Juan Mata
Mata në turin para sezonal me Chelsean në 2013 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Juan Manuel Mata García [1] | ||
Datëlindja | 28 prill 1988 | ||
Vendlindja | Ocón de Villafranca, Burgos, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor–Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Manchester United | ||
Numri | 8 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1998–2003 | Real Oviedo | ||
2003–2006 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2007 | Real Madrid B | 39 | (10) |
2007–2011 | Valencia | 129 | (33) |
2011–2014 | Chelsea | 82 | (18) |
2014– | Manchester United | 97 | (24) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2004 | Spanja U16 | 3 | (2) |
2004 | Spanja U18 | 2 | (1) |
2006–2007 | Spanja U19 | 13 | (12) |
2007 | Spanja U20 | 5 | (3) |
2007–2011 | Spanja U21 | 19 | (5) |
2012 | Spanja U23 | 4 | (0) |
2009– | Spanja | 40 | (11) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 Shkurt 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 tetor 2014 |
Juan Manuel Mata García, i njohur zakonisht si Juan Mata ([xwam ˈmata]; lindur më 28 prill 1988), është një futbollist spanjoll i cili luan për klubin anglez Manchester United dhe për kombëtaren spanjolle. Ai luan kryesisht si një mesfushor sulmues, por mund edhe të luajë si anësor.
Një lojtar i diplomuar i akademisë së të rinjve të Real Madrid, Mata ka luajtur tek Real Madrid Castilla në sezonin 2006–07, ku ai e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 10 Gola. Në fillim të sezonit 2007–08, Mata firmosi për klubin spanjoll të La Ligas, Valencian, nëpërmjet një klauzole kontraktuale tek Real Madrid. Ai u votua si "Lojtari më i mirë i ri" në fund të sezonit. Mata fitoi Copa del Rey në sezonin debutues me Valencian. Pas debutimit të tij me Valencian, Mata u bë pjesë përbërëse e mesfushës e klubit, duke luajtur më shumë se 174 ndeshje për 4 sezone [2].
Në sezonin 2011–12, Mata firmsoi për klubin anglez të Premier Leagues, Çelsi për një shumë të raportuar 28 Milion €. Më 27 gusht 2011, Mata shënoi hol në debutimin e tij me Chelsean në njeshjen kundër Norwich City, ku ai hyri në fushë si zëvëdësues. Mata fitoi Ligën e Kampioneve dhe FA Cup në sezonin e tij debutues me Çelsin. Ai gjithashtu fitoi edhe çmimin e klubit Lojtari i Vitit. Pasi shënoi kundër Monterreyt në gjysmë–finalen e 2012 FIFA Kupës së Botës për Klube, ai u bë lojtari i parë që shënon në debutimin e tij në Premier League, Ligën e Kampioneve, FIFA Kupën e Botës për Klube, FA Cup dhe Capital One Cup për Çelsin [3]. Sezoni i dytë i Matës te Çelsi ishte edhe më i suksesshëm se i pari, duke ndihmuar skuadrën të kualifikohej për në sezonin tjetër të Ligës së Kampioneve dhe fitoi edhe çmimin Lojtari i Vitit i klubit për herë të dytë rresht. Më 15 maj 2013, Mata fitoi Ligën e Europës, duke j'u bashkuar bashkkombasit Fernando Torres për tu bënë lojtarët e parë që i fitojnë të katërta Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës, Kupën e Botës, dhe Kampionatin Europian, edhe pse Mata ka fituar edhe Kampionatin Europian U–21 në vitin 2011.
Mata është një futbollist i kombëtares spanjolle, i cili ka përfaqsuar Spanjën me skuadrat U–16, U–18, U–19, U–20, U–21 dhe Spanja U–23. Ai ka luajtur në 2007 FIFA U–20 Kupa e Botës. Në qershor 2009, Mata u zgjodh për të luajtur në 2009 Kupën e Konfederatave, në turnamentin e parë të La Rojas. Më 9 shtator 2009, Mata shënoi golin e parë me kombëtaren kundër Estonisë, duke siguruar një vend me kombëtaren për në 2010 Kupës e Botës në Afrikën e Jugut, ku La Roja triumfoi për herë të parë në histori. Në 2011, ai u rikthye sërisht në kombëtaren U–21, duke ndihmuar Spanjën të fitonte Kampionatin Europian U–21 në Danimarkë. Ai fitoi çmimin Djaloshi i Artë dhe ishte pjesë e skuadrës së turnamentit.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Juan Manuel Mata García ka lindur më 28 prill 1988 në Ocón de Villafranca, Burgos.[4] Ai trashëgoi emrin e tij nga babai i tij, Juan Manuel Mata Rodríguez, i cili ishte gjithashtu një futbollist. Ai ishte një sulmues që ka luajtur në vitet 1980 dhe në fillim të viteve 1990 për Burgos CF. Mata u rrit në vendlindjen e babait të tij në Oviedo, Asturias. Babai i tij më vonë veproi duke u bërë agjent i djalit të tuj, duke u regjistruar në FIFA.[5] Në kohën e tij të lirë, Mata luan tenis në tabel, një sport që e ka luajtur që në fëmijëri.[6] Me ardhjen e tij tek Çelsi, Mata deklaroi se shijon shëtitjen në Londër. Ai fitoi një pseudonim tek Çelsi - "Johnny Kills (Johnny Vret)," përkthim i fjalë për fjalë i emrit të tij nga spanjisht në anglisht.[7] Emri i tij përkthehet "pyll" ose "banor nga pylli".[8]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mata filloi karrierën futbollistike te Real Oviedo, ku babai i tij shpenzoi shumicën e karrierës. Ai qëndroi atje për tre vite përpara se të shkonte te akademia e të rinjëve të Real Madrid, La Fabrica, në moshën 15 vjeçare. Pas luajti për skuadrën Cadete A, dhe vazhdoi të kalonte edhe skuadrat e moshave të tjera, Juvenil C dhe më në fund Juvenil A Në sezonin e fundit 2005–06, ai shënoi dy gola në ligë dhe tre të tjera Copa de Campeones, përfshirë golin e fitores në finale kundër Real Valladolid, duke shënuar edhe tre në Kupën Spanjolle Juvenil.
Pas kalimit tek Real Madrid Castilla në sezonin 2006–07, Matës i'u dhurua fanella me numrin 34 në skuadrën e parë, ku te Castilla vishte fanellën me numrin 28. Përkundër formës së dobët të Castillas që ra nga Segunda División, ai u shpall golashënuesi i dytë më i mirë me 10 Gola, 8 Gola larg sulmuesit Álvaro Negredo, i cili shënoi 18.
Valencia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mata kishte një klauzolë lirimin në Real Madrid në sezonin e tij të fundit në klub, dhe pranoi të firmoste me klubin e La Ligas, Valencia në mars 2007, në moshën 19 vjeçare. Ai e filloi sezonin 2007–08 nën drejtimin e trajnerit Quique Sanchez Flores.[9] Megjithatë, me trajnerin spanjoll Mata nuk pati fillim të mirë sepse nuk luan shumë, por pas mbërritjes së Ronald Koeman në nëntor 2007, Mata fitoi më shumë minuta dhe filloi të luante më shumë, edhe për shkak të një dëmtimi të Vicentes.
Gjatë sezonit 2007–08, Mata kontiboi më shumë në Copa del Rey, kompedicion ku spanjolli luajti si sulmues 90 minuta në një ndeshje kundër Atlético Madrid në Vicente Calderon. Në La Liga, Mata shënoi katër gola në ndeshjet vendimtare kundër Athletic Bilbao, Deportivo La Coruña, Recreativo de Huelva dhe Real Valladolid. Më 20 mars 2008, ai shënoi dy gola në gjysmë–finalen e Copa del Reyt kundër Barcelonës duke çuar skuadrën e tij në finale. Në finale, Valencianistas u ndeshën kundër Getafes ku Mata e gjeti rrugën e rrjetës që në minutë e katërt duke kontibuar në fitoren 3–1.[10] Gjatë sezonit të parë, ai u votua nga tifozë dhe lojtarë si Lojtari më i mirë i ri. Gjatë kohës me trajnerin hollandez, Mata, sëbashku me Silvën dhe Villën krijuan një treshe që u quajt Che Trident.
Sezoni 2008–09 për Matën filloi me Superkupën e Spanjës, ku Mata shënoi kundër ish klubit të tij Real Madrid në humbjen 1–2 në ndeshjen e parë. Valencia humbi edhe ndeshjen e dytë 4–2 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3–6. Ai bëri një fillim shumë të mirë në La Liga duke shënuar në javën e parë në fitoren 3–0 kundër Mallorcës.[11] Ai gjithashtu shënoi edhe golin e vetëm në ndeshjen kundër Osasunës pas një topi të David Villës.[12] Ai shënoi golin e parë evropian kundër skuadrës norvegjeze Rosenborg në Kupën UEFA. Më 28 shtator 2008, Mata provoi sërisht se ishte lojtar i rëndësishëm duke shënuar dy gola në fitoren shkatërrimtare 7–2 jashtë fushe kundër Málagës.[13] Vetëm tre ditë më vonë, ai bëri një performancë të shkëlqyer kundër Deportivo La Coruñas, pasi ai shënoi një gol dhe dhuroi tre assista në fitoren 4–2 në shtëpi.[14]
Deri në fund të sezonit, Mata u bë akoma edhe më shumë vendimtar duke shënuar dy gola të rëndësishëm për Valencian në fund të ndeshjes: Goli i parë ishte goli i fitores 3–2 kundër Sporting de Gijón,[15] dhe i dyti ishte penalltia e shënuar në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Seviljes (ai e gjuajti penalltinë sepse specialisti Villa ishte zëvëndësuar më parë sepse ishte dëmtuar); ai shënoi golin e avantazhit të përkohëshëm 2–1.[16] Ai e përfundoi sezonin me një shifër mbreslënëse 11 gola dhe 13 asiste duke ndimuar ekipin ta mbyllte sezonin në vendin e 6të; ai u rendit i dyti për numrin e asisteve mbrapa Xavit të Barcelonës. Gjithashtu ai shënoi edhe një gol në kupë dhe dy në Kupën UEFA.
Në sezonin 2009–10, ai filloi të marrë më shumë përgjegjsi dhe shënoi golin e parë në ligë kundër Seviljes. Gjithashtu këtë sezon ai mori edhe fanellën me numrin 10, që ishte mbajtur nga Miguel Ángel Angulo për shumë sezone, gjithashtu edhe legjenda të klubit si Mario Kempes dhe Vicente Guillot. Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 14 gola në të gjitha kompedicionet (9 në La Liga dhe 5 në Kupën UEFA).
Në sezonin 2010–11, Mata ishte lojtari kyç i skuadrës. Treshja e famshme Che Trident u shkatërrua pasi David Silva u shit te Manchester City dhe David Villa te Barcelona. Në fillim të vitit 2011, Mata rinovoi kontartën e tij me klubin deri në vitin 2014, ai e rinovoi kontratën në qytetin e Dénias. Vetëm katër ditë pas rinovimit, Mata përsoi një dëmtim që e majti jashtë fushave për tre muaj duke humbur disa ndeshje të rëndësisshme. Ai e pësoi dëmtimin gjatë një seance stërvitore pas një përplasje me një mbrojtës. Më 10 prill 2011, Mata shënoi dy gola në fitoren 5–0 kundër rivalëve të Villarreal.[17]
Ai dhuroi shumë asiste dhe dhe e mbylli sezonin me tetë gola në ligë dhe një në Ligën e Kampioneve. Ai shënoi golin e parë në ligë kundër Hércules pas një asisti të Pablo Hernandez, të dytin e shënoi kundër Espanyolit me kokë në minutën e 92të, të tretin e shënoi kundër Levantes pasi doli ball për ball me portierin kurse dy të tjerë kundër Málaga CF dhe Athletic Bibao. Më 9 maj, disa analistë spanjoll raportuan se për Matën kishte interes nga Anglia, më sakt nga klubet e Premier Ligës.
Chelsea
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 gusht 2011, Valencia lajmëroi se kishte arritur marrëveshjen për shumën e 23.5 milion £ për transferimin e Matës te klubi i elitës angleze, Çelsi.[18][19][20] Më 24 gusht 2011, Mata firmosi një kontratë pesë=vjeçare me klubin. Ai zbuloi se patrioti i tij Fernando Torres e bindi atë për të ardhur në Stamford Bridge, duke thënë: "Fernando me ngacmoi mua në lidhje me mendimin tim për të ardhur këtu. Ai më tha se këtu do të ishte mirë dhe se ata do tja kalonin mirë bashkë. Unë gjithashtu fola me shokët dhe familjen e tij në lidhje me këtë vendim.[21]
Më 26 gusht 2011, Yossi Benayoun i ofroi Matës fanellën me numrin 10. Kapiteni i Izraelit tha: "Unë jam i vendosur që ti dhuroj Matës fanellën me numrin 10 — të preferuarën e tij. Për mua, është thjesht një numër, jo numri im i fatit 15." (Në atë kohë Florent Malouda vishte fanellën me numrin 15 tek Çelsi). Mata kishte veshur fanellën me numrin 10 me Valencian dhe Spanjën U–21 në verë, dhe shprehu mirënjohjen e tij për Benayoun. "Është një numër shumë i rëndësishëm për mua dhe është një nder që unë e vesh atë. Unë dëshiroj të falenderoj Yossin.[22] Mata vazhdoi të veshë fanellën me numrin 10 pas Joe Cole, Mark Hughes, Ian Hutchinson, dhe Terry Venables, paraardhësit e fanellën me numrin 10.[23]
Sezoni 2011–12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mata bëri debutimin e tij me Çelsinkundër Norwich City më 27 gusht 2011, duke hyrë në fushë në minutën e 68të në vend të Florent Malouda dhe shënoi golin e tretë të skuadrës në minutën e 11të të kohës shtesë, duke ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen me rezultatin 3–1.[24] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar me klubin e ri në ndeshjen e rradhës me 10 shtator kundër Sunderland, duke kontribuar në suksesin 1–2.[25] Më 14 shtator, Mata bëri edhe debutimin në UEFA Ligën e Kampioneve me Çelsin duke shënuar një gol në kohën shtesë në fitoren 2–0 kundër skuadrës gjermane Bayer Leverkusen.[26]
Më 29 tetor 2011, Mata asistoi golin e 6000të të Çelsit në Premier League më një kros, i cili shkoi drejt Frank Lampard, i cili shënoi me kokë. Në të njëjtën ditë, Mata shënoi një gol spektakolar nga rreth 30 metra në humbjen 3–5 kundër rivalëve londinez Arsenal.[27] Më 26 nëntor, Mata asistoi golat e John Terry dhe Daniel Sturridge dhe gjithashtu shënoi edhe vetë golin e tretë në fitoren 3–0 kundër Wolverhampton Wanderers.[28] Ai u shpall "Lojtari i ndeshjes" në një fitore tjetër 3–0 në St James' Park kundër Newcastle United.[29]
Më 6 dhjetor 2011, gjatë ndeshjes deçizive të Çelsit në Ligën e Kampioneve kundër ish klubit të tij Valencias, Mata dhuroi dy asiste për golat e Didier Drogbas.[30][31] Ndeshja përfundoi me fitoren 3–0 të The Blues, duke siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup.[32] Më 26 dhjetor, Mata shënoi golin e skuadrës së tij në barazimin 1–1 në Stamford Bridge kundër Fulham.[33] Ky ishte barazimi i tretë rresht i ekipit në Premier League. Mata shënoi golin e parë të ekipit në fitoren e tyre 4–0 në Stamford Bridge kundër Portsmouth në një ndeshje në FA Cup.
Në raundin e katërt të FA Cup kundër Queens Park Rangers në Loftus Road, Mata shënoi golin e parë të skuadrës me penallti në fitoren 4–0. Më 5 shkurt 2012, ai shënoi një gol pas një gjuajtje të pakampshme e cila erdhi nga një kros i bashkëkombasit të tij Fernando Torres në ndeshjen Manchester United;[34] ndeshja përfundoi në barazimin 3–3. Më 21 shkurt, Mata shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 3–1 kundër skuadrës italiane Napoli në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve.[35].
Pas emërimit të Roberto Di Matteo si trajner i përkohshëm i skuadër, Mata filloi të luaj si mesfushor sulmues, duke u zhvendosur nga roli i tij si anësor i majtë. Mata shënoi një gol dhe gjuajti një penallti e cila u prit nga Colin Doyle në ndeshjen e raundit të pestë të FA Cup kundër Birmingham Cityt në St Andrew's; Çelsi fitoi ndeshjen me rezultatin 0–2 duke siguar një vend për në çerek-finale. Mata vazhdoi formën e tij të mirë të shënimit në çdo raund; spanjolli këtë herë shënoi në fitoren 5–2 kundër Leicester Cityt në çerek-finale. Mata shënoi golin e 11të të sezonit kundër Wigan Athletic; ky ishte një gol vendimtar i cili i solli fitoren me rezultatin 2–1 skuadrës, duke mbajtur akoma shpresë për një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër.[36]
Më 15 prill 2012, në fitoren e Çelsit 5–1 kundër Tottenham Hotspur në gjysmë-finalen e FA Cup në Stadiumin Wembley, Mata shënoi një gol të diskutueshëm dhe asistoi golat e Ramires dhe Florent Malouda, duke i çuar statistikat e tij të 2011–12 FA Cup në 4 gola dhe 3 asiste. Mata luajti si titullar në të dy ndeshjet e gjysmë-finales së Ligës së Kampioneve kundër kampionëve në fuqi të Barcelonës; ai ndihmoi skuadrën e tij që të shkonte në finale me rezultatin e përgjithshëm 3–2.[37][38] Kjo gjë i siguroi The Blues finalen kundër Bayern Munich më 19 maj 2012.[39]
Mata dhuroi dy assista për Fernando Torres në fitoren shkatërrimtare 6–1 kundër rivalëve perëndimor të Londrës Queens Park Rangers më 29 prill, duke arritur shifrën e 13 asisteve në këtë sezon.[40] Mata asistoi golin e parë në finalen e FA Cup, i cili u shënua nga Ramires, me Çelsin që mposhti Liverpoolin me rezultatin 2–1 në Wembley, kurse Mata që u zgjodh "Lojtari i ndeshjes".[41][42] Më 10 maj 2012, Mata u shpërblye për paraqitjet e tij të mira gjatë gjithë sezonit duke u votuar nga tifozët si "Lojtari i Vitit". Ai e mori këtë pas legjendave si Dennis Wise dhe Gianfranco Zola, të cilët e kanë fituar këtë çmim në vitet e shkuara.[43]
Në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munich më 19 maj, Mata asistoi golin e barazimit të Didier Drogbas nga një korne në minutën e 88të. Ndeshja shkoi në kohën shtesë dhe më pas tek penalltitë. Mata gjuajti penalltinë e parë të skuadrës, por që u prit nga portieri Manuel Neuer. Megjithatë, Çelsi fitoi 4–3 me penallti, duke fituar edhe titullin e parë të Ligës së Kampioneve në histori.[44] Mata përfundoi sezonin e parë në Stamford Bridge me 573 pasime, duke krijuar 66 raste për gol dhe duke krosuar 61 herë në mënyrë të saktë, duke kontribuar në fitimin e dy titujve të ekipit.[45] Ai e përfundoi sezonin në kampionat me 14 asiste — i dytë më i mirë pas David Silvës së Manchester Cityt — dhe me 6 gola.[46]
Sezoni 2012–13
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mata humbi të gjitha ndeshjet para sezonale me Chelsean sepse ishte duke luajtur me Spanjën në 2012 Lojërat Olimpike në Londër, por u rikthye të luaj në 2012 FA Community Shield kundër Manchester Cityt dhe u zëvëndësua në minutën e 74 në vend të Daniel Sturridge. Mata dhuroi assistin e parë të sezonit më 22 shtator 2012 kundër Stoke Cityt, duke dhuruar një kros të bukur që u realizua në Gol nga Ashley Cole, ky Gol rezultoi të ishte Goli i fitores 1–0 për The Blues [47]. Goli i tij i parë i sezonit erdhi në raundin e tretë të 2012–13 Football League Cup kundër Wolverhampton Wanderers, ku Chelsea fitoi me rezultatin 6–0 [48]. Katër ditë më vonë, Mata shënoi edhe Golin e parë në Premier League nga një goditje dënimi dhe assistoi Golin e Fernando Torres në fitoren 2–1 kundër Arsenalit në Stadiumin Emirates [49].
Mata shënoi golin e parë dhe të tretë të Çelsit në fitoren 0–4 jashtë fushe kundë danezëve të Nordsjælland në Champions League [50]. Ai më vonë dhuroi dy assisya në fitoren 4–1 kundër Norwich Cityt, duke assistuar Golat e Eden Hazard dhe Branislav Ivanović [51]. Në Derbin e Londrës kundër Tottenham Hotspur në White Hart Lane më 20 tetor, Mata shënoi dy Gola dhe dhuroi assistin e Golit të Daniel Sturridge në fitoren 2–4 të Chelseas, Mata gjithashtu u shpall edhe "Lojtari i ndeshjes" [52]. Goli i tij i rradhës në Premier League do të ishte kundër Manchester United, ku Mata shënoi me një goditje të bukur dënimi. Megjithatë, The Blues humbën ndeshjen me rezultatin 3–2 pas Golit të vonshëm të Javier Hernández. Mata ndërkohë fitoi çmimin Premier League Lojtari i Muajit në tetor ku kishte shënuar tre Gola në ligë [53].
Pasi trajneri Roberto Di Matteo u shkarkua pas humbjes 3–0 kundër Juventusit në Champions League, Mata shënoi Golin e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Rafael Benítez në humbjen 1–3 kundër West Ham United [54]. Ai shënoi sërsisht në fitoren e Chelseas 6–1 kundër Nordsjælland në Champions League, por The Blues dështuan të kalonin fazën e grupeve duke u bërë skuadra e parë në histori që është kampione në fuqi dhe nuk kalon fazën e grupeve [55]. Ai luajti një ndeshje të mirë në fitoren 1–3 jashtë fushe kundër Sunderland më 8 dhjetor, duke shënuar Golin e tretë të skuadrës [56]. Pas kësaj ndeshje, Chelsea udhëtoi në Japoni për të luajtur në 2012 Kupën e Botës për Klube. Edhe në këtë turnament, Mata ishte në një formë fantastike duke shënuar në gjysmë–finale kundër Monterreyt, duke ndihmuar skuadrën që të arrij në finale me një fitore 1–3. Megjithatë, ky turnament u mbyll në mënyrë të keqe për Chelsean pasi ata humbën në finale me rezultatin 1–0 nga Corinthians. Chelsea reagoi nga kjo humbje duke shkatërruar në Stamford Bridge me rezultatin 8–0 Aston Villën, në një ndeshje ku Mata nuk arriti të shënojë Gol [57].
Më 22 dhjetor 2012, Mata firmosi një kontratë të re me Chelsean, gjë që do të thoshte se ai do të qëndronte te klubi londinez deri në vitin 2018 [58]. Më 26 dhjetor 2012, Chelsea udhëtoi në Carrow Road për t'u ndeshur me Norwich Cityn, ndërkohë që më herët Manchester United dhe Arsenal kishin humbur ndeshjet e tyre. Mata shënoi një Gol brilant në minutën e 38, pasi mori një top nga Oscar dhe duke goditur nga rreth 30 metra duke mposhtur portierin, ky Gol rezultoi Goli i fitores [59]. Më vonë, më 5 janar 2013, Mata dhuroi një assist për blerjen e re Demba Ba dhe një tjetër për Branislav Ivanović duke ndihmuar skuadrën e tij që të mposhte Southampton me rezultatin 5–1 në raundin e tretë të 2012–13 FA Cup [60]. Një javë më vonë, ai detyroi Jonathan Walters të shkakton një autogol dhe më vonë fitoi një penallti që u realizua nga Frank Lampard, kjo gjë solli fitoren 0–4 për Chelsean dhe humbjen e parë në shtëpi për Stoke Cityn [61]. Mata shënoi Golin e tetë të sezonit në fitoren 2–1 kundër Arsenalit në shtëpi [62].
Më 3 mars 2013, Mata luajti ndeshjen e tij të 100 zyrtare me Chelsean në të gjitha kompedicionet në fitoren 1–0 kundër West Bromwich Albion në Stamford Bridge [63]. Më 14 mars, Mata shënoi Golin e parë në fitoren 3–1 të Chelseas kundër Steaua București në Europa League [64]. Më 19 prill, Mata u nominua për çmimin PFA Lojtari i Vitit për shkak të kontributit të tij te Chelsea në të gjitha kompedicionet. Vendimi i PFA-së është bazuar në "aftësinë për të krijuar jo vetëm raste për Gol, por aftësia për të shënuar edhe vetë, ai u nominua sëbashku me shokun e skuadrës Eden Hazard [65]. Ai shënoi një Gol deçiviz në minutën e 87 kundër Manchester United, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions League [66][67].
Më 15 maj, Mata dhuroi një performancë të mirë në 2013 finalen e UEFA Europa Leagues kundër skuadrës portugeze Benfica. Ai assistoi nga kornja Golin e fitores të shënuar nga Branislav Ivanović në minutën e 93 [68]. Ditën tjetër, ai u votua nga tifozët i "Lojtari i vitit" për herë të dytë rradhazi. Ai me modesti i dha merita të gjithë skuadrës, duke thënë: "unë ndihem krenar që luaj për Chelsean dhe falenderoj shokët e skuadrës. Për çmimin e dytë rradhazi, Mata tha: "Ndihem shumë i lumtur. Është sezoni im i dytë këtu dhe unë po e fitoj këtë çmim për herë të dytë dhe kjo për mua është fantastike. Unë thjesht dua ti falenderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe shokët e skuadrës" [69]
Sezoni 2013–14
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nën drejtimin e trajneri të ri José Mourinho, Mata nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit pasi portugezi preferonte brazilianin Oscar si organizator të skuadrës. Mourinho përmendi mungesën e punës në mbrojtje të Mataës si arsye kryesore që nuk ishte zgjedhja e parë e tij [70]. Më 28 shtator 2013, Mata hyri në fushë si zëvëndësues dhe assistoi Golin e John Terryt në ndeshjen kundër Tottenham në barazimin 1–1. Më 29 tetor 2013, Mata shënoi Golin e parë të sezonit në një fitore 2–0 në League Cup kundër rivalëve londinez Arsenal [71].
Mata luftoi për të siguruar një vend titullari në formacionin e Mourinhos, pasi ai kishte startues vetëm 11 nga 22 ndeshjet në Premier League, dhe kishte luajtur gjithsej vetëm 18 ndeshje gjatë gjysmës së parë të sezonit [72]. Ai e mbylli karrierën e tij te Chelsea me 33 Gola dhe 58 assista në 135 ndeshje në të gjitha kompedicionet me The Blues.
Manchester United
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 24 janar 2014, Mourinho deklaroi Çelsi kishte pranuar ofertën e Manchester United për transferimin e Matës dhe ai e lejoi atë të udhëtojë në Manchester për të bërë vizitat mjeksore, pasi lojtari tha se ishte i "me të vërtet i lumtur për të shkuar".[73] Manchester United konfirmoi më vonë në atë ditë se transferimi ishte pranuar, dhe marrëveshja ishte pranuar nga Mata për kushtet personale dhe kaloi me sukses vizitat mjeksore.[74] Transferimi u kompletua ditën tjetër, me Manchester United që i pagoi Çelsit 37.1 milion £, me Matën që firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2018.[75] Ai bë debutimin e tij në ndeshjen kundër Cardiff më 28 janar duke dhuruar një assist në fitoren 2–0.[76][77] Më 29 mars, Mata shënoi golin e parë me Manchester United në fitoren 4–1 kundër Aston Villës në Old Trafford.[78]
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mata ndihmoi Spanjën të fitonte UEFA Kampionatin Europian U–19, ku ai ishte lojtari kyç. Ai u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i turnamentit me katër gola në pesë ndeshje, një gol mbrapa Alberto Buenos [79].
Më 1 shkurt 2007, trajneri i kombëtares U–21, Iñaki Sáez, e zgjodhi atë për të luajtur në ndeshjen miqësore kundër Anglisë, sëbashku me shokët e skuadrës te Real Madrid: Roberto Soldado, José Manuel Jurado, Sergio Sánchez, Miguel Torres, Esteban Granero, dhe Antonio Adán, në moshën 18 vjeçare e 10 muajshe.
Më 14 nëntor 2008, Vicente del Bosque thirrin Matën në kombëtaren e parë për të luajtur në një miqësore kundër Kilit. Ai nuk luajti asnjë minutë në fitoren 3–0 në shtëpi. Më 28 mars 2009, Mata më në fund bëri debutimin e tij, duke luajtur në ndeshjen kualifikuese të 2010 Kupës së Botës kundër Turqisë, në fitoren 1–0 në Madrid. Ai hyri në fushë në vend të David Villës në minutën e 63.
Në qershor 2009, Del Bosque përfshiu Matën për të luajtur në 2009 FIFA Kupa e Konfederatave, duke qënë lojtari më i ri i skuadrës. Ai luajti si titullar në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Irakut dhe më vonë doli nga fusha në vend të Albert Rierës me Spanjën që u eleminua në gjysmë–finale nga Shtetet e Bashkuara.
Më 9 shtator 2009, Mata shënoi golin e parë me kombëtaren në fitoren 3–0 kundër Estonisë, gjë që i siguroi Spanjës kualifikimin për në 2010 Kupën e Botës. Ai vazhdoi duke shënuar golin e fitores kundër Armenisë më 10 tetor, duke shënuar një penallti në fitoren 2–1 [80]. Ai u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës, ku La Roja u shpall kampione. Ai luati ndeshjen e parë në fitoren 2–0 kundër Hondurasit duke zëvëndësuar Fernando Torres në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Në verën e ardhshe, ai u rikthye sërisht te kombëtarja U–21, duke luajtur në UEFA Kampionatin Europian U–21 në Danimarkë ku Spanja tiumfoi. Mata ishte në formacionin më të mirë të turnamentit dhe u shpall Djaloshi i Artë.
Mata u rikthye me kombëtaren e parë dhe u zgjodh për të luajur në UEFA Euro 2012. Ai luajti në finalen kundër Italisë, ku Spanja fitoi me rezultatin 4–0, ai hyri në fushë si zëvëndësues dhe shënoi golin e katërt të kombëtares duke u bërë kampion europe [81].
Mata u zgjodh për të luajtur në turnamentin olimpik të futbollit në vitin 2012. Megjithatë, Spanja U–23 dështoi të kalonte fazën e grupeve [82].
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e rezultateve dhe Golave me kombëtaren spanjolle
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mesfushor sulmues me aftësi të plota, Mata është i aftë për të krijuar shumë raste për gol dhe gjithashtu është i aftë për të shënuar gola nga distanca të largëta. Edhe pse 1.70 cm i gjatë, ai ka një vizion shumë të mirë dhe është i aftë ta dërgojë topin në largësi të mëdhaja. Ai është shumë i zoti me kontrollin e topin dhe dhuron shumë assiste [83].
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 28 janar 2014 [84][85][86]
Performanca | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Europa/Tjetër | Total | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Klubi | Sezoni | Divizioni | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Spanjë | Liga | Copa del Rey | UEFA | Total | ||||||||
Real Madrid B | 2006–07 | Segunda División | 39 | 10 | — | — | — | 39 | 10 | |||
Valencia | 2007–08 | La Liga | 24 | 5 | 8 | 4 | — | 1 | 0 | 33 | 9 | |
2008–09 | 37 | 11 | 2 | 1 | — | 8 | 2 | 47 | 14 | |||
2009–10 | 35 | 9 | 2 | 0 | — | 14 | 5 | 51 | 14 | |||
2010–11 | 33 | 8 | 3 | 0 | — | 7 | 1 | 43 | 9 | |||
Total | 129 | 33 | 15 | 5 | — | 30 | 8 | 174 | 46 | |||
Angli | League [87] | FA Cup | Kupa e Ligës | UEFA | Total | |||||||
Chelsea | 2011–12 | Premier League | 34 | 6 | 7 | 4 | 1 | 0 | 12 | 2 | 54 | 12 |
2012–13 | 35 | 12 | 6 | 1 | 5 | 2 | 18 | 5 | 64 | 20 | ||
2013–14 | 13 | 0 | 0 | 0 | 2 | 1 | 2 | 0 | 17 | 1 | ||
Total | 82 | 18 | 13 | 5 | 8 | 3 | 32 | 7 | 135 | 33 | ||
Manchester United | 2013–14 | Premier League | 1 | 0 | — | — | — | 1 | 0 | |||
Karriera në total [88] | 251 | 61 | 28 | 10 | 8 | 3 | 62 | 15 | 349 | 89 |
- 1Kompedicionet e tjera në Spanjë përfshinjë edhe Supercopa de España.
- 2Kompedicionet e tjera në Angli përfshinjë edhe FA Community Shield, FIFA Kupa e Botës për Klube dhe UEFA Super Cup.
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 31 janar 2014
Kombëtarja | Viti | Ndeshje | Gola |
---|---|---|---|
Spanja | 2009 | 7 | 3 |
2010 | 3 | 0 | |
2011 | 6 | 2 | |
2012 | 4 | 1 | |
2013 | 10 | 3 | |
Karriera në total | 30 | 9 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Copa del Rey (1): 2007–08
- FA Cup (1): 2011–12
- UEFA Champions League (1): 2011–12
- UEFA Europa League (1): 2012–13
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- FIFA Kupa e Botës: 2010
- UEFA Kampionati Evropian i Futbollit: 2012
- FIFA Kupa e Konfederatave: Vendi i tretë 2009, Finalist 2013
- Kampionati Europian U–19: 2006
- Kampionati Europian U–21: 2011
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- UEFA Kampionati Europian U-21 Lojtari i Artë: 2011 [89]
- UEFA Kampionati Europian U-21 Topi i Bronztë: 2011
- UEFA Kampionati Europian U-21 Skuadra e Turnamentit: 2011
- Chelsea Lojtari i Vitit (2): 2011–12, 2012–13
- Finalja e FA Cup Lojtari i Ndeshjes: 2012
- Premier League Lojtari i Muajit (1): tetor 2012
- Premier League PFA Skuadra e Vitit (1): 2012–13
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14". Premier League. 16 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2013. Marrë më 17 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liverpool, City and Manchester United show interest in Mata". Guillem Balague's website. 9 maj 2011. Marrë më 11 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chelsea 3–1 Monterrey". RTÉ Sport. 13 dhjetor 2012. Marrë më 13 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "La culminación del sueño de seis Campeones de Europa" [The culmination of a dream for six champions of Europe]. rfef.es. 26 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2013. Marrë më 26 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mata could buy out Valencia contract to complete Barcelona move". footballdirecta.com. 5 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2019. Marrë më 5 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Manuel Mata's biography". Official website. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2009. Marrë më 7 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mr Valencia sad it's him or his old mate Mata going out – European – Football". The Independent. 6 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2012. Marrë më 6 dhjetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Behind the Name: Meaning, Origin and History of the Surname Mata". 6 dhjetor 2011. Marrë më 6 dhjetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "El Valencia le quita al Real Madrid al prometedor y cotizado Mata" [Valencia steals promising, highly-rated Mata from Real Madrid]. Marca. 17 mars 2007. Marrë më 7 shkurt 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mata seizes final chance for Valencia". UEFA. 20 mars 2008. Marrë më 20 mars 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Valencia 3–0 Mallorca". ESPN Soccernet. 30 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2012. Marrë më 24 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Valencia 1–0 Osasuna". ESPN Soccernet. 21 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 24 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Málaga 9–2 Valencia". ESPN Soccernet. 25 shtator 2008. Marrë më 24 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Villa goals ensure Valencia victory". UEFA. 28 shtator 2008. Marrë më 28 shtator 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sporting Gijon 4–3 Valencia". ESPN Soccernet. 12 prill 2009. Marrë më 24 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Valencia 3–1 Sevilla FC". ESPN Soccernet. 19 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2009. Marrë më 24 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Valencia put five past Villarreal". ESPN Soccernet. 10 prill 2011. Marrë më 24 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Official announcement". Valencia C.F. 21 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2011. Marrë më 21 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Valencia agree to sell Juan Mata to Chelsea". BBC Sport. 21 gusht 2011. Marrë më 21 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mata Deal Agreed". chelseafc.com. 22 gusht 2011. Marrë më 22 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Mata deal completed". Chelsea FC. 24 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2011. Marrë më 24 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Mata Tweet". Twitter. 26 gusht 2011. Marrë më 26 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mata to take 10". Chelsea FC. 26 gusht 2011. Marrë më 26 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ten Canaries downed after Ruddy dismissal". ESPN Soccernet. 27 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2012. Marrë më 27 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Blackburn, Martin (10 shtator 2011). "Sunderland 1 Chelsea 2". The Sun. Londër. Marrë më 10 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Report: Chelsea v Bayer Leverkusen – UEFA Champions League – ESPN Soccernet". Soccernet.espn.go.com. 13 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2012. Marrë më 21 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Match report: Chelsea 3 Arsenal 5". Soccernet.espn.go.com. Chelsea F.C. 12 maj 2012. Marrë më 12 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Draper, Rob (26 nëntor 2011). "Chelsea 3 Wolves 0: Juan the man for Blues boss as super Spaniard Mata lifts the gloom over Villas-Boas". Mail Online. Londër: Associated Newspapers. Marrë më 26 nëntor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dawkes, Phil (3 dhjetor 2011). "BBC Sport – Newcastle 0–3 Chelsea". BBC Sport. Londër: BBC Sport. Marrë më 3 dhjetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Winter, Henry (7 dhjetor 2011). "Didier Drogba's double keeps Chelsea's Champions League dream alive". The Daily Telegraph. London. Marrë më 7 dhjetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Custis, Shaun (7 dhjetor 2011). "Chelsea 3 Valencia 0". The Sun. Londër. Marrë më 7 dhjetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lawton, Matt (7 dhjetor 2011). "Chelsea 3 Valencia 6: Top Drog fires Blues through and Andre Villas Boas can breathe a little easier". Daily Mail. London. Marrë më 7 dhjetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Burt, Jason (26 dhjetor 2011). "Chelsea 1 Fulham 1: match report". The Daily Telegraph. Londër. Marrë më 26 dhjetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Match: Chelsea v Manchester United". ESPN Soccernet. 5 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2012. Marrë më 5 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Match: Napoli v Chelsea". ESPN Soccernet. 21 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2012. Marrë më 21 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Irwin, Mark (9 prill 2012). "Chelsea 2–1 Wigan: Match report, pictures & video highlights". The Sun. Londër. Marrë më 12 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chelsea 1–0 Barcelona". The Guardian. Londër. 12 prill 2012. Marrë më 12 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Barcelona 2–2 Chelsea (2–3 agg)". The Guardian. Barcelona. 12 prill 2012. Marrë më 12 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bayern and Chelsea renew rivalry". UEFA. Mynih. 26 prill 2012. Marrë më 26 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mata: Early goals were the difference for Chelsea". Goal.com. Londër. 29 prill 2012. Marrë më 29 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chelsea 2 Liverpool 1 FA Cup final". Daily Mail. Londër. 12 maj 2012. Marrë më 12 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Mata targets further FA Cup glory". Daily Mail. Londër. 12 maj 2012. Marrë më 12 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mata the main man". Chelsea FC. 11 maj 2012. Marrë më 11 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shoot-out win ends Chelsea's long wait for glory". 19 maj 2012. Marrë më 19 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Top 40 Players of Euro 2012". ESPN FC. 30 maj 2012. Marrë më 30 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chelsea Statistics 2011/12". KickOff.co.uk. KickOff.co.uk. 30 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2015. Marrë më 30 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smith, Ben (22 shtator 2012). "BBC Sport – Chelsea 1–0 Stoke". BBC.com. BBC Sport. Marrë më 22 shtator 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Chelsea 6–0 Wolves"". BBC.com. BBC Sport. 25 shtator 2012. Marrë më 30 shtator 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Arsenal 1–2 Chelsea"". BBC.com. BBC Sport. 29 shtator 2012. Marrë më 30 shtator 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FC Nordsjaelland 0–4 Chelsea". BBC Sport. 2 tetor 2012. Marrë më 3 tetor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BBC Sport – Chelsea 4–1 Norwich". BBC Sport. 6 tetor 2012. Marrë më 7 tetor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Mata scores twice as Chelsea overcome Tottenham in six-goal derby thriller". Sky Sports. 20 tetor 2012. Marrë më 20 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ALEX FERGUSON and Juan Mata have been named Premier League manager and player of the month for October". The Sun. 6 nëntor 2012. Marrë më 6 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "West Ham 3–1 Chelsea". BBC Sport. 1 dhjetor 2012. Marrë më 1 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McNulty, Phil (5 dhjetor 2012). "BBC Sport – Chelsea 6–1 Nordsjaelland". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Phillips, Owen (9 dhjetor 2012). "BBC Sport – Sunderland 1–3 Chelsea". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Phillips, Owen (23 dhjetor 2012). "BBC Sport – Chelsea 8–0 Aston Villa". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stammers, Steve (22 dhjetor 2012). "Juan Mata new contract: Chelsea tie down Spanish star to a new five-year deal – Mirror Online". Mirror.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Phillips, Owen (26 dhjetor 2012). "BBC Sport – Norwich 0–1 Chelsea". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BBC Sport – Southampton 1–5 Chelsea". Bbc.co.uk. 5 janar 2013. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bevan, Chris (14 janar 2013). "BBC Sport - Stoke 0-4 Chelsea". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sanghera, Mandeep. "BBC Sport – Chelsea 2–1 Arsenal". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "A family Sunday". Grada360. 4 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chase, Graham (14 mars 2013). "BBC Sport – Chelsea 3–1 Steaua Buch't (agg 3–2)". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ThePFA.com (19 prill 2013). "PFA Nominees: Juan Mata – News – The PFA". Thepfa.com. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2013. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sanghera, Mandeep (7 maj 2013). "BBC Sport – Manchester United 0–1 Chelsea". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dubious Goals Rulings for the 2012/13 season". Premierleague.com. 7 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McNulty, Phil (15 maj 2013). "BBC Sport – Benfica 1–2 Chelsea". Bbc.co.uk. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Double delight for Mata at awards ceremony". Chelseafc.com. 17 maj 2013. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "José Mourinho: Oscar better than Juan Mata... at the moment". inside World Soccer. 21 shtator 2013. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Goal of the day: Juan Mata (Chelsea) vs Arsenal". inside World Soccer. 30 tetor 2013. Marrë më 30 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mata on verge of €49m Manchester United switch as he misses Chelsea training". Goal.com. 22 janar 2014. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ornstein, David (24 janar 2014). "Juan Mata: Man United move delayed by Chelsea's Salah wait". BBC Sport. Marrë më 24 janar 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Communications Dept. (24 janar 2014). "Reds agree deal for Mata". Manchester United. Marrë më 24 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Mata: Manchester United sign Chelsea midfielder for £37.1m". BBC Sport. 25 janar 2014. Marrë më 25 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Magowan, Alistair (28 janar 2014). "Manchester United 2-0 Cardiff". BBC.com. Marrë më 28 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kthehet Van Persie, kthjellet United". Telegrafi.com. Telegrafi. 28 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2014. Marrë më 28 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bevan, Chris (29 mars 2014). "Manchester United 4–1 Aston Villa". BBC.com. Marrë më 2 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Spain sweep into U19 final". UEFA. 26 korrik 2006. Marrë më 26 korrik 2006.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fabregas and Mata on target for Spain". ESPN Soccernet. 9 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2009. Marrë më 9 shtator 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Spain 4 Italy 0: match report". The Daily Telegraph. 1 korrik 2012. Marrë më 1 korrik 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mata: Spain deserved more at Olympics". Goal.com. 31 korrik 2012. Marrë më 31 korrik 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hirshey, David. "The 2012–13 Prem Best XI". espnfc.com. Marrë më 22 maj 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Mata – Performance data –". Transfermarkt.com. 28 prill 1988. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Mata - Profile with news, career statistics and history". Socceray.com. 28 prill 1988. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Profile of Juan Mata at Scoresway". Scoresway.com. 28 prill 1988. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ 8 Juan Mata (10 tetor 2013). "Player Profile | Juan Mata". Premierleague.com. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2013. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "Juan Mata - Total performance data". transfermarkt.co.uk. 28 prill 1988. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juan Mata UEFA Golden Player 2011". UEFA. 20 mars 2012. Marrë më 29 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja zyrtare Arkivuar 28 gusht 2011 tek Wayback Machine
- Profili Arkivuar 30 qershor 2012 tek Wayback Machine te Premier League
- Profili te BDFutbol
- National team data
- Biografia te CiberChe Arkivuar 26 prill 2011 tek Wayback Machine
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Flagicons with missing country data templates
- Commons category link is on Wikidata
- Lindje 1988
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në Real Madrid Castilla
- Futbollistë në Valencia CF
- Futbollistë në Chelsea F.C.
- Futbollistë në Manchester United F.C.
- Futbollistë në Segunda División
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Evropës
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Kampionatit Evropian