Saranda
Saranda | |
---|---|
Koordinatat: 39°52.5′N 20°0.6′E / 39.8750°N 20.0100°E | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 20.227 |
Kodi postar | 9701–9703 |
Faqja zyrtare | bashkiasarande |
Saranda eshte nje qytet bregdetar i cili ndodhet ne jug te Shqiperise. Saranda ndryshe mund te quhet “ Kryeqyteti i Veres “ , pasi Saranda eshte nje vend i cili jo vetem qe njihet ne Ballkan por dhe ne pjeset ne te njohura te botes ,prandaj ne Sarande vijne mijera turiste per te para jo vetem plazhet e bukura dhe te mahnitshme te cilat jane konsideruar si me te kristaltat,por dhe te dijne me shume per historine e ketij vendi kaq mahnites!
Saranda ka mbi 270 dite me diell ne Shqiperi ,dhe ky eshte nje rekord pasi eshte vendi i pare ne Europe me kaq shume dite me diell.Saranda ka mahnitur shume tu huaj nga Deti Jon ,pra deti qe ka !
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga jugu qyteti Sarandë kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin, nga juglindja me Lëkurësin (fshati shpërngulur qysh në kohën e Luftës së Lëkurësit, më 1878, sot topogërmadhë), nga lindja me Gjashtën dhe nga perëndimi me Detin Jon. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore. Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia e qytetit të Sarandës u rrit në mënyrë të qëndrueshme deri në rënien e komunizmit në vitin 1992. Pas kësaj date, qyteti i Sarandës kishte rritje të shpejtë së popullsisë kur shumë shqiptarë nga rajone të tjera u vendosën atje. Emrat e mëposhtme janë të njerëzve dhe familjeve që u vendosën në Sarandë deri 1945.
Familjet që kanë banuar në Sarandë gjer në vitin 1945:[1]
Ajdini (Surja-) i ardhur nga Gjirokastra, Aliu (Gligor-) nga Grapshi i Gjirokastrës, Avdia (Rushit-) nga Leskoviku dhe ardhur në Sarandë më 1926, Avdiu (Begtash-) nga Leskoviku, Babameto (Shahin-) nga Gjirokastra, Babi (Thodhori-) nga Çuka, Bajo (Xhafer-Isa) nga Parga (Çamëri-), Bajrami (Ibrahim Nebi-), Bala (Lekë-) nga Piluri, Ballaci (Shaqir-) nga Delvina, Bajrami (Zenel-) çam, Bastriu (Safet-) nga Ninati, Basho (Shero-) nga Përmeti, Bega (Jaho-) nga Gjirokastra, Begtash beu nga Leskoviku i ardhur me 1920, Begtashi (Xhafer-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1865, Beqir (Beqir-) nga Gollobërda, Berberi (Duro-) nga Delvina, Bituni (Jani-) nga Shënvasil, Boçi (Uzo-) nga Delvina, Borshi (Ahmet bej-) nga Borshi – Sarandë, Çambirazt, nga fshati Senica e Rrëzomës, Çarçani (Avdul-) nga Fushë Bardha, ardhur aty në vitet 1916-1917, Çarcani (Rexhep-) ardhur nga Ksamili në vitin 1916, Çavo (Thanas-) nga Senica e Rrëzomës, Çelo (Vangjel-) nga Këlcyra, Çoka (Vangjel-) nga Muzina, Çumani (Halil-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1865, Dajko (Andrea-) nga Lëkurësi, Dajko (Spiro-) nga Nivicë-Bubari, Dede (Spiro-) nga Muzina, Demi (Ahmet-) nga Filati, Demi (Qazim-) nga Filati, Demi (Shamet-) nga Margëlliçi (Çamëri-), Demi (Shefqet-) nga Filati, Didati (Deme Xhaferr-) nga Koska, Dido (Abaz-) nga Koska, Dine (Mezan-) nga Vrohonai, Dojaka (Harun-) nga Filati, Dojaka (Iljaz-) nga Filati, Dulla (Meç-) nga Karbunarë e Paramithisë; Dhimëspiro (Koço-) nga Senica e Rrëzomës, Emini (Braho-) nga Shulashi, Emini (Sulçe-) nga Smokovina, Fetiu (Dulkë-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1905; Gargaj (Musa-) nga Gjirokastra, Gogoni (Ilia-) nga Dropulli, Gulani (Jaçe-) nga Përmeti dhe i ardhur në vitin 1865, Gurmaj nga Nivicë-Bubari, Gjikopulli (Vasil-) nga Dhërmiu, Gjini (Gjino-) nga Nivicë-Bubari, Hajdar beu ardhur nga Janina, Hako (Safet-) nga Delvina, Halimi (Riza-) nga Grykohori, Harito (Koço-) nga Zagoria, Harito (Ndreko-) nga Zagori, Hasani (Meç-) nga Arpica, Hasani (Shuaip-) nga Kosova, Hasani (Zenel-) nga Mazreku i Çamërisë dhe ardhur më 1916, Hodo (Meçe-) nga Arila, Hoxha (Hajredin-) nga Gollobërda, Hyseni (Rexhep-) nga Vola, Hysi (Lutfi-) nga Ksamili dhe i ardhur më 1916, Isai (Shuaip-) nga Galbaqi; Ismaili (Meleq-) nga Arpica, Izeti (Qamil-) nga Filati, Jakubini (Sokrat-) nga Nivicë-Bubari, Jorgji (Aleks-) nga Senica e Rrëzomës, Kaçi (Petro-) nga Senica e Rrëzomës, Kali (Vasil) nga Leshnica, Kalo (Xhemal-) nga Koska, Kërkeshi (Gaqe-) nga Nivicë-Bubari, Konjari (Sulo-) nga Libohova, Kosova (Qemal-) nga Kosova, Kromidha (Pano-) nga Zagoria, Kuro (Hamit-) nga Arpica, Lamçe (Sheme-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1890-1894, Lapa (Sokrat-) nga Piluri, Laska (Dukë-) nga Nivicë-Bubari, Lepuri (Nane-) nga Nivicë-Bubari, Lezo (Hasan-) nga Këlcyra, Lezo (Thoma-) nga Llaka – Delvinë, Ligu (Refat-) nga Prongjia, Majko (Hetem-) nga Progonati, Malike (Veliko-) nga Gjirokastra, Maliqi (Mehmet-) nga Paramithia, Mane (Aqif-) nga Arpica, Marangoi (Jorgo-) nga Delvina, Marto (Kolë-) nga Kakodhiqi, Maska (Dulkë-) nga Përmeti, Meço (Sako-) nga Arpica, Melo (Jani-) nga Delvina, Mete (Damin-) nga Mazreku (Çamëri), Mete (Qazim-), ardhur nga Ksamili në 1916, Mërkuri (Andon-) nga Piluri, Miftari (Jaçe-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1890-1894, Miho (Miço-) nga Senica e Rrëzomës, Moci (Pirro Zef-) nga Shkodra, Moska (Hajdar-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1890-1894, Muho (Abaz-) nga Koska, Muho (Idriz-) nga Arpica,Mustafai (Latif) nga (Çamëri-), Mustafai (Rrape-) nga Përmeti dhe i ardhur nga 1890-94, Muzina (Gaqe-) nga Muzina, Nika (Lonidhë-) nga Senica e Rrëzomës, Nikëdhima (Kostë-) nga Nivicë-Bubari, Nikolloi (Koço-) nga Piqerasi, Nini (Thoma-) nga Nivicë-Bubari, Nuriu (Adem-) nga Pazari i Ri, Omeri (Mezan-) nga Mazreku (Çamëri-), Orozi (Dervish-) nga Kosova, Papadhima (Llambi-) nga Nivicë-Bubari, Papagjika (Koço) nga Nivicë-Bubari, Papai (Harallamb-) nga Leshnica, Pesholli (Fiqiri-) nga Dibra e Madhe (Pazhulli-), Plaku (Gjikë-) nga Senica e Rrëzomës, Pollo (Ndreko-) nga Parga, Psatha (Shefqet-) nga Parga dhe i ardhur më 1909, Preja (Shaban-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1865, Premti i ardhur nga fshati Vromero dhe me origjinë nga Nivicë-Bubari, Preveza (Sabri-) nga Preveza, Prevezjani (Qani-) nga Preveza, Prifti (Aleko-) nga Piluri, Pula (Isa-) nga Dukati i Vlorës, Puto (Sulo-) nga Gjirokastra, Qendro (Koço-) nga Piqerasi, Qurku (Sokrat-) nga Piluri, Rrefati (Beqir-) nga Gollobërda, Rexho (Naqe-) nga Muzina, Rushiti (Muharem-) nga Koska, Selfo (Xhevdet-) nga Gjirokastra; Stefani (Dhimë-) nga Piluri, Stefani (Koço-) nga Piluri, Sulçe (Bastri-) nga Vrohonai, Sulo (Zeqo-) nga Koska, Shabani (Latif-) nga Kurtesi (Çamëri-), Sheme (Zenel Daut-) nga Përmeti, Tahiri (Mazar-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1905, Tahiri (Taro-) ardhur nga Ksamili më 1916, Tata (fis çam), Toto nga Peca, Lonidha (Vaso-) nga Skoreja, Vashati (Jano-) nga Peca, Verli (Thimjo-) nga Senica e Rrëzomës, Vito (Naqe-) nga Senica e Rrëzomës, Xhaferri (Jasin-) nga Arpica, Xhafo (Shefqet-) nga Filati, Xhani (Gogo-) nga Piqerasi, Xhemali (Haki-) stërgjyshi i Mentor Xhemalit dhe i ardhur në vitin 1890, Zeno (Nane-) nga Piluri, Zeqo (Qamil-) nga Arpica, Zera (Josif) nga Topova e Zagorisë, Zeri (Jorgo-) nga Dhuvjani i Dropullit, Zoto (Kolë-) nga Vunoi, Zoto nga Dhrovjani, me origjinë nga Progonati.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Saranda është qyteti qe vit pas viti po tërheq shumë turist kryesisht nga Italia, Kosova, Maqedonia, Serbia, Hungaria etj. Turist ka shumë edhe nga vende te tjera kjo bën që Saranda të jetë qendra kryesore e turizmit në Shqipëri. Ky qytet është edhe njëri ndër qytetet më të mira në Shqipëri me bukurit e saj shumë afër Sarandës është Ksamili me ishuj të vegjël tërheq shumë vizitor nga e gjithë bota.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një shpërthim i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije.
Saranda ne kohët e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412).Deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjese te te cilave ndodhen edhe ne shetitoren e qytetit. Nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6, Saranda ishte nen perandorinë Bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, "Santi Quaranta" në italisht).
Më parë, në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte nje qytet port. Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille, e cila bente lidhjen e ballkanit perendimor me vendet e Europes lindore, dhe nje pike strategjike ekonomike shume e favorshme per iliret.
Popullsia dhe qyteti në shekullin 20
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative.
Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si "ofertë turistike e Shqipërisë" jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh.
Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë.
Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Më pas, Ahmet Zogu "e mori" këtë perlë të bregdetit, gati 200 vjet më vonë, "dhuratë" nga parlamenti i kohës që kontrollohej prej tij. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin "Porto Eda", për hir të bijës së vet.
Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë.
Zhvillimi i qytetit në kohën e sotme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Sarandës po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 12 operatorë dhe shumë shpejt pritet të hapen edhe 2 të tjera.
Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon dhe AMC, si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal.
Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrint 2000", me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që "përmbytet" nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen tre kanale televizive lokale, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhedisa kanale televizive greke dhe italiane. Gazetat kombëtare mbërrijnë në qytet nga Tirana afër mesditës, ndërsa gjatë sezonit del në Sarandë gazeta "Saranda", e cila ka një pjesë të faqeve dhe në gjuhën angleze.
Energjia elektrike nuk njeh ndërprerje gjatë dy viteve të fundit në Sarandë, përveç në rastet e ndonjë defekti në linjat e tensionit të lartë. Shumica e lokaleve dhe bar-restoranteve kanë si burim paralel rryme elektrike gjeneratorët.
Tregu i frutave dhe i perimeve, ku gjenden ushqime organike të fermerëve të zonës, është në qendër të qytetit.
Saranda ka traditë në prodhimet bujqësore dhe gjatë verës tregu njeh çmime mjaft të favorshme. Por funksionojnë më së miri edhe marketet e vogla dhe të mesme, të cilat janë të shumëllojshme me artikujt e përdorimit të gjerë. Pothuajse gjatë gjithë ditës dyqanet ushqimore janë të hapura. Ndërsa njësitë që shesin suvenire janë në qendër të qytetit, fare pranë kinoteatrit. Dyqanet zakonisht hapen në orën 7.30-8.00 të mëngjesit dhe mbyllen rreth orës 21.00 të darkës.
Në Sarandë prodhimet e detit gatuhen kryesisht të zgarë. Në përgjithësi, ushqimet janë të pjekura mirë, përdoret edhe gatimi me avull. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji, gici dhe viçi. Si pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera.
Personaliteti Kulturor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrënojat e lashta: Mozaiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][2]Saranda e sotme, (që e ka origjinën nga Hagioi Saranda – manastiri i Dyzet Shenjtorëve, ndërtuar në shek. VI në majë të malit që ngrihet mbi qytet), është një nga portet bregdetar të Epirit të Vjetër, në ekstremin jugor të Shqipërisë, përball ishullit të Korfuzit, dhe 20 km nga Butrinti. Njohja e urbanizmit të saj si dhe studimi konkret i monumenteve, paraqet vështirësi, fenomen ky që ndodh në pjesën më të madhe të qendrave ku qyteti modern zëvendëson atë antik. Mbetjet e konsiderueshme të një kompleksi sinagoge, të shek. V e VI në qendër të qytetit, ishin objekt i studimit dhe gërmimit arkeologjik të kryer gjatë vitit 2003.130 Bazilika paleokristiane, e gërmuar gjatë disa sezoneve arkeologjike, rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë nga Kosta Lako përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian. Ndërkohë, kompleksi i sinagogës, brenda dhe krejtësisht pranë murit rrethues, rezultoi si një “skenë” e disa ndryshimeve, ku në fazën e saj të fundit u transformua në kishë. Interesi ynë më i madh, këtë vit u përqendrua, kryesisht në dy dysheme me mozaikë, njëra që mbart një shandan shtatë-krahës menorah dhe e dyta, ajo që mbulon pjesërisht nefet e bazilikës (e cila u ndërtua këtu gjatë historisë së kësaj qendre, mesa duket për të funksionuar si sinagogë). Shandani shtatë krahës, menorah, i përkiste një “tapeti” (kryesisht të zbukuruar me motive gjeometrike dhe florale). Ai përfshinte gjithashtu një etrog (qitro, pa shije por me aromë) së bashku me një shofar (bririn e dashit) — që të dy, janë simbole të rëndësishëm hebraikë që shoqërojnë zakonisht (menora-në dhe janë përdorur gjatë atë festave fetare [[]]
Sinagoga-2Gjatë gërmimit prej dy javësh në Sarandë, u eksplorua gjysma e dhomës me menorah, e cila ishte e mbuluar nga një strukturë bashkëkohore. Gërmimi, ishte vazhdim i atij të kryer gjatë viteve 80-90. U arrit të zbulohej, një dhomë e gjatë 10 m, megjithëse muri verior i së cilës është i një faze më të vonë, çfarë tregon se ende s’kemi arritur në limitin verior të fazës së parë të saj. Dhoma ishte e gjerë 5 m, pasi në origjinë kish qenë pak më e gjerë dhe mesa duket me një plan të ndryshëm nga ai më i vonëshmi. Në origjinën e saj, dhoma duhet të ketë pasur formë L-je. Gjurmët e murit më të hershëm në anën lindore, si dhe dyshemeja me mozaikë që futet nën murin lindor, ndarës të dhomës nga rezervuari i mëvonshëm i ujit A, dëshmojnë këtë fakt. Edhe sondazhi i kryer në korridorin ndërmjet dy rezervuarve të ujit dhe ambienteve në veri, dëshmoi po të njëjtën gjë. Murit i bashkëngjitej një sistem kanalizimi që kalonte përgjatë dhomës me menorah dhe dilte në oborrin e shtruar me pllaka guri.
Gërmimi i rregullt që u krye gjatë këtij sezoni të parë (megjithëse në gjysmën e dhomës), dëshmoi se ajo ishte e shtruar e gjitha me mozaikë, përveç një pjese në hyrjen e mëvonshme të anës veriore. Kështu u zbulua muri verior i saj por që i përket një faze të dytë. Po të kësaj faze janë dhe pilastrat e mbështetura në murin perëndimor. Hyrja në anën veriperëndimore, i përket fazës së parë ndërkohë që shkallarja duket si e ribërë. Dyshemeja ishte e mbuluar nga një shtresë e dendur djegie në të cilën u gjet material i bollshëm arkeologjik, qeramikë (amfora importi, enë kuzhine dhe tryeze të shek. IV – VI). Ndërtesa është shkatërruar nga një zjarr i fuqishëm në çerekun e fundit të shek. VI pasi ndër monedhat e gjetura mbi dysheme, një gjysmë- folis i Justinit II shërben si tenninus post quem. Sipas studiuesve ajo është një prerje e Selanikut në vitin e IV të sundimit të Justinit II (565-578) dhe ka qëndruar në qarkullim për një periudhë të shkurtër prej dhjetë vjetësh. Kështu shkatërrimi vendoset rreth 580-ës dhe ndodh në të gjithë kompleksin dhe në përgjithësi në të gjithë qytetin.
Sondazhet e shumta të kryera, në zona të ndryshme të nefit qendror, si dhe midis kolonave ndarëse të anijatës qendrore nga ajo veriore na dhanë mundësinë të ndërtojmë një histori më të detajuar të monumentit. Në stadin aktual të njohjes dhe gërmimeve, “çelësi” i fazave kronologjike të monumentit, mbeten dyshemetë me mozaikë. Të paktën tre faza dyshemesh me mozaikë, janë identifikuar para realizimit të dyshemesë së bazilikës. Faza më e hershme prezantohet nga dyshemeja me mozaikë në panelin qendror të së cilës paraqiten në pozicion heraldik, dy “luanë” deti. Stili i mozaikëve përkon me atë tipik romak dhe mund ti vishet dyshemesë së një vile. Dyshemeja në vazhdim (më e vonë se e para) paraqet një dekor krejtësisht metrik dhe përmbledh motive të realizuar me shumë kujdes dhe elegancë. Ajo ndodhet pjesërisht dhe në nefin verior. Të dyja dyshemetë ndodhen në dy anë të ndryshme (veri dhe lindje) të të njëjtit oborr të krijuar para bazilikës.
Studiuesi Kosta Lako gjatë gërmimeve të kaluara ka ndeshur të njëjtën situatë në nefin qendror dhe në gjithë gjatë ambientet e gërmuara. Kështu mbi bazën e monedhave të gjetura në shtresën e djegies së nefit qendror jepet pak a shumë e njëjta periudhë, çereku i fundit i shek. VI. Një situatë e ngjashme është ndeshur dhe në monumente të tjera të gërmuara në qytet, si p.sh. pranë mureve të kalasë. Skena të veçanta të mozaikëve, janë përshkruar në artikullin e zgjeruar mbi bazilikën e Sarandës. Funksioni i ndërtesës, e pajisur me këtë dysheme mozaikësh, mbetet hipotetik. Një sternë u gjet e bashkëngjitur anës lindore të kësaj dyshemeje, direkt nën dyshemenë me mozaikë (paneli i anës lindore të së cilit është shkulur nga specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitet 90 dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Sarandës). Muri lindor i saj kufizohej nga shkëmbi natyror dhe anët e brendshme ishin veshur me suva hidroizoluese. Dyshemeja e tretë përfaqësohet nga një mozaik më i vonë, duke veshur një ambient pak më të madh, i cili zë gati gjysmën perëndimore të nefit qendror. Nuk e dimë se si vazhdohet drejt nefit jugor, pasi ai është krejtësisht nën rrugën automobilistike (akoma i pagërmuar). Mozaiku është i punuar jo me shumë kujdes dhe i realizuar krejtësisht me motive gjeometrike.
Motivet, ngjyrat dhe teknika e punimit janë të njëjta me mozaikun e dyshemesë së dhomës me menorah. Të dy dyshemetë, duhet të jenë realizuar në të njëjtën kohë. Në ndërtimet-ambiente që i përkasin fazave më të hershme se sa ndërtimi i bazilikës, hyn dhe rezervuari i ujit, i shënuar B në plan, i cili është i futur pjesërisht në tokë dhe duhet të jetë bashkëkohor ose me krijimin e mozaikut të fazës së dytë ose me atë të fazës së tretë. Mesa duket bëhet fjalë për rezervuar ritual, mikva’ot, të fesë hebraike.
Sondazhet dhe pastrimet e kryera në ambientet e tjera, dy nga të cilët ndodhen përball hyrjes së bazilikës, në anën perëndimore të oborrit, vërtetuan se keto janë të lidhura me kompleksin parabazilikal. Veç shkëmbit natyror, ato nuk dhanë dysheme. Sondazhe u kryen edhe në ambientin në lindje të dhomës me menorah. Duke i përmbledhur ambientet që i përkasin sinagogës më të hershme, ato janë dhoma në formë L-je me menorah në dysheme, rezervuari i ujit (B), pjesa e bashkëngjitur në lindje të dhomës me menorah, dy ambientet në perëndim të oborrit dhe oborri vetë, si dhe ambienti më i madh me mozaik më pak të përpunuar që zë gjysmën perëndimore të nefit qendror. Në një fazë tjetër, mesa duket po nga i njëjti komunitet që përdorte këto ambiente, vendoset të ndërtohet një sallë lutje shumë më e madhe dhe e dekoruar me simbole biblike. Ndërtesa e re mori formën bazilikale me një holl qendror të konsiderueshëm, me një gjerësi prej 8 m dhe anijatat anësore (veriorja) prej 4 m. Të dhënat e deritanishme nga gërmimi, kryesisht sondazhet ndërmjet anijatave, treguan se që në origjinë hapësirat midis pilastrave të nefit qendror dhe atyre anësor, kanë qenë të mbyllura duke bërë që ndërtesa të funksionojë në tre salla të ndara.
Zgjedhja duhet te jetë bërë për arsye ekonomike, pasi për të riveshur sipërfaqen me mozaikë ishte një shpenzim shumë i madh, kështu që para se të mbarohej ndërtimi i ambientit azilikal, hapësirat midis anijatave janë mbyllur dhe ndërkohë është shfrytëzuar mozaiku më i hershëm si dysheme e anijatës veriore. A mund të jetë lënë edhe bimah (vend i ngritur në sinagogë, ku lexohej Torah) që zë gati 40% të sipërfaqes së nefit qendror, e pashtruar me mozaikë për të njëjtën arsye? Sondazhet e kryera në gjysmën jug-perëndimore të saj, si dhe në anën veriore të apsidës së mëvonshme, vërtetuan se ajo s’kish qenë e shtruar me mozaikë dhe se origjina datonte që në fazën kur godina shërbente si sinagogë.
Mozaikët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas arkeologes Etleva Nallbani, ka qenë pikërisht simbolika e skenave me mozaikë që shtrojnë pjesë të ndryshme të kompleksit, e cila çoi drejt mendimit të ekzistencës së një sinagoge, në një periudhe më të hershme se sa ndërtesa kristiane. Megjithë mendimin e hedhur mbi konvertimin e ndërtesës së kultit hebraik në atë kristian, shumë të dhëna sqaruese u përftuan gjatë gërmimit të realizuar atë periudhës dy javore shtator – tetor 2003. Ne do të japim në mënyrë të përmbledhur disa nga skenat me mozaikë, pasi të dhëna të tjera pas studimit të thelluar do të sqarojnë më mirë ikonografinë në të ardhmen. Kështu, elementët më domethënës në simbolikën hebraike, janë shandani shtatë krahësh nienorah. Në vend të bashkësisë, shofar, (briri i dashit, që përdoret gjatë disa festave fetare), etrog (qitro), lulav (dega e palmës) dhe një kaci hiri, në rastin e sallës së lutjes së sinagogës së Sarandës, ai është i rrethuar vetëm nga një etrog në të djathtë dhe një shofar (i fragmentuar) në të majtë. Të gjitha këto elemente, simbole hebraike, shfaqen në përgjithësi në kontekst sinagogash, duke filluar nga Antikiteti i vonë. Duke filluar nga shek IV dhe gjatë periudhës së hershme bizantine, simbolet hebraike shfaqen rregullisht, 138 në ndërtesat e kultit.
Një pjesë e kuadratit në të cilin është integruar menorah, është i dëmtuar, duke mos mundur të kuptojmë nëse shandani ishte i rrethuar nga elementë të tjerë. Menorah është e realizuar me linja të thjeshta, duke mbartur mbi çdo hark të saj llampa qeramike. Në krah të djathtë është paraqitur një vazo me një bimë me gjethe dhe më lart sa j një shpend. Kuadrati me menorah ka sfond të bardhë, ndërkohë që është i integruar në një panel luspash peshku. Pjesa tjetër e dyshemesë është e mbushur me motive gjeometrike dhe florale. Ndërsa në ndërtimin e formës bazilikale, simbolet më të spikatura janë paraqitja e Harkut të Unitetit, aron hakodesh (tre herë në nefin qendror), sikurse dhe një rreth që rrethon tetë rreze, të cilat dalin nga një sferë qendrore. Ky i fundit mund të paraqesë fare mirë simbolikën e diellit, Sol Invictus, i cili pas shekujve të parë të erës sonë fitoi një popullaritet të madh duke arritur kulmin nën Aurelianin (270 – 275). Në Antikitetin e vonë, Helios, zinte një vend të rëndësishëm të paraqitur në forma nga më të ndryshmet. Edhe në dyshemetë e sinagogave, ai është një simbol që gjen shtrirje të konsiderueshme. Kështu në mozaikun e sinagogës së Sepphoris, Hammath-Tiberias, apo të Beth Alpha, ai është i paraqitur në figurë njerëzore dhe i hipur në një karrocë me katër kuaj (quadriga). Paraqitjen më të ngjashme me atë të sinagogës së Sarandës, e gjejmë në mozaikun e dyshemesë së sinagogës në Naro (Hammam Lif) në Tunizi.
Një sërë panelesh të tjera mozakësh, në dyshemenë e sinagogës së Sarandës janë në proces rindërtimi dhe studimi ikonografik dhe është akoma herët të prononcohemi për domethënien e tyre.
- Artikulli është pjesë nga studimi “Ndërtime të veçanta të arkitekturës kristiane në Sarandë dhe Gjirokastër”.
Toponimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak të rritjes së shpejtë urbane të Sarandës, pas rënies së komunizmit, ka lagje dhe toponime të reja. Para vitit 1992, qyteti Sarandë kishte këto lagje : Limani (i thonë edhe Limjon/i), Butrinti[3].
Toponimet të qytetit Sarandë: (Para vitit 1992)[2]
- Ar’ e Duhanit - dikur ka qenë arë që mbillej duhan, në VL.
- Ara e Havasë - arë, në V.
- Ar’ e Lelit - arë.
- Ar’ e Nikëleke – arë, në Orastos.
- Badhëra - kullotë, në VP.
- Berdeneshi - ka qenë fshat i hershëm, në J.
- Bregu i Përrallit - breg pranë spitalit të sotëm.
- Buzat e Nike - në VP.
- Çerrek/u – kullotë, në VP.
- Dardha - grykë, në V.
- Faqja e Dardhës - faqe mali, kullotë, në V.
- Gëzhduma - kullotë mbi det, në VP.
- Grika e Dardhave - grykë mali, në VL.
- Grop’ e Novake - nome bagëtish, në mal, në VP.
- Grop’ e Qelbësit - faqe mali në kufi me Nivicë-Bubarin, në VP.
- Grop’ e Stefo Spirit - kullotë, ka qenë pronë e Stefo Spirit nga Nivicë-Bubari, në VP.
- Gropat e Gurajzave - vend kullotë, në VP.
- Gura (Gurra) - gurrë pranë një shkëmbi mbi buzën e detit, në VP.
- Gurazajt - kullotë, në VP.
- Gur i Djalëmirit - shkëmb, në V.
- Gur i Folesë - shkëmb, në V.
- Gur i Shtrungës – gur, në V.
- Gjiri i Gaitës - gji deti, në VP.
- Gjiri i Limanit (Limjonit) - gjiri i Sarandës, në P.
- Gjoripa (Rripat e Gjonit) – kullotë malore, në V.
- Gjoskllamë - kullotë në periferi të Gurrës, në VP.
- Hamalloi (Amalloi) - mali i Sarandës, në L.
- Han i Kajos - vend, dikur ka qenë han, në V.
- Hoteli Wilson - hotel i cili ka pasur pronar një nga Piluri, sot nuk figuron, në V.
- Hund’ e Balatit - kodër e qytetit, në P.
- Hund’ e Madhe - ndodhet ku është sot marina, në P.
- Kakome/ja - kullotë, në V.
- Kala/ja - gërmadhat e një kalaje të lashtë, në qendër.
- Kardllëm i Hamalloit - kalldrëm në mal, i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Filon nga qyteti i Sarandës, vazhdon në Bregas, Vromero, në Vanë, Delvinë etj., në VL.
- Koka e Qefalit - hundë, në VP.
- Krekëz/a - vend ndërmjet Mironinës dhe Peshkëpisë, në VP.
- Kroi i Shëngjergjit - në VP.
- Kumbull’ e Egër - brinjë ku dikur ka qenë një kumbull, në VP.
- Ler’ e Derrave - vend ku bëhet baltë, ku ndahet Sinastruga me Çerek-anastasin.
- Lera e Lopëve - lerë ku pinin dikur ujë lopët, aty ku sot ndodhet fabrika e miellit, në P.
- Lëm i Muzhaqe - lëm i vjetër, në V.
- Lis i Djegur - brinjë e Gjashtës ku dikur ka qenë një lis, në VL.
- Llaka e Qershisë - grykë afër Sinanstrugës.
- Llaka e Xhahurit - në V.
- Maçash/i (nga fjala maç) - kullotë në majë të malit të Gjashtës, në V.
- Maja e Dhrihalit (Trikulit) - mbi Llakën e Xhahirit, majë kodrinore, në V.
- Manastir i Shëngjergjit - në VL.
- Manastir i Vollodënit - manastir i vjetër karshi fshatit Bregas, në VL.
- Mironin Turkth - në VL.
- Moli Musait - breg pranë detit, mban emrin e Musa Gurgait nga Gjirokastra, në JP.
- Nomet e Badhrës - dikur kanë qenë nome në një vend ku ka badhrra, në V.
- Nomet e Gjinplakut - nome e vjetër, në VL.
- Pazari - vend ndërmjet Mironinës e Turkthit, ku dikur, është bërë pazar, në VP.
- Peshkëpija - kullotë dhensh, në VP. Nga Peshkëpija shkon në Nivicë-Bubar.
- Plakçali - kullotë malore, në V.
- Pirropallas - ndërtesë e prishur në vitin 1968, në L.
- Qaf’ e Amalloit - qafë malore, në VL. I thonë dhe Hamalloit.
- Qaf’ e Buhës - qafë në malin e Sarandës (Gjashtës), në VP.
- Qaf e Derrave - qafë ku ndahen Sinanstruga me Çerekanastasin.
- Qaf’ e Fikut - qafë në faqe mali, në VP.
- Qaf’ e Gjashtës - qafë që ndan malin e Gjashtës me atë të Lëkurësit, në JL.
- Qaf’ e Haralëmit.
- Qaf’ e Lofatës - qafë në Sinanstrugë.
- Qaf’ e Nake.
- Qaf’ e Stefo Spirit.
- Qaf’ e Sutës - në kurrizin e malit, në VP.
- Qaf’ e Verbër - qafë që nuk shquhet nga larg por vetëm kur i afrohesh, në V.
- Qish e Shënharallambit - sot gërmadhë, në hyrjen e qytetit, në L.
- Qishmëdhe/ja - kishë nën dhe, në krye të malit të Gjashtës, në JL. Ky emër shqip është zëvendësuar me atë grek, Sarandë, për shkak të ndikimit të gjuhës e fesë greke, në periudhën kur kisha greke forcohet në jugun i Shqipërisë. Ky vend - tregojnë të moshuarit - dikur heret ka qenë kthyer në një vend pelegrinazhi, është trajtuar si vend i mirë ku shëroheshin sëmundjet, sipas bestytnive popullore. Me kohë, pas ndërtimit të kishës sipër, ka humbur emri shqiptar Qishmëdhe, duke fituar ngarkesën e re fetare Onkezmo Qishmë dhe - Sarandë. Shizma 1041, ndarja e kishës katolike nga ajo ortodokse. Emri antik Onkezmo ka orientim kristian perëndimor dhe pastaj kalon në Sarandë, kristianizmi lindor ortodoks. Pra, Qishmëdhe - ja është emëri autokton që zëvendëson Onkezmus e Saranda. Ky emër ka rezistuar qysh nga koha e lashtë e gjer tani. Tregojnë se ky vakëf (Qishmëdheja) ka pasur 900 dhi malteze pëlleja. Kur mileshin dhitë lartë te kisha, qumështi do të kalonte me tubo qeramikeje poshtë në disa depo të ndërtuara qysh në atë kohë, dhe që sot po shkatërrohen me buldozera për ndërtimet pa plan, që po bëjnë qytetaret.
- Rojdheja e Madhe - gji deti, në VP.
- Rojdheja e Vogël - gji deti, në VP.
- Rrëmuras/i - vend, i thonë edhe Sinanstrugë apo Sinistrugë, në VP.
- Sinostrugë/a (ose Sinistrugë) - fis dhe kullotë, në VP.
- Spithar i Demit - spithar mbi një shkëmb, afër Gurrës, në VP.
- Spithar i Hale – spithar.
- Spithar i Kaut - spithar ku është mbytur një ka kur u orvat të pinte ujë, në V.
- Spithar i Korbit - spithar, në V.
- Shesh i Branishtit - arë, në V.
- Shesh i Gjines - vend shesh, në VP.
- Shesh i Kumive - shesh, në V.
- Shesh i Papadhimës - vend shesh.
- Shesh i Radhoit - shesh në Sinanstrugë, në V.
- Shënargjëri - në afërsi të Nivicë-Bubarit, në VL.
- Shënkolli - në afërsi të Nivicë-Bubarit, në VL.
- Shkall’ e Kolaqit - shkallë kur del nga Krekëza për të shkuar në Mironinë, në V.
- Shkëmb i Naimit - shkëmb mbi të cilin qëndronte Naim Frashëri në vetmi për t’u frymëzuar e punuar, mbasi mbaronte punët e zyrës, në JP.
- Shtrung e Gjonit - shtrungë e vjetër, në V.
- Turkth Volloden - faqe mali, në VL. "Çelajt"- Vend i njohur ne rrugen Lefter Talo
- Varreja - kullotë e fisit të Stamate të Nivicë-Bubarit, në V.
- Varret e Leske - varre të vjetër në mal, në V.
- Vreshtat e Lëkurësit - vreshta të vjetra në faqen e malit të Lëkuresit, në JL.
- Vrim’ e Gjarpërit - Dikur aty ka qenë një gjarpër i madh që hante bagëti e njerëz, në V.
- Xhamia - xhamia e qytetit.
- Zgërbonjë/a - maja më e lartë e Hamalloit (Amalloit), në V.
Kinematografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Sarandë janë xhiruar disa filma shqiptar si: Dy herë mat, Nxënësit e klasës sime dhe Dritat e qytezës.
Panorama e qytetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 457-459.
- ^ a b Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 459-462. Treguan :
- Miho Aristidh Spiri, dt. 1904, bari, analfabet, nga Nivicë-Bubari : sot me banim në Sarandë.
- Zejnel Ibrahim Bajrami, dt. 1925, nga Saranda.
- Leko Prifti nga Piluri, me banim në Sarandë.
- Skënder Haki Koskalliu, nga Saranda, me origjinë nga Koska e Çamërisë.
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 457.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |