Jump to content

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Filologjisë
Ndërtesa e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë
LlojiPublik
Themelimi1960 (pjesë e Fakultetit Filozofik)
1989 (si fakultet më vete)
DekaniDr. Lindita Sejdiu-Rugova[1]
Stafi akademik
60 (2018)[2]
Studentë3,379 (2018)[2]
Location,
42°39′22″N 21°09′40″E / 42.656168°N 21.161025°E / 42.656168; 21.161025
AffiliationsUniversiteti i Prishtinës
Faqja zyrtareFaqja zyrtare

Fakulteti i Filologjisë është njëri ndër fakultetet e Universitetit të Prishtinës i cili ndodhet në Prishtinë, Kosovë.

Katedrat e para të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës janë themeluar në vitin akademik 1960/61. Atëherë degët e Fakultetit të sotëm u hapën dhe vepronin në kuadër të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Së pari është hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, Katedra e Gjuhës Serbokroate dhe e Letërsisë Jugosllave. Pastaj, në vitin akademik 1961/62 janë hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Ruse, kurse disa vjet më vonë janë hapur Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge, e pas saj Katedra e Orientalistikës. Në fund të viteve të 80-ta është hapur Dega e Turkologjisë, kurse më 1992/93, në shtëpi private, është hapur Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane. Në vitin 1976, me Statutin e Fakultetit, katedrat u quajtën degë.[3]

Prej vitit 1974, studimet albanologjike janë zhvilluar në dy degë: Gjuhë dhe Letërsi shqipe si dhe Letërsi dhe Gjuhë shqipe dhe në vitin 2001, ato u profilizuan në degët: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe. Në vitin 1989 Fakulteti i Filologjisë ndahet nga Fakulteti Filozofik. Prej vitit 1994 quhet Fakulteti i Filologjisë. Pas luftës janë hapur edhe dy degë të tjera: ajo e Letërsisë së përgjithshme dhe krahasimtare (2001/2002) dhe dega e Gazetarisë (2005/2006).

Në vitin akademik 2006/2007, ky fakultet ka pasur 1675 studentë të rregullt dhe 314 me korrespondencë, 65 profesorë, 18 bashkëpunëtorë dhe 61 bashkëpunëtorë të jashtëm, kurse deri atëherë qenë diplomuar 2936 studentë.[4]

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës është i ndarë në këto departamente:

Nivelet e ofruara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Gjuhë shqipe: Bachelor, Master, Doktoratë
  • Letërsi shqipe: Bachelor, Master, Doktoratë
  • Gjuhë dhe Letërsi angleze: Bachelor, Master
  • Gjuhë dhe Letërsi gjermane: Bachelor, Master
  • Gjuhë dhe Letërsi frënge: Bachelor, Master
  • Gjuhë dhe Letërsi turke: Bachelor, Master
  • Gazetari: Bachelor, Master
  • Orientalistikë: Bachelor, Master
  • Ballkanistikë: Bachelor
Dekan/e Periudha kohore
Shefqet Pllana 1989-1992
Zejnullah Rrahmani 1993-1996
Vesel Nuhiu 1997-2000
Enver Mehmeti 2000-2004
Nuhi Rexhepi 2004-2007
Sedat Kuçi
Lindita Sejdiu-Rugova

Në kuadër të Fakultetit, në vitin akademik 1974/75 është themeluar Seminari i Kulturës Shqiptare, i cili më 1978/79 mori emrin Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ky Seminar ka punuar rregullisht deri më 1990, përveç në vitin 1981, kur nuk u lejua për shkak të keqësimit të gjendjes politike në Kosovë dhe në vitin 2020 për shkak të gjendjes së krijuar nga Pandemia e COVID-19.[5] Ky Seminar ka tubuar numër të madh albanologësh dhe dashamirë të tjerë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare nga gjithë bota.

Më 6 maj 2021 është shembur një pjesë e objektit, të cilin, përveç Fakultetit të Filologjisë, e shfrytëzojnë edhe Fakulteti i FSHMN-së dhe Fakulteti Filozofik. Dekania Sejdiu-Rugova është shprehur se shkak për këtë është vjetërsia e objektit dhe se vazhdimisht ka pasur probleme që lidhen me dëmtimet brenda dhe jashtë objektit.[6]

  1. ^ Ahmeti, Gentiana (22 korrik 2020). "Vetëm tre gra në krye të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës". Kallxo. Marrë më 14 mars 2023.
  2. ^ a b "Stafi akademik i UP-së" (PDF). ADMOVERE. Marrë më 14 mars 2023.
  3. ^ "Universiteti i Prishtinës 1970 – 2005". Universiteti i Prishtinës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 gusht 2016. Marrë më 14 mars 2023.
  4. ^ Halimi, Destan (2008). Pasqyra e planeve mësimore dhe e personelit akademik për vitin 2007/2008. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës.
  5. ^ Vatovci, Isa (21 gusht 2020). "Pandemia pamundëson mbajtjen e Seminarit të Gjuhës Shqipe këtë vit". Kallxo. Marrë më 14 mars 2023.
  6. ^ Qamili, Amire (7 maj 2021). "Shembet një pjesë e objektit të FShMN-së, shkak punimet dhe vjetërsia e objektit". Kallxo. Marrë më 14 mars 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]