[g] 0 67 3
1998[35] 22 0 14 2 6 0 5[h] 0 10[g] 0 57 2
1999[36] 23 1 16 3 3 0 6[h] 1 10[i] 0 58 5
2000[37] 24 3 20 3 12 1 5[h] 0 12[j] 0 73 7
2001[38] 22 0 12 1 6 0 4[h] 0 12[k] 2 56 1
2002[39] 21 1 8 1 0 0 21[l] 3 50 5
2003[40] 40 2 11 0 6 0 8[m] 0 65 2
2004[41] 44 3 9 0 16[n] 2 69 5
2005[42] 38 10 19 5 16[o] 5 2[p] 1 75 21
2006[43] 29 8 13 5 13[q] 3 2[r] 0 57 16
2007[44] 35 7 20 2 13[s] 1 68 10
2008[45] 35 4 21 1 11[t] 0 67 5
2009[46] 16 2 15 0 3[q] 0 34 2
2010[47] 38 4 20 3 12[q] 1 70 8
2011[48] 36 2 21 6 7 0 4[m] 0 68 8
2012[49] 24 3 0 0 0 0 10[m] 1 34 4
2013[50] 35 2 13 1 16[u] 3 3[v] 0 67 6
2014[51] 35 8 14 1 6 1 8[m] 0 63 10
2015[52] 23 3 15 4 5 1 8[q] 0 51 8
Gjithsej 575 65 295 38 67 4 175 17 85 5 1197 129
Gjithsej karriera 575 65 307 38 67 4 175 17 85 5 1209 129
  1. ^ Përfshirë Campeonato Mato-Grossense, Campeonato Paulista
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në CONMEBOL Kupën e Artë
  3. ^ Të gjitha ndeshjet në Copa CONMEBOL
  4. ^ Të gjitha ndeshjet në Copa Bandeirantes
  5. ^ Një ndeshje në Copa Master de CONMEBOL, një ndeshje në CONMEBOL Kupën e Artë
  6. ^ Të gjitha ndeshjet në Supercopa Libertadores
  7. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Torneio Rio – São Paulo
  8. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në Copa Mercosur
  9. ^ Tetë ndeshje në Torneio Rio – São Paulo, dy ndeshje në Seletiva para a Libertadores
  10. ^ Tetë ndeshje në Torneio Rio – São Paulo, katër ndeshje në Copa dos Campeões
  11. ^ Gjashtë ndeshje në Torneio Rio – São Paulo, gjashtë ndeshje dhe një gol Copa dos Campeões
  12. ^ Nëntëmbëdhjetë ndeshje dhe tre gola në Torneio Rio – São Paulo, dy ndeshje në Copa dos Campeões
  13. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në Copa Sudamericana
  14. ^ Dymbëdhjetë ndeshje dhe dy gola në Copa Libertadores, katër ndeshje në Copa Sudamericana
  15. ^ Katërmbëdhjetë ndeshje dhe pesë gola në Copa Libertadores, dy ndeshje në Copa Sudamericana
  16. ^ Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
  17. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në Copa Libertadores
  18. ^ Të gjitha ndeshjet në Recopa Sudamericana
  19. ^ Tetë ndeshje në Copa Libertadores, pesë ndeshje dhe një gol Copa Sudamericana
  20. ^ Dhjetë ndeshje në Copa Libertadores, një ndeshje në Copa Sudamericana
  21. ^ Dhjetë ndeshje dhe tre gola në Copa Libertadores, gjashtë ndeshje në Copa Sudamericana
  22. ^ Dy ndeshje në Recopa Sudamericana, një ndeshje në Suruga Bank Championship

Burimi: [53][54][55][56][57]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Vitit Ndsh Gola
Brazili 1997 1 0
1998 2 0
1999 3 0
2000 3 0
2001 4 0
2002 1 0
2003 0 0
2004 1 0
2005 0 0
2006 2 0
Gjithsej 17 0
Sinop
São Paulo
  1. ^ "Rogerio Ceni Profile" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2020. Marrë më 19 qershor 2015.
  2. ^ "Rogério Ceni: 100 goals and counting" (në anglisht). The Guardian. 28 mars 2011. Marrë më 1 shkurt 2012.
  3. ^ "Kings of the free-kick" (në anglisht). FIFA. 2 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 1 shkurt 2012.
  4. ^ "Rogerio Ceni & Top 10 goalscoring goalkeepers" (në anglisht). Goal.com. 28 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2016. Marrë më 1 shkurt 2012.
  5. ^ "World Record of the national championships (1888/89-2008)" (në anglisht). IFFHS. 20 tetor 2008. Marrë më 7 nëntor 2008.
  6. ^ "Campeão estadual pelo Sinop, Rogério Ceni volta a MT após 14 anos" (në portugalisht). Globo Esporte. 22 nëntor 2014. Marrë më 22 nëntor 2014.
  7. ^ "Great victory of São Paulo FC against Chivas in Mexico" (në anglisht). CONMEBOL. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2009. Marrë më 5 dhjetor 2007.
  8. ^ "FIFA Club World Championship Japan 2005" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2011. Marrë më 1 shkurt 2012.
  9. ^ "Rogerio Ceni, the record breaker" (në anglisht). FIFA. 22 shkurt 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2014. Marrë më 1 shkurt 2012.
  10. ^ "Ceni fratura tornozelo, vai ser operado e está fora do Paulista e da Libertadores" [Ceni thyen kyçin e këmbës, do të operohet dhe nuk do të luaj në Paulista dhe Libertadores] (në portugalisht). Globo Esporte. 13 prill 2009. Marrë më 1 shkurt 2012.
  11. ^ "Supercapitão: 700 vezes Rogério Ceni no São Paulo" [Superkapite: 700 herë Rogério Ceni te São Paulo] (në portugalisht). Lance Net. 28 tetor 2010. Marrë më 1 shkurt 2012.
  12. ^ "Goalkeeper Rogerio scores 100th goal in Sao Paulo win" (në anglisht). UK: The Guardian. 28 mars 2011. Marrë më 28 mars 2011.
  13. ^ "Sao Paulo wins in Rogerio Ceni's 1000th game" (në anglisht). Kinë: Xinhuanet. 8 shtator 2011. Marrë më 8 shtator 2011.
  14. ^ "São Paulo anuncia que Rogério Ceni fará cirurgia no ombro" [São Paulo lajmëron se Rogério Ceni do të operohet në shpatull] (në portugalisht). Folha. 26 janar 2012. Marrë më 1 shkurt 2012.
  15. ^ "Ceni e Ademilson marcam, São Paulo bate Bahia e fica perto da vaga" [Ceni dhe Ademilson shënojnë, São Paulo mposht Bahian dhe i afrohet më shumë kualifikimit] (në portugalisht). Globo Esporte. 1 gusht 2012. Marrë më 28 prill 2015.
  16. ^ "Aos 40, senhor Ceni avisa: 'Espírito de competição ainda tem 18'" [40, Zr. Ceni paralajmëron: 'Shpirti kompetitiv si kur isha 18 vjeç'] (në portugalisht). Globo Esporte. 21 janar 2013. Marrë më 28 prill 2015.
  17. ^ "Mito fica! Rogério Ceni renova com o São Paulo por uma temporada" [Miti qëndron! Rogério Ceni rinovon me São Paulon edhe për një sezon] (në portugalisht). Lance!. 7 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2014. Marrë më 28 prill 2015.
  18. ^ "Rogério: "Consequência do trabalho"" [Rogério: "Rrjedhoja e punës"] (në portugalisht). São Paulo FC. 20 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2019. Marrë më 28 prill 2015.
  19. ^ "Rogerio Ceni broke Ryan Giggs' record for most wins at a single club" [Ceni thyen rekordin e Ryan Giggsit për numrin e fitoreve me një klub] (në anglisht). ESPN FC. 28 tetor 2014. Marrë më 28 prill 2015.
  20. ^ "Brazil goalkeeper breaks Ryan Giggs' record for most wins with one club" [Portieri brazilian thyen rekordin e Ryan Giggsit për numrin më të madhë të fitoreve me një klub të vetëm] (në anglisht). Fox Sports. 29 tetor 2014. Marrë më 28 prill 2015.
  21. ^ "Rogério Ceni opera joelho e desfalca São Paulo por um mês" [Rogério Ceni operohet në gju, jashtë për një muaj] (në portugalisht). Paraná Online. 11 janar 2006. Marrë më 1 shkurt 2012.
  22. ^ "Rogério Ceni – Rekordi në kompedicionet e FIFA" (në anglisht). FIFA. 29 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2013. Marrë më 28 prill 2015.
  23. ^ "Raio-X de todos os gols de Rogério Ceni" (në portugalisht). Futdados. Marrë më 28 prill 2015.
  24. ^ "Rogério Ceni coloca o Japão aos seus pés" [Rogério Ceni vendos Japoninë në këmbët e tij] (në portugalisht). São Paulo FC. 17 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 28 prill 2015.
  25. ^ RIBEIRO, Arnaldo. "Ponte que partiu! É o melhor goleiro do Brasil". São Paulo, Abril, Placar Magazine, Dec. 2000, p. 50-55
  26. ^ "Rogéiro Ceni" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 28 prill 2015.
  27. ^ "Rogério Ceni – Fortaleza – Stats – palmarès" (në anglisht). Football Database.
  28. ^ "Início arrasador!No Sinop-MT, Rogério já mostrava que trilharia uma carreira de sucesso no futebol" (në portugalishte braziliane). 24 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2021. Marrë më 24 tetor 2021.
  29. ^ "Sinop: o banco, o acordo e os 39 dias que mudaram a vida de Rogério Ceni" (në portugalishte braziliane). ge. 13 dhjetor 2015. Marrë më 6 shtator 2021.
  30. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 1993". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  31. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 1994". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  32. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 1995". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  33. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 1996". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  34. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 1997". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  35. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches 1998". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  36. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches 1999". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  37. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches 2000". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  38. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches 2001". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  39. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches 2002". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  40. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2003". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  41. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2004". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  42. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2005". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  43. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2006". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  44. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2007". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  45. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2008". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  46. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2009". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  47. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2010". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  48. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2011". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  49. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2012". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  50. ^ "São Paulo Futebol Clube Matches – 2013". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  51. ^ "Sao Paulo Futebol Clube Matches – 2014". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  52. ^ "Sao Paulo Futebol Clube matches – 2015". rsssfbrasil.com (në anglisht). Marrë më 21 maj 2020.
  53. ^ "Seleção Brasileira 1996–1997". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  54. ^ "Seleção Brasileira 1998–1999". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  55. ^ "Seleção Brasileira 2000–2001". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  56. ^ "Seleção Brasileira 2002–2003". rsssfbrasil.com (në anglisht).
  57. ^ "Seleção Brasileira 2006–2007". rsssfbrasil.com (në anglisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]