Jump to content

Demokracia në Islam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Demokracia dhe Islami)

Islami konsideron se sovraniteti i takon vetëm Krijuesit, por populli zë një vend të rëndësishëm, nga se për udhëheqje ai ka të drejtën më të madhe.

Në esencë, Islami është një besim (në një Zot) universal i cili në vete përmban rregulla të cilat nuk konsistojnë vetëm në çështje shpirtërore por edhe në ato shoqërore.

Shumë kundërshtarë të religjionit Islam janë munduar që Islamin ta paraqesin si doktrinë represive të shkeljes së të drejtave të njeriut, fe ashtu quajtur antireformatore, fe e ekstremizmit, fe e shpatës dhe shumë njollosje me qëllim të paraqitjes se Islamit si religjion destruktiv.

Shikuar nga aspekti i ngjarjeve historike, shohim se shumica e popujve përqafuan Islamin si fe shpëtuese nga represioni skllavopronarë e me vonë ai feudal. Është më se e vërtet se Islami është udhërrëfyes për njeriun. Pra në vete përmban norma të sjelljes individuale, por ai ka një qëllim edhe të një organizimi të shoqërisë stabile. Këtë më së miri e kuptojmë nga nismat e para të krijimit të shtetit Islam. Formimi i shtetit Islam fillon me shpërnguljen e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) nga MekkaMedina . Me ardhjen e Profetit besimtarët mysliman fillojnë krijimin e shtetit Islam. Për këtë më së miri argumentohet zgjerimi i territorit të shtetit Islam, ku vetëm për 200 vjet ai u shtri nga Spanja deri në Indi. Zhvillimet dhe arritjet e mëdha shkencore bënë që bashkësia Islame të ketë një përparim të paparë. Për deri sa në botën e krishterëve shkencëtarët të cilët bazoheshin në argumentet e shëndosha ishin të persekutuar, ndërsa bota Islame i hapi dyert e saj për të gjithë ata të cilët dëshiruan ti kontrinojn njerëzimit. Në asnjë mënyrë nuk iu kundërvu shkencës, por përkundrazi ai ndihmon përparimin e saj. Megjithatë nga pike vështirmi im nuk e kisha bërë një krahasim mes Islamit dhe demokracisë, pasi që Islami ka burim hyjnor kurse demokracia buron evoluimet shoqërore. Por me qenë se tema e seminarit ka natyrë krahasuese do të mundohem që në pika të shkurta ta paraqes një prizëm të Islamit.

Më lartë përmendëm një ecuri të zhvillimit të shtetit Islam, duke përmendur vlerat e disa elementeve të cilat ekzistuan në shtetin dhe shoqërinë Islame port ë cilat fatkeqësisht nuk ekzistojnë sot. Me ardhjen e Profetit Muhammed në qytetin e Medinës filloi edhe organizmi i shoqërisë. Organizimi u bazua ne një dokument të rëndësishëm juridik. Karta e Medinës (622) e cila u përpilua nga profeti Muhammed në veti përmbante elemente shumë konstruktive dhe bazike për shoqëri. Kjo Kartë konsiderohet si kushtetuta e pare e shkruar në një vend. Në këtë Kartë garantoheshin të drejtat dhe lirit e barabarta për të gjithë qytetarët e Medinës. Me këtë dokument siguroheshin pjesëtarët e religjioneve të tjera (Hebrenjve, krishterëve, politeistëve, etj ) që në paqe te jetojnë dhe ti kryejnë të gjitha ritet e tyre fetare, pa imponim fetar nga ana e bashkësisë islame. Analizuar nga ana e drejtës kushtetuese, ky dokument përmban një institucion shumë të rëndësishëm, ku edhe në ditët e sodit ky parim gjen vështirësi edhe në zbatim por edhe në shprehje. Lirit dhe të drejtat e shprehura në këtë dokument janë një argument I fort se Islami në parimet e veta nuk aludon në imponim të dhunshëm por është për një respektim të drejtave themelore të njeriut. Deri sa kushtetuta e SHBA-ve vihet në pah si kushtetuta e pare moderne e shkruar, shumë më radhë përmendet Karta e Medinës ku unë e shoh si para ardhës dhe bazament i kartës të OKB-së për të drejtat dhe lirit e njeriut dhe si kushtetuta e pare e shkruar në botë.

Sovraniteti i popullit në Islam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sa i përket sovranitetit të popullit në Islam, mund të themi me përgjegjësi se është element për funksionimin e shoqërisë. Interpretimi i sovranitetit nga ana e Islamit ka një perspektiv më ndryshe. Islami konsideron se sovraniteti i takon vetëm Krijuesit por populli zë një vend të rëndësishëm , nga se për udhëheqje ai ka të drejtën më të madhe. Në Islamin burimor nuk është e pranueshme praktika e trashëgimisë të postit shtetëror. Dhe se pushteti shtetëror nuk të drejtën absolute. Pra bëhet një kufizim ku interesi i popullit është në qendër të veprimit dhe është obligator kryesor i strukturave shtetërore. Të gjitha këto argumentohen ne fjalimin e (hydbës) fundit të Profetit Muhamet ku porositi paraqesin themelet e të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Qeverisja e së drejtës në Islam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeverisja e së drejtës në Islam është një atribut teje i rëndësishëm i udhëheqjes së pushtetit shtetëror Islam. Ligjësia Islame “Sheriati“ është sistem ligjor i cili duhet të respektohet maksimalisht dhe duhet ta ketë fuqinë më të madhe ligjore. Sheriatin mund ta konsideroj edhe si akt më të lartë juridik nga se në përputhshmëri me te nxirren aktet konkrete juridike. Ai konsiston ne respektimin e ligjit, dhe konsideron të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë përball ligjit. Shikuar nga këndi i drejtës kushtetuese Sheriati është rend juridik i cili bënë pjesë në akte juridike të forta , ngase ai nuk ndryshohet. Islami e konsideron ate si pa te ndryshueshëm dhe panevojshmëri i plotësimit të tij sepse është ligj hyjnor, plotësisht i kompletuar.

Ndarja e pushtetit shtetëror

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky atribut zë vend të rëndësishëm në parimin e organizimit shtetëror Islam. Duhet të ceket se gjyqësia në Islam është teje e pavarur në vendimet e saja. Gjyqësia ka të drejt duke u bazuar në parime Sheriatike , garantojnë pa anshmërinë dhe pavarësinë të gjykatave gjatë punës së tyre. Më lartë cekëm se ligji hyjnor nuk pranon ndryshime, pikërisht këtu garantohet pavarësia e organeve gjyqësore. Pushteti ekzekutiv i takon kalifit dhe qeverisë. Kalifi paraqet një figure më përgjegjësi kolektive, ai është I ngarkuar me të gjitha preokupimet shoqërore, dhe ka për detyrë zbatimin e ligjit në sferën e tij të përgjegjësisë. Qeveria po ashtu e mban përgjegjësin e zbatimit të ligjësisë dhe udhëheqjen e resoreve të caktuara.

Zgjedhjet dhe përgjegjësia politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Islam parimi kryesor është respektimi i vullnetit të popullit por në konform me parimet Islame. Personat e zgjedhur duhet të janë në harmoni me vullnetin e popullit dhe se ata të gjithë kanë përgjegjësi ndaj veprimeve politike dhe vendimmarrëse. Veprimet e udhëheqjes duhet të jenë në përputhshmëri me ligjin Sheriatik që duhet ti përgjigjet parimeve parësore Islame. Këtu mund të themi se për të ekzistuar një shtet Islam duhet të kemi kushtetutshmëri dhe legjitimitet. Islami në të vërtet nuk përmban vetëm elemente të çështjeve personale por edhe çështje sociale, kushtetuese dhe ligjore, ku rregullon spektër të gjerë shoqëror.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]