Sulm paniku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Sulmet e panikut janë momente të papritura frike intensive të cilat përfshijnë rrahje zemre, djersitje, dridhje, gulçime, mpirje, apo ndjesi sikur diçka e keqe do ndodhi. Kulmi i simptomave ndodh brenda pak minutash. Sulmet zgjasin zakonisht rreth 30 minuta, por kohëzgjatja e tyre ndryshon nga sekonda në orë. Mund të ketë frikë për humbje kontrolli apo dhimbje kraharori, por sulmet e panikut nuk janë të dëmshme fizikisht.

Trajtimi i sulmeve të panikut i drejtohet shkakut themelor. Tek ata me sulme të shpeshta, mund të përdoret këshillimi apo edhe mjekimi. Stërvitje për frymëmarrjen apo teknika për lehtësimin e muskujve mund të ndihmojnë. Të prekurit nga sulmet janë më të rrezikuar nga vetëvrasja.

Në Europë rreth 3% e popullsisë ka një sulm paniku gjatë një viti, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato prekin rreth 11%. Sulmet janë më të shpeshta te femrat se sa te meshkujt. Ato nisin zakonisht gjatë pubertetit, ndërsa fëmijët dhe të moshuarit janë më pak të prekur.