Emiliano Viviano
Emiliano Viviano me Bolonjën në 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Emiliano Viviano | ||
Datëlindja | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data | ||
Vendlindja | Firence, Itali | ||
Gjatësia | 1.95 m (6 ft 5 in) | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Sporting CP | ||
Numri | 1 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2002 | Fiorentina | ||
2002–2004 | Brescia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2005 | Internazionale | 0 | (0) |
2004–2005 | → Cesena (huazim) | 13 | (0) |
2005–2009 | Brescia | 126 | (0) |
2009–2011 | Bolonja | 72 | (0) |
2011–2012 | Internazionale | 0 | (0) |
2012–2014 | Palermo | 20 | (0) |
2012–2013 | → Fiorentina (huazim) | 32 | (0) |
2013–2014 | → Arsenal (huazim) | 0 | (0) |
2014–2018 | Sampdoria | 110 | (0) |
2018– | Sporting CP | 110 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2004 | Italia U19 | 11 | (0) |
2004–2005 | Italia U20 | 10 | (0) |
2006–2007 | Italia U21 | 10 | (0) |
2008 | Italia Olimpike | 6 | (0) |
2010– | Italia | 6 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 maj 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 qershor 2011 |
Emiliano Viviano (lindur më 1 dhjetor 1985) është futbollist italian i cili luan si portier për klubin portugez Sporting CP dhe kombëtaren italiane të futbollit.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në Florence, Viviano filloi karrierën e tij te Fiorentina, duke deklaruar se kishte qënë tifoz i klubit që në fëmijëri.[1] Ai më pas u ble nga Brescia në vitin 2002. Pasi kaloi dy vite në primaverën e klubit, në sezonin 2004–05 ai u huazua te Cesena e cila luante në Serie B. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 11 shtator 2004 kur ishte vetëm 18 vjeç, duke hyrë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Triestinës (1–0) pas daljes me karton të kuq të portierit John Indiveri. Në fund të sezonit ai kishte luajtur 13 ndeshje në ligë.
Ai u rikthye te Brescia në sezonin 2005–06 ku arriti të luajë 14 ndeshje, ai zëvëndësoi portierin Federico Agliardi i cili ishte i dëmtuar. Në sezonin 2006–07, Viviano luajti 40 ndeshje në ligë dhe 5 ndeshje në kupë. Pasi luajti edhe 2 sezone të tjera me Brescian, ai u largua pasi skuadra në sezonin 2008–09 humbi ndeshjen e play–off për ngjitjen në Serie A, duke lënë edhe trajnerin Serse Cosmi me të cilin kishte një marrëdhënie të mirë.[2] Në shkurt 2009, gjysma e kartonit të tij u ble nga Interi për 3.5 milion €.[3][4]
Bologna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 26 qershor 2009, partneriteti midis Interit dhe Brescias u rinovua dhe më 13 korrik,[5] Viviano u transferua te Bolonja.[6] Klubi bleu gjysmën e kartonit të tij për 2 milion € si dhe Francesco Della Rocca u huazua te Brescia për një sezon.[7] Më 22 gusht, Viviano bëri debutimin e tij me fanellën e Bolonjës në barazimin 1–1 kundër Fiorentinës. Gjatë sezonit të parë, ai luajti plot 34 ndeshje në ligë. Më 10 qershor 2010, partneriteti mes Interit dhe Bolonjës vazhdoi edhe për një sezon.
Internazionale dhe Genoa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 qershor 2011, Viviano ju ribashkua Interit nga Bolonja pasi "Lega Serie A" njoftoi se kjo ishte në kontratën e bashkpronësisë së tyre. Ai kaloi te Interi për 4.1 milion €. Ky transferim erdhi si pasojë e një e gabimi të drejtorit të klubit Stefano Pedrelli i cili aksidentalisht kishte përgjysmuar vlerën e kartonit të tij. Kartoni i tij kishte vlerën 4.71 milion €, por më pas u bë 2.33 milion €. Klubi u dorëzua përball ofertës 4.1 milion € të klubit zikaltër.[8]
Më 23 korrik, gjatë një stërvitje në Pinetina, Viviano pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të tij të majtë. Pas ekzaminimit u njoftua se ai do të mungonte për gjashtë muaj.[9] Pas kësaj, Viviano u transferua te Genoa që i dhuroi Interit kartonin e mesfushorit Juraj Kucka.
Palermo dhe huazimi te Fiorentina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi nuk luajti asnjë ndeshje me Interin, më 13 janar 2012, Viviano firmosi një kontratë katër-vjeçare me Palermon. Klubi bleu gjysmën e kartonit të tij që mbahej nga Genoa për 5 milion €. Ai debutoi nëntë ditë më pas në fitoren 5–3 kundër Genoas në javën e 19të në Serie A. Gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2011–12 me Palermon, ai luajti 20 ndeshje dhe pësoi 36 gola, duke e mbajtur portën e paprekur në vetëm tre ndeshje, respektivisht kundër Novarës (fitore 2–0), Fiorentinës (barazim 0–0) dhe Genoas (barazim 0–0).
Më 22 qershor, Palermo dhe Interi vazhduan bashkpronësinë e tyre për kartonin e lojtarit. Megjithatë, Palermo bleu edhe gjysmën tjetër 3 milion € si dhe kalimin në huazim të mbrojtësit argjentinas Matías Silvestres, kartoni i së cilit vlerësohej 3 milion €. Në korrik 2012, ai u huazua te Fiorentina për sezonin 2012–13 për 500,000 €; Fiorentina gjithashtu kishte të drejtën e blerjes përfundimtare për 7,5 milion €. Në prezantimin e tij, Viviano tha se transferimi te Fiorentina ishte një ëndërr e bërë realitet. Në javën e katërt të kampionatit kundër Parmës, Viviano priti penalltinë e Jaime Valdés duke i dhënë një barazim 1–1 ekipit të tij. Ai ishte zgjedhja e parë në portë nga trajneri Vincenzo Montella, i cili pëlqente atë para brazilianit Neto. Ai e mbylli sezonin me 32 ndeshje të luajtura, duke pësuar 34 gola.
Arsenal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 shtator 2013, Viviano u transferua në Premier Ligë te klubi e Arsenalit në formë huazimi për sezonin 2013–14.[10][11] Viviano nuk luajti asnjë minutë gjatë sezonit dhe u largua nga Arsenali në verën e vitit 2014.
Karriera ndërkombetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viviano ka qënë pjesë e ekipit nën-20 në Kupën e Botës nën-20 në vitin 2005, ku ai ishte portieri titullar.
Në sezonin 2006–07, ai ishte pjesë e kombëtares nën-21 dhe në Kampionatin Evropian 2007; ai ishte portieri i dytë. Në ndeshjen e parë të turnamentit, ai zëvëndësoi portierin Gianluca Curci i cili u dëmtua gjatë ndeshjes. Falë dëmtimit tëij, ai edhe në ndeshjet e tjera si titullar dhe gjithashtu luajti edhe në ndeshjet e play–off-it për Lojërat Olimpike 2008.
Viviano mori pjesë në Lojërat olimike 2008 duke qënë portieri i parë i kombëtares në këtë turnament. Ai nuk pësoi gol në tre ndeshjet e para ku Italia mblodhi shtatë pikë dhe fitoi grupun. Në Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Kamerunit, ai priti një penallti duke i siguruar skuadrës së tij një barazim pa gola. Në çerek–finale, Italia u eleminua nga Belgjika me rezultatin 3–2.
Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë nga trajneri i ri Cesare Prandelli për ndeshjen miqësore kundër Bregut të Fildishtë më 10 gusht 2010, por ai nuk u aktivizua. Ai bëri debutimin e tij më 10 shtator në moshën 24 vjeç në ndeshjen kualifikuese të Euro 2012 kundër Ishujve Faroe. Italia fitoi 5–0. Edhe pas mbërritjes së Salvatore Sirigu, Viviano ishte portieri i dytë i kombëtares pas Gianluigi Buffon. Ai luajti edhe në dy ndeshje të tjera në kualifikueset e Euro 2012, respektivisht kundër Irlandës (barazim 0–0) dhe Serbisë (fitore 3–0 në tavolinë).
Më 13 maj 2012, ai ishte në listën paraprake të lojtarëve që do të luanin në Euro 2012. Megjithatë, më 28 maj, ai u la jashtë listës përfundimtare me 23 lojtarë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vinicio Marchetti (8 shtator 2010). "Emiliano Viviano: Sarò sempre tifoso viola" [Emiliano Viviano: Kamë qënë përherë tifoz vjolë]. sport.we-news.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 12 qershor 2020.
- ^ A tu per tu... con Viviano Tuttomercatoweb.com
- ^ "Bilancio intermedio al 31 dicembre 2010: Nota integrativa: parte 1" (PDF) (në italisht). Bologna F.C. 1909. 4 prill 2011. Marrë më 14 qershor 2011.
- ^ CALCIOMERCATO/ Inter, Zamparini "consegna" Viviano ai nerazzurri Arkivuar 8 janar 2019 tek Wayback Machine ilsussidiario.net
- ^ Ufficiale: Inter, risolte tutte le comproprietà Tuttomercatoweb.com
- ^ "Deals done for six yougnsters" [Marrëveshjet e kryen për gjashtë të rinjë]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 13 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2020. Marrë më 12 qershor 2020.
- ^ Bologna, intrigo Viviano Tuttomercatoweb.com
- ^ Graham MacAree (25 qershor 2011). "Emiliano Viviano transferred from Bologna to Inter Milan for an undisclosed fee" [Emiliano Viviano kalon te Interi pas ankandit të verbër] (në anglisht). SBNation. Marrë më 29 tetor 2018.
- ^ "Viviano faces up to six months on the sidelines" [Vivano gjashtë muaj jashtë fushave] (në anglisht). UEFA. 23 korrik 2011. Marrë më 12 qershor 2020.
- ^ "Viviano këtë sezon do të luajë për Arsenalin". Telegrafi.com. 1 shtator 2013. Marrë më 12 qershor 2020.
- ^ "Edhe një transfer nga Arsenali". TopSporti.com. 2 shtator 2013. Marrë më 12 qershor 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Website zyrtare Arkivuar 8 janar 2014 tek Wayback Machine
- Emiliano Viviano
- Emiliano Viviano Arsenal
- Statistikat tek Gazzetta.it
- Probleme teknike me llogaritjen e moshës
- Lindje 1985
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në kombëtaren italiane
- Futbollistë në Brescia Calcio
- Futbollistë në A.C. Cesena
- Futbollistë në Bologna F.C. 1909
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në ACF Fiorentina
- Futbollistë në U.S. Città di Palermo
- Futbollistë në Arsenal F.C.
- Futbollistë në U.C. Sampdoria
- Futbollistë në Sporting CP
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Premier League