Roundcube

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Logo e Roundcube

RoundCube është një klient email IMAP i bazuar në teknologjinë web. Tipari më i spikatur i platformës RoundCube është përdorimi i teknologjisë së përhapur Ajax. Pas rreth dy viteve pune intensive, RoundCube njoftoi në fillim të vitit 2008 publikimin e versionit të parë të qëndrueshëm. RoundCube është zhvilluar në gjuhën e programimit PHP. RoundCube është program kompjuterik me kod të lirë dhe me burim të hapur i publikuar në licensën GNU General Public License (GPL) me disa përjashtime si shtojcat (plugin).[1] Më 3 maj 2015 RoundCube anoncoi Roundcube Next, planin e rishkruajtjes së plotë të RoundCube. Fillimisht u arritën të mblidhen mbi 80,000$[2] për implementimin e projektit të ri deri më 24 qershor si rezultat i një fushatë bashkëfinancimi (crowd-funding). Në fund të fushtatës iniciatorët arritën të mbledhin 103.541$.[3] Pritet që RoundCube Next të përfshijë karakteristika të reja si kalendar, chat dhe administrimin e dokumentave. Kjo do të realizohet duke përdorur WebRTC dhe lidhje nga shërbimet e njohura si Dropbox dhe OwnCloud.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ trac.roundcube.net/changeset/5787/subversion
  2. ^ https://twitter.com/roundcubenext/status/613697964893184000
  3. ^ https://www.indiegogo.com/projects/roundcube-next--2#/story