JavaScript
Paradigma | multi-paradigm |
---|---|
E projektuar nga | Brendan Eich |
Zhvilluesi | Netscape Communications Corporation, Mozilla Foundation |
Doli më | 1995 |
Emetimi i fundit | ECMAScript 2020 / Korrik 2020 |
Lëshimi fundit jo i qëndrueshëm | ECMAScript 2021 |
Tipi i disciplinës | dynamic, weak, duck |
Implementimi | V8, JavaScriptCore, SpiderMonkey, Chakra |
Dialekti | JScript |
Ndikuar nga | Scheme, Self, Perl, Python, Java |
Ndikoi në | TypeScript, CoffeeScript |
Filename extension(s) | .js, .cjs, .mjs |
JavaScript (e njohur edhe si Javascript ose ECMAScript) është një gjuhë programimi e përdorur, në më të shumtën e rasteve, për zhvillimin e rrjetit nga ana e klientit (ang. client-side). Emri i duhur për të është ECMAScript, edhe pse "JavaScript" është më i përdorur. "JavaScript" është nën implementimin e standarteve ECMAScript nga Netscape Communications Corporation (dhe tani Mozilla Foundation).
JavaScript është një gjuhë programimi e bazuar në prototip (ang. prototype-based), dinamike, weakly typed me funksione e klasit parë. JavaScript është i influencuar nga disa gjuhë të tjera dhe u projektua për t'i ngjare gjuhes Java, por për të qënë i thjeshtë për të përdorur edhe për ata që nuk janë programues. Gjuha është shumë e njohur për përdorimin e saj në faqet e rrjetit (ang. web pages), por përdoret dhe për të aftësuar hyrjen e script-eve te objektet e nderfutura (ang. embedded objects) në programe të tjera.
Pavarsisht nga emri, JavaScript nuk është i lidhur me gjuhën e programimit Java; edhe pse të dyja kanë një ngjashmëri me sintaksen e gjuhes C. Gjuha u riemërua nga LiveScript në një marrëveshje marketingu te perbashket midis Netscape dhe Sun në këmbim për Netscape që të ndërtonte Java runtime të Sun me shfletuesin e tyre, që dominonte në atë kohë.
Çfarë mund të bëjë JavaScript?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]JavaScript mund të përdoret për të ndërtuar një uebfaqe të plotë nëse përdoret me Node.js dhe MongoDB (që është një bazë të dhënash). Node.js është asinkronike, gjë që e bën të përshtatshme për të gjitha të dhënat.
Për shembull, një zhvillues zbuloi se për të dërguar 600 e-maile, me Node.js duheshin 3 sekonda ndërsa me PHP duheshin 30 sekonda.
JavaScript është gjuha e preferuar për te zhvilluar aplikacionet e Windows 8. Është gjuha më e përdorur në Github. Shumë faqe janë të ndërtuara me Node, përfshi Klout, Storify dhe Yammer. Nga ana tjetër, JavaScript është përgjegjëse për animacione si dritaret pop-up si dhe me AJAX, e cila mundëson që të shihni të dhëna të reja në faqe pa e rifreskuar atë (psh, kur shihni foto njëra pas tjetrës). Një shembull të AJAX mund ta shihni këtu – shikoni që kur klikoni një imazh, URL-ja ndryshon por faqja nuk rifreskohet. AJAX është shkurtim për Asynchronous JavaScript And Xml, kështu që nuk përdoret e ndarë nga JavaScript.
A është JavaScript gjuha e së ardhmes?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]HTML5 u tha se do të ishte fundi i Flash-it, por nëse HTML5 është një mjet organizativ, është në fakt JavaScript që po zë vendin e Flash-it. Videot që më parë shiheshin përmes një plug-in që do duhej ta shkarkoje dhe instaloje në kompjuter, tashmë shihen përmes JavaScript, e cila operon në shfletuesin tuaj dhe nuk ka nevojë për shkarkime të jashtme.
Në këtë mënyrë, zhvilluesit e dinë me siguri që përdoruesit e shohin njësoj përmbajtjen e tyre. Meqenëse JavaScript nisi si një gjuhë që ngjasonte me Java-n por nuk ishte e aftë për të kryer të njëjtat detyra, është pak e çuditshme që shumë njerëz besojnë se ajo do të vazhdojë të rritet në të ardhmen.
Megjithatë, suksesin e një gjuhe e përcaktojnë zakonisht mjetet më të cilat shoqërohet ajo, dhe falë shtesave si Node.js, jQuery (një librari), JSON (JavaScript Object Notation) dhe MongoDB, JavaScript-in e pret një e ardhme e ndritur.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mozilla Developer Center
- Dokumentacioni zyrtar i Mozilla për JavaScript Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Referime për versionet e Zemrës së JavaScript: 1.5 Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- I ri në JavaScript: 1.7Arkivuar 4 gusht 2011 tek Wayback Machine, 1.6Arkivuar 5 gusht 2011 tek Wayback Machine, 1.8Arkivuar 4 gusht 2011 tek Wayback Machine Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Lista e lëshimeve të JavaScript: versionet 1.5 - 1.8 Arkivuar 14 maj 2008 tek Wayback Machine Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Re-Introduction to JavaScript Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- JavaScript në Open Directory Project Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Eloquent JavaScript: An opinionated guide to programming, with online interpreter Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.