Jump to content

Shemshova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shemshova
Шемшево
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1,737
Emri i banorëveShemshovas
{{{postal_code_type}}}
1228
TargatTE


Kapacitete ekonomike, Firma private

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shemshova po ngec edhe më tutje në aspektin ekonomik. Kështu deri tani janë të pakta firmat e themeluara nga shemshovasit, të cilat duhet ta ngrejnë fshatin ekonomikisht. Kësi firma nga lëmia e ndërtimtarisë,të cilat punojnë në Shemshovë dhe në tërë rrethinën, si : Albafas (Abdylqerim Ademi), Nuni Bao (Garip Shaqiri), Qemo Bao (Qemal Ajdini), Behoinzhinering (Beadin Shaqiri.

Prodhues i fert trareve, prodhues i gozhdave dhe transport me autobusa Daut Fazliu ka firmën Fert atomik.

Shemshovas në Tetovë kanë hapur firmat e tyre, si : vëllezërit Qamil e Gajur Dauti, shitore tekstili Sulejman Halili, poashtu Hamdi dhe Bajram Qazimi-ëmbëltore, Rahman Aliti dhe Ali Alili –pronarë të auto shkollave, Musli Abazi pronar i firmës së kontabilitetit.

Në këtë fshat kanë shitore të hapura : Safet Aliti, Zija Musliu, Ismet Zilbehari, Ramadan Jusufi, Taxhedin Fazliu. Kafene në Shemshovë kanë hapur : Nagip Jonuzi, Hisa Nuhiu dhe Minir Samiu.

Restaurante kanë hapur: Ismet Zilbehari dhe Daut Zeqiri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Repart për prodhimin e dritareve ka Gani Shaqiri, punëtori zdrukthtarie ka Sabri Sabriu, kurse sharaxhi Kasam Hani, gomisteri Qemaledin Xhaferi. Mekaniku Azir Aliti kujdeset për punët e bravëpunuesit. Autotransportuese Afet Emurli dhe Qamil Nuhiu. Ne Tetovë Nexhbedin Shaqiri ka servisin për paisje ftohëse (frigoriferë). Në Zhelinë ka të hapur servis autoelektriçist Sherif Nuhiu.

Shemshovasit ishin bujq të vyer po shteti e bëri të veten me masat e marra e zhduki bujqësinë dhe blegtorinë. Perimet dhe grosha të prodhuara në tokën pjellore të Shemshovës shiteshin deri në Lubjanë dhe nëpër Kosovë, kurse sot shemshovasit blejnë speca në pazar. Nuk ka masa stimuluese, as kredi për bujqësinë. Nuk sigurohet plasman, kufijtë janë mbyllur për prodhimet bujqësore.

Kanali për ujitje nuk funksionon, por edhe atëherë kur kishte ujë, për shemshovasit nuk kishte, sepse ashtu dëshironte shteti. Shemshova me tokën e vetë pjellore ka mundësi jo vetëm të prodhojë prodhimet bujqësore por edhe të bëjë konzervimin e tyre.

Shemshova ka postën e vetë dhe Zyrën e vendit.

Shemshovasit e kane pasur traditë gurbetin që më herët në Sofje e mandej Beogradin. Por prej fundit të viteve gjashtëdhjetë e në fillim të viteve shtatëdhjetë fillon me të madhe shkuarja në gurbet (shtetet evropiane), për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familjet e tyre. Kjo për arsye se pushteti nuk na punësonte në sektorin shoqëror. Kështu edhe pse fabrika e Jugohromit ishte shumë afër, por për ne i kishte dyert e mbyllura (të punësuar në Jugohrom as edhe sa gishtat e dorës).

Më shumë mërgimtarë ka në Danimarkë, Gjermani e Zvicër por edhe në Austri, Australi (mërgimtari i parë Azbi Shaqiri) dhe Amerikë. Edhe pse me hallet e tyre ata shpeshherë jo vetëm që i ndihmojnë familjet e tyre ekonomikisht por edhe fshatin. Kështu shumë herë kanë ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës së fshatit, si rrugëve, ujesjellesit, xhamisë, shkollës, ambulancës,etj. Të gjithë kane ndihmuar materialisht luftën e Kosovës, atë të 2001-shit por edhe familjet e ushtarëve.

Prej 1990 në sistemin shumëpartiak këshilltarë komunal nga kjo Bashkësi lokale kanë qenë : Shaqir Abazi (në Komunën e Tetovës e Tetovës 1992-96), Xhemal Asipi në Komunën e Jegunovcit 1996-2000), Sulejman Nuhiu në Komunën e Jegunovcit(1996-2000 dhe 2000-2005), Memet Jonuzi, Nasir Abazi dhe Bekim Nuhiu (në Komunën e Jegunovcit 2005-2009).

Shemshova ka shkollën fillore prej vitit 1944 me mësues të parë shkrimtarin dhe poetin e njohur nga f. Gajre- Murat Isakun. Shkolla mban emrin Abdyl Frashëri, për një kohë të shkurtër ndërpritet puna e sajë.

Më 1945 rihapet shkolla me të njëjtin emër deri më 1948, ku punojnë mësuesit e zellshëm, si : Ramadan Sadiku-Manastir, Nazif Shallamani-Tetovë, Sami Dalipi-Prespë.

Mësues të tjerë : Jumni Jonuzi-intelektual i parë i Shemshovës, Metush Murtezani-Odër, Nazim Sulejmani, Vidija Gjinolli-Gjilan, Refet Murtezani-Odër, Abdylxhemil Eshtrefi-Dobrosht, Nazif Ajvazi-Poroj, Rauf dhe Sheref Raufi-Tetovë, Nait Isai f. Krani-Prespë e të tjerë, disa prej tyre kanë qenë bartës të nismës për hapjen e tetëvjeçares më 1965. Shemshova ka edhe gjeneratat e para të mësuesve, si : Rexhep Asipi, Zija Shaqiri, Xhemal Asipi, Zija Murseli, Medi Ibishi, Selman Aliti, Shasivar Aliti e të tjerë.

Si godinë e shkollës në fillim ka shërbyer objekti i Komunës së Shemshovës, më 1948 ndërtohet godinë e re për komunë, pasi mbyllet komuna ai objekt shërben për shkollë edhe sot e kësaj dite. Më 1948 shkollës i ndërrohet emri në “Përparimi”.

Më 1962 ndërtohet objekti ri me destinim për shkollë me tetë mësojtore. Bëhet tetëvjeçare por vetëm për maqedonasit e fshatrave për rreth. Shqiptarët e Shemshovës, Ozormishtit dhe Prelubishtës duheshte të vazhdojnë shkollimin në Tearcë, rrugës së fushës me baltë prej 7 km. Politikë shovene e ndjekur prej hasmive të shqiptarëve, si : Mellko Antevski, Dushko Atanasosvski, Jovan Naumovski nga Vratnica, Mirko Kërstevski e të tjerë nga Tearca dhe Komuna e Tearcës. Këta jo vetëm Shemshovën (hapet tetëvjeçare shqip më 1965) e lanë pa tetëvjeçare por edhe Sllatinën, Dobroshtin.

Nerashtin deri vonë i lanë pa tetëvjeçare, e sa për Jazhincën dhe Orashjen edhe sot e kësaj dite ndjehen pasojat nga ajo kohë, nuk kanë tetëvjeçare. Politikë kjo e ndjekur nga rankoviqët në të gjitha trojet shqiptare. Më 1962 i ndërrohet emri i shkollës në Dame Gruev.

Vitet pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta me të madhe sulmohet arsimi shqip dhe mësuesit shqiptarë. Në këtë shkollë sulmohet intelektuali i parë i fshatit Jumni Jonuzi dhe mësues të tjerë.

Viteve të tetëdhjeta si në të gjtiha trojet shqiptare edhe në shkollën e Shemshovës sulmohet arsimi dhe mësuesit shqiptarë. Sulmohet Jumni Jonuzi me akuza të ndryshme se vepron kundër LKM-së, si ballist e të tjera (gjë që ndodhi edhe pas vitit 2001, kur shkolla u emërtua me emrin e tij). Xhemal Asipi drejtor me 1980 sulmohet se ka blerë tekste, harta historike e gjeografike, fotografi të Skënderbeut dhe dokumentacion tjetër në gjuhën shqipe të importuara nga Shqipëria, se materiale të ndryshme të cilat janë përdorur janë shkruar në gjuhën shqipe, se gjatë vizitës së një shkolle nga Gjakova dhe organeve arsimore të Gjakovës në Tetovë, Dobrosht dhe Shemshovë, në këtë të fundit është hjekur fotografia e Llazar Kolishevskit dhe pse referatin drejtori Xhemal Asipi e ka mbajtur në gjuhën shqipe para mysafirëve (si dënim atij i mohohen orët e gjuhës shqipe por angazhohet të jap mësimin e gjuhës maqedonase tek shqiptarët më 1981-82) Poashtu Xhemali merret në përgjegjësi se pse me dijeni e ka pranuar në marrëdhënie pune arsimtarin Isniqemal Sherifin nga Shipkovica, sepse ka qenë iredentist. Kulminacioni arrin me përjashtimin e mësuesit dhe patriotit Isniqemal Sherifit, i cili diferencohet më 1981 dhe sot e kësaj dite mbeti pa ditar në dorë, prej atëherë e sot punon si tregëtar në tregun e qytetit të Tetovës. Askush nuk çau e as nuk çanë kokën për këtë mësues dhe patriot, i cili më 1968 u dënua me burg të rëndë, për shkak se e deshti shumë gjuhen, kombin dhe atdheun. Shemshova ka një numër të madh nxënësish nëpër shkollat e mesme të Tetovës, numër të konsiderueshëm të studentëve nëpër universitetet në Tetovë, por edhe në Tiranë dhe Prishtinë. Gëzon fakti se numri i vajzave është rritur mjaft këto vitet e fundit sa që e tejkalon numrin e djemëve (vitet ’70 në shkollën e Shemshovës nga 30 vajza nuk e ndjeknin mësimin për shkak të konzervatizmit).

Shemshova ka pasur hoxhallarët e vetë si : Mulla Abdullah Zeqiri, Mulla Ymer Abazi, Mulla Zaim Abdiraimi, Hafez Isni Murseli. Sot i ka teologët Ruzhdi Asipi, Mexhit Emurli, Ismailaki Nuhiu por edhe të rinjë të cilët po mësojnë e studiojnë fenë Islame.

Në këtë fshat vepron klubi sportiv “Shemshova” i themeluar më 1984, vite me rradh ka treguar rezultate në gara të ndryshme dhe ka nxjerr lojtarë të sukseshëm, si Nebi dhe Nuri Mustafi, të cilët tani luajnë në Evropë.

Nga sportet tradicionale si atë të pehlivanëve edhe sot e kësaj dite përmenden Alit Aliti, Jonus Ibishi, por edhe të tjerë, si : Arif Sabriu, Rexhep Amiti.

Përndyshje arritja me e madhe ne fushën e sportit u arrit nga i madhi Burim Bexheti me fitoren kampion evropian ne sportin "Krav Maga".

Fsh. SHEMSHOVË i takon komunës së Jegunovcit me 7 km largësi. Ky fshat numëron gjithsejtë mbi 300 shtëpi me shqiptarë, 20 me maqedon dhe 1 turke. Ky fshat gjithsej ka mbi 2.500 banorë.

Në historiografi ky fshat (SHEMSHOVA) përmendet prej vitit 1455, kur sipas të dhënave turko-osmane ka pasur 36 familje. Pozita gjeografike që shtrihet në rrafshin e Pollogut, e ka bërë që gjithmonë të luftojë për t’iu përballuar hordhive të ndryshme gjatë shekujve.

Sipas dy organizimeve territoriale të fundit 1996 dhe 2004 Shemshova si vendbanim i takon Komunës së Jegunovcit me 7 km largësi. Komunë kjo sipas ndarjes së 1996 kishte 29 % shqiptarë, kurse me atë të 2004 ka 44 %shqiptarë. Prej vitit 1945-1951 ka qenë qendër komunale, e cila shtrihej prej Radushe e deri në Trebosh. Tani me ndarjen territoriale të vitit 1996 dhe 2004, edhe pse fshat më i banuar (mbi 2500 banorë) dhe vendbanim që paraqet qendër për të gjitha fshatrat i merret e drejta që të bëhet seli e komunës vetëm pse është me popullsi shqiptare.

Familjet më të mëdha rrjedhin nga Lakushët, Topojanët, Trakalaçët, Luarasit, Muhaxherët. Numëron mbi 300 shtëpi me shqiptarë, 20 me maqedonas dhe 1 turke.

Në lindje në një largësi prej 2 km ka brigjet e lumit Vardar, në perëndim kufizohet me fshatin Zhillçë, në jugperëndim me f. Ozurmishtë dhe në verilindje me fshatin Prelubishtë. Shemshova ka mbi 2.500 banorë ose ¼ e banorëve të komunës ekzistuese.

Shemshova ka Zyrën e vendit (gjendjes civile) dhe postën e fshatit (te cilat i mbulojnë pesë fshatra).

Si edhe fshatrat e tjerë edhe Shemshova e këndonte këngën “Vijnë pampurat moj nano ” sepse kishte djemtë e vetë në Jemen ishin pjesemarrës Berzat Karimani, Musa Murseli, Zilbehar Aliti dhe Rufat Alit Beqiri.

Ne Luftat Ballkanike mbetën Sabit Latifi, Azbi Shaqiri, Adil Mazllami.

Krimet dhe padrejtësitë i kandë detyruar shemshovasit që ta ngrejnë zërin, për çka janë bërë edhe likuidime, burgosje e tortura të ndryshme. Kjo ka ndikuar që në vazhdimësi nga ky fshat të ketë luftarë e trima të cilët kanë luftuar për çështjen shqiptare.

Më 1941-1945 të internuar në Gjermani : Memetali Ademi, Mesut Abdullahu, Nevzat Murseli, Hisa Jusufi, Faik Emini. Në këtë kohë (1945) nga dora gjakatare komuniste helmohen edhe pse ishin ushtarë antifashist Mustafë Muharemi dhe Zilbehar Aliti, shumë të tjerë dërgohen në rrugën e ferrit (Tivar), si : Seadin Murseli, Elmaz Aliti, Servet Asipi, Nijazi Murseli, Abdiraman Karemani, Zaim Karemani e të tjerë.

Për në kasaphanen e Sremit dërgohen dhe mbijetojnë Izair Jashari, Hisen Alushi e të tjerë.

Shemshova dhe shemshovasit e mbijetuan edhe Monopolin eTetovës, si : Jakup Abazi, Asim Ajdini, Servet Asipi, Zudi Abdiraimi, Nazif Shaqiri, Memetali Karemani, Jashar Emini, Ibrahim Neziri, Vebi Zeqiri e të tjerë. Me pretekst për ferexhen u torturuan mulla Zaim Abdiraimi, hafëz Isni Murseli, mulla Ymer Abazi, haxhi Raif Jashari, Selam Zeqiri e të tjerë.