Jump to content

Zelanda e Re

Coordinates: 42°S 174°E / 42°S 174°E / -42; 174
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zelandën e Re)

42°S 174°E / 42°S 174°E / -42; 174 Stampa:KUTIAZelanda e Re

Zelanda e Re është një shtet ishull në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor, që përbëhet nga dy ishuj të mëdhenj (Ishulli i Veriut dhe Ishulli i Jugut) si dhe shumë ishuj më të vegjël, më të njohurat janë Ishujt Stewart/Rakiura dhe Ishujt Chatham. Vendasët Māori emëruan Zelandën e Re Aotearoa, që zokonisht në anglisht përkthehet Toka e Resë së gjatë të bardhë". Mbretëria e Zelandës së Re gjithashtu përfshinë Ishujt Kuk dhe Niue, të cilët vetqeverisen por në asociacim të lirë; Tokelau; dhe Varësia Ross (Pretendimet e Zelandës së Re për tokë në Antraktikë).

Artikulli kryesor Historia e Zelandës Re

Zelanda e Re fillimisht ka qenë e banuar nga Maorët, në vitet 1300. Ata ishin të parët që e zbuluan këtë tokë të re për ta. Por Maorët nuk mund ta bënin që të fitonte statusin shtet dhe pas rreth 400-500 vitesh kjo tokë u kolonizua nga Perandoria Britanike, e cila bëri një udhëtim në Detin Tasman për të zbuluar ndonjë ishull të ri në Oqeanin Paqësor. Ata e kolonizuan për së dyti dhe pastaj u bashkua me Komonuellthin Britanik. Pas zbulimit ajo filloi të popullohej nga evropianët, sidomos nga anglezët e skocezët, nga kinezët e shumë raca të tjera. Zelanda e Re për herë te parë quhej "Terra Australia", që do të thotë "Toka e Jugut". Këtë emër i'a ka vënë Marko Polo që kishte thënë se në jug gjendet një vend i arit dhe i guackave, ai ishte sjellur përreth ketij ishulli por nuk kishte shkelur në atë vend. I pari që e zbuloi ishte komandanti britanik Xhejms Huk.

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Zelanda e Re është Monarki Kushtetuese me në krye Elizabetën e II-të dhe bën pjesë në Komonuellth. Ajo ka kryetar shteti kryeministin, i cili zgjidhet nga populli.

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor Njësit administrative

Zelanda e Re përbëhet nga dy ishuj të mëdhenj (ishulli i Veriut dhe ishulli i Jugut) si dhe nga ishuj më të vegjël. Ajo ndahet në vende(county).

Artikulli kryesor Gjeografia e Zelandës Re

Në regjionin e melanezisë pas Guinesë së Re vjen Zelandad e Re për kah madhësia. Ajo përfshijnë një teritor prej 268,680 km² dhe 4,092,900 milion banore është e izoluar dhe larg rrugëve botërore për ka forma dhe madhësija na përkujton Italinë ,por prej saj diferencohet se është ndarë në dy pjesë.

Tipare më karakteristik i natyrës së Zelandës së Re është prania shumë e madhe e peisazheve malore. Njësia themelore orografike e ishujve janë Alpet e Zelandës së Re ,të cilat shtrihen në jugperendim-verilindje.përbëhen nga një numër të madhë vargmalesh të ndara nga lugina të thella të lumejve.

Alpet e Zelandës së Re janë male të reja të rrudhosura kah mesi i terciarit. Zhvendosjet tektonike që pësuan më vonë krijuan një numër të çarjeve dhe të fundosjeve që u manifestuan në formimin e konturave kryesore të Zelandës së Re. Në këtë kohë u fundos ngushtica Kuk e gjerë 23 km,e cila e ndan Zelandën e Re në Ishullin verior dhe atë jugor. Këto çregullime ndikojnë në ndarjen e ishullit Stuard prej Ishullit jugor me ngushticën Fovo. Alpet e Zelandës së Re në bazë janë prej shkëmbijve paleozoikë, mbi të cilët janë sendimentet e mezozoikut. Ndryshimet në klimë,hidrografi,në përhapjen e popullsisë dhe në veprimtaritë ekonomike në mes të viseve jugore dhe atyre veriore janë mjaftë të mëdha. Prandaj , Zelanda e Re e ndajmë në dy regjione.

Artikulli kryesor Ekonomia e Zelandës Re

Ndonëse në fillim të kolonizimit popullsia është marë më tepër me lavërtari, me kultivimin e kulturave buqësore , sot vetë fakti se në strukturën e tokave arat marrin pjesë vetëm me 1.6% flet qartas për një degë sekondare në krahasim me blektori.profa na ka msu qishtu

Blegtoria është cilesuar si degë prijëse e ekonomisë në saje të kushteve të favorshme klimatike dhe të një peisazhi përherë të gjelbëruar. Livadhet dhe kullotat zënë më se gjysmën e territorit të shtetit duke krijuar një bazë ushqyese te mire të blegtorisë. Sikurse në Australi edhe në Zelandën e Re prej llojit të bagëtisë dallohen per numrin e dhenve.Ky shtet zë vendin e parë botë për dele.

është zhvilluar në saje të sipërfaqeve me këtë formacion bimor dhe cilësisë së lartë të drurit. Zelanda e Re ka më se 6.7 milionë ha me pyje , përkatësishtë afro një të katërtën e teritorit të shtetit. Më tepër janë të përhapura në Ishullin Jugor. Dallohet druri mahagon dhe ebanos.

Artikulli kryesor Demografia e Zelandës Re

Zelanda e Re ka gjithsej 269.000 km në të cilën jetojnë 4.1 milionë banorë. Para dy dekadave kanë jetuar vetëm 2.2 milion banorë. Një shtim të tillë të popullsisë e ka kushtëzuar nataliteti realitivisht I vogël (17.4 promila) dhe mortaliteti deri diku I madh (8.4 promila). Në periudhen 1970-1977 shtimi natyror ka qenë 14 promila. Në strukturën etnike mbizotëron popullsia e ardhur evropiane e prej tyre anglezët marrin pjesë me 90%. Popullsia e vjetër e maorëve e ardhur prej Polinezisë në shekullin XIV është përfaqësuar me 257.000 banorë, përkatësisht me 8% të vendit. Ata jetojnë në një shkallë të ulët të kulturës, edhe pse në të kaluarën kanë qenë të njohur si ndërtues të mirë të anijeve dhe detar guximtarë. Jetojnë në shtëpi të ndërtuara prej druri e merren me bujqësi e më tepër me peshkim e janë mjeshtër të mirë në përpunimin e grurit. Me veshje të tyre interesante dhe mënyra e jetesës sot paraqet atraksion të posaçëm turistik.

Në strukturën e popullsisë active vetëm 10% merren me bujqësi. Me 83% të popullsisë urbane Zelanda e Re diferencohet prej të gjithë Ishujve të tjerë të Oqeanisë.

Sheikh Airot, imami i mëparshëm i Ponsonby Xhamisë (Auckland), dhe Mazhar Krasniqi (në të djathtë) në festimet e Federatës së Shoqatave Islamike të Zelandës së Re, 16 nëntor 2005, Parlamenti House, Wellington

Mbi 80% e njerëzve janë të krishterë: Kisha Anglikane, kisha katolike romake dhe kisha prezbiteriane.

Tani ka rreth 36.000 muslimanë në Zelandën e Re. Shumica janë emigrantë të reja, refugjatët dhe disa mijëra të konvertuarve në Islam. Presidenti i parë i organizatës kombëtare muslimane (Federation of Islamic Associations of New Zealand / Federatës së Shoqatave islamike në Zelandën e Re ) është një refugjat shqiptar nga Kosova, i quajtur Mazhar Krasniqi.[1]

Artikulli kryesor Kultura e Zelandës Re

Ky vend ishullorë (përbëhet prej dy ishujve më të mëdhenj) në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor afro 1 600 km në juglindje të Australisë,përfshinë edhe ishujt Cook, Tokelau dhe Niue, edhe pse është shumë larg Australisë dhe vendeve tjera emitive turistike botërore, në vit evizitojë mbi 2.5 milion turistë të huaj, prej tyre gjysma janë Australian,¼ Amerikan dhe Kanadez, kurse ¼ janë të tjerë. Zelandën e Re e vizitojnë për shkak të brigjeve të përshtatshme, mallet e larta (Mt. Cooc 3 764m), vullkanet dhe dukurit postë-vullkanike (gejzerët dhe burimet e ngrohta), akullnajat (akullnaja e Tasamanit 28 km gjatësi), liqenet akullnajor dhe bukurit e vendit.

Pjesa Përfundimtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në regjionin e melanezisë pas Guinesë së Re vjen Zelandad e Re për kah madhësia. Ajo përfshijnë një teritor prej 268,680 km² dhe 4,092,900 milion banore është e izoluar dhe larg rrugëve botërore për ka forma dhe madhësija na përkujton Italinë, por prej saj diferencohet se është ndarë në dy pjesë. Ishulli Jugor për kah sipërfaqja është më i madh (154.465 km²), por për kah numri I popullsisë afro tri herë më i pabanuar se Ishulli Verior. Natyrën e tij e bëjnë të individualizuar Alpet e Zelandës së Re, të cilat me lartësinë,madhësinë,rrjedhjet e ujërave dhe të liqeneve na përkujtojnë Zvicrën. Në këto male është pika më e lartë Kuk me 3,764 m. Amplitudat më të mëdha hipsometrike janë pikërishtë në mes të maleve të larta dhe luginave të thelluara të lumenjve Ishulli Verior është më i vogël (114.600 km). E përshkojnë Alpet e Zelandës së Re ,duke ia dhënë kësaj krahine të gjitha tiparet e peizazhit malor, por në krahasim me Ishullin Jugor janë më të ulët. Zona veriore dhe jugore e ishullit është më e ulët dhe me fusha. Ndonëse në fillim të kolonizimit popullsia është marë më tepër me lavërtari, me kultivimin e kulturave buqësore, sot vetë fakti se në strukturën e tokave arat marrin pjesë vetëm me 1.6% flet qartas për një degë sekondare në krahasim me blektori.[2]

  1. ^ Drury, Abdullah, Islam in New Zealand: The First Mosque (Christchurch, 2007) ISBN 978-0-473-12249-2
  2. ^ UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS, FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE, DEGA: GJEOGRAFI, PUNIM SIMENARIK, Lënda: Gjeografia Regjionale e Amerikës,Australisë dhe Oqeanisë, Tema : Zelanda e Re, Tetovë,2007
  • Prof.Dr. Riza I. ÇAVOLLI :.Gjeografia e Amerikës,Australisë dhe Oqeanisë, Prishtinë, 1983
  • Dr.Doc Rahim IMERI:.Bazat e Turizmit dhe Rajonet turistike, Tetovë, 2006
  • Google.com
  • ENCARTA, 2006
  • Drury, Abdullah, Islam in New Zealand: The First Mosque (Christchurch, 2007) ISBN 978-0-473-12249-2

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Zelanda e Re – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Zelanda e Re – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale